Mendime
Kastriot Bimo: Përse Enver Hoxha i flaku eshtrat e Skënderbeut?!
E diele, 25.01.2026, 06:55 PM

Përse Enver Hoxha i flaku eshtrat e Skënderbeut?!
Nga
Kastriot BIMO
I
Vizita
e Papës para pak kohësh në Shqipëri (e dyta pas vizitës më 1993 të Papës së
famshëm Karol Wojtyla), por dhe vdekja e para disa ditëve të ish-ministrit të
kulturës, jetëgjatë në atë post, Thoma Deliana, më detyruan të rikujtoj një
fakt, të cilin shqiptarët e "harrojnë", siç bëjnë rëndom për probleme
thelbësore e për pasojë përsërisin gabime, të cilat vetë "fati" dhe
historia i lë në udhëkryq. Këtu nuk mund ta kam kurrsesi fjalën për popullsinë
tonë me religion "islam" që falë disa mbetjeve të virtyteve të
traditës, e priti Papën në ato mënyra, që do ta kish zili një popull i
prapambetur i Amerikës Latine në shekullin e XIX, e që vetë Papa
"dyshoi" për ne se mos jemi më katolikë se ai. Por ne e qetësojmë
atë, duke treguar se kjo nuk është e para pritje e jona, sado mbresëlënëse të
ish ajo.
Unë
nuk e kam fjalën as tek autoriteti i tij i padiskutueshëm, pasi Papa Wojtyla
qysh në fillimet e tij, në vitin 1980, gjatë disa pushimeve në rajonin jugor të
Pulias, pas kushedi kujt kërkese misterioze, apo e planifikuar kjo, mallkoi nga
brigjet e përtejdetit, ndoshta jo vendin tonë, por regjimin e dikurshëm. Për
këtë fenomen të ndodhur, vetë Enver Hoxha u detyrua të flasë jo me tonët e
pasluftës, por më i zbutur psikologjikisht, jo si dikur në trajtimin e çdo
elementi të tillë shqetësues, me thirrjet "në litar armiqtë", por
duke u përpjekur të sjellë "argumenta", se "është e padrejtë që
ai (Papa) të mallkojë vendin tonë nga brigjet e Pulias dhe se ne nuk jemi i
vetmi shëmbull ateizmi, por në botë ka mjaft të tillë".
Kjo
mënyrë e të "argumentuari" nuk vjen fare erë dipomaci, siç ndodh
rëndom në ndryshimin e qëndrimeve, por në të vërtetën e ngritjes së nivelit
kuturor të pjesës më të spikatur intelektuale të këtij populli, ku ishte më se
e qartë, se autoriteti qëndror fetar katolik ishte bërë edhe pjesë e
rëndësishme politike botërore. Kjo shkonte paralel me atë ndërgjegjësim të
munguar të kësaj pjese dhe përgjithësisht të mbarë këtij populli, se autoriteti
kishtar katolik tek ne ka qënë në të gjitha kohët për atdheun referencë e
qytetërimeve dhe themelues i elementëve më domethënës të kulturës kombëtare.
Megjithëse pjesa më e vogël e religioneve, ajo si më cilësorja, u ka paraprirë
momenteve më delikate duke bërë sakrifica jo të vogla, qysh nga shkrimi i
elmentëve religiozë në gjuhë tonë me alfabetin latin, datuar qysh nga 1210,
dokument që së fundmi u bë i mundur falë arkivës së Vatikanit dhe që duhet të
zërë vendin e duhur në histori. Ky veprim nga më të guximëshmit, nuk ishte as
më shumë e as më pak larg nga ato kërkesa luteriane të gjermanikëve (të
përkthenin Biblën dhe liturgjinë ta kryenin në gjermanisht) përballë Papatit,
që themeluan protestantizmin, çarjen më të madhe të historisë religioze. Tek ne
ai solli një frymë të re, që do tu paraprinte shekujve deri në vitin e afërt
relativisht 1908, ku mendimi i pjesës më të vogël, asaj katolike e alfabeti
latin i propozuar nga ajo, dominoi dhe korifej të tillë si Gjergj Fishta u
afirmuan si pasardhës të njerëzve të tjerë të mëdhenj, si Shkodrani, Buzuku,
etj. e ku së bashku u bënë themelues të shkrimit të gjuhës më të vjetër të
planetit. Kjo nuk është pak për një popull, sa ç'është aq shumë pranimi i kësaj
rruge nga ai, si një nga zgjedhjet e pakta më brilante që ka bërë në kohëra e
që historia e vërtetoi si të tillë.
U
zgjata, jo pa qëllim në këtë gjë, për të thënë e stërthënë se harmonia fetare
në Shqipëri, nuk mund të jetë asnjëherë atribut i një njeriu fizik, kushdo
qoftë ky, dhe aq më keq që këtë element madhor, bashkjetese mes
"llojit" të shpirtit të shqiptarit, t'ja delegojnë Enver Hoxhës,
kohës dhe regjimit të tij.
Duke
u përpjekur ta "zyrtarizojmë" atë, siç ndodh rëndom për përpjekjen e
reabilitimit të figurave të tyre, veprimin si "të mira të sistemit",
reabilitojmë si "padashur" edhe sistemin vetë, kur praktika botërore
e nxorri atë, që nga prova e parë e totalitarizmit, Komuna e Parisit, e deri
tek viti 1990 e kur vetë atdheu i bolshevikëve e sovjetëve u detyrua ta flakte
në koshin e plehrave të historisë, si eksperimentin më ogurzi, me pasoja të
pallogaritëshme jetësh, shkatërrim të skajshëm ekonomik, social dhe religioz.
Megjithëse diktaturat e majta janë më të hershme, nga historia botërore kemi
mësuar se të gjithë diktaturat kanë pika të përbashkëta, që nga ajo e shkrirjes
dhe kalimit të pushteteve (element politik), si dhe minimizimin ose të munden
zhdukjen e predikimit fetar, si element minues për politikat e mbrapshta që
ndjekin, pasi fjala e Zotit, megjithëse trashdentale, nuk mund të futet
asnjëherë në diskutim. Ajo, qoftë edhe në mënyrë filozofike, predikon ato që
dhe niveli i diskutueshëm i një populli, është në gjendje ti marrë si mësime e
praktikë, pasi e gjen veten aty, gjë që diktaturat i le pa gjumë. Referuar fesë
pagane, mitologjisë greke etj, dimë se mund të kishte të emërtuar shumë
perëndi, por organizimi ishte sajuar i tillë që Zoti, kreu i tyre Zeusi, të
ishte vendosur në Olimp. Vend për dy Zota nuk mund të kishte, kështu që
asnjërit nuk duhet ti shkojë mendja se zhdukja e klerikëve të ditur është një
vepër hakmarrëse e inercie e pasuftës, siç justifikohen rëndom, por një vepër e
studiuar më së miri, gjë për të cilën Enver Hoxha ishte expert i pagabueshëm.
Por
historia botërore ka standarte dhe operon me të tjera mekanizma, si faktet dhe
gjithçka tjetër në shërbim të zbulimit të së vërtetës, dhe jo zhdukjen,
përbaltjen apo qoftë dhe pluhrosjen e saj me harresë. Unë nuk do të doja të
merrja përsipër asnjë vlerësim, gjë fare e zakontë kjo, pasi Enver Hoxha e ka
të pubikuar veprimtarinë e tij dhe ajo ndodhet tashmë e zhveshur ndaj mendimit
dhe gjykimit historik botëror, por dhe gjeneratave të shqiptarëve. Këtu
nevojitet të "përjashtojmë" ata që i thurin verbërisht lavde veprës
së tij, për arsyen e vetme, se ai ka meritën e madhe që ata dhe shumicën e shqiptarëve
i solli në arritje të tilla, sa që gjithë ditën të prashisnin grurë dhe në
darkë të hanin bukën e misër. Një pjesë e jona "arsyeton" se
diktatura ishte më se e domosdoshme për një popull mesjetar si ky i yni, duke
sjellë si shëmbull i dikurshëm fenomene vërtet primitive, si gjakmarrja, por
edhe paaftësinë e shqiptarëve për tu vëtqeverisur, shëmbull i gjallë i anarkisë
së krijuar enkas (ujku dhe mjegulla) këtë çerek shekullin e fundit. As nuk do
ti referohesha të tjerë zërave që janë edhe kundër vetë demokracisë, barazisë
që ajo shfaq dukshëm nga sistemet e tjerë, të cilën e konsiderojnë si armikun e
shtresëzimit, fenomen aq i domosdoshëm i progresit, të cilët rëndom e
ilustrojnë më fjalët e Xhorxh Bernad-Shout "Turpi i demokracisë është se ajo
na detyron të marrim dhe mendimin e budallenjëve!", pasi mardhëniet me
vendin tim janë të një lloji tjetër.
Por
unë nuk do të zgjatesha tek ata, sa do "shumë" që të jenë, as tek ata
që e dënojnë pjesërisht si "lloji i regjimit që u zgjodh", pasi është
përgjegjësi historike e tyre. Pa u ndalur as tek kampet e përqëndrimit që
ngriti, as tek mendimi gjysmak i të nënshtruarëve për të (një miku im piktor e
kish "inat" vetëm se ai shante Pikason), objekt i së cilës nuk
studimi ynë, nuk mund të rri pa përmëndur disa fakte dhe lidhje që ai ka me
historinë tonë kombëtare,"gjurmët" që ka lënë në të, e cila duhet
thënë, se duke qënë "pasuri" e të gjithëve, është po aq e ekspozuar,
sa të gjithë provojnë ta shpërdorojnë. Nuk e kam fjalën këtu për shkrimin,
rishkrimin, retushimin, rrëmbimin, shkatërrimin e historisë, e gjithfarë
eksperimentesh që shqiptarën nuk pushuan kurrë së bëri, si i droguari në trupin
e vet, por në të vërtetat që ajo bart e që ndërgjegja kombëtare, po i harroi,
tregon se fundin e ka pranë.
Historinë
e një kombi e ka shkruar e kaluara e tij, e jeton e sotmja, e cila projekton
dhe të ardhmen. Përderisa është
konsideruar si "Mësuesja e jetës" nga Herodoti, përse duhet që ne me
dëshirë të shfaqemi përherë si nxënësit më të dobët të saj dhe ta nxijmë atë me
dëshirë?! Ka shumë që ja adresojnë dyfytërisë së diktaturës këtë mësim, që si
ves nuk po e harron ky popull, dhe kam përshtypjen se ata janë më afër se kurrë
të vërtetës. Pa ndaluar tek të vërtetat e dala këto kohët e fundit, që e
tjetërsojnë realitetin e atëhershëm në sytë tanë sot, por dhe për përpjekjet e
atyre misionarëve që bëjnë çmos për ti mënjanuar këto të vërteta me lloj-lloj
sofizmash, më shqetëson gjithmonë raporti i figurave të mëdha historike, në
raport me të vetmin vlerësim: Atdheun!
Shumë
pak ose pa e tepëruar them "aspak" njerëz e njihnin Nënë Terezën para
fundit të viteve '80, kur ajo u shfaq në Shqipëri si shqiptare dhe kërkoi të
vizitonte varrin e të ëmës e famijarëve që i kish këtu, kur fare të paqartë
vendasit iu sulën zbulimit, që u erdhi në derë papritur. Ata më të
"diturit" që mund ta kishin parë në ekrane, ose mund të dinin gjë për
të, filluan komentin keqdashës, pasi kjo figurë operonte në emër të fesë, dhe
si e tillë nuk duhet të mos ish "mëkatare", mjaft të themi se edhe
për atdheun e saj u kujtua pas kaq vjetësh, duke nxjerrë një arsenal të tërë
"njohurish" pa fund, për aktivitetin e saj, që nga përdorimi i të
ardhurave të përgjakura të diktatorëve më famëkëqinj anë e mbanë planetit, ku
ajo shkonte me misionin e saj. Sipas tyre, natyrisht ata po i jepnin këto si
ndihma paradoksale për njerëzimin, që e kishin masakruar vetë, në këmbim të një
pranimi, si tw thuash, të "pendimit" të tyre, pranë një figure të
tillë, dukuri që këto lloj "burimesh" e rithanë edhe tek propozimet e
përsëritura tw Vatikanit, deri sa u arrit shënjtërimi i saj. Shenjtorja
shqiptare, kur kish kaq pengesa e vështirësi pranimi në atdheun e saj të
"panjohur", po në mbarë botën, ç'duhet thënë atëherë?! Megjithatë ajo
mori vlerësimin që i takonte nga mbarë mendimi i thellë human botëror, pa na
pyetur ne, duke u kthyer në ikonë, fama e së cilës na u shfaq papritur si vlerë
kombëtare. Nobelistja e kish kërkuar vetë këtë gjë, për arsyen e thjeshtë dhe
të vërtetë: Ajo ishte shqiptare: Fama le ti mbetej mbarë planetit! Megjithatë
ne, qoftë edhe vetëm si gjaku i saj, shumë pak bëjmë për të vlerësuar, e jo më
lartësuar emrin, veprën dhe shpirtin e madh të shenjtores nobeliste, duke marrë
të mirqënë atë që thotë bota për të, por që tashmë është kthyher në pasaportë
në duart tona përballë saj.
Shëmbulli
i Nënë Terezës, që me të drejtë shqiptarët tashmë e mbajnë përkrah figurës
mitike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, hero i përmasave të atilla, sa që
shtetet europiane e quajnë pa drojë heroin e tyre, duke perifrazuar etiketimin
e Papës ndaj tij "Kalorës i Krishtërimit" një lloj shenjtori ky,
përbën një analogji të çuditëshme tek ne. Pothuaj në mënyrë shumë të ngjashme,
si në rastin e figurës së Nënë Terezës, në periudhën e gjysmës së dytë të
shekullit XX, periudhë zhvillimi modern për mbarë botën në të gjithë fushat, në
Shqipëri thuajse nuk njihej ky term i vlerësimit religioz, ose në rastin më të
mirë "justifikohej" duke e kthyer në lavd mardhëniet e ndryshme të
heroit me pushtetin kishtar, që pasqyronin në fund të fundit, kohën dhe sfidat
e saj. Të tjerë bëjnë dhe sot "zbulime" duke e përçmuar pa të drejtë
heroin (natyrisht jo të "tyre"), deri në banalitete të parrokshme nga
imagjinata, si ato ide foshnjore se heroi paska qënë aq e kaq i shkurtër (kjo
tezë bart një gëzim plot diabolizëm, që kur hidhet), por ata, jam i bindur se
pa përrllogaritur gjatësinë e shpatës (një njeri i shkurtër, nuk mund të mbajë
në brez të tillë shpatë), them se janë në dijeni të faktit se Senati Venedikas,
qytetarëve të tij të nderit, ju dhuronte, veshje dhe cohë luksi, për petka
solemne, ndër të tjerë edhe princërve shqiptarë, ku bënte pjesë edhe
Skënderbeu: "Vendim. Që kapitulli të jetë i qartë, e të flasim hapur, me
gjithë këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e pranuar për Të, do të urdhërojmë
që t'i jepen: 18 kutë skarlatini, (kur çdo bojari e princi i jepte 16), sipas
zakonit, për dy palë petka, për Shkëlqesinë (Madhërinë) e Tij, për sa vendoset
në kapitull, Gjergj Kastriotit" (përllogaritja nxjerr se 8 kutë cohë
(6.344m), jepeshin për një fisnik, gjatësia e të cilit ishte deri në 1.75 m,
atëherë, 9 kutë cohë (7.137m), për një palë petka, rezulton për Gjergj Kastriot
na japin gjatësinë prej 1.98 m). Këto banalitete bëjnë të qesh tërë trishtim
një i huaj, ndërsa për vendasit e tij duket normale, që derdhin
papërgjegjshërisht nga distanca këtë helm kobre, kështu që për të parët
veprimet e këtyre të fundit, ngjajnë si fenomene të paspjegueshme
jashtokësorësh.
Të
tjerë i erdhën në "ndihmë" heroit duke kërkuar ta justifikonin për
mosmarrveshjet, në mos "luftrat" e tij, ndoshta të amplifikuara, me
Krishtërimin, duke sjellë, përkthyer e argumentuar thënien e atëhershme për
Vlad Drakulën, princin e Transilvanisë, se po "bënte aq shumë masakra, sa
që mund të krahasohej pa frikë me mizoritë e Skënderbeut, sidomos ndaj të
Peshkopatës së Ohrit e të krishterëve të saj". Konfliktualiteti me
Peshkopatën e Ohrit, më e fuqishmja dhe e respektuara në shekujt e fundit të
Mesjetës në Perandorinë Bizantine, që i kishte shërbyer në mënyrë të përkryer
princërve arbër si mbështetje në luftën e tyre, konsiston në atë se dukej se po
"rrëshqiste" në një negociatë, ndoshta për mbijetesë, ndoshta si
shëmbull i Patriarkanës së Kostandinopojës, bashkupimi me turqit osmanë. Gazeta
"Times" e Londrës, më 28 nëntor 1868 nënvizon këtë fakt të ndodhur
tashmë: "Në krye përshtypja pat qënë e një alarmi universal (Rënia e
Kostandinopojës 1453). Shtetet e tjera të Europës kishin frikë se po i priste
po ky fat i Perandorisë Bizantine, dhe për shumë breza çështja e vetme ishte të
gjendej mënyra e përballimit t'asaj fuqie armiqësore dhe agresive. Më së fundi,
trimëria e popullsive të krishtera në kufitë i qetësoi ato druajtje dhe, në
kohën e sotme çështja lindore mori një karakter aq normal dhe paradoksal, sa
qeveritë e shekullit të XV-të nuk do ta kuptonin dot fare këtë fenomen. Pak e
nga pak turqit, në vend që të kqyreshin me tmerr, u duruan, u pranuan dhe më së
fundi u bënë simpatikë..." Por kjo nuk mund ti shkonte për shtat
politikave të qëndresës së Skënderbeut, që jo pa mund i kishte arritur në një
beslidhje të brendëshme të brishtë, për shkakun e njohur tashmë të egos
ballkanase, ku duhet thënë se ndaj saj ai i përdori të gjitha mënyrat, por në
veçanti kjo "lloj" kolone e pestë, mund të hidhte në erë të gjithë
strategjinë, e cila befasoi dhe tronditi Europën. Në këtë pikë më naivët janë
në pozitë shumë komode, pasi edhe në e kanë dëgjuar termin "Kalorës i
Krishtërimit", kanë dalë në konkluzionin infantil, se meqënëse bota e
krishterë rrezikohej nga turqit osmanë dhe Skënderbeu i luftoi, se atë gjë
dinte të bënte, ata duke përfituar nga heroi ynë, sepse ai dashur padashur bëri
punën e tyre, mund ta kenë quajtur atë për këtë gjë, pra luftën që bëri.
Kërkesa
e analizës historike na detyron të qëndrojmë dhe ta trajtojmë pak më gjatë këtë
titull, emërtim, apo fare "shënjtërim" do të thoja, të cilin ja dhanë
se e meritoi, apo se ishte i tillë pa e etiketuar fare Krishtërimi.
Por
për të mbrritur tek e vërteta "Faktet kanë kuptim vetëm brenda
kontekstit", sqaron filozofi Wittgenstein, arsye kjo që na bën ta
paraqesim domosdoshmërisht veprimin në kontekstin e ngjarjes dhe vetë ngjarjen
në kontekstin historiko-kohor.
Shumë
njerëz sot janë munduar e mundohen të shkruajnë për heroin tonë kombëtar,
padyshim nga këndvështrime të tjera, por kam përshtypjen se shumë prej tyre
"harrojnë" dhe anashkalojnë dy gjëra kryesore.
E
para se ai e luftoi Perandorinë më të fuqishme të planetit, që e bëri Europën
të gjente rrugë detare, siç e konstatuam, nga pozitat e Krishtërimit, pasi nqs.
do të ndodhte lufta brenda llojit, ai do të kish përfunduar ndonjë "Vezir
i Madh" (Kryeministër), siç rëndom e ndoqën jo pak shqiptarë këtë rrugë më
pas.
Duhet
ritheksuar se në çdo moment të zbulimit të fakteve të reja për ne, që
"flenë" në arkivat e huaja e kryesisht në ato sekrete të Vatikanit,
në vend të përbëjnë, në mos sensacion, një arritje madhore në plotësim të
boshllëkut tonë historik për etapa të caktuara me një rëndësi të
jashtzakonshme, bëhen përpjekje gati diabolike për ta anashkaluar dhe më pas
kalimin në heshtje të faktit, që mund të ketë një rëndësi të atillë, sa përmbys
gjithçka, pasi vetë shkenca e historisë, siç e dimë, këtë e ka karakteristikën kryesore. Këtë fat
pati dhe zbulimi i Lek Previzit, për librin me titull "Veprat e lavdishme
të Skënderbeut" (Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese,
fatte contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Principe
d'Epirro), me autor një prifti shqiptar, Dhimitër Frangu, bashkëkohës,
këshilltar, arkëtar dhe ambasador i Skënderbeut, i përkthyer nga latinishtja në
italisht nga Bernardino Vitale dhe është ribotuar mbi njëzet herë nga viti 1506
deri më 1679-ën, duke u përkthyer edhe në frëngjisht e gjermanisht e që është e
tepërt të thuhet, se për rëndësinë që ka, përbën një minus të madh për
vëmendjen e historiografisë së brishtë
shqiptare. Dorëshkrimet e para librit janë të vitit 1480, shumë pak kohë pas
vdekjes së heroit, por që nga ajo kohë të gjithë librat e tjerë që u botuan më
pas, i referohen rrëfimeve të Frangut, tejet të besueshme, dhe ne këtu nuk kemi
ndërmend të bëjmë paralelizmin e Homerit për Luftën e Trojës, shkruar tek
"Iliada" mbi tre shekuj e gjysmë më pas, e që përbën shtyllën
kryesore të trashëgimisë greke.
Duke
qënë se libri në fjalë është shkruar e botuar disa vjetë përpara atij të Marin
Barletit, i konsideruar si një nga biografët më të saktë të Skënderbeut, veprën
e të cilit periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XX, e kishim kthyher në
"Bibël", ka ndodhur që dhe ky në shumë raste në librin e tij, thuhet
se i ka mbetur besnik rrëfimeve të Frangut. Por çfarë ka të panjohur dhe të
veçantë në brendi kjo vepër që u kalua thuajse në heshtje?! Pasi autori sqaron
rrethanat në të cilat Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, pasi kishte shtënë në dorë
zotërimet e Principatës së Kastriotëve, por dhe mbikqyrjen e principatave të
tjera arbërore, letërkëmbimi me Sulltan Muratin II, ish-perandorin e tij,
zbulon qartazi një këndvështrim sa
strategjik, aq edhe të natyrshëm të heroit, me të cilët shfaqet. Duhet
pranuar se në sytë e sotëm duket e çuditëshme gati absurde kjo korrespondencë
në pamjen e parë, pa mësuar të vërtetën e shkruar.
Në
fillim të letrës së dërguar nga Sulltan Murati, ai e shpreh mllefin dhe
urrejtjen, duke braktisur shumë shpejt notat e elozheve të tij, por tërë kujdes
kërkon ta kryqëzojë" heroin me gjestin e mosmirnjohjes, që është
njëkohësisht tipar i virtytit më të lartë shqiptar në kohëra; Besës; "Unë,
Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma
mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se
ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të
ishte biri im, duke u mundue gjithmonë për me të nderue e me të ngritë në
pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij...Unë jam
përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e
tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin
atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër
detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe
dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas
parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin
tim) i ke krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye
besnikërisht kunorës sime, pothuaj s'jam i detyruem ta zbus inatin, që me të
drejtë më ka pushtue ndaj teje". Ai e paraqet si objekt tradhëtie mënyrën
e largimit, tashmë jo nga shërbimi i tij, por nga religioni islam, për të cilën
ka një përgjegjësi të veçantë, duke qënë në krye të tij. Ai "harron"
gjithashtu faktin se të gjitha këto territore të pushtuara, ishin të krishtera,
por arsyeja e errësuar e sundimtarit, nuk mund ta pranojë në atë moment.
"Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se
nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh
fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehsh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për
të humbë shpirtin tand." Si sovran i perandorisë më të madhe, pozita i
diktonte të tregonte anën e forcës, për të rimarrë territoret e kaluara nën
zotërimet e Skënderbeut, duke zbrazur këtu gjithë zemërimin perandorak;
"Të them që ti të ma rikthesh (Arbërinë), përndryshe betohem në Zotin,
Profetin Muhamed, në shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës
sime, që do ta përdor kundër teje, për me të dëbue nga ai vend për inatin tand.
E në qoftë se do të shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar
nëpër botë.''
II
Vizita
e Papës para pak kohësh në Shqipëri (e dyta pas vizitës më 1993 të Papës së
famshëm Karol Wojtyla), por dhe vdekja e para disa ditëve të ish-ministrit të
kulturës, jetëgjatë në atë post, Thoma Deliana, më detyruan të rikujtoj një
fakt, të cilin shqiptarët e "harrojnë", siç bëjnë rëndom për probleme
thelbësore e për pasojë përsërisin gabime, të cilat vetë "fati" dhe
historia i lë në udhëkryq. Këtu nuk mund ta kam kurrsesi fjalën për popullsinë
tonë me religion "islam" që falë disa mbetjeve të virtyteve të
traditës, e priti Papën në ato mënyra, që do ta kish zili një popull i
prapambetur i Amerikës Latine në shekullin e XIX, e që vetë Papa
"dyshoi" për ne se mos jemi më katolikë se ai. Por ne e qetësojmë
atë, duke treguar se kjo nuk është e para pritje e jona, sado mbresëlënëse të
ish ajo.
Unë
nuk e kam fjalën as tek autoriteti i tij i padiskutueshëm, pasi Papa Wojtyla
qysh në fillimet e tij, në vitin 1980, gjatë disa pushimeve në rajonin jugor të
Pulias, pas kushedi kujt kërkese misterioze, apo e planifikuar kjo, mallkoi nga
brigjet e përtejdetit, ndoshta jo vendin tonë, por regjimin e dikurshëm. Për
këtë fenomen të ndodhur, vetë Enver Hoxha u detyrua të flasë jo me tonët e
pasluftës, por më i zbutur psikologjikisht, jo si dikur në trajtimin e çdo
elementi të tillë shqetësues, me thirrjet "në litar armiqtë", por
duke u përpjekur të sjellë "argumenta", se "është e padrejtë që
ai (Papa) të mallkojë vendin tonë nga brigjet e Pulias dhe se ne nuk jemi i
vetmi shëmbull ateizmi, por në botë ka mjaft të tillë".
Kjo
mënyrë e të "argumentuari" nuk vjen fare erë dipomaci, siç ndodh
rëndom në ndryshimin e qëndrimeve, por në të vërtetën e ngritjes së nivelit
kuturor të pjesës më të spikatur intelektuale të këtij populli, ku ishte më se
e qartë, se autoriteti qëndror fetar katolik ishte bërë edhe pjesë e rëndësishme
politike botërore. Kjo shkonte paralel me atë ndërgjegjësim të munguar të kësaj
pjese dhe përgjithësisht të mbarë këtij populli, se autoriteti kishtar katolik
tek ne ka qënë në të gjitha kohët për atdheun referencë e qytetërimeve dhe
themelues i elementëve më domethënës të kulturës kombëtare. Megjithëse pjesa më
e vogël e religioneve, ajo si më cilësorja, u ka paraprirë momenteve më
delikate duke bërë sakrifica jo të vogla, qysh nga shkrimi i elmentëve
religiozë në gjuhë tonë me alfabetin latin, datuar qysh nga 1210, dokument që
së fundmi u bë i mundur falë arkivës së Vatikanit dhe që duhet të zërë vendin e
duhur në histori. Ky veprim nga më të guximëshmit, nuk ishte as më shumë e as
më pak larg nga ato kërkesa luteriane të gjermanikëve (të përkthenin Biblën dhe
liturgjinë ta kryenin në gjermanisht) përballë Papatit, që themeluan
protestantizmin, çarjen më të madhe të historisë religioze. Tek ne ai solli një
frymë të re, që do tu paraprinte shekujve deri në vitin e afërt relativisht
1908, ku mendimi i pjesës më të vogël, asaj katolike e alfabeti latin i
propozuar nga ajo, dominoi dhe korifej të tillë si Gjergj Fishta u afirmuan si
pasardhës të njerëzve të tjerë të mëdhenj, si Shkodrani, Buzuku, etj. e ku së
bashku u bënë themelues të shkrimit të gjuhës më të vjetër të planetit. Kjo nuk
është pak për një popull, sa ç'është aq shumë pranimi i kësaj rruge nga ai, si
një nga zgjedhjet e pakta më brilante që ka bërë në kohëra e që historia e
vërtetoi si të tillë.
U
zgjata, jo pa qëllim në këtë gjë, për të thënë e stërthënë se harmonia fetare
në Shqipëri, nuk mund të jetë asnjëherë atribut i një njeriu fizik, kushdo
qoftë ky, dhe aq më keq që këtë element madhor, bashkjetese mes
"llojit" të shpirtit të shqiptarit, t'ja delegojnë Enver Hoxhës, kohës
dhe regjimit të tij.
Duke
u përpjekur ta "zyrtarizojmë" atë, siç ndodh rëndom për përpjekjen e
reabilitimit të figurave të tyre, veprimin si "të mira të sistemit",
reabilitojmë si "padashur" edhe sistemin vetë, kur praktika botërore
e nxorri atë, që nga prova e parë e totalitarizmit, Komuna e Parisit, e deri
tek viti 1990 e kur vetë atdheu i bolshevikëve e sovjetëve u detyrua ta flakte
në koshin e plehrave të historisë, si eksperimentin më ogurzi, me pasoja të
pallogaritëshme jetësh, shkatërrim të skajshëm ekonomik, social dhe religioz.
Megjithëse diktaturat e majta janë më të hershme, nga historia botërore kemi
mësuar se të gjithë diktaturat kanë pika të përbashkëta, që nga ajo e shkrirjes
dhe kalimit të pushteteve (element politik), si dhe minimizimin ose të munden
zhdukjen e predikimit fetar, si element minues për politikat e mbrapshta që
ndjekin, pasi fjala e Zotit, megjithëse trashdentale, nuk mund të futet
asnjëherë në diskutim. Ajo, qoftë edhe në mënyrë filozofike, predikon ato që
dhe niveli i diskutueshëm i një populli, është në gjendje ti marrë si mësime e
praktikë, pasi e gjen veten aty, gjë që diktaturat i le pa gjumë. Referuar fesë
pagane, mitologjisë greke etj, dimë se mund të kishte të emërtuar shumë
perëndi, por organizimi ishte sajuar i tillë që Zoti, kreu i tyre Zeusi, të
ishte vendosur në Olimp. Vend për dy Zota nuk mund të kishte, kështu që
asnjërit nuk duhet ti shkojë mendja se zhdukja e klerikëve të ditur është një
vepër hakmarrëse e inercie e pasuftës, siç justifikohen rëndom, por një vepër e
studiuar më së miri, gjë për të cilën Enver Hoxha ishte expert i pagabueshëm.
Por
historia botërore ka standarte dhe operon me të tjera mekanizma, si faktet dhe
gjithçka tjetër në shërbim të zbulimit të së vërtetës, dhe jo zhdukjen,
përbaltjen apo qoftë dhe pluhrosjen e saj me harresë. Unë nuk do të doja të
merrja përsipër asnjë vlerësim, gjë fare e zakontë kjo, pasi Enver Hoxha e ka
të pubikuar veprimtarinë e tij dhe ajo ndodhet tashmë e zhveshur ndaj mendimit
dhe gjykimit historik botëror, por dhe gjeneratave të shqiptarëve. Këtu
nevojitet të "përjashtojmë" ata që i thurin verbërisht lavde veprës
së tij, për arsyen e vetme, se ai ka meritën e madhe që ata dhe shumicën e
shqiptarëve i solli në arritje të tilla, sa që gjithë ditën të prashisnin grurë
dhe në darkë të hanin bukën e misër. Një pjesë e jona "arsyeton" se
diktatura ishte më se e domosdoshme për një popull mesjetar si ky i yni, duke
sjellë si shëmbull i dikurshëm fenomene vërtet primitive, si gjakmarrja, por
edhe paaftësinë e shqiptarëve për tu vëtqeverisur, shëmbull i gjallë i anarkisë
së krijuar enkas (ujku dhe mjegulla) këtë çerek shekullin e fundit. As nuk do
ti referohesha të tjerë zërave që janë edhe kundër vetë demokracisë, barazisë
që ajo shfaq dukshëm nga sistemet e tjerë, të cilën e konsiderojnë si armikun e
shtresëzimit, fenomen aq i domosdoshëm i progresit, të cilët rëndom e
ilustrojnë më fjalët e Xhorxh Bernad-Shout "Turpi i demokracisë është se
ajo na detyron të marrim dhe mendimin e budallenjëve!", pasi mardhëniet me
vendin tim janë të një lloji tjetër.
Por
unë nuk do të zgjatesha tek ata, sa do "shumë" që të jenë, as tek ata
që e dënojnë pjesërisht si "lloji i regjimit që u zgjodh", pasi është
përgjegjësi historike e tyre. Pa u ndalur as tek kampet e përqëndrimit që
ngriti, as tek mendimi gjysmak i të nënshtruarëve për të (një miku im piktor e
kish "inat" vetëm se ai shante Pikason), objekt i së cilës nuk
studimi ynë, nuk mund të rri pa përmëndur disa fakte dhe lidhje që ai ka me
historinë tonë kombëtare,"gjurmët" që ka lënë në të, e cila duhet
thënë, se duke qënë "pasuri" e të gjithëve, është po aq e ekspozuar,
sa të gjithë provojnë ta shpërdorojnë. Nuk e kam fjalën këtu për shkrimin,
rishkrimin, retushimin, rrëmbimin, shkatërrimin e historisë, e gjithfarë
eksperimentesh që shqiptarën nuk pushuan kurrë së bëri, si i droguari në trupin
e vet, por në të vërtetat që ajo bart e që ndërgjegja kombëtare, po i harroi,
tregon se fundin e ka pranë.
Historinë
e një kombi e ka shkruar e kaluara e tij, e jeton e sotmja, e cila projekton
dhe të ardhmen. Përderisa është
konsideruar si "Mësuesja e jetës" nga Herodoti, përse duhet që ne me
dëshirë të shfaqemi përherë si nxënësit më të dobët të saj dhe ta nxijmë atë me
dëshirë?! Ka shumë që ja adresojnë dyfytërisë së diktaturës këtë mësim, që si
ves nuk po e harron ky popull, dhe kam përshtypjen se ata janë më afër se kurrë
të vërtetës. Pa ndaluar tek të vërtetat e dala këto kohët e fundit, që e
tjetërsojnë realitetin e atëhershëm në sytë tanë sot, por dhe për përpjekjet e
atyre misionarëve që bëjnë çmos për ti mënjanuar këto të vërteta me lloj-lloj
sofizmash, më shqetëson gjithmonë raporti i figurave të mëdha historike, në
raport me të vetmin vlerësim: Atdheun!
Shumë
pak ose pa e tepëruar them "aspak" njerëz e njihnin Nënë Terezën para
fundit të viteve '80, kur ajo u shfaq në Shqipëri si shqiptare dhe kërkoi të
vizitonte varrin e të ëmës e famijarëve që i kish këtu, kur fare të paqartë
vendasit iu sulën zbulimit, që u erdhi në derë papritur. Ata më të
"diturit" që mund ta kishin parë në ekrane, ose mund të dinin gjë për
të, filluan komentin keqdashës, pasi kjo figurë operonte në emër të fesë, dhe
si e tillë nuk duhet të mos ish "mëkatare", mjaft të themi se edhe
për atdheun e saj u kujtua pas kaq vjetësh, duke nxjerrë një arsenal të tërë
"njohurish" pa fund, për aktivitetin e saj, që nga përdorimi i të
ardhurave të përgjakura të diktatorëve më famëkëqinj anë e mbanë planetit, ku
ajo shkonte me misionin e saj. Sipas tyre, natyrisht ata po i jepnin këto si
ndihma paradoksale për njerëzimin, që e kishin masakruar vetë, në këmbim të një
pranimi, si tw thuash, të "pendimit" të tyre, pranë një figure të
tillë, dukuri që këto lloj "burimesh" e rithanë edhe tek propozimet e
përsëritura tw Vatikanit, deri sa u arrit shënjtërimi i saj. Shenjtorja shqiptare,
kur kish kaq pengesa e vështirësi pranimi në atdheun e saj të
"panjohur", po në mbarë botën, ç'duhet thënë atëherë?! Megjithatë ajo
mori vlerësimin që i takonte nga mbarë mendimi i thellë human botëror, pa na
pyetur ne, duke u kthyer në ikonë, fama e së cilës na u shfaq papritur si vlerë
kombëtare. Nobelistja e kish kërkuar vetë këtë gjë, për arsyen e thjeshtë dhe
të vërtetë: Ajo ishte shqiptare: Fama le ti mbetej mbarë planetit! Megjithatë
ne, qoftë edhe vetëm si gjaku i saj, shumë pak bëjmë për të vlerësuar, e jo më
lartësuar emrin, veprën dhe shpirtin e madh të shenjtores nobeliste, duke marrë
të mirqënë atë që thotë bota për të, por që tashmë është kthyher në pasaportë
në duart tona përballë saj.
Shëmbulli
i Nënë Terezës, që me të drejtë shqiptarët tashmë e mbajnë përkrah figurës
mitike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, hero i përmasave të atilla, sa që
shtetet europiane e quajnë pa drojë heroin e tyre, duke perifrazuar etiketimin
e Papës ndaj tij "Kalorës i Krishtërimit" një lloj shenjtori ky,
përbën një analogji të çuditëshme tek ne. Pothuaj në mënyrë shumë të ngjashme,
si në rastin e figurës së Nënë Terezës, në periudhën e gjysmës së dytë të
shekullit XX, periudhë zhvillimi modern për mbarë botën në të gjithë fushat, në
Shqipëri thuajse nuk njihej ky term i vlerësimit religioz, ose në rastin më të
mirë "justifikohej" duke e kthyer në lavd mardhëniet e ndryshme të
heroit me pushtetin kishtar, që pasqyronin në fund të fundit, kohën dhe sfidat
e saj. Të tjerë bëjnë dhe sot "zbulime" duke e përçmuar pa të drejtë
heroin (natyrisht jo të "tyre"), deri në banalitete të parrokshme nga
imagjinata, si ato ide foshnjore se heroi paska qënë aq e kaq i shkurtër (kjo
tezë bart një gëzim plot diabolizëm, që kur hidhet), por ata, jam i bindur se
pa përrllogaritur gjatësinë e shpatës (një njeri i shkurtër, nuk mund të mbajë
në brez të tillë shpatë), them se janë në dijeni të faktit se Senati Venedikas,
qytetarëve të tij të nderit, ju dhuronte, veshje dhe cohë luksi, për petka
solemne, ndër të tjerë edhe princërve shqiptarë, ku bënte pjesë edhe
Skënderbeu: "Vendim. Që kapitulli të jetë i qartë, e të flasim hapur, me
gjithë këtë, të nisur në atë rrugë, që të jetë e pranuar për Të, do të
urdhërojmë që t'i jepen: 18 kutë skarlatini, (kur çdo bojari e princi i jepte
16), sipas zakonit, për dy palë petka, për Shkëlqesinë (Madhërinë) e Tij, për
sa vendoset në kapitull, Gjergj Kastriotit" (përllogaritja nxjerr se 8
kutë cohë (6.344m), jepeshin për një fisnik, gjatësia e të cilit ishte deri në
1.75 m, atëherë, 9 kutë cohë (7.137m), për një palë petka, rezulton për Gjergj
Kastriot na japin gjatësinë prej 1.98 m). Këto banalitete bëjnë të qesh tërë
trishtim një i huaj, ndërsa për vendasit e tij duket normale, që derdhin
papërgjegjshërisht nga distanca këtë helm kobre, kështu që për të parët veprimet
e këtyre të fundit, ngjajnë si fenomene të paspjegueshme jashtokësorësh.
Të
tjerë i erdhën në "ndihmë" heroit duke kërkuar ta justifikonin për
mosmarrveshjet, në mos "luftrat" e tij, ndoshta të amplifikuara, me
Krishtërimin, duke sjellë, përkthyer e argumentuar thënien e atëhershme për
Vlad Drakulën, princin e Transilvanisë, se po "bënte aq shumë masakra, sa
që mund të krahasohej pa frikë me mizoritë e Skënderbeut, sidomos ndaj të
Peshkopatës së Ohrit e të krishterëve të saj". Konfliktualiteti me
Peshkopatën e Ohrit, më e fuqishmja dhe e respektuara në shekujt e fundit të
Mesjetës në Perandorinë Bizantine, që i kishte shërbyer në mënyrë të përkryer
princërve arbër si mbështetje në luftën e tyre, konsiston në atë se dukej se po
"rrëshqiste" në një negociatë, ndoshta për mbijetesë, ndoshta si
shëmbull i Patriarkanës së Kostandinopojës, bashkupimi me turqit osmanë. Gazeta
"Times" e Londrës, më 28 nëntor 1868 nënvizon këtë fakt të ndodhur
tashmë: "Në krye përshtypja pat qënë e një alarmi universal (Rënia e
Kostandinopojës 1453). Shtetet e tjera të Europës kishin frikë se po i priste
po ky fat i Perandorisë Bizantine, dhe për shumë breza çështja e vetme ishte të
gjendej mënyra e përballimit t'asaj fuqie armiqësore dhe agresive. Më së fundi,
trimëria e popullsive të krishtera në kufitë i qetësoi ato druajtje dhe, në
kohën e sotme çështja lindore mori një karakter aq normal dhe paradoksal, sa
qeveritë e shekullit të XV-të nuk do ta kuptonin dot fare këtë fenomen. Pak e
nga pak turqit, në vend që të kqyreshin me tmerr, u duruan, u pranuan dhe më së
fundi u bënë simpatikë..." Por kjo nuk mund ti shkonte për shtat
politikave të qëndresës së Skënderbeut, që jo pa mund i kishte arritur në një
beslidhje të brendëshme të brishtë, për shkakun e njohur tashmë të egos ballkanase,
ku duhet thënë se ndaj saj ai i përdori të gjitha mënyrat, por në veçanti kjo
"lloj" kolone e pestë, mund të hidhte në erë të gjithë strategjinë, e
cila befasoi dhe tronditi Europën. Në këtë pikë më naivët janë në pozitë shumë
komode, pasi edhe në e kanë dëgjuar termin "Kalorës i Krishtërimit",
kanë dalë në konkluzionin infantil, se meqënëse bota e krishterë rrezikohej nga
turqit osmanë dhe Skënderbeu i luftoi, se atë gjë dinte të bënte, ata duke
përfituar nga heroi ynë, sepse ai dashur padashur bëri punën e tyre, mund ta
kenë quajtur atë për këtë gjë, pra luftën që bëri.
Kërkesa
e analizës historike na detyron të qëndrojmë dhe ta trajtojmë pak më gjatë këtë
titull, emërtim, apo fare "shënjtërim" do të thoja, të cilin ja dhanë
se e meritoi, apo se ishte i tillë pa e etiketuar fare Krishtërimi.
Por
për të mbrritur tek e vërteta "Faktet kanë kuptim vetëm brenda
kontekstit", sqaron filozofi Wittgenstein, arsye kjo që na bën ta
paraqesim domosdoshmërisht veprimin në kontekstin e ngjarjes dhe vetë ngjarjen
në kontekstin historiko-kohor.
Shumë
njerëz sot janë munduar e mundohen të shkruajnë për heroin tonë kombëtar,
padyshim nga këndvështrime të tjera, por kam përshtypjen se shumë prej tyre
"harrojnë" dhe anashkalojnë dy gjëra kryesore.
E
para se ai e luftoi Perandorinë më të fuqishme të planetit, që e bëri Europën
të gjente rrugë detare, siç e konstatuam, nga pozitat e Krishtërimit, pasi nqs.
do të ndodhte lufta brenda llojit, ai do të kish përfunduar ndonjë "Vezir
i Madh" (Kryeministër), siç rëndom e ndoqën jo pak shqiptarë këtë rrugë më
pas.
Duhet
ritheksuar se në çdo moment të zbulimit të fakteve të reja për ne, që
"flenë" në arkivat e huaja e kryesisht në ato sekrete të Vatikanit,
në vend të përbëjnë, në mos sensacion, një arritje madhore në plotësim të
boshllëkut tonë historik për etapa të caktuara me një rëndësi të
jashtzakonshme, bëhen përpjekje gati diabolike për ta anashkaluar dhe më pas
kalimin në heshtje të faktit, që mund të ketë një rëndësi të atillë, sa përmbys
gjithçka, pasi vetë shkenca e historisë, siç e dimë, këtë e ka karakteristikën kryesore. Këtë fat
pati dhe zbulimi i Lek Previzit, për librin me titull "Veprat e lavdishme
të Skënderbeut" (Gli illustri et gloriosi gesti et vittoriose imprese, fatte
contra Turchi dal Sig. D. Giorgio Castriotto, derto Scanderbeg, Principe
d'Epirro), me autor një prifti shqiptar, Dhimitër Frangu, bashkëkohës,
këshilltar, arkëtar dhe ambasador i Skënderbeut, i përkthyer nga latinishtja në
italisht nga Bernardino Vitale dhe është ribotuar mbi njëzet herë nga viti 1506
deri më 1679-ën, duke u përkthyer edhe në frëngjisht e gjermanisht e që është e
tepërt të thuhet, se për rëndësinë që ka, përbën një minus të madh për
vëmendjen e historiografisë së brishtë
shqiptare. Dorëshkrimet e para librit janë të vitit 1480, shumë pak kohë pas
vdekjes së heroit, por që nga ajo kohë të gjithë librat e tjerë që u botuan më
pas, i referohen rrëfimeve të Frangut, tejet të besueshme, dhe ne këtu nuk kemi
ndërmend të bëjmë paralelizmin e Homerit për Luftën e Trojës, shkruar tek
"Iliada" mbi tre shekuj e gjysmë më pas, e që përbën shtyllën
kryesore të trashëgimisë greke.
Duke
qënë se libri në fjalë është shkruar e botuar disa vjetë përpara atij të Marin
Barletit, i konsideruar si një nga biografët më të saktë të Skënderbeut, veprën
e të cilit periudhën e gjysmës së dytë të shekullit XX, e kishim kthyher në
"Bibël", ka ndodhur që dhe ky në shumë raste në librin e tij, thuhet
se i ka mbetur besnik rrëfimeve të Frangut. Por çfarë ka të panjohur dhe të
veçantë në brendi kjo vepër që u kalua thuajse në heshtje?! Pasi autori sqaron
rrethanat në të cilat Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, pasi kishte shtënë në dorë
zotërimet e Principatës së Kastriotëve, por dhe mbikqyrjen e principatave të
tjera arbërore, letërkëmbimi me Sulltan Muratin II, ish-perandorin e tij,
zbulon qartazi një këndvështrim sa
strategjik, aq edhe të natyrshëm të heroit, me të cilët shfaqet. Duhet
pranuar se në sytë e sotëm duket e çuditëshme gati absurde kjo korrespondencë
në pamjen e parë, pa mësuar të vërtetën e shkruar.
Në
fillim të letrës së dërguar nga Sulltan Murati, ai e shpreh mllefin dhe
urrejtjen, duke braktisur shumë shpejt notat e elozheve të tij, por tërë kujdes
kërkon ta kryqëzojë" heroin me gjestin e mosmirnjohjes, që është
njëkohësisht tipar i virtytit më të lartë shqiptar në kohëra; Besës; "Unë,
Murati, Perandor i turqve dhe Princ i Lindjes, ty, Skanderbeg, njeriu ma
mosmirënjohës në botë. Nuk mund të përshëndes as më shum as pak, duke qenë se
ti u bane anmik për vdekje i kunorës sime, ndërsa të rritsha me dashuni, si të
ishte biri im, duke u mundue gjithmonë për me të nderue e me të ngritë në
pozita të mëdha e të nalta, siç baj me miqtë e më dashamirët e mij...Unë jam
përpjekë me të dashtë ma shumë se këdo tjetër të oborrit tim, për virtytet e
tua të rralla. Duke e ditë ti, se unë brenda pak ditësh do ta ktheja shtetin
atnor, e duke e ditë se nuk do ta mohoja fjalën e dhanë, ti je sjellë kundër
detyrës sate, duke u rebelue, veprim për të cilin meriton qortim të madh dhe
dënim të rreptë, pra meriton mërinë dhe mohimin tim. Nga ana tjetër, duke pas
parasysh veprat e tua të lavdishme që në të kaluemen (duke qenë në shërbimin
tim) i ke krye për mbrojtjen dhe dhe naltësimin e shtetit tim, duke i shërbye
besnikërisht kunorës sime, pothuaj s'jam i detyruem ta zbus inatin, që me të
drejtë më ka pushtue ndaj teje". Ai e paraqet si objekt tradhëtie mënyrën
e largimit, tashmë jo nga shërbimi i tij, por nga religioni islam, për të cilën
ka një përgjegjësi të veçantë, duke qënë në krye të tij. Ai "harron"
gjithashtu faktin se të gjitha këto territore të pushtuara, ishin të krishtera,
por arsyeja e errësuar e sundimtarit, nuk mund ta pranojë në atë moment.
"Unë nuk mund ta marrë me mend se si shkoi kjo punë; ndofta për fatin se
nuk ta ktheva shtetin prindëror ose pse ti gjithmonë ke pas qëllim që të mohosh
fenë e Profetit Muhamed dhe të kthehesh (siç ke veprue) në fenë kristiane, për
të humbë shpirtin tand." Si sovran i perandorisë më të madhe, pozita i
diktonte të tregonte anën e forcës, për të rimarrë territoret e kaluara nën zotërimet
e Skënderbeut, duke zbrazur këtu gjithë zemërimin perandorak; "Të them që
ti të ma rikthesh (Arbërinë), përndryshe betohem në Zotin, Profetin Muhamed, në
shpirtin e babës tim dhe aftësinë dhe forcën e shpatës sime, që do ta përdor
kundër teje, për me të dëbue nga ai vend për inatin tand. E në qoftë se do të
shpëtoshë gjallë, do të detyrohesh që të shkosh lypsar nëpër botë."
III
Për
mendimin tim, makabritete të tilla nuk mund të shpëtojnë dot nga syri i
historisë, por më keq, nga ai i civilizimeve, ku edhe Kadare e ka ose të
nënkuptuar atë, tipar i kushtëzuar i letërsisë së tij, ose si
"normalitet", ku tek romani më i spikatur, më i famshëm e më i lexuar
tek të huajt, "Dimri i vetmisë së madhe" fenomeni është ulur
"këmbëkryq". Personazhi kryesor Xhemal Struga, një partizan, i
ndershëm, i përkushtuar, por i zhveshur nga ato që artikuluam më lart,
"dallohet" (përkthe-neveri, frikë), "respektohet" dhe
përmëndet vetëm se ka hedhur në erë varrin e Nënës Mbretëreshë, ndërkohë që ai
vetë shfaqet i çuditur dhe mërzitur jashtë mase për këtë. Ai ka marrë pjesë në
shumë beteja e ka shfaqur në to trimëri, por të gjithë e përmendin vetëm për
aktin e mësipërm, të nënkuptuar në dy pjesë; Njëra, ata të zilisë diabolike, që
atë makabritet në trajtë heroizmi, arriti ta bënte vetëm ai dhe jo ata, dhe
tjetra tërë tmerr dhe frikë për këto ndodhi të pahasura nëpër civilizime.
Unë
mendoj se nuk mund të shkarkohet faji i një tipari apo natyre me kohëzgjatje të
madhe të popullit tonë, vetëm periudhës së qeverisjes parti-shtet, modeli
sovjetik që aplikuan vendet e Europës Lindore, pas kalimit në to të ushtrisë së
kuqe çlirimtare, dhe instalimin e regjimeve totalitare, të quajtuara diktaturat
komuniste lindore. Ka fenomene të këtij lloji edhe para vendosjes së diktaturës
sonë të majtë, të cilat datojnë nga mesi i viteve '30 në Mbretërinë Shqiptare
dhe që kishin për qëllim nga Mbretëria, sjelljen në atdhe të eshtrave të
vëllezërve Frashëri nga Stambolli. Për Naim Frashërin në Mbretëri u gjet një
mbesa e tij, e cila nënshk?roi për zhvarrimin, ndërsa për dy të tjerët, i biri
i Abdyl Frashërit, ishte shpallur "armik" i Mbretërisë dhe jetonte
Europës, mundësi që përjashtohej, ndërsa vajza e Sami Frashërit, me apo pa të
drejtë gati e përzuri përfaqësuesin e Mbretërisë në zyrat e shtetit turk, që do
të bënte të mundur proçesin. Ajo vazhdoi më tej duke shtuar se Shqipëria ishte
një vend ku edhe të vdekurin e nxjerr nga varri, kështu që im atë është aq mirë
në kodrinë, ku është, edhe pasardhësve do tua lë këtë gjë, fakt që ajo e
realizoi me sa duket dhe tashmë shteti turk e justifikon si figurë e madhe e
publiçistikës dhe enciklopedisë turke. Diktatura, pushtet absolut, si e ka
emrin, të mos mbetej prapa më 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit, vendosi prurjen e eshtrave të Abdyl Frashërit, meqë i
biri, i cili e kish të drejtën juridike për ta zhvendosur, nuk jetonte qysh nga
fillimi i viteve '50, juridikisht gjëndej një mbesë e linjës femërore, që e
kishte këtë të drejtë. Si pushtet absolut, diktatura e internoi paraprakisht
dy-tre muaj para "festës" atë, pasi dihej që mund të mos pranonte
(veprimet dokumentare pushtetet absolute i "mbyllin" vetë), dhe e
lejuan të kthehej në Kryeqytet dy-tre muaj pas përvjetorit.
Unë
i kam quajtur makabritete më shumë morale dhe u zgjata në këtë pikë jo pa
qëllim, se kjo mënyrë e paimagjinueshme, po bëhet "traditë" në stil
të gjërë tek të gjithë edhe sot, gjë të cilën e përjetova vetë dhe nuk mund të
mos e shkruaja si fakt rrënqethës shqiptar i shekullit XXI. Bëja pjesë në komisionin
për prurjen në atdhe dhe rivarrimin e eshtrave të Eqerem bej Vlorës, një
përsonaliteti të cilin shqiptarët e ndarë në dy pjesë, kanë vlerësimet e tyre,
por unë përveç vlerësimit tim, isha në anën e studiuesëve gjermanë, ndër më të
shquarit në botë, të cilët për të kishin konsiderata të skajshme, gjë që
minimalisht ka ndikuar nëpërmjet përsonalitetit të tij, në njohjen nga ana e
tyre të nivelit të zhvillimit të mendimit shqiptar, i vërtetë në atë shkallë të
përfaqësuar nga ai, ose jo. Hana Klissura, lindur në Paris, banuese në Vienë, u
kujdes së bashku me vetë shtetin shqiptar i cili këtë herë po vlerësonte në
peshoren e kombit atë që ky njeri kish bërë për të. Varrimi duhet të bëhej në
Kaninë dhe negociuam me poseduesit e vendit të shenjtë, ku ka qënë varrosur
Ismail Qemali, Ferid pashë Vlora (Kryeministër i P.Osmane, i zhvarrosur dhe ky
më '83 e flakur në një përrua) etj. të cilët u treguan të gatshëm, por një
fenomen i ri, ai i anarkisë, tipar i këtij shteti të pasviteve '90, ndërtimet
famoze "pa leje" kishin zënë pothuajse të gjitha rrugët.
Përfaqësuesit e shtetit, siç ndodh në kësi rastesh, iu kërkuan
"pronarëve" të ndërtimeve pa leje, dokumentat, të kujt lloji ishin,
etj. dhe pasi dihet, se nuk dispononin asgjë, do sillnin të nesërmen mjetet për
ta prishur ndërtesën, pamje e njohur kjo sot. Por pikërisht atë mbrëmje disa
persona të panjohur iu drejtuan të nipit të tij, se nëse prishej ndërtesa, e
cila kushtonte aq e kaq, ata do të hidhnin në erë varrin e Eqerem bej Vlorës,
fill pas ceremonisë, gjë që e bëri pasardhësin të kërkonte të ndryshonte të
tërë proçedurën, për ta varrosur në tjetër vend, ndërsa qytetarja vieneze Hana
Klissura, nuk kuptonte dot, jo atë që mund të ndodhte në Shqipëri, por
shantazhimin që i bëhej shtetit, si organizator. Ndërhyrja e shtetit vendosi
rregullin, por nuk mund të ketë hequr mendimin makabër nga mendjet e sëmura
shqiptare, që për fat të keq rezulton i ngulitur historikisht.
Në
pamje të parë duket sikur jemi larguar nga fati i heroit, por në të vërtetë nuk
është aspak ashtu. Po zhvendosemi në kohë, pikërisht në afrim të 500 vjetorit
të vdekjes së tij, shteti i atëhershëm komunist, siç e kemi theksuar, organizoi
konferenca albanologjike, ku referuan si ngjarje e pazakontë që ishte, dhjetra
studiues e historianë, duke trajtuar e hedhur dritë nga pjesë të jetës e veprës
së heroit, me përjashtimet e parashtuara në fillim të analizës. Shumë pak u
morën me fundin e heroit, pasi teoria barletiane nuk mund të vihej në diskutim,
kështu që tingëllon sa çuditshëm referimi i studiuesit Dhosi Liperi, aq edhe i
guximshëm, në një kohë që ai i "kundërvihet" vetë teorisë, të kthyher
në tabu tashmë. Por studiuesi, duke përdorur në mungesë së gjithçkaje tjetër
materialet gojore të trashëguara, të mbledhura në një punë jo të vogël kërkimore
e shkencore në ato anë, në total qysh nga viti 1960, dhe në Lezhë më 1967, që
natyrshëm tingëllojnë më shumë në pamje të parë sot në trajtë legjendash, nga
konferenca shkencore albanologjike jo vetëm nuk u mori parasysh, por ka të
ngjarë ta kenë përçmuar atë, por që ne na duhet për korrektesë ta ritheksojmë:
"Skandërbegu ka dekë në Lezhë e ash varrosë po në Lezhje, po ku diç,
parija e vet nuk diftuen se ka dekë e vazhduen sikur t'ishte gjallë Skandërbegu
për tri vjet. Në krye të tri vjetve Turqia e muer vesh se kishte dekë dhe e
sulmoi shqipninë e e zaptoi..Kur ra në Lezhje, çeli shumë vorre, por, siç
thojshin pleçtë e vjetër, vorrin e Skandërbegut nuk mujtën me e xhetë, se e
majtën parija të mëshefun. Vorri i Skëndërbeut pshtoi i paprekun, por se ku
asht, nuk dihet. Çiashtu thojshin pleçtë e vjetër gojë pas goje", tregonte
dikur Nue Gjon Markola nga fshati Lalu. Ndërsa Hil Kola nga fshati Gramsh, po i
Lezhës, theksonte se: "Tuba muhabet me pleçt e vjetër, këta thojshin se
kur erdh ushtria turke dhe zaptoi Lezhjen, kërkuen vorrin e Skanderbegut e
çilën treqind vorre për me gjet eshtnat e Skanderbegut, por vorrin e tij
s'mujtën me e xhetë vorri i Skanderbegut asht i pa çilë. E kanë mëshefë
shqiptarët vorrin e Skandërbegut, thojshin pleçtë e vjetër të Zadrimës" Po
kështu edhe Nikoll Leshi nga Ishull Lezha tregonte: "Skandërbegu u smu në
Lezhë, pa dekë bani tetëdhet vorre në Lezh edhe vdiq, por nuk dihet se ku ash
vorrue, se kur erdhën turqit, i çelën të tetëdhet vorret e trupin e
Skandërbegut nuk e kanë xhetë. Ket fjalë të vjetër e kam negju prej
gjyshllarëve" (USHT. Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike. III.
Tiranë 1969. Fq 341-343). Këto të dhëna të marra nga goja e popullit, duket se
kanë diçka që mungone, ndoshta në një strategji shekullore, "anashkalohen"
dhe nuk përmenden objektet e kultit, bashkësitë fetare në to, ndoshta autori i
studimit e ka lënë për orgjinalitet në gojën e popullit "legjendën",
duke shmangur aty pjesën religioze, diskutimi për të cilën sillte pasoja të
pallogaritshme. Ka shumë të ngjarë që opsioni i parë të jetë më afër të
vërtetës, që megjithëse na tregon më qartë se kurrë rëndësinë dhe fuqinë e
kësaj pjese elitare, na thotë dhe se ç'bën ajo kur e ndjen madhështinë e veprës
së lënë nga njeriu i madh, dhe ç'bën kur ndonjë i ashtuquajtur i tillë, e zhduk
fare këtë elitë, nëpërmjet dhunës, terrorit, burgimeve etj. por që në këtë rast
vetëm sa e shtojnë misterin.
Heroi
lidhjen e tij me Krishtërimin, murgjit dhe njerëzit e ditur fetarë që e
rrethonin, objektet e kultit e gjithçka, siç e theksuam, i kish në anën e tij,
por një ditë e tërë kjo makineri e stërlashtë religioze shfaqej përgjegjëse për
atë që do të ndodhte pas vdekjes heroit. Duhen njohuri të thella sa historike,
aq edhe religioze në studimin e vetë jetës e misionit të murgjëve, kishave,
manastireve, urdhërave, priftërinjëve, si dhe detyra dhe funksioni i tyre sa i
hapur, kur kanë të bëjnë me përhapjen e fjalës së Zotit, aq edhe skashmërisht
të mbyllur, të përbetuar, të paspjegueshëm për një njeri që ka bindje empirike
ose njohuri sipërfaqësore, në ruajtjen e sekretit. Detyrohemi të sjellim një
shëmbull të njohur e trajtuar, sa domethënës, aq edhe sinjifikativ, përsa i
përket kësaj bote të palexueshme misterioze të tyre.
Në
librin e tij "Beratinus", prof. Shaban Sinani shkruan për aventurën e
fshehjes nga gjetja e kodikëve të Beratit, të cilët si tepër të çmuar, i kishin
rezistuar këtyre grabitjeve shekuj me radhë, falë këtij përbetimi të çuditshëm
e të paspjegueshëm për disa, që ata ua transmetojnë murgjëve e priftërinjëve
pasardhës, të cilët duhet thënë se e kanë të lidhur pazgjidhshmërisht vetë
jetën me sekretin mister. Thuhet se në gjithë planetin ekzistojnë gjashtë
kodikë (ungjij, libra shumë të hershëm fetarë bizantinë të shkruar me dorë me
germa ari), nga të cilët dy i kemi ne shqiptarët, kështu që askush të mos ia
atribuojë shkencës së historigrafisë sonë zbulimin e tyre, kur ajo është
produkt i këtij lloj sekreti religioz, shekujve. Në libër, pasi spjegohet se
ekspedita të tëra të pushtuesëve të ndryshëm, pa përllogaritur "Gjuetarët
e thesareve", që nga frankët, serbët, austro-hungarezët në Luftën e Parë
Botërore: "dëshmohet se "dy ungjijtë e moçëm të Beratit" janë
kërkuar edhe nga ushtria italiane e ajo gjermane. Në historikun e kodikëve të
Beratit, që ruhet pranë AQSH-së, thuhet se komanda e ushtrisë hitleriane kishte
urdhër që të gjente dhe të rrëmbente domosdoshmërisht floririn e Bankës së
Shqipërisë dhe "Kodikun e Purpurt të Beratit". Ushtria naziste e
rrethoi Kishën e Shën Gjergjit dhe shpalli se, po të mos dorëzohej dorëshkrimi,
priftërinjtë do të vriteshin". Natyrshëm ata shoqëroheshin nga ndonjë
shqipfolës, pozita e të cilit vështirësohej mjaft me ato që diheshin nga të
gjithë për ruajtjen e sekretit të murgjëve, por edhe kjo kish një zgjidhje të
vetën, Mund të dyshohej fare pak, ose aspak, që ata të mos tregonin të vërtetën
si përfaqësues të fesë, nëqoftëse do ti vinin përpara një betimi, zgjidhje që
rezultoi në favor të ruajtësve të betuar të kodikëve në vazhdim të ngjarjes.
"Këshilli i Kishës së Shën Gjergjit, në këto kushte, i kërkoi leje ikonës
së Shën Mërisë të mos i ndëshkonte nëse do të dëgjonte nga anëtarët e sinodit
një betim të rremë. Pas kësaj lutjeje, gjashtë anëtarët e këshillit (sinodit) e
fshehën dorëshkrimin në një pusetë nëntokësore të maskuar pranë altarit dhe i
deklaruan komandës së ushtrisë së huaj se ishin gati të betoheshin para ikonës
së Shën Mërisë se nuk dinin asgjë se ku gjendej vepra e kërkuar".(Shaban
Sinani, "Beratinus" D.P.A.Tiranë 2003. Fq. 243).
Vazhdojmë
arsyetimin me faktin që shfaq studiuesi Dhosi Liperi më sipër, kur thotë se
bashkëluftëtarët e tij pasi i tërhoqën fshehurazi ato përhapën fjalën se turqit
e prishën varrin. Po teoria barletiane që "vulos" një fund të tillë,
lind pyetja. Edhe kjo ka një spjegim të sajën, lidhur me faktin që dhe ai mund
të ishte një i tillë, sekretmbajtës, ose në rastin më ekstrem (sekreti mbahet
dhe mes tyre), duhet tja kenë transmetuar si të tillë, rrethi i ngushtë që do
të ruante sekretin, pasi natyrshëm prifti nuk do të dilte të shihte nëpër
qytet, gjatë pushtimit të tij, një operacion dhunimi disa orësh të varrit. Deri
këtu këto materiale gojore shfaqen si të dhëna dhe logjikë hipotetike, që
shkenca e historiografisë nuk mund ti pranojë përballë fakteve, por pikërisht
faktet fillojnë e flasin në përvjetorin e 500, e theksoj, të vdekjes së heroit,
ndoshta më shumë se në rastin e kodikëve të Beratit.
Një
përfaqësues i një sinodi (këshilli kishtar, s'dihet se ku), pikërisht mbas 500
vjetësh, ndoshta duke parë fundin e misionit të vet dhe paraardhësve, merr
rrugën për të takuar kreun real të shtetit shqiptar, Enver Hoxhën. Për këtë me
sa duket murgu a prifti, mendon që nëqoftëse del nga ruajtja religioze
shekullore, të paktën të ruhet nga shteti, që në çdo lloj mënyre e rrethane e
ka hero dhe vlerë kombëtare, natyrisht pa përllogaritur pjesën e trajtuar më
sipër. Sipas hierarkisë së shtetit komunist, përgjegjës për këtë fushë, ishte
ministri i arsimit dhe kulturës, që i ndodhur aty, e mori vesh faktin, ndoshta
pa dashjen e Enver Hoxhës. Si në rastin e kodikëve, që iu dorëzuan shtetit (as
ushtria gjermane nuk i mori dot), kështu dhe murgu a prifti katolik, besimtar
për faktin e "legjendës" që tregoi, kish sjellë me vete një pako, që
rezulton të ketë qënë kafka e kokës së Skëndebeut. Nuk dihet as biseda dhe as
fati i murgut apo sinodit kishtar, por qoftë dhe fati i priftërinjve ruajtës
(në një farë mënyre nxorrën "sekretin"), por sidomos i eshtrave të
heroit, që nuk i kish shtënë në dorë askush, qysh nga pushtimi i Lezhës. Është
e tepërt të shtoj se si përfundoi kjo gjë, nga çdokush mund të merret me mend,
pa përjashtuar faktin, për mendimin tim, se dikush mund të dijë për këtë
ngjarje, sot. Ndërgjegja e kombit këtë gjë s'ka si ta falë. Fakt i
pakundërshtueshëm është se në Byronë Politike të Partisë, (paralelizmi i anës tjetër
të medaljes me sinodin e fshehtë), u deklarua se kafka ishte e Skënderbeut, dhe
për këtë si njeriu përgjëgjës, ish-ministri i arsimit dhe kulturës Thoma
Deliana e deklaron këtë gjë, nuk dihet në ç'kushte e rrethanë, por në pozitën
më të vështirë ndonjëhërë. Kjo vërehet nga fjala dhe deklarimi më pas i Enver
Hoxhës se "duhet pasur kujdes që të mos përhapet një gjë e tillë",
gjë që zbuloi një mister, por hapi një tjetër, shumë më të madh. Këto fakte i
përmban dokumenti shokues i zbuluar së fundmi në arkivën e Ministrisë së
Brendshme, që mund të jenë maja e majës së ajzbergut të dosjeve të pahapura,
natyrisht po nuk janë zhdukur apo të "zhduken".
Ish-ministrin
e nderuar Thoma Deliana i cili u nda nga jeta para disa ditësh, jo më kot e
përmenda në fillim të shkrimit tim. Zakonisht diktaturat, kushdo qofshin,
vendosin tek ky post delikat, i cili ka të bëjë me elitat, ose njerëz të tipit
Goebbels, që dihet se ç'bëjnë në kulturë, ose njerëz me kapacitete për të bërë
një farë lidhje mes nivelit të një populli dhe elitave kulturore, natyrisht të
gjitha këto në shërbim të vet si shtet. Meqënëse tek varianti i parë me sa
thuhet nuk ka bërë pjesë, uroj të ketë qënë tek ky i fundit.
Ndjesë
lexuesit, por mu duk sa interesant, aq edhe koinçidencë e çuditëshme, për të bërë
paralelizmin mes tij dhe legjendës së shërbimit sekret izraelit
"Mossad", Mike Harari që vdiq po atë ditë, i cili dihet se kush ishte
tashmë, por se shtypi përfundonte komentet për të duke thënë se, ai mori me
vete në banesën e fundit arkivën më të madhe sekrete të njohur ndonjëherë. Më
duhet të pohoj të njëjtën gjë, për peshën e problemit, edhe për ish-ministrin e
nderuar Deliana.
Po
përse kaq mllef e urrejtje vrastare ndaj njerëzve të religioneve, kur dihet se
ata më të padëshiruarit i kishte marrë fshesa e parë e hakmarrjes e vitit 1945
e në vazhdim?! Shqiptarët, siç shihet dhe sot, nuk kanë krijuar akoma
"traditë" të qëndrueshme, që do të thotë se për mungesë kreativiteti
kanë marrë dhe aplikuar historikisht modele të tillë, të "pranueshëm"
për ta në pamje, por nga më negativët në përmbajtje, kështu kjo periudhë është
e përfshirë nga modeli kinez i revolucionit "Kultural-Proletar".
Pikërisht ky veprim e goditje përfundimtare ndaj religionit, këtu me sa duket
konsiston, por mënyra e zbatuar, se duke pasur urrejtje për të, të hakmerresh
dhe ndaj heroit (shprehja popullore e vjehrrës me millonanë), duket sikur nuk
shkon në pamje të parë, por që rezulton si strategji e përpunuar me kujdes.
Heroi
në këtë rast, për Enver Hoxhën, "heroin" e ri, përbën jo vetëm një
rrezik për madhështinë e figurës së tij në dukje, pra në zhvendosjen e
vëmendjes së popullit të vet tek i pari, por duke qënë "Atlet a Kalorës i
Krishtërimit", do të zgjonte së pari vëmendjen e të gjithëve. Së pari, të
pasardhësve të tij në Kalabri, praktikisht të pakundërshtueshëm, që do të
zgjonin atë që po "varroste", religionin, së dyti, do të dilte në çdo
rrethanë në plan të parë interesi i botës mbarë për heroin, që duke e bërë
varrin e tij një vend pelegrinazhi, do të zbulonte vendin e tij të mbyllur, i
cili jetonte në "lumturi". Kështu mund të radhisim pafund arsye që
Enver Hoxha nuk mund ta pranonte fizikisht figurën e Skënderbeut.
Gjatë
një bisede me një mikun tim studiues i thellë i religioneve, ngrija vazhdimisht
pyetjen se sa do ateist të ishte Enver Hoxha (çuditërisht bir kleriku), duhet
të kish treguar një kujdes minimal me këto mënyra, që nuk i takojnë respektit
ndaj religioneve jo e jo, por asnjë qytetërimi. Ai mu përgjigj thuajse i
sigurtë, se Enver Hoxha e ka njohur anën që i duhej të religionit, pjesën që
duhej goditur, gjë që mu duk e çuditshme për momentin, por në çast mu kujtua
një episod në librin "Hrushovianët", që tregonte disa hollësi. Në
vizitën e tij në ?ekosllovaki, duke
vizituar një muze, në dhomën që ishte vendosur një mumje e sjellë nga Egjipti,
me gjithë kureshtjen në maksimum të grupit që drejtonte Enver Hoxha, ciceroni
ngurronte të hapte derën e saj, duke refuzuar kategorikisht, ndoshta mbështetur
mbi njohuritë, ndoshta bestytnitë mbi elementet e stërlashtë religiozë egjiptianë,
nga të cilët kishin vdekur realisht shumë zbulues. Situatën e merr kreu
shqiptar, që pranoi se e kish studiuar egjiptianologjinë, e që spjegoi arsyen e
refuzimit të ciceronit, e pambështetur kjo sipas tij, dhe e vizitojnë mumjen e
nxirë. Këtë fakt ja them me të shpejtë mikut tim studiues dhe ai që duket se
dinte "më shumë" nga ç'pritej, njësoj si Enver Hoxha që zgjidhi
situatën në ?ekosllovaki, më tregoi
një album të vjetër me fotot e këtij të fundit në kohëra. Në njërën prej tyre
që i takonte pikërisht datës 17 Janar 1968, në "shtëpinë" e heroit në
Krujë, nën monumentin e Skënderbeut, megjithëse duhet të bënte ftohtë, të
gjithë në tribunë për respekt e solemnitet të fjalës që mbahej, shfaqeshin
normalë. I vetmi nga të gjithë, që mbante doreza të zeza, ishte kreu i
partisë-shtet, Enver Hoxha, gjë që mu duk e çuditëshme, por dhe e justifikuar
për shkak të motit të ftohtë. A po mos ishte tjetër mister?! Studiuesi vazhdoi
fjalën dukë thënë se vrasësi, gjakësi, varrmihësi a keqbërësi, duhet përpara
vendit të ngjarjes apo të viktimës, duhet ti fshehin duart, gjë që mu duk e
tepërt, por që shkaktoi tek unë një buzëqeshje, se në çast mu kujtua komedia e
famshme "Pallati 176", ku në situatë të ngjashme, Trebicka i madh,
fsheh duart në xhepa. Ja që ka dhe të tillë këndvështrime e gjykime të të
gjitha niveleve të njohjeve të situatave religioze, që edhe pa i veshur
artificialisht me mister, bartin mjaft të tillë.
Diktaturat
e majta janë të parat që u eksperimentuan në historinë e njerëzimit (pa
përllogaritur Komunën jetëshkurtër të Parisit, 1917 në Rusi), të pasuara nga
ato të djathta që kërkuan të vendosnin ekuilibër në hegjemoni (1922, Itali), të
cilat për vetë misionin që kanë, shfaqin shumë tipare të njëllojta dhe anë të
përbashkëta. Në planin e brëndshëm, ato të djathta predikojnë nacionalizmin e
skajshëm, por edhe ato të majta nuk mbeten prapa në këtë pikë, për hegjemoni e
influencë, duke amplifikuar vlerat kombëtare skajshmërisht, fenomen që u duhet
të ndeshen e dominojnë vlerat e kombeve të tjerë.
Të
marrim shëmbullin rus, ku pas një periudhe të shkurtër, hypën në fuqi
gjeorgjiani Josif Visarionoviç Xhukashvili, ose Stalin (i çeliktë), diktator
nga më famëkeqët e planetit, i cili gjatë periudhave të viteve '30 zhduki 20
milion bashkombas, për pushtetin e tij, shifër që ishte e barabartë me viktimat
rusë të Luftës së Dytë Botërore. Po në
mënyrë të përafërt kanë vepruar të gjithë diktatorët e tjerë, përfshi dhe ne që
e kishim modelin ideal.
Në
një dokumentar historiko-shkencor austriak, akademikët e atij vendi, të cilët
nuk e dimë në ç'rrethana janë lejuar të filmojnë jetën e mbyllur shqiptare në
vitet 1978 në çdo detaj e aspekt, duket se kishin marrë të dhëna historike nga
arkivat e shtetit për statistikat në çdo drejtim. Nga më interesantët shfaqet
fakti i paraqitur aty shprehimisht: "..numri i të vrarëve ne paqe, ja
kaloi atyre të luftës", por del pyetja cilët të vrarë në luftë?! Shifra
"zyrtare" prej afro 30 mijë të vrarësh, duhet të jëtë krejtësisht e
amplifikuar, për arsyet e dëmshpërblimeve të viteve pasluftës, gjë që s'i
përgjigjet numrit të të vrarëve në Luftën e Dytë, të verifikuar në varrezat e
të rënëve të kësaj lufte. Por cila shifër u është servirur austriakëve?
Natyrisht në seriozitetit e një shteti është gjithmonë versioni zyrtar, kështu
të vrarët e "paqes" nxjerrin një shifër të frikëshme.
E
vazhdojme arsyetimin me nacionalizmin, a është jetik apo i dëmshëm për kombin.
Por nacionalizmi si dukuri komplekse, në kësi rastesh thjeshtohet dhe zhvishet
në disa identifikime konkrete të caktuara vlerash. E tillë është dhe figura e
heronjëve kombëtarë, duke qënë ikonë e simbol i kombit, evokon lavdinë e të
kaluarës, duke inspiruar në çdo kohë, kombin, lëvizjet kombëtare dhe luftrat
çlirimtare. Si komb i stërmadh rusët nuk kanë një hero kombëtar, si zakonisht,
por plot gjashtë. Vetë Stalini në paradën e madhe të Sheshit të Kuq në Moskë,
në Luftën e Dytë Botërore është shprehur kështu: "Le të na udhëheqë në
këtë luftë të madhe shëmbulli i ndritur i stërgjyshërve tanë të mëdhenj;
Aleksandës Njevski, Dimitri Donskoj, Kuzma Minjini e Dimitri Pozharski,
Aleksandër Suvorovi e Mikhail Kutuzovi !" Kështu flitet në situata
luftrash, do të thotë kushdo, pasi luftëtarët duan shëmbuj e simbole luftarakë
në luftë, por unë do të mundohem të hedh dritë, për të thënë se nuk është
gjithmonë kështu. Në periudhën midis dy luftrave botërore, periudhë
"paqeje", Stalini shprehet se ka pasur konsideratën më të lartë për
heroin e fundit, që u ndesh me Napoleonin, Mikhail Kutuzovin, preferencë, mund
të thotë ndokush. Kush ishte Kutuzovi dhe çfarë kish bërë që diktatori më
vrastar i kohrave, të përulej para tij?! Heroi i parafundit, Aleksandër
Suvorovi, mbajtësi i gradës më të lartë krijuar ndonjëherë
"Gjeneralismi" (titull që e mbajti dhe Stalini vetë), nxorri dy
nxënës të aftë ushtarakë, për të vazhduar rrugën e heroizmit; Balclay de Tolly
dhe Mikhail Kutuzovi. I pari me nuk e përballoi dot me trupa betejën e tij
vendimtare, por vendosi kapelen e gjeneralit me pëndë, që shquhej nga të
tjerët, për tu vrarë në fushën e luftës, nga ku vetëm u plagos. Tjetrin,
Kutuzovin, komandanti i tij Suvorovi, e kish caktuar për marrjen e fortesës së
Izmailit, praktikisht e papushtueshme në deltën e Danubit. Kutuzovi njofton
superiorin e vet për pamundësinë e pushtimit të fortesës, por Suvorovi, duke e vënë
përpara një fakti të kryer, i përgjigjet se tashmë lajmi për marrjen e fortesës
së Izmailit i ka shkuar perandorit dhe se Kutuzovi është emëruar komandant i
fortesës. Përballë kësaj gjëndjeje Kutuzovi pret tërë pyllin aty pranë, mbush
hendeqet ndarës të ujit me trungje dhe në një betejë të Pirros, arrin ta marrë
fortesën Në një letër në vitet '30 ai i drejtohet një akademiku të lartë
historian, që vlerësontë në kohëzgjatje veprën e Tolly-t (ai vdiq pas
Kutuzovit), Stalini thekson se: "Padiskutim që Kutuzovi ishte një kokë më
lartër se Barclay de Tolly" (Letër e shokut Stalin, dërguar shokut Razim
"Kapedanët e mëdhenj rusë"1947) Në lidhje me religionin, për vetë
rolin e kishës ruse (pas rënies së Kostandinopojës, ata kërkuan kryesimin e saj
duke e quajtur veten "Roma e Tretë"), ajo shfaqej e respektuar në
kohra, fakt që e gjejmë në poemën e Aleksandër Pushkinit për Kutuzovin,
përshkrimin e flakës së qirinjëve në kishë, të pasuar nga vargjet e ndjera:
"Këtu pushon ky fuqiploti/Ky idhull i çdo patrioti". Por Stalini as e
kaloi nëpërmend të "hiqte" nga qarkullimi poemën, madje thuhet se i
ka sugjeruar Enver Hoxhës, të mos bënin "gabimin" e tyre me klerin,
zhdukjen e tij, pasi rrëzohet ura që mund ti lidhte me masën e popullit, e cila
mund të arrihej me këtë "ndihmë". Natyrisht që kreu shqiptar duhet të
ketë pranuar teorikisht, por praktikisht me një gabim të vogël: Të gjithë
klerikët elitarë i kish vrarë ose burgosur qysh në vitet e para të pasluftës.
Nxënësi ja kalon mësuesit, dhe kjo ndodhi pikërisht me ne, që duke shkatërruar
hallkat e një zinxhiri vlerash kombëtare, arritëm në një ngjarje të tillë:
shkatërrimi i religionit, si shenjë mohimi i tij, çoi në zhdukjen e heroit
kombëtar, vlera e vetme që na bën krenar ndaj njerëzimit, zhdukja e heroit
është gjymtim i pandreqshëm i vetë egzistencës e jo më vlerave të kombit dhe
shkatërrimin e tij kombi, e theksoj, nuk do tja falte kurrë askujt!
E
theksuar edhe më lart, le të shërbejë si çast pendese e fundit të moshës së
atyre e dinë të vërtetën si dhe ku përfundoi. Lë të bëjnë atë akt bamirës ndaj
këtij shenjtori të madh, që nderon mbarë njerëzimin me veprën e tij. Këtë
thirrje e bën edhe Ndërgjegja e Kombit, siç bën thirrje të shkëputemi nga
fenomene të tilla makabre mesjetare, që për hir të së vërtëtës na bëjnë pjesë
të frazës therëse të Klemansosë: "Bota me baltë bën heronj, ne heronjve u
hedhim baltë !.."
Kastriot BIMO, 2014









