Mendime
Fahri Dahri: Pse shqiptarët e Çamërisë u sulmuan prej të gjithëve?
E premte, 09.01.2026, 06:57 PM
PSE SHQIPTARËT E ÇAMËRISË U SULMUAN PREJ TË GJITHËVE?
Nga Fahri Dahri
82 vite larg
vendlindjes. Në Rajonin e Çamërisë banorët e saj gjatë këtyre 82 viteve, në 33
vite u diskriminuan; u poshtëruan, u morën pasuritë; u varfëruan; u vranë dhe u
dëbuan. 45 vite u quajtën të ardhur por të pa dëshiruar; u përbuzën; u akuzuan
si njerëz që nuk e deshën komunizmin, njerës të pa besë, u internuan, u
shpallën armiq të regjimit, u vendosën në suverjim dhe në heshtje të plot,
censurë e egër mbi ata.
U zbatuan porositë
armiqësore të Greqisë kundër çamëve.
U quajtën të pa besë,
kohët e fundit, zëra të çjerrë Çamërinë e vendosin në raftet: "Zë i
humbur" (lost voice), etj. Prej një dekadë ka filluar njohja për të
vërtetat e tyre, vlerat e larta njerëzore të çamëve të Çamërisë. Vazhdon
sukseshëm sensibilizimi për vlerat e rralla historike, sociale dhe kulturore;
po luftohet, po shporren perdet e hekurta që i kanë rënduar afro një shekull të
ndërtuara si nga Greqia dhe Byroistët tanë. Shpresojmë që në një apo dy dekada
të mbretërojë vendosja e së vërtetës dhe çamët të jetojnë të qetë në vendin e
tyre. Nuk shterojmë kërkesat deri në plotësimin e të drejtave tona. Është
dëshmuar qëndresa ndaj sulmeve të shumta. I kemi përballuar agresionet e të
ligjve që janë përpjekur për të përvehtësuar historinë tonë të mbushur me vlera
të larta njerëzore. Fisi ynë ka mbijetuar dhe ja ku jemi!.
Veçoritë dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë të banorët e rajonit të
Çamërisë edhe lidhur me konvertimin e besimit fetar.
Historianët duhet të ndalen për të analizuar fenomenin shqiptar ku një
pjesë e mirë e shqiptarëve të besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por
në administrimin e shteteve të huaj, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e
besimit islam, në po ato troje, nuk u asimiluan.
Këtu kuptohet qartë intensiteti veprues i kishës ortodokse greko- serbe
për të ndikuar rëndshëm në konvertimin e identitetit të shqiptarëve.
Nëse shqyrtojmë
fenomenin në rajonin e Çamërisë, është rrjedhojë se kisha ortodokse greke e
kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda
(me zjarr dhe hekur) për t'u konvertuar në ortodokës dhe jo në fenë islame.
Kryengritja e vitit 1611, flet qartë. Dionis Filozofi, me bashkë përkrahësit e
tij, ishte vrasës dhe dhunues i banorëve të rajonit tonë, për të pranuar
besimin e ortodoksisë. Me qindra banorë në Çamëri u vranë, disa u dogjën ne
turrat e druve pasi nuk pranuan konvertimin në besimin ortodoks grek. Apo
prifti i kishës greke, i ashtuuquajturi "shën Kozmai" i kohës së Ali
pashë Tepelenës, i cili mallkonte gjuhën shqipe dhe propagandonte të flitej
gjuha e kishës greke dhe jo gjuha shqipe. Ishte meritë e Fan Nolit i cili e
ndau kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. Arriti të krijohej Kisha
Autoqefale Shqiptare, të cilën e gëzojmë edhe sot.
Ishte përdorimi i
dhunës së udhëheqësve të kishës greke, që në vënd të përhapte ortodoksinë me
mjete e metoda njerëzore për konvertim, përdori vrasjet, djegjet, gjë që krijoi
frikë dhe mos besim në atë besim fetar.
Kjo është një
përmbledhje e shpejt dhe e shkurtër pse shqiptarët e Çamërisë janë veçuar dhe
sulmuar nga kisha dhe shteti grek.
Fahri Dahri. Tiranë 09/01/2026









