Mendime
Florim Zeqa: Do ta ngrisë LDK-në si 'Feniksi'!
E hene, 05.01.2026, 06:55 PM
Do ta ngrisë LDK-në si 'Feniksi'!
Shkruan: Florim Zeqa
Të dashur qytetar të Kosovës, elektorat besnik i filozofisë
politike rugoviane. Pas shpalljes së kandidaturës për Kryetar të LDK-së, në
adresën time më erdhen qindra mesazhe dhe telefonata të panumërta nga
anëtarësia e LDK-së gjithandej Kosovës dhe mërgatës sonë në mbështetje të
kandidaturës time.
I
vendosur në misionin tim!
Të
shumtë ishin mbështetësit e filozofisë politike rugoviane nga partitë e tjera,
të cilët shprehën gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të
zgjedhjes time në krye të LDK-së!
Mirëpo, për habi, asnjë nbështetje morale
nga eksponent të LDK-së qëndrore dhe lokale! Kjo është dëshmi që këta e duan
vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së tkurrur në 13 % e jo ndryshimin që e ngritë
LDK-në në parti të parë politike në vend!
Përkundrazi pati edhe të atillë që u
munduan të më thejnë moralisht, duke me përcaktuar kushte dhe barriera të
porositura nga lidershipi aktualë!
Nëse nuk ishte shkelje statutare zgjedhja
e Isa Mustafes Kryetar i LDK-së pa qenë fare anëtarë i saj, dhe nese nuk ishte
shkelje statutare emërimi i Doarsa Kica-Xhelili nënkryetare e partisë, e
kontrabanduar nga Vetevendosja, pse u dashkan të vendosen barriera të
panevojshme statutare ndaj një veprimtari të orëve të para, i cili tërë jetën
ia kushtoj LDK-së pa marrë kurrgjë prej saj!
I kuptojë të gjithë për varësinë e tyre
ndaj krerëve aktualë të partisë, por befasues ishte heshtja e disa prej atyre
që i kam mbështetur dhe ndihmuar në vijimësi në fushata zgjedhore për deputet
apo asambleist!
Megjithatë, kishte edhe të atillë që e
morën guximin për të më mbështetur publikisht, duke më dhënë kurajo në misionin
tim për rikthimin e filozofisë politike rugoviane në LDK.
Unë, në rrugëtimin politik nuk e synoj 13
përqindëshin e mbetur në LDK, por e synoj 57 përqindëshin e elektoratit pasiv
(rugovian) dhe 30 përqindëshin e elektoratit të shpërndarë gjithandej
subjekteve e tjera politike!
Megjithatë, e mirëpres vullnetin pozitiv
edhe nga 13 përqindëshi i elektoratit të LDK-së, të rreshtuar verbërisht pas
rrënuesve të filozofisë politike rugoviane që nga shkuarja në amshim e liderit
historik Ibrahim Rugova.
Më
2 Janar 2026 ka filluar epoka e dryshimit në LDK
Edhe
pse shumë e vështirë të ndodhë, pres reflektim pozitiv nga Këshilli i
Përgjithshëm, kryesia qëndrore e LDK-së, dega e LDK-së në Klinë dhe degëve
tjera në mbarë Kosovën dhe në mërgatën tonë!
Kjo do ta ndihmonte ringritjen më të
shpejtë të LDK-së dhe tërheqjën masive të elektoratit të shprishur rugovian të
LDK-së!
Pavarësisht reagimit zyrtarëve të lartë
të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar
2026 ka filluar epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të
filozofisë politike rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj
askush!
Pasi tashmë krahë meje janë rreshtuar
shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të penduarit që kanë ikur nëpër
parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të LDK-së nga klanet dhe grupet
e interesit!
Përderisa
elektorati e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim
jetësor për ringritjen e LDK-së si 'Feniksi' nga hiri i rrënuesve të
pamëshirshëm, vullneti dhe gatishmëria ime janë aq impulsive sa që nuk ka forcë
që na ndalon në misionin tonë fisnik!
Na priftë e mbara!
Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK-së!
05.01.2026, Orsago-Itali









