Mendime
Gjergj – Bajram Kabashi: Një ndër rrëfimet e mija për mënyrën se si godet “UDB-ëja jonë”…!
E premte, 02.01.2026, 06:58 PM
Një ndër rrëfimet e mija për mënyrën se si godet “UDB-ëja jonë”…!
Nga
Gjergj – Bajram Kabashi
Nuk e dij se a keni menduar rreth një
fakti të hidhur, por fatkeqësisht të vërtetë, se burgosjet, arrestimet, vrasjet
dhe maltretimet e rënda ndaj të gjithë atyre që kanë luftuar për Liri, janë
bërë kryesisht prej shqiptarëve që kanë qenë pjesëtar të shërbimeve sekrete të
ish-Jugosllavisë, qofshin të shërbimeve ushtarake apo civile serbe.
Nuk ka asnjë periudhë kohore nën
pushtimin e Serbisë e ish-Jugosllavisë, ku shqiptarët që punonin për shërbimet
sekrete të atij tashmë ish – shteti të mos kenë bërë zullume, mbledhur të dhëna
e raportuar tek ish pushtuesi për shqiptarët që nuk pajtoheshin me pushtimin.
Nuk e kanë lajmëruar vetëm shoqërinë
e vet, por shoqërinë e tyre e ka lajmëruar “dikush” nga shokët e tyre…!
Ata që mund të kenë bërë ndonjë
shmangie nga shërbimi për këto orgaizime antishqiptare të policive sekrete
ish-Jugosllave, i ka pritur burgu.
Jo vetëm që Shqiptarët janë ndjekur,
rrahur e maltretuar në Atdhe, por edhe në Mërgatë, kudo që jetonin…!
Kjo ka ndodhur që nga koha e
pushtimit nga Serbia në vitin 1912 e deri në fillim të qershorit 1999.
Dhunë mizore, dëbime, shfarosje –
gjenocide…!
Sipas shumë të dhënave, pothuajse 600
mijë veta kanë kaluar në duartë e këtyre shërbimeve mizore-antishqiptare, (për
numrin e sakt të tyre le të përmirësohem nga të tjerët), që përpak e shfarosen
një popull autokton në vendin e vet.
Andaj duhet ta theksojmë vazhdimisht
se pa ndërhyrjen ushtarake të NATO-s dhe bombardimeve të caqeve ushtarake e
policore serbe, pothuaj tremujore ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, në pranverën e
vitit 1999, pushtimi i Serbisë përpak na pati qitë prej faqes së dheut.
Sigurisht ndër shqiptarët që kanë
punuar për ato shërbime, mund të ketë pasur njerëz të mirë, që me zemër si kanë
bërë shërbimet e kqija ndaj popullit të vet të pafajshëm, por kanë qenë të
detyruar nga eprorët e vërtetë të shërbimeve serbe – jugosllave, të bënin vetëm
keq për ta dëshmuar përkushtimin dhe lojalitetin ndaj shërbimeve pushtuese.
Dhe janë frikësuar prej njëri –
tjetrit…, se si gjarpërinj helmues që i kanë bërë me përpunime agjenturore e
frikësime , nuk e kanë ditë se cili gjarpër helmues mund t’i kafshoj, e cili
jo…!
Nuk e kanë marrë me mend se “a mund
të kafshohen” prej shokut të tij, apo prej shokut të shokut të tij !
____
“Shqiptarët po e burgosin vetvetën”,
thoshin dikur me cinizëm serbët
____
Prandaj, e them përmes këtij shkrimi,
sikurse në shkrimet e tjera, se, mu ashtu qysh e përsërisnin serbët me cinizëm
se “shqiptarët e kanë burgosur dhe rrahur vetvetën”, pasi që për shkak të
frikës që ua kishin shti deri në palcë, rrjetet tona të sigurisë kanë kryer
punë me vepra për Serbinë, Serbët dhe për interesat e tyre.
Kam shumë kujtime nga rrugët e gjata
të profesionit, se si fshanin rrugëve njerëzit e këtij shërbimi në Kosovë, të
vetëdijshëm se edhe kundër vullnetit të vet duhej të kryenin detyra e obligime
për pushtimin serbomadh, që rrogat nuk ua kanë dhënë për të shitë patriotizëm
shqiptar!
Edhe rrënimi i autonomisë është bërë
prej shqiptarëve të tillë, kryesisht politikanëve, që përdoreshin e hudheshin
prej serbëve kur su duheshin më. Paraprakisht kërkohej një shqiptar tjetër, më
i aftë, një tjetër “shqiptar më i ndershëm” për ta vra e shkatërrue vetvetën.
Shërbimin tonë sekret andaj mund të
thuhet se UDB e Serbisë e pati zbritë në kuptimin më të keq fjalës, që të merrej
vetëm “me punë të brendshme”, pra që të mendonte gjithë kohën për shantazhimin
e atij që ka menduar se din diçka apo “të flente” afër familjes shqiptare!
Ata në mënyrë të pashpjegueshme kanë
qenë të preokupuar dhe të angazhuar se si ta poshtëronin tjetrin, sidomos të
paparashikueshmin dhe të palexueshmin, se vet ata kanë qenë të poshtruar, të
shantazhuar dhe shkelur në fyt e shpirt prej UDB-ës së Serbisë !
Thjeshtë, i pati shndërruar vetëm në
njerëz që përdoreshin për qëllimet serbomëdha me apo pa dëshirën e tyre…!
Ajo që duhet ta shqetësoj secilin
prej nesh edhe sot, është ndërdija e ngulitur prej asaj kohe, nga mendja e keqe
se duhet bërë zullume të pandalshme ndaj vetvetës, e këtë sjellje mizore e kanë
përdorur ndaj vetvetës shqiptarët e udbizuar dhe të fanatizuar partiakisht,
njerëzit e ligj dhe të poshtër, që kanë menduar se gjithça NISET prej tyre, se
përpara tyre nuk kishte të kaluar e as të tashme të qëndresës ndaj pushtimit.
Ishte një mendësi kolonistësh…, si
ajo e serbëve dhe malaziasve të sjellë në Kosovë e viset shqiptare nga e
ashtuquajtura “Reforma Agrare”!
Nga koha kur Shqiptarët
myslimanizoheshin dhe dërgoheshin tek “vëllezërit e vet” në Turqi dhe në vend
të tyre, nga “Reforma Agrare”, silleshin serbë e malazias nga Serbia, Mali i
Zi, Hercegovina dhe serbë nga Lika e Kroacisë, për ta serbizuar Kosovën dhe
viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi.
Zullumit ndaj vetvetës ndërkaq i ka
shërbyer edhe padrejtësia e madhe, pothuaj e organizuar deri në imtësi, që ka
hy thellë në formimin “intelektual” të disa pseudoelitave të vendit.
____
“Bishti” i intelektualit…!
____
“Kur ti e çon bishtin pak”, del
tjetri dhe ta ngritë “bishtin” edhe më shumë, apo jo?
Prandaj, kjo që i ndodhi vendit mas
luftës, nuk mund të falet kurrë dhe asnjë mençurak nuk mund t’i thotë tjetrit
pafundësisht: “A ke fakte?”
Për cilat fakte mund ta kenë fjalën…?
Fakti jam une, jeta ime profesionale
dhe dëshmitë e mija të pandalshme, për shembull…!
Fakt i idhët mbetët varfërimi im i
qëllimshëm prej “UDB-ës sonë” dhe qëndresa dhe pamposhtja ime ka me mbetë në
raport me ligësinë dhe shpirtkeqësinë e saj !
Faktet shihen kahdo përreth nesh; në
rrugë, në synimin për ta ngatërruar shokun me shok, vëllain me vëlla dhe në
prishjen e raporteve me familjarët e afërt.
Aty, ku roli i fanatikut partiak dhe
njeriut të familjes UDB-ashe me gjuhën dhe qëllimet përçe e të kobshme, është
tepër i madh për të zi.
Roli i verbër i Familjes UDB-ashe, që
s’ka ditë asgjë për UDB-ashin e vet, edhe kur ai iu është paraqitur si
atdhetar…!
Në jetën tonë të munduar dhe të
ndjekur, ka me mbetë përjetësisht si vrragë dhe kujtim i keq roli gjakbamës i
tij/tyre…, se u ka mbetë si një ves i papërmirësuar nga kohnat UDB-she, kur e
ruanin se mos po flet kush keq për UDB-ashin e familjes së tyre, të shndërruar
në një lloj vëzhguesi a nuhatësi se a di kush ndonjëgjë për “UDB-ashin e
tyre!”, që duhej të shitej gjithnjë si patriotë shqiptarë!
Roli i keq dhe i kobshëm për “krime
të brendshme”, se ata, të gjithë ata pa asnjë përjashtim, veçanërisht ata që
kanë bërë zullume ndaj të burgosurve politik, por edhe disa që kanë qenë të
njohur për “sjellje të mira e të buta”, nuk kanë guxuar as që t’i
afroheshin njeriut të qëllimeve e synimeve serbomëdha…!
Ata si “lëndë të parë” e kanë pasur
të burgosurin politik shqiptar, që e quanin “enverist”, përmes të cilit kanë
mbijetuar…!
Pastaj, e keqja dhe e liga është
strehuar në krekosjen dhe mercenarizmin tonë të njohur.
Në veprimet e bashkëpunëtorëve –
tashmë të stërpatriotizuar të UDB-ës dhe në etjen e atyre që dyshohen për
krime, që të fshihen dhe të “krijojnë” imunitet pushteti, duke qenë pjesë
institucioneve!
____
Mendësia e UDB-ës i ka keqpërdorur
(dhe keqpërdorë) edhe njerëzit shpirtkqinj dhe të tjerët që mund të mendojnë se
“nuk janë të bukur”
____
Në veprimet e njerëzve nga familjet
UDB-ashe që kanë mundur të bënin vetëm keq e kurrë mirë dhe në keqpërdorimin e
njerëzve shpirtkqij dhe xheloz, që mendojnë “se nuk janë të bukur”, si dhe në
morinë e rrëfimeve dhe shpjegimeve të tjera…!
“Ne”, thjeshtë, në disa aspekte e
kemi vazhduar aty ku pas lirisë së vendit, është detyruar në masën më të madhe
të tërhiqej UDB-a!
Por, ajo nuk është tërhequr si
mendësi dhe si mbjellje antinjerëzore, pothuaj njëshekullore…!
Ajo është “ndër ne”, rrin e pa
shqetësuar dhe e qetë në padrejtësinë që i duhet, në fanatizmin partiak dhe
religjioz, si dhe “në urrejtjen tonë…”!
Nëse ka ende të tillë që s’duam t’i
shohim dhe vërtetojnë këto mendime, atëhere nuk është punë e imja, por e
tjetrit !
Nuk dua t’i shoh kurrë ata që u
përpoqën të ma nxinin jetën në fillim të punës në profesion, e as ata që si
kriminel të bashkuar u bënë bashkë nga 17 nëntori deri më 23 nëntor 2000, për
të ma paraqitë të kotë përpjekjen dhe angazhimin tim profesional.
Se, sipas tyre, duhej të isha një
lloj analfabeti dhe naivi, sikurse ata, që mua më mendonin si NAIV!
Por, e rithem vazhdimisht: Une i dua
të drejtat e mija që mi keni mohuar si “UDB e bashkuar!”.
Sidoqoftë, une nuk do ta harroj kurrë
goditjen mizore dhe përpjekjen për të ma poshtëruar e shkatërruar mundin e një
jete në profesion dhe faktin e hidhur se për shkak të idealizmit tim
profesional, “UDB- jonë” përpak ma shkatërroj familjen me varfërim…!
____
Këtë nuk do t’ia fali “UDB-ës sonë…”!
____
Janë disa gjëra në jetë që nuk duhet
të harrohen kurrë dhe atij “gazetari-intelektuali” që angazhohet dhe lejon të
mashtrohet nga shërbimet sekrete partiake, edhe nëse tash e kanë bërë ambasador
diku në botë, duhet t’ia shohim fytyrën, ose ata pa asnjë përjashtim duhet të
m’i kthejnë të drejtat e mija pa më detyruar që t’i shoh fare.
Se , thjeshtë, nuk kam qef me i pa…!
Pra, dëshira ime është që mos t’i
shoh kurrë ata, as afër e as larg, por
nëse mendojnë se mund të më ikin dhe ta mbulojnë me harresën e viteve që nuk
kthehen më, atë goditje UDB-ashe, gjithë atë terror dhe provokim ndaj njeriut
që është marrë me profesionin e gazetarisë – njësoj si atëhere, ashtu edhe sot,
e kan gabim dhe se që e kanë pasur gjithnjë gabim, do të kuptojnë në kohën e
duhur.
Në historinë e gazetarisë së këtij
kombi ka për t’u mbajtur në mend se “pleshtat e kohërave UDB-ashe”, nuk mund të
shtyhen me një “shkëmb që ecën” dhe që e zbulon krimin e tyre disa mijëra
kilometra largësi, pa i parë fare!
Personalisht une dua të jem “i vogël”
dhe i padukshëm, vetëm për kombin shqiptar, por jo edhe për kriminelët e
fëlliqt të këtij kombi.
Fakti se nuk kam folur deri tash
drejtpërdrejtë për ta, nuk është bërë për arsye të tjera, por se isha i zënë
dhe tepër i angazhuar me jetën që ma kishin rrënuar dhe me kumtin UDB-ash që ma
dhanë edhe pas ardhjes së Lirisë për vendin si dhe doja që të kallxoja me
librat e botuar për atë jetë të rrënuar dhe rrugët e veprat e mija në
profesion. Deri para disa vitesh më duhej të punoja edhe me nga dy punë në ditë
dhe njëherit ta mbaja portalin Drini, por tash që “kam kohë”, nëse nuk mi
kthejnë të drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, do t’u dalin probleme të mëdha
me mua.
Ata ose duhet të m’i kthejnë të
drejtat pa pasur nevojë që t’i shoh, ose duhet që ata që kanë mbetë gjallë, të
takohen me mue, gjë që nuk do ta dëshiroja!
Se kërkoj t’i takoj e debatojmë me ta
publikisht, përmes ndonjë studioje televizive që, sipas ecurive të deritashme,
nuk janë të interesuar të ma dhënë fjalën, por nëse do të më jipej mundësia që
të takohesha me ata që kanë mbetë gjallë, e them paraprakisht se “do
t’i bëjë për vitra Muslimane!”.
Se për ta kam qenë dhe mbetëm
thjeshtë i patejkaluar, se une jam formësuar rrugëve të mundimshme të profesionit,
duke kaluar e jetuar me vuajtjet dhe pësimet e shumëta të popullit shqiptar.
Prandaj, kot e keni nxitë (mashtruar)
elitën e një partie ndaj meje, se une “i kam parë” kur më provokonin UDB-qe,
përmes tyre…!
Në kuptimin profesional ata që kanë
lejuar të mashtroheshin, parasëgjithash kanë punë mua mua, ndërsa ata vet le të
kenë mundësi nëse guxojnë që të takohen dhe t’i akuzojnë ata që i kanë
mashtruar, duke iu paraqitur “si rugovistë të mëdhenj”!
____
Shantazhimi – një armë e vjetër që
“UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e Serbisë – Jugosllavisë
së asaj kohe
____
Sipas logjikës së tyre të mbrapsht
UDB-ashe, une tash do të duhej që të shantazhuarit rëndë të elitës së rrejshme
intelektuale të LDK-së, t’i nxisja kundër atyre që i kanë mashtruar, por e dij
që nuk mundem të bëjë gjë, se ata u shantazhuan rëndë dhe u vije turp dhe marre
që si bij të LDK-istëve të zgjuar, të mashtrohen prej tjetërkujt!
Ata që e kanë shantazhuar elitën e
rrejshme kulturore të LDK-së, e kanë trashëgim shantazhimin. Ata në atë kohë
janë munduar të më shantazhonin edhe mua dhe nuk kanë rreshtur nga përpjekjet
UDB-ashe shqipfolëse për shantazhimin tim edhe më tej, deri në ditën e sotshme.
Por, qysh u kam thënë: e kanë mund
dhe përpjekje të kotë, se une nuk ka asnjë mundësi të shantazhohem, edhe nëse
përpiqen të më shantazhojnë me vajza të reja apo “me mëshkuj” me emra vajzash !
Shantazhimi ka qenë dhe ka mbetë një
armë e vjetër që “UDB-ashi ynë” e ka shfrytëzuar sa punonte për UDB-ën e
Serbisë – Jugosllavisë së asaj kohe, por edhe më vonë.
LDK-istët e përzgjedhur janë
mashtruar prej tjetrit, që e kanë menduar me mendjemadhësinë e vet, më të
pazgjuar…!
E keqja dhe e shëmtuara është kjo:
Përdorimi i Gjuhës së Huaj nga ata që kanë dashur dhe kanë arritur ta
shndërronin elitën e rrejshme të LDK-së si një elitë jointelektuale, elitë të
prapambetur kulturalisht, që i mësyen të tjerët pa pasur asnjë fakt, thjeshtë
në një elitë rakoviqiste që e vret vetvetën dhe tjetrin!
____
“Rankoviqistët e luftës” dhe
“rankoviqisët e paqes”!
____
Qëllimi i rankoviqistëve “të luftës”
ka qenë që këtë elitë të shpifur intelektuale të “rankoviqistëve të paqes”, ta
armiqësonin me mua, por une nuk armiqësohem me ta…!
Se ata e këta personalisht “i dua shumë…!”,
ashti siç më kanë dashur edhe ata mua që më kanë konsideruar NAIV!
Me fshikullen e profesionit vazdhoj
t’i godas njësoj të gjithë: mashtruesit dhe të mashtruarit, gjithnjë derisa të
m’i kthejnë të drejtat që mi kanë mohuar si të ishin serbomëdhenjt e sotshëm të
jetës sonë!
Në këtë lojë të ndyrë ndër-UDB-ashe
që iu nënshtrova, kam vendosur që t’i kërkoj vetëm të drejtat e mija që mi kanë
mohuar këta kriminelë të bashkuar.
Ndërkaq, ata le të vazhdojnë edhe më
tej që të aktrojnë dhe shtiren se nuk dijnë asgjë për njëri-tjetrin edhe pas më
shumë se 25 vitesh, ndërsa une prej këtyre kriminelëve të bashkuar nuk kërkoj
gjë tjetër, pos të drejtat e mija që mi kanë mohur duke më përqeshur si
UDB-ash!
Faktikisht ata kanë lënë pas vepra të
rënda UDB-ashe, që Kosova e re nuk ka asnjë nevojë t’i fshehë, se i bije sikur
synon ta fshehë e mbuloj me harresë krimin e huaj…!
Se “Baraspesha e të Fëlliqurve”
sikurse që është kjo që e kanë bërë kriminelët tonë të bashkuar, është Dhuratë
Danajsh e Serbisë, për Kosovën e çliruar prej NATO-s!
Krimin që e kanë bërë kriminelët e
mëdhenj, e që s’është krim i kombit shqiptar, por vetëm krim i elitave të tij
të shpifuna!
“A ka diçka të kalbët” në jetën e
këtij populli…?
Une mendoj se Jo, pasi “e kalbët”
deri tash ishte vetëm mungesa e respektimit dhe dënimit në bazë të ligjeve dhe
lejimi i kriminelëve të bashkuar që të strehohen në institucionet e shtetit,
gjë që nuk do të duhej t’i ndodhte një kombi të zgjuar dhe shtetit të tij të
ri.
Fundja, pas vdekjes së tre të
shkretëve për mend nga ajo “shoqëri turpi”, une si gazetar as nuk kam më
kurrfar motivi që t’ua shoh sytë e tyre të verbër.
Por, mos ta harrojnë një gjë kurrë
kriminelët e bashkuar të vendit tonë, se 23 nëntorin e kobshëm të vitit 2000,
“nëse e kanë harruar ata”, nuk e kam harruar une!
As atë e as vuajtjet e mija të
pamerituara…!
Nuk e harroj kurrë, sa të jem
gjallë…!
***
KËTO I THEM ME VENDOSMËRI
PROFESIONALE, pa asnjë mëdyshje, sado që i takon shtetit që askend të mos e len
që në këtë jetë të jetë i dënuar prej “UDB-ës sonë”, madje në rrethana Lirie!
Se atij, Shtetit pra, i takon që “ta
zbus bishën” që tash mund të rri urt dhe me lëkurë qengji mes nesh…!
Vetëm shteti me ligjet e tij është ai
që ka mundësi “ta zbusë bishen” që i dënon të tjerët në emër të partisë –
kombit të imagjinatës së tij !
Ne nuk guxojmë të pajtohemi kurrë me
të keqen në përgjithësi dhe me të keqën e natyrës UDB-ashe, të vetëdijshëm se
“ku popull” është duke bërë krime të rënda ndaj vetvetës! Une këtë që e them e
kam kuptuar me kohë, andaj kërkoj me ngulm që të më kthehen të drejtat pa
arsyetime të mundshme të kriminelëve të bashkuar, se nuk ka kalim të kohës që
mund të ndikoj që t’i harroj.
Kriminelët e bashkuar duhet ta
kuptojnë qartë mirësinë time dhe faktin se NUK DUA T’I TAKOJ, prandaj mos ta
bijnë vetën deri aty që une kam me kërkuar që t’i takoj!
“Budallicën Shqiptare” të Drzhavna
Bezbednosit, ku natyrisht nuk flas për asnjë femër, por vetëm për mashkujt e
ligj që i ka shfrytëzuar me apo pa vetëdije shërbimi sekret armik, nuk dua ta
takoj kurrë me ëndje.
Në fund të kësaj analize për rolin
antinjerëzor të pjesëtarit “tonë” të sigurimeve e shtetërore – armiqësore dhe
të ndihmës së Familjes UDB-ashe përgjithësish në këtë veprim gjenpocidal, në
cilëndo periudhë historike nën pushtimin e Serbisë, që nga viti 1912 e deri në
fillim të qershorit 1999, nuk ka asnjë krim të rëndë që se ka bërë kuadri
shqiptar i shërbimit sekret armik me veglat e tij.
Kanë bërë edhe të tjerët…, por
kryesisht ky shërbim…!
Krime ndaj vetvetës ajo egërsirë dhe
ligësi e pakundshoqe njerëzore, ka bërë edhe pas lirisë së vendit, pavarësisht
gëzofit dhe maskës që e ka bartur në fytyrë.









