Mendime
Florim Zeqa: Kandidoj për Kryetar të LDK-së
E premte, 02.01.2026, 06:57 PM
Florim Zeqa:
-Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
-Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë
-Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë
-Elektoratit besnik të LDK-së Rugoviane
Kërkesë:
I shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për
rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie
pushteti apo privilegji politik, e paraqes publikisht dhe zyrtarisht
kandidaturen time për:
Kryetar të LDK-së
Arsyetim:
Duke e parë katandisjen
e partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të
LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedgje, unë Florim Zeqa me një
veprimtari 36 vjeçare në shërbim të LDK-së, si anëtarë dhe drejtues i
strukturave partiake përgjatë viteve të '90-ta (Nënkryetar i Degës së Forumit
Rinor të LDK-së në Klinë) dhe mbështetës i fuqishëm i filozofisë politike
Rugoviane edhe nga largësia në emigrim, jam i gatshëm që ta marrë përgjegjësinë
e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por,
për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.
Për këtë e kam dijen
dhe guximin intelektual, aftësitë unifikuese, tolerancën dhe bashkëpunimin me
të gjithë që ia duan të mirën LDK-së.
Zotohem para jush se
do të punoj me nder dhe përkushtim për LDK-në dhe me dashuri për vendin dhe
qytetarët, duke ju garantuar që nga tani e deri në zgjedhjet eventuale të
jashtëzakonshme në qershorin e këtij viti, LDK-në do ta kthejë në vendin e
dytë, kurse në zgjedhjet e rregullta parlamentare pas katër viteve, LDK-në do
ta bëjë 'Zonje' të skenës politike kosovare, duke e rikthyer aty ku na e la
lideri historik Ibrahim Rugova.
Ky nuk është vetëm
premtim dhe deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e
elektoratit Rugovian të LDK-së.
Nuk është koha për të
identifikuar shkaqe dhe pasoja që na sollën deri në këtë gjendje, e më së paku
t'i permendim fajtorët, për arsye së të gjitha na janë të njohura.
Tani kemi nevojë për
lidership të ri dhe unitet veprues në konsolidimin e plotë të strukturave të
LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.
Kjo që ofrojë unë nuk
është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes
Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri
shkronjave të arta-LDK.
Na priftë e mbara!
Me dashuri dhe
respekt: Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK- së.
Orsago (TV-Itali),
02.01.2026
Biografia e kandidatit per Kryetar te LDK-se, Florim Zeqa
U lind me 30 gusht të
vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen
në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
Me 11 mars 1982, në
përvjetorin e demostratave të vitit 1981, arrestohet nga forcat policore serbe
në Mitrovicë.
Në fillim të vitit
1990 e fillon aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fillimisht
si anëtarë, e më pas anëtarë kryesie dhe nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të
LDK-së në Klinë.
Në kohën kur regjimi
pushtues serb sulmoi arsimin shqip, si dhe duke i larguar nxënësit shqiptarë
nga objektet shkollore, Florim Zeqa emërohet kryetar i Komisionit "Ndihmë
me kuadro" për arsimin shqip në komunën e Klinës.
Poashtu, ishte një
ndër organizatorët e protestave 1989/90. Bashkërezistues në mosndryshimin e
emrave të shkolles fillore "Azem Bejta" në Grabanicë dhe të QAMO-s
"Luigj Gurakuqi" ne Klinë.
Ishte anëtar i
strukturave rezistuese, kundër pushtuesit serb, në nivel të B.L të Grabanicës.
Punoi si mësimdhënës
në shkollën fillore "Azem Bejta" në Grabanicë.
Edhe në emigrim,
Florim Zeqa vazhdon veprimtarinë atdhetare në organizimin e mërgatës shqiptare
në Itali duke u vënë në ballë të shumë nismave e aksioneve humanitare për
Kosovë, si:
- Iniciator i
Peticionit kundër ish- ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Lamberto Dini
në prill të vitit 1998,
- Iniciator i parë
për ndihma financiare në Kosovë,
- Pjesëmarrës i shumë
aksioneve humanitare në ndihmë të popullatës së Kosovës gjatë luftës në Kosovë,
- Donator aktiv për
disa vite rresht i 3 % dhe i maksi fondit fondit të Qeverisë së Republikës të
Kosovës në perëndim (1000 DM),
Florim Zeqa ishte
përfaqësues i të huajve për 8 komuna në "La Rete Interistiuzionale",
në rajonin e tij ku banon, një organizatë që merret me organizimin dhe
mbarëvajtjen e nxënësve të huaj në shkollat italiane.
Pastaj, pjesëmarrës
në shumë ekspozita multietnike, e, që Kosovën e ka përfaqësuar me dinjitet të
madh me vlerat e saja etnike.
-Ishte iniciator për
krijimin e Lidhjes së Shqiptarëve të Kosovës, e cila kishte për qëllim
unifikimin e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në provincën e Trevisos, por edhe
në nivel regjional e më gjërë.
-Iniciativa e fundit
ishte themelimi i paraleles së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto
(TV-Itali).
Florim Zeqa në
shtatorin e vitit 2024 ishte asistues në themelimin e tri prej katër Nëndegëve
të LDK-së në Itali.
Florim Zeqa krahas
aktiviteteve dhe veprimtarisë atdhetare në mërgatë, merret edhe me gazetari dhe
publicistikë.
Deri më tani i ka mbi
3 mijë shkrime autoriale të botuara në të përditshmet tona si dhe me dhjetra
shkrime në gazetat italiane.
Përveq gazetarisë dhe
publicistikës, Florim Zeqa merret edhe me krijimtari letrare, ku deri më tani i
ka 10 libra të botuar, njërin prej tyre edhe në gjuhën italiane. Një libër e ka
në fazën e botimit dhe dy të tjerë në përgatitje e sipër.
Florim Zeqa, 02.01.2026










