Mendime
Idriz Zeqiraj: Thaçi i rekrutuar nga shërbimi francez DGSE, dëmtoi Kosovën
E diele, 11.01.2026, 11:10 AM
THAÇI I REKRUTUAR NGA SHËRBIMI FRANCEZ DGSE, DËMTOI KOSOVËN
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
Mbyllja
e Urës mbi Lumin Ibër, nga ushtarët e kontingjentit francez të KFOR-it, është
fort i lidhur me rekrutimin e Hashim Thaçit agjent të Francës. Pierre Siramy,
drejtor i Shërbimit Informativ qendror francez, jep këtë deklaratë në
televizionin -Canal + -: Agjenti ynë Arnaud Danjean, i Shërbimit Informativ
DGSE, për Ballkanin Perëndimor, u dërgua në Zyrih të Zvicrës, për ta mësuar
gjuhën gjermane. Realisht, misioni i tij ishte hulumtues në zanatin e tij.
"Rastësisht" u ndodh në të njëjtin grup të kursit mësimor me Hashim
Thaçin. Arnaud është dhëndër i Serbisë dhe në familje flasin gjuhën serbe.
"Për
të rekrutuar një agjent, mjafton që ai të di se ka një dosje për atë. Dhe, këtë
dosje penale faktike, të hartuar nga Serbia, enkas për krimet e Thaçit, gjatë
dhe pas luftës të Kosovës, e posedonte agjenti ynë Danjean. Premtimi i dhënë
ishte se do ta ketë mbrojtjen franceze, gjithnjë në koordinim me Serbinë,
për t`i shpëtuar ndëshkimit me burg, për
krimet e faktuara",- deklaron shefi i Shërbimit qendror Francez, Pierre
Siramy.
Nga
kryesia e ngushtë e LPK-së garantojnë të vërtetën se Hashim Thaçi nuk është në
mesin e themeluesve të UÇK-së; asnjë strukturë partiake dhe as ushtarake nuk e
ka zgjedhur atë drejtor politik të UÇK-së; askush nuk e ka emëruar për kryetar
të delegacionit të Kosovës në Rambuje; nuk është as pjesëmarrës aktiv në
guerilen e Drenicës dhe as pjesë e Luftës të Kosovës.
Të
gjitha këto "ofiqe", gradime dhe emërime i ka nga agjenti francez,
Arnaud Danjean, i cili i publikonte përmes fletushkës "Zëri i
Kosovës", kryeredaktor i së cilës ishte zyrtari i Shqipërisë, miku im i
hershëm. Deklarimet e Hashimit në Gjykatën e Hagës se, gjoja, kërcënohej me
jetë nga komandantët lokal të Kosovës, nëse firmos Marrëveshjen në Rambuje,
janë broçkulla. Ndërsa kalimi i përgjegjësisë tek Adem Demaçi, tashmë, duke
qenë i vdekur, është i turpshëm. Ai i kishte kufizimet e tij politike dhe
ideologjike, por ishte i shpërfillur nga Shtabi i Rognerit, në krye të cilit
ishte vetemëruar Hashimi.
Përkundrazi,
Hashim Thaçi, tashmë, agjent i trefishtë: i Tiranës zyrtare social-komuniste; i
Francës dhe i Serbisë, ishte peng i Arnaud Danjean, agjent zyrtar i Francës dhe
mercenar me pagesë i Serbisë. Në Rambuje ai ishte në cilësinë e Sigurisë të
Presidentit francez. Misioni i vërtetë i tij ishte moslejimin e nënshkrimit nga
Thaçi dhe të dështimit të Marrëveshjes të Rambujesë. Sepse, pikërisht, ketë e
kërkonte Serbia nga ai. Ishte forca amerikane, këmbëngulja e sekretares
Ollbreit e deri ke Kadareja, delegacioni i kryesuar nga Rugova, Qosja, Surroi,
të cilët ua prishën planet dy agjentëve serbë, Danjean dhe Thaçi, përkatësisht,
Serbisë.
Obligimet
e të shantazhuarit Hashim Thaçi ndaj Serbisë, i kanë sjellur shumë të këqija
Kosovës, madje deri në tradhti. Shokët e tij të kryesisë të LPK-së, kanë
denoncuar me fakte, se katërshja emërore: Hashim Thaçi, Azem Syla, Xhavit
Haliti, Kadri Veseli, renditja sipas pozitave që kishin në atë kohë, sabotuan
luftën, duke mos lejuar hyrjen në Kosovë të UÇK-së të LPK-së!
Të
"bëmat" e Hashimit janë serike. Në prezencë të Kadri Veselit dhe të
gjeneral Agim Çekut, ishin përkrah KFOR-it francez, tek Ura e Ibrit, për
moslejimin e kthimit në shtëpitë e tyre të 12 mijë shqiptarëve, të shpërngulur
me dhunë e përgjakje. Ishte Hashimi protestë-thyes, u premtoi banorëve kthimin
e shpejtë dhe nuk e bëri kurrë. Përkundër, nënshkroi bashkë me KFOR-in francez,
që Forcat Speciale Policore të mos kalojnë asnjë herë në veri, pa lejen e
posaçme të KFOR-it. Dhe, ky ligj absurd vazhdon të zbatohet edhe sot! Po të
ishin forcat ushtarake të Kosovës në kufi, nuk do të kishin mundësi që
kriminelët serbë të livadhisnin lirshëm, duke bërë diversion dhe shkelje të
sovranitetit të Kosovës, deri në vrasjen e policëve, si rasti i Afrim Bunjakut
me shokë.
Mbivlerësimi
që i bëhet Pakos të Ahtisarit, deri në absolutizimin se "pa atë nuk mund
të realizohej pavarësia e Kosovës, është më tepër mbrojtje e tradhtisë të bërë
nga Hashim Thaçi. E gjithë kjo ka ndodhur pas shantazhimit që atij i bëri
agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, me dosjen penale të përgatitur nga
Serbia, për krimet e kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Favoret
absurde, deri kriminale, për minoritetet në Kosovë, në veçanti, për serbët, të
imponuara nga Ahtisari dhe, lehtësisht, të pranuara nga Hashim Thaçi dhe besnikët e tij, kanë
qenë dhe ende mbeten fatale për Kosovën. Presidenti Rugova, në gjallje të tij,
ka lënë porosinë-amanet: "Mos e lejoni Hashimin të ngritet në pozitat e
larta, se është i dëmshëm për Kosovën"! Ai i dinte krimet e Hashimit me
disa "komandantë" të tij, për rrjedhojë, edhe shantazhimin me dosje
penale kriminale. Është fatkeqësi për popullin dhe kombin se njerëzit rrast të
shantazhuar, njëhersh, edhe të kriminalizuar, vazhdojnë ta helmojnë skenën
politike dhe shoqërinë kosovare, me praninë e tyre në jetën publike.
Pasojat
e këtij shantazhimi janë që nga Kushtetuta e ndikuar, më saktë, e hartuar nga
Ahtisari; 6 pika e Baki Munit; të cilat nuk u shkrinë kurrë, as pas premtimit
të Edita Tahirit, shelege e Hashimit; decentralizimi me komunat mahalle të
Serbisë; Demarkacioni në Debellde, Qafë e Çakorrit dhe Kullë e Zhlebit, duke
humbur mijëra hektarë territor tokësor. Dhe, deri ke Asociacioni i nënshkruar
nga tandemi Hashimi-Isa dhe të aprovuar nga Parlamenti-kukullë i mbretit të
pakurorëzuar, Hashim Thaçit.
Historia
politike e këtij gjysmë-shekulli të fundit, na ka mësuar se për vendimet e
"kategorisë së rëndë", prijnë Republikanët amerikanë. Emigracioni i
hershëm në SHBA, kryesisht, nga jugu i Shqipërisë, ishte ekonomik. Ndërsa nga
vitet `40 të shekullit 20-të në "tokën e premtuar", në vendin e
shpresës, në Amerikë, u dyndën refugjatët, ikanakë politikë, nga regjimi
komunist-stalinist e fashist, të agjentit jugosllav, Enver Hoxha. Ata, në
shumësinë e tyre ishin me të djathtën Perëndimore, pra, me Republikanët.
Pas
pluralizmit në Shqipëri, në Amerikaën e largët "u përzie gjithfarë
ujemi",- siç shprehen mullixhinjtë për drithërat e bluar. Shqiptarët e
mençur atje, i kanë ndarë rolet, djathtas, por edhe majtas, për të qenë në
rregull me ligjet vendore dhe dy blloqet politike kryesore. Emigracioni
shqiptar amerikan, qenë hatëruar në Amerikën, pse i la shqiptarët e gjorë nën
thundrën sllaviste të stalinistit Enver Hoxha!
Në prag të përmbylljes të shekullit 20-të, bota demokratike, e prirë nga Amerika e "Statuja te Lirisë", çliroi Kosovën me zjarr e hekur. Pas afro një shekulli robërie serbo-sllave, një pjesë e Dardanisë, Kosova, fitoi lirinë e dhuruar. Franca, aleate e hershme e Serbisë, nuk e harroi zanatin e vjetër të tradhtisë ndaj shqiptarëve. Me ushtarë e saj mbi Urën e Ibrit, provoi ta bënte hisedare Serbinë, në një pjesë të territorit të Kosovës. Falë Amerikës, po dështon.
E
mirëpritem ardhjen në krye të Amerikës, Presidentin Joe Biden, sepse përmes
djalit tij, dikur, ushtarak në Kosovë, me dhimbje, tani, i amshuar, në kujtim
të tij është ngritur një memorial dhe një rrugë që mban emrin e tij në Ferizaj.
Madje, Biden kishte qenë nën-president përgjatë kohës së luftës të Kosovës.
Edhe pse kishim shpresa dhe pritshmëri të mëdha, diçka, nuk funksionoi. Pa e
fshehur të vërtetën, u zhgënjyem. Nga premtimi njohje reciproke, Kosovë-Serbi,
pazari zbriti në njohje teknike. Dhe, së fundi kërkesa degradoi në
"normalizim të marrëdhënieve dypalëshe"! Fshatarët jugorë të
Shqipërisë londineze, për raste të ngjashme, e kanë një shprehje, paksa, pezhorative,
"pordhë me rigon"! Çuditërisht, personeli i ambasadës, por sidomos
emisarët që vinin nga Amerika, herë pas here, rastisnin dhëndurë të Serbisë ose
miq të kishës serbe! Ndonjëri syresh na shantazhonte, deri në kërcënim!
Megjithatë, presidenti Biden, mbetet figurë politike e respektuar nga
shqiptarët. Mosha dhe shëndeti, duhet mirëkuptuar.









