E hene, 26.01.2026, 09:40 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Nga sot përballë dy kandidaturave!

E hene, 26.01.2026, 06:56 PM


Nga sot përballë dy kandidaturave!

Shkruan: Florim Zeqa

Po ndodhë pikërisht ashtu siq e kam parashikuar! Tanimë kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës të 31 janarit 2026, u paraqit edhe kandidatura e dytë për kryetarë!

Pa u liruar nga barra e përgjegjësisë, nuk ka besim për ringritjen e partisë

Pas kandidaturës time të shpallur publikisht dhe zyrtarisht më 2 janar 2026, edhe Abdullah Hoti po kërkon besimin për t'i prirë Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Për dallim nga unë që e kundërshtova figurën Lumir Abdixhikut për rezultatin e dobët zgjedhor, kandidati tjetër i "falënderoj të gjitha strukturat drejtuese të LDK-së për përkushtimin në udhëheqjen e LDK-së në pesë vitet e fundit: Kryetarin Abdixhiku, kolegët e Kryesisë, të degëve e nëndegëve dhe forumet anekënd Kosovës"!

Edhe përkundër respektit për z. Avdullah Hoti, është vështirë e besueshme një kandidatur, e cila paraprakisht lëvdon kryetarin dështak, ndërsa në tjetrën anë e kërkon besimin e delegatëve të Kuvendit për kryetarë të LDK-së!

Mbase në rrethana normale dhe në zgjedhje të rregullta brenda partisë do t'i shkonte për shtati fjalori i Avdullah Hotit, por jo tani pas këtij debakli zgjedhor!

Një kryetar në dorëheqje për dështim të rezultatit zgejdhor nënkupton edhe dorëheqjen e kryesisë dhe jo vetëm!

Andaj më duket kërkesë anakronike e z. Avdullah Hoti, që, pa u liruar nga barra e dështimit, të kërkojë ngarkimin me "barrën e ringritjes politike dhe organizative të partisë"!

Fillimisht shkarkimi i kryetarit dhe kryesisë, pastaj shpalosja e kandidaturave!

Thirrje delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së

Të dashur bashkëpartiakë, ju ftojë të gjithëve pa dallime në mendime, pa paragjykime, pa inate personale apo grupore, për të mirën e LDK-së dhe shtetit të Kosovës në veçanti, që t'i tejkaloni barrierat statuare që e pengojnë kandidaturën time!

Vetëm në këtë mënyrë mund t'i thoni JO ndarjeve dhe përçarjeve të brenshme si rezultat i grupeve të shumta të interesit që veprojnë për shkatërrimin e LDK-së!

Mbështetja për kandidaturën time është forcë vepruese për fuqizimin e LDK-së dhe kthimin e shpejtë në 'Zonjë' të skenës politike kosovare siq e dëshirojmë të gjithë.

Andaj, të dashur delegat, e keni rastin historik në Kuvendin Zgjedhor, që fillimisht ta propozoni kandidaturën time (Florim Zeqa) për kryetar dhe mbështetni me votë!

Vota juaj për kandidaturën time për kryetar është votë për çlirimin e LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit, nga uzurpatorët, matrapazët dhe mercenarët politikë të instaluar në 'Kalanë Rugoviane'!

Veproni si të doni, por një gjë mos e harroni, çelësi i ringritjes së LDK-së është në dorën time!

Herët apo vonë do ta kërkoni!

Florim Zeqa, kandidat për kryetar të LDK-së

25.01.2026, Orsago (TV-Itali)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Isuf B. Bajrami: Qytetarët shqiptarë janë për një shtet të fortë ligjor dhe demokratik - prandaj nuk duan të përkulen para padrejtësisë së keqqeverisjes Fahri Xharra: Si u "krijuan" serbët në Bosnje dhe Hercegovinë? Adil Fetahu: Pushtimi i Tivarit dhe Ulqinit nga Mali i Zi Kastriot Bimo: Përse Enver Hoxha i flaku eshtrat e Skënderbeut?! Asllan Dibrani (Luani): Shteti Nën Sulm - Kujtesa Historike, Rreziku Aktual dhe Detyrimi Institucional Eduard M. Dilo: Faleminderit – një fjalë e vogël që mungon gjithnjë e më shumë Fahri Xharra: Kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit e shekullit VII Pilo Zyba: Morali i marrëdhënieve të dashurisë dhe familja shqiptare sot Kalosh Çeliku: Shteti i tretë shqiptar ende është larg Idriz Zeçiraj: Këndellja e LDK-së e domosdoshme, e menjëhershme! Ilir Çumani: Kombi në tryezën e paqes globale, ndërsa Rama endet në hijen e diplomacisë Nehat Hyseni: Zhdukja e plotë e pranisë së shqiptarëve në Vranjë me rrethinë Fahri Xharra: Osit, Panonët dhe Retët në hapësirën Danub–Alpe–Karpate Fahri Xharra: Shqiptarët katolikë dhe Serbia Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (2) Asllan Dibrani (Luani): Asdren Bytyqi dhe dalja e rrezikshme e një avokati jashtë profesionit: kërcënimi ndaj mendimit të lirë Florim Zeqa: Thirrje delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të LDK-së Eduard M. Dilo: Fjala që na rëndon më shumë - "Më fal" Sevdail Hyseni: Fantazma në Preshevë Fahri Xharra: A duhej që shqiptarët ta kishin Simon Wiesenthalin e tyre?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx