Mendime
Sami Islami: Fanatizmi fetar i një “profesori” nga Kosova
E marte, 06.01.2026, 06:59 PM
FANATIZMI FETAR I NJË “PROFESORI” NGA KOSOVA
(Reagim
përkitazi me shkrimin e “profesor” Milazim Krasniqit publikuar në internet, me
titullin ROLI I VEPRIMTARËVE ISLAMË NË KAUZËN KOMBËTARE, Marrë nga fjala e
tij mbajtur më 13 tetor 2005, në
Pallatin e Kulturës në Tetovë, organizuar nga Forumi Rinor Islam dhe
Myftinia e BI-së të Tetovës)
Nga
Sami Islami
Duke
e lexuar këtë shkrim përshtypja e parë
që të krijohet është se Milazim
Krasniqi është një antikombëtar, akrobat, sepse, në të njëjtën kohë, di të anojë herë në një
krah e herë në krahun tjetër. Por
kryesorja është se ky vdes për fe. Ky
vdes për Perandorinë Osmane.
Kështu,
krejt rastësisht, duke hulumtuar në internet më ra në sy ky shkrim i gjatë i “prof.” Krasniqit. U bëra
kureshtar dhe e lexova me një frymë. Të them të drejtën titulli më ngacmoj të
mësoj se kush qenkan këta “veprimtarë
islamë” që paskan kontribuar në kauzën kombëtare?
Lexo
e lexo hiç. Dhe shkrimi filloi të më
dilte, mu si dredhëza e Nasradinit. E
dini punën e dredhëzës Nastradinit, që në pamje dukej e madhe, po në realitet
doli krejt e vogël. Kështu edhe “profesori” në fillim ishte marrë krejt me
çështje të tjera, e tek shumë më vonë doli “dredhëza”. Fillimi i përkiste
historisë se kur paskan ardhur osmanët
në Ballkan, kë e kishin gjetur aty dhe
se si shqiptarët kishin kaluar në fenë islame! Dhe tani në rolin e një
hulumtuesi shkencor thotë: ”Sipas rezultateve
të padiskutueshme të historianëve...një pjesë e tyre shqiptarë (po emra nuk ka)
por edhe atyre evropianë, të cilët edhe janë korrekt (nga kjo nënkuptohet se
historianët evropianë qenkan korrekt !, kurse këta shqiptarë e di
Milazimi) dihet qartë se viset
shqiptare, veçanërisht Kosova, Maqedonia kanë qenë nën juridiksionin e Mbretërisë
serbe” . Dhe vazhdon.
Në
shekullin XIV në Kosovë thotë “profesori” kishte një numër të vogël
shqiptarësh, sepse pjesa më e madhe ishin bërë (asimiluar) serbë. Ai, kur e
përmend këtë mbështetet në librin e Noel Malcolmit “Kosova – një histori e
shkurtër”. Por unë e kam lexuar këtë libër dhe në asnjë vend nuk thuhet se në shekullin e XIV në Kosovë kishte një numër
të vogël shqiptarësh. Nuk di nga i paska marrë autori këto “të dhëna”? Në
regjistrat e defterëve turk të kësaj kohe përmenden se Kosova kishte 250 mijë
deri në 400 mijë banorë, po se a ka pasur ma shumë serbë a shqiptarë nuk
thuhet.
Nga
historiografia shqiptare dihet se në Luftën e Kosovës, që u zhvillua më 20
qershor të vitit 1389, ka marrë pjesë Perandoria Osmane në një anë dhe në anën
tjetër koalicioni Ballkanik, që, përveç Serbisë, me në krye Car Llazarin, kanë
marrë pjesë edhe boshnjakët të udhëhequr
nga Vlatko Vukoviqi. Nga shqiptarët kanë marrë pjesë Balshajt dhe Muzakajt.
Millosh Kopiliqi, i cili e vrau sulltan Muratin (që serbët ia ndërruan mbiemrin
në Obiliqi) historia e thotë se ishte shqiptar. Vetëm Milazim
“profesori” thotë ndryshe. Ai thotë: “Ata që kanë luftuar, siç është Millosh
Obiliqi e disa të tjerë, për të cilët thuhet(!) se kanë pasur prejardhje
shqiptare, në fakt kanë qenë pjesë integrale e ushtrisë serbe...” Pra ai thotë
se Millosh Kopiliqi është serb! Çka të thuhet tjetër për këtë “historian”?
Tashi
vjen margaritari tjetër i Milazimit! Lexojeni me kujdes ju lutem! “ Gjendja e
shqiptarëve ka qenë e tillë, prandaj ardhja e osmanëve në Kosovë dhe në viset
shqiptare, nuk ka nënkuptuar robërimin e shqiptarëve, por zëvendësimin e një
robërie shfarosëse !?(fjalën e ka për mbretërinë serbe)) me një sundim që ka
qenë shumë i butë !?(me Perandorinë Osmane), dhe me një Perandori që ka sjellë
mesazhin hyjnor të islamit, i cili ka qenë shpëtimtar jo vetëm për shqiptarët,
por edhe për botën(!?), sepse islami është thirrja e fundit, thirrja më
universale dhe thirrja më komplete, që është dërguar nga Mëshiruesi si mëshirë
dhe si shpëtim për mbarë njerëzimin”! Po ta kishte thënë kështu ndonjë
injorant, pra pa shkollë dhe pa edukim të lartë edhe do të mund të justifikohej
disi, por ta thotë një “intelektual” , një “profesor universiteti” kjo nuk
kapërdihet.
Po
more “profesor” a nuk je në dijeni se çfarë masakra ka bërë edhe Perandoria mbi shqiptarët bre?
Kujtoji pak sa gjak shqiptari është derdhur nga sundimtarët “të butë” për t’i shtruar ata. Kujtoji luftërat më të përgjakshme që i
ka bërë mu kjo Perandori kundër shqiptarëve.
Nëse
Perandoria Otomane paska qenë “e butë” dhe shqiptarët e paskan pranuar me
“dëshirë” sundimin e saj, si u bë që kjo
Perandori të gjithë popujve që i pat nën pushtim e vet (si
serbëve, bullgarëve, grekëve) tua njeh edhe pavarësinë, e shqiptarëve
nuk u dha as edhe një shkollë. Ky qenka “sundim i butë”. Mos paskan ardhur
otomanët për t’i poshtuar viset tona me lule në duar apo ma shpata e topa e
gjyle e zjarr? Më trego! Mos fol dokrra!
Po
shqiptarët nuk e duruan asnjë regjim të huaj. Gjithnjë kanë luftuar
kundër secilit pushtues, pra edhe kundër Perandorisë. Duke e parë shqiptarët se
nuk do të kishin ndihmë nga askush, më vitin 1878, ata u mobilizuan ta zgjidhnin fatin me forcat
e veta. Kjo ndodhi pikërisht para se të mbahej Kongresi i Berlinit,
kur u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Porta, le që nuk i përkrahu kërkesat e
shqiptarëve, përkundrazi ajo “e buta”, pas dy vjetësh e shoi Lidhjen me dhunë.
Milazim
“profesori”, më tutje shprehet: “Në
shekujt XVII dhe XVIII kemi një lulëzim të kulturës islame brenda trojeve
shqiptare dhe pikërisht këtu fillon edhe periudha e veprimtarëve islamë (kush
janë?), të cilët filluan të krijojnë edhe vlera artistike, politike si dhe
vlera kombëtare, brenda komunitetit shqiptar( ?), të cilat , siç do të shohim ,
kanë qenë vendimtare për krijimin e identitetit
shqiptar, për krijimin e projektit për kombin shqiptar dhe për krijimin
e shtetit shqiptar” . Ja kjo është fjalia e “profesor” Milazimit. Kjo fjali po
të ishte shkruar nga një nxënës i shkollës mesme, ndoshta do të justifikohej disi, po të shkruhej nga
ai që rreh gjoks se “është ekspert i letërsisë” , se është akademik është e pa
kuptueshme.
Po
ai nuk e lë me kaq. Milazimi duke e
futur në funksion fantazinë e tij shumë të frytshme, nis tash të shpik falsifikatorët
e tij (as për këta nuk ka asnjë emër as mbiemër, por sipas tij ata janë rreth
tij!) dhe thotë: “Por, falsifikatorët
kanë arritur që edhe këto gjëra t’i fshehin, t’i minimizojnë dhe t’i injorojnë,
siç ka ndodhur për një periudhë shumë të gjatë”
Nostalgjinë
për Perandorinë Otomane Milazimi e
shpreh kështu: “Në shekullin e XVII-të (duhet: shekulli XVII) në një pjesë të
Shqipërisë kemi lulëzim të madh ekonomik në qytetet shqiptare dhe ky lulëzim
ekonomik ishte bërë falë ekspansionit ( duhet: zgjerimit), e cila fitonte
vazhdimisht territore, fitonte vazhdimisht prona dhe ishte në gjendje që
t’u krijonte shtetasve të vet mirëqenie
ekonomike “( Por jo edhe shqiptarëve për të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre!?).
Qe se si lumturohet Milazimi për
Perandorinë, e cila elementin themelor të emancipimit, pra të shkollimit të
gjuhën shqipe e ndalonte. Po kjo qasje për një “intelektual” të shitur te turku
është gjë normale. Pastaj “profa” i
përmend Beratin, i cili, sipas tij, në këtë kohë kishte “më shumë se 30
medrese, dhjetëra xhami- mesxhide, shkolla letrare” dhe s’ka faj që i mbetet
merak se “ato shkolla nuk i kemi as sot
aq tamam” , përfundon ai! Pra sipas “profes” ato shkolla paskan qenë më të mira se këto të
sotme!
Milazimi
në vazhdim shkruan për Elbasanin si qendër kulturore, dhe shton: “ Elbasani në
këtë kohë quhej “qytet i poezisë” dhe ku kishte shkolla letrare, debate
letrare(!), ku zhvillohej poezia shqipe, kultura shqipe në gjuhë shqipe, por që
shkruhej me alfabet arab”.por ankohet
se: “Tash falsifikatorët e historisë shqiptare duan që krejt këto t’i
fshehin vetëm për një arsye: për faktin
se ato janë shkruar me alfabet arab”.
Për
Milazimin, kam përshtypjen, se edhe sot ai është gati ta ndërroi alfabetin që e
kemi, pra alfabetin latin, me alfabetin arab! Po si mund të pajtohet ore
që gjuha shqipe të shkruhet me alfabet
arab? Është absurde të mendohet se gjuha shqipe do të mund të shkruhej me
alfabet arab “profë”! Paj “profë” hurmat e shkretëtirës nuk bëhen kurrë në
tokën shqiptare! E pse bejtexhinjtë , në atë kohë, kanë shkruar me këtë
alfabet, e kanë bërë prej zorit “profë”! Po lëri kulturat dhe alfabetet arabe në vendin e vet! Bejtexhinjtë si Nezim Frakulla, Hasan Zuko Kamberi, Muhamet
Kyçyku e ndonjë tjetër kanë shkruar me alfabetin të cilin e kanë pasur në
dispozicion.
Mashtrimi
i radhës dhe demagogjia e “profës” është kur i përmend Rilindasit edhe atë nën
sintagmën VEPRIMTARËT ISLAMË. Ata që i
kategorizon si “islamë”, nuk janë islamë. Ata janë shqiptar, pavarësisht se
çfarë pushtuesi kanë pasur. Tjetër është substanca tjetër është forma. Tjetër
është kombi tjetër është feja, apo jo?
Duhet ta kuptosh se e vetmja fe perandorake është feja islame që nuk është
reformuar kurrë. Ka mbetur ajo e para
16 shekujve, kur themeluesit e saj kanë
jetuar nëpër shpella. Fetë e tjera abrahamike jahudizmi, ortodoksizmi,
katolicizmi janë reformuar para pesë
shekujve. Kjo ndodhi më vitin 1517 nga Martin Luteri. Ti si “profesor”
duhet ta dish këtë. Kjo reformë bëri
kthesë të madhe tek të gjitha
religjionet. Pa i llogaritur ceremonitë fetare, secili popull kishte të drejtë të falej(të lutej) në gjuhën
e vet amtare. Pse feja islame nuk u reformua?
Apo, ndoshta se “fjalët e zotit” nuk po u përkthyekan!
Nostalgjia
për Perandorinë Osmane i kthehet prapë Milazimit. Atij i vjen keq që
Perandorisë i kishte hasur sharra në gozhdë kur
më vitin 1683 e kishte rrethuar Vienën, e që nuk arriti ta pushtonte!.
Prej asaj kohe filloi kriza e osmanëve! Po tani, Milazimi, si magjistar, apo si
evlia që është, me një abrakadabra e
gjen shkaktarin dhe thotë: ”Në atë kohë sulltan Sulejmani, një ndër sulltanët
më të mëdhenj, ishte një njeri që mbi dashurinë
ndaj islamit, kishte dashurinë ndaj një gruaje ruse, e cila ishte në
haremin e tij dhe e cila me mbrapshtitë e saj kishte arritur ta bindte
sulltanin që ta vriste djalin dhe gruan e vet (duhet gruan e tij) legjitime
bashkë me kryeministrin. Prandaj ndëshkimi prej zotit (pse e paska vra djalin
dhe gruan e tij , si dhe kryeministrin, nuk i paska shkuar mirë përhapja e
islamit!) vjen atëherë kur bëhen padrejtësi dhe punë të mbrapshta. Kështu që
edhe disfata e Vjenës është një farë fature për devijimin që kishin filluar të
bënin sulltanët në bazë të qejfeve të tyre dhe kënaqësive tokësore, në dëm të
islamit.” E shihni pra Milazimi nuk vetëm “profesor” por edhe evlia!
Po
Milazimi vazhdon e nuk ndalet, se, siç u pa, i pëlqen shumë Perandoria. Bile
kur flet për pashallëqet e mëdha të Shkodrës dhe të Janinës, përdor fjali shumë
interesante, që veç Milazimi di kështu:
“ Ndërtimi (duhet: krijimi, formimi) i këtyre pashallëqeve filloi të
krijonte njëfarë administrate lokale, dhe filloi (këtu nuk dihet vënë presje)
të ndërtonte disa interesa (interesat nuk ndërtohen) lokale që lidhen me fatet
e njerëzve në lokalitetet në të cilat jetonin. Kështu që nga disa pikëpamje
(nga pikëpamjet nuk ndërtohet asgjë s.I.) brenda këtyre pashallëqeve filloi të
ndërtohej -një strukturë e veprimtarëve dhe dijetarëve islamë që punonin për
administratën dhe për ndërtimin e një identiteti (identiteti nuk ndërtohet por
formohet). Çka mund të thuhet për fjalitë e përdorura? Ky nivel i shkrimit për një “profesor” të
universitetit është turp.
Rilindasit
shqiptarë NaimFrashëri, Sami Frashëri, Ismail Qemali, Hoxha Tasini etj. ndikuan
shumë në nxitjen e ndjenjës kombëtare dhe patriotike të shqiptarëve. Por
Milazim “profesori” të gjithë këta shkrimtarë, poetë, diplomatë që po punonin
për çështjen shqiptare nuk i quan “shqiptarë”, por “myslimanë”. Dhe ja fjalia e tij: “...Falë
organizimit të këtyre myslimanëve u arrit që të ruhej një ide kombëtare dhe të
ndërkombëtarizohej çështja shqiptare” (Jo të këtyre myslimanëve, për të këtyre
shqiptarëve zotëri S.I.)!
Milazimi
si fundamentalist fetar përpiqet të shitet si patriot. Fundamentalizmi dhe
hipokrizia e tij duket qartë në një konstatim si ky: “Pa dyshim se në lëvizjen
nacionale kanë dhënë kontributet e veta edhe pjesëtarët e komuniteteve të
tjera, katolikët dhe ortodoksët”. Ky i shesh, si shqiptarët e besimit katolik,
po ashtu edhe ata ortodoks, si komunitete, sikur të ishin këta të ndonjë përkatësie tjetër kombëtare e jo si
shqiptar! Ç’është puna jote kështu pse
ke urrejtje për shqiptarët e besimit katolik dhe të atij ortodoks? Ata janë
vëllezërit tanë Milazim.
“...Por
ne jemi të pa kënaqur- vazhdon ai- me faktin se kontributet e tyre (fjala është
për shqiptarët katolikë dhe ata ortodoksë!) zmadhohen dhe ekzagjerohet, ndërsa
kontributet që kanë dhënë myslimanët ( shqiptarët e besimit mysliman)
minimizohen, injorohen dhe shumë herë edhe fshihen. Prandaj kjo nuk i
kontribuon as harmonisë kombëtare”
Kur
flet “profa” për intervenimin e NATO-s në Kosovë thotë: “Por vetë fakti i
intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, në vitin 1999 tregon se kjo Evropë e ka ndier nevojën që të ndihmojë një
popullsi shqiptare, e cila është myslimane me shumicë absolute...”
Jo
nuk është ashtu Milazim! Ku e di ti se shumica e shqiptarëve të skosovës janë
myslimanë? Nga e more vesh ti këtë, apo në bazë të çfarë regjistrimi po flet?
Nuk janë shumica e shqiptarëve në Kosovë myslimane. Pse e them këtë është se
kurrë nuk është bërë regjistrimi i popullsisë, që përfshin edhe përkatësinë
fetare. Kur të bëhet regjistrimi duhet
të pyetet secili banor i Kosovës edhe se çfarë religjioni ose feje ka, e vetëm
atëherë del pasqyra e saktë, jo kështu me shabllon. Unë për vete nuk jam
mysliman dhe, po të bëhej sot regjistrimi i popullsisë së Kosovës jam i bindur
që kështu si unë do të deklarohen edhe nja 60 për qind të tjerë, duke të
përjashtuar ty!
Kur
flet për shkollat tona thotë: “Me të vërtetë njeriu dëshpërohet për shkallën e
madhe të falsifikimeve që janë bërë në këto programe shkollore. Për
shembull në librat e lekturave shkollore, që u jepen fëmijëve tanë...mësohen
“Meshari” i Gjon Buzukut, “Çeta e profetëve” e Pjetër Bogdanit, ose “Gjella e Shën-Mërisë së Virgjër”, e Jul
Varibobës. Unë jam specialist i letërsisë, jam filolog, dhe mund të garantoj,
duke e ftuar madje edhe në polemikë publike cilindo që mendon se nuk është
ashtu siç po them unë, se “Meshari” i
Gjon Buzukut nuk është vepër letrare dhe nuk ka lidhje me letërsinë. Ajo është
shkruar si letërsi, por është vepër fetare dhe në të vërtetë, nuk është vepër
origjinale, por vepër e përkthyer” .
Ndërsa fëmijët tanë i konsumojnë
veprat e tilla si letërsi, dhe përmes tyre, në fakt, u injektohen dy gjëra:
çoroditja e identitetit, sepse fëmija në klasën e tetë ose të nëntë , mëson për
kristianizmin(!), atij i çoroditet identiteti, meqë është në fazën e formimit.
E njëjta gjë bëhet edhe me veprat e tjera që janë letrare, por që janë
krejtësisht me kristiane, ( po ti the pak më lart se “Meshari” nuk është vepër
letrare! Ç’u bë tash?) siç është për shembull “Juda Makabe” e Gjergj Fishtës. Unë
e kam lexuar me kënaqësi,(tani “profesori
është më tolerant) sepse jam
specialist i letërsisë, por ai nuk është libër për ta lexuar nxënësi në klasën
e nëntë, ose në klasën e dytë të shkollës së mesme, sepse nxënësi nuk di të
dallojë vlerën estetike prej vlerës religjioze në letërsi”
Po
ti “ Profë” i çove në qiell veprat e Bjtexhijve dhe të Rilindasve. Edhe ata kanë shkruar vepra dhe poezi me
përmbajtje fetare. Ja disa: Nazim Frakulla “Divani” poezi me përmbajt fetare
dhe filozofike, Hasan Zuko Kamberi , poezi fetare e satirike, Muhamet Kyçyku,
Erveheja – poemë me temë fetare morale, Sulejman Naibi, Poezi fetare dhe
didaktike, Naim Frashëri , Qerbelaja, vepër fetare islame, Fletore e
bektashinjve, filozofi dhe besim bektashi, Shahin Kolonja etj.
Kjo
që po thua ti është punë me dy standarde!
Në njërën anë edhe pse kanë përmbajtje fetare thua se janë të mira
(Bejtexhinjgte dhe Rilindasit që i përmenda më lart, e që i ke përmendur edhe
ti), kurse në anën tjetër thua se nuk bën të lexohen ato letërsi se janë fetare
(Buzuku, Budi, Matgrënga etj) sepse fëmijëve po iu “çoroditka” identiteti!
Hajde Milazim, hajde!
Të
them se me këto çka lexova nga ti jam shumë i habitur! Të shkruhet me këtë
urrejtje për krishterimin nuk më ka bë vaki të njoh njeri tjetër, aq më keq për
një njeri që e mban vetën për intelektual profesor universiteti madje edhe
“akademik”.
Po
ti Milazim duhet ta dish historinë tënde
bre? E di sigurisht që 5-6 gjenerata më
herët krejt baballarët tanë gjyshër dhe stërgjyshër kanë qenë të krishterë. Të
krishterë kanë qenë edhe ata gjyshërit e tu! E çfarë do të thuash tash?
Dhe,
në fund, qershia mbi tortë e Milazimit është kjo:” Unë po përmend në fund edhe
një thënie të Omerit... Ai ka thënë se islami na ngriti në lartësi, jashtë
islamit jemi asgjë”. Unë them se islami na ka ndarë prej botës moderne. Islami
është religjioni më i prapambetur. Për
ditë në botë ekstremizmi islam është në lajmet e para të mediave evropiane e
botërore. Në emër të zotit dalin dhe bëjnë masakra. Pra as Omeri, as ti nuk e keni mirë. Omeri sigurisht ka shkuar në
atë botë, por ti ke mbetur në këtë planet veç për të zeza!
Megjithatë
ke edhe pak kohë të reflektosh dhe të mendosh ndryshe për islamin.
Deri
tani besoj se t’i kam thënë krejt çka kam pasur t’i them. Edhe një fjali më
duhet ta kontestoj “profë”. Ti the se
popujt janë produkt i zotit, kurse unë dua ta ndërroj pak këtë fjali: Zoti është produkt i popujve! Pra njeriu e
krijoi zotin, e jo zoti njeriun!









