E diele, 18.01.2026, 09:46 PM (GMT)

Mendime

Sevdail Hyseni: Fantazma në Preshevë

E diele, 18.01.2026, 06:50 PM


Fantazma në Preshevë

Satirike

Nga Sevdail Hyseni

Fantazma e Prishtinës drejt Karaçevës,

E kalon kufirin, cep më cep Preshevës.

Ndalet n’Bujanoc n’Këshill Kombëtar,

Të shoh pse projektet nuk ecin mbarë?!

Erdhi diku pas mesnatës me këmbë dhie,

Me maskë të bardhë dhe zhduket si hije.

Para se të ndahet nga ky farë institucioni,

I tha disa fjalë, që mirë mund t’i kuptoni.

- Mos kini frikë! Jam si pasojë, jo shkak!

Kur projektet ngecin, dikush bëhet merak.

Milionat avullohen si mjegulla n’mëngjes,

Komisionet heshtin, për një grusht interes.

Fantazma tha me buzëqeshje karakteristike:

- Ju s’keni aspak nevojë për thirrje publike.

Projektet lexohen, por s’dëgjohen as kapen,

E fituesit dihen para se konkurset të hapen.

Komisionerët thanë:- Ne zgjedhim në letër,

Por sa i përket fituesit, vendos dikush tjetër.

Fantazma u përkul e tha me një ton të lehtë:

- Për derisa Ju të jeni dekor, unë jam realitet!

Prandaj, para se të zhdukej, e la një porosi:

- Nëse s’ndryshoni, do të më shihni përsëri.

Ashtu të maskuar, me këmbë e bisht dhie,

Institucioni që s’ndryshon, kthehet në hije!

E Fantazma iku siç erdhi - pa lënë gjurmë,

Por la pas të qeshura, që ndiqen me zhurmë:

- Ah, mos qenka diçka, që dje ne fantazonim,

Apo pasqyra reale, të cilën s’duam ta shohim?

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx