E marte, 30.12.2025, 09:49 PM (GMT)

Mendime

Lëvizja për Rikthim: Mbi thirrjet publike për dhunë dhe përpjekjet për ta përmbysur përgjegjësinë

E marte, 30.12.2025, 06:57 PM


Mbi thirrjet publike për dhunë dhe përpjekjet për ta përmbysur përgjegjësinë

Nga Lëvizja për Rikthim

Lëvizja për Rikthim e konsideron të domosdoshme të reagojë publikisht sa i përket një keqinterpretimi serioz dhe të rrezikshëm që disa protagonistë të neutralitetit deklarativ po e qarkullojnë në opinionin tonë publik, e i cili ka të bëjë me thirrjet për dhunë në emër të çështjeve fetare dhe gjeopolitike.

1. Thirrja për dhunë ka ardhur nga akademik Milazim Krasniqi, e jo asnjëherë nga OJQ Lëvizja për Rikthim

Në shkrimin e tij publik, Milazim Krasniqi ka artikuluar thirrje të drejtpërdrejta për mobilizim, sakrificë dhe angazhim militant kundër qëndrimeve tona si OJQ, duke e veshur thirrjen dhe apelin e tij me gjuhë fetare dhe morale.

Këto qëndrime të Milazim Krasniqit përbëjnë thirrje për dhunë politike me petk fetar, instrumentalizim të ndjenjës fetare të të rinjve shqiptarë, si dhe shkelje të parimeve të shtetit laik dhe të përgjegjësisë akademike.

Prandaj, çdo tentativë për ta zhvendosur këtë përgjegjësi mbi Lëvizjen për Rikthim është manipulim i qëllimshëm i fakteve.

2. Lëvizja për Rikthim ka refuzuar qartë çdo thirrje për luftë

Qëndrimi ynë si OJQ ka qenë dhe mbetet i pandryshuar: JO dërgimit të rinisë shqiptare në luftëra të huaja, JO mobilizimit fetar për konflikte gjeopolitike, si dhe një JO të vendosur kundër përdorimit të fesë si mjet rekrutimi dhe radikalizimi.

Ne kemi refuzuar me ngulm që Gaza, Lindja e Mesme apo çfarëdo konflikti tjetër të përdoret për ta djegur e sakrifikuar rininë shqiptare në altarin e ideologjive që nuk kanë asnjë lidhje me interesin kombëtar shqiptar.

Ky është qëndrim paqësor, laik, i palëkundur dhe thellësisht kombëtar i Lëvizjes për Rikthim.

3. Kritika jonë ndaj islamit politik nuk është thirrje për dhunë, por akt i mbrojtjes kombëtare, sepse për ne si OJQ, është e papranueshme që thirrjet reale për dhunë të relativizohen, ndërsa kritika qytetare ndaj islamit politik të kriminalizohet.

Islami politik e ka dëshmuar kudo që i është dhënë mundësia për promovim e mobilizimin, se ai e legjitimon dhunën si “detyrë morale”, si dhe që kërkon rekrutimin të skajshëm emocional të të rinjve.

Lëvizja për Rikthim e demaskon këtë ideologji, sepse ajo e refuzon kategorikisht dhunën, si dhe e mbron zyrtarisht e me përgjegjësi të madhe rininë shqiptare nga radikalizimi. Thirrja e Lëvizjes për pagëzim, është shprehja më e lartë e vlerësimit dhe dashurisë që ajo e posedon për popullin shqiptar.

Për rrjedhojë, barazimi i këtyre dy pozicioneve është skajshmërisht i padrejtë, skajshmërisht i rrezikshëm dhe skajshmërisht i pandershëm në aspektin intelektual.

4. Përgjegjësia akademike nuk lejon thirrje për luftë

Një akademik ka përgjegjësi të veçantë publike, por atëherë kur ai thërret për angazhim militant islamik dhe e romantizon dhunën, ose e paraqet luftën islamike si obligim moral, atëherë ai e ka tejkaluar rolin akademik dhe ka hyrë në vorbullën e propagandës ideologjike të islamit politik.

Kjo e vërtetë duhet thënë hapur, e jo assesi të relativizohet apo të anashkalohet për interesa të neutralitetit deklarativ.

PËRFUNDIM

Lëvizja për Rikthim nuk e nxitë dhunën, nuk ka nxitur pjesmarrje në luftëra të huaja, si dhe nuk e ka instrumentalizuar rininë shqiptare për interesa të veta.

Thirrjet për dhunë kanë ardhur nga zëra të tjerë, dhe ne i refuzojmë këto thirrje pa asnjë kompromis.

Ne si OJQ do të vazhdojmë ta mbrojmë rininë shqiptare, ta mbrojmë shtetin laik, si dhe ta demaskojmë çdo ideologji që kërkon gjak në emër të fesë.

JO dhunës.

JO luftërave të huaja.

PO iluminizmit dhe orientimit kombëtar.

Lëvizja për Rikthim

https://www.facebook.com/levizjaperrikthim



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx