Mendime
Aleks Kapllaj: Forumi "Ura Ekonomike" i mbajtur në Romë ishte takimi i suksesit të sipërmarrësëve shqiptarë!
E premte, 02.01.2026, 06:58 PM

Forumi "Ura Ekonomike" i mbajtur në Romë ishte takimi i suksesit të sipërmarrësëve shqiptarë!
Nga Aleks Kapllaj
Pak ditë më parë u
mbajt në Romë, Forumi Ekonomik ndërkombëtar shqiptar "Ura Ekonomike",
i organizuar nga RIDA (RRSDSH Rrjeti i Sipërmarrjes së Diasporës Shqiptare) në
Itali.
Sipërmarrës nga
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, rajonet e Italisë
dhe nga shumë vende të Evropës kudo ku jetojnë dhe e kanë aktivitetin e tyre
sipërmarrësit shqiptar ishin prezent në këtë event të rëndësishëm.
Gjithashtu morën
pjesë në këtë Forum të gjitha degët e Rrjetit Global të Biznesit Shqiptar
(Albanian Global Diaspora Business Network), që nga Australia e deri në
Mbretërinë e Bashkuar, nga Turqia deri në Finlandë, nga Greqia në Norvegji, nga
Gjermania, Zvicra, Belgjika, Franca e shumë vende të tjera evropiane.
Përshendetën forumin
përfaqësues të istitucioneve italiane e shqiptare e kosovare ku na nderoi me
pjesmarrjen e saj edhe ambasadorja e Kosovës në Romë shkelqësia e saj Dr. Nita
Shala.
Punimet e Forumit u
hapën nga Presidenti i RIDA-s Dr. Vat Marashi i cili përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit
dhe u bëri thirrje të shprehin forcën e tyre me krijimin e rrjeteve të reja të
bashkëpunimit me sipërmarrës të ri me qëllimin kontributin dhe zhvillimin
ekonomik të bisneseve të tyre, por edhe të vendit tonë të origjinës ashtu edhe
të vendit ku jetojmë e punojmë me dekada e që është shndërruar vendi ynë i
dytë.
Përshëndeti
gjithashtu Forumin "Ura Ekonomike" të Romës edhe presidenti i Rrjetit
të Sipërmarrësve të Diasporës Shqiptare në botë (Albanian Global Diaspora
Business Network) z. Omer Nura. Njëkohësisht përshendetën Forumin edhe
presidentët e degëve të sipërmarrësëve shqiptarë të vendeve të tjera evropiane.
Suksesi i Forumit
ishte mesazhi i bashkëpunimit dhe vullneti i të gjithë sipërmarrësëve për të
gjetur forma, strategji dhe projekte të përbashkëta për të rritur bizneset dhe
për gjetur partneritete dhe mundësi të reja.
Në sesionin e Forumit
dedikuar B2B (Business to Business) shumë sipërmarrës shqiptarë të ardhur nga
trevat shqiptare, nga të gjitha rajonet italiane edhe ato të arbëreshëve dhe
nga vendet evropiane ku ekzistojnë degët e Sipërmarrjes shqiptare ( Albanian
Global Diaspora Business Network) u krijuan kontakte dhe lidhje të reja për të
punuar së bashku në të ardhmen me qëllim rritjen e bisneseve të tyre.
Grupet Musta dhe
Pilavi, me aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, prezantuan sukseset e tyre
me vizione të qëndrueshme dhe kapacitete rritjeje të vazhdueshme të gatshme të
bashkëpunojnë me kompanitë e tjera italo-shqiptare dhe ato ndërkombëtare kudo
që ata zhvillojnë aktivitetin, duke treguar se suksesi është objektiv realist
kur pikërisht rruga për t'a arritur atë është pjesë e tij.
Nga pothuajse 50 000
sipërmarrës shqiptarë që janë në Itali, që e zhvillojnë aktivitetin e tyre me
sukses ka nga ata histori suksesi që ikën nga Shqipëria me gomone dhe sot
faturojnë deri në 300 milionë euro.













