Mendime
Gjon Keka: Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm
E enjte, 29.01.2026, 06:54 PM
Djegja e librit do të thotë rënie e njeriut në errësirë dhe në demonizëm
Nga
Gjon Keka
Askush
kushdo qoftë ai nuk ka të drejtë të djeg asnjë libër qoftë ai fetar apo
jofetar,sepse secili libër ka një arsye pse ai ekziston dhe pse duhet lexuar
edhe nëse nuk janë libra të preferuar apo të pëlqyer e kritikuar, prapë duhet
lexuar dhe nxjerr në dritë qoftë të mirat ashtu edhe gabimet e tij.
Unë
për veten time kur kam qenë në shkollën e mesme e kam lexuar Kuranin tri herë,
ndërsa në kohën e studimeve e kam lexuar Biblën poashtu tri herë si dhe
historinë e religjioneve që është një domosdoshmëri për t'i njohur themelet e
secilit religjjion në tokë.
Librat
si Bibla dhe Kurani apo Librat tjerë të religjioneve tjera nuk duhet djegur,
por duhet lexuar sepse nuk ekzistojnë rastësisht ato libra si pjesë e historisë
së Religjionit.
Ata
që djegin libra të tillë të feve nuk janë as fetar e as lexues por injorant dhe
të verbuar nga sytë dhe mendja e shpirti, prandaj ata kanë nevojë për dritë në
mendje, zemër e shpirt për t'iu hapur sytë dhe për të parë më mirë me mendje
për të lexuar e mësuar nga secili libër.
Në
fakt asnjë libër në karakterin e tij thelbësor nuk është pa ndonjë porosi, pa
ndonjë të mirë, nga secili libër njeriu mëson diçka nxjerr diçka qoftë ai fetar
apo jofetar, por interpretuesit dhe të ngarkuarit me verbëri
ideologjike-politike e për përfitime e lexojn interpretojnë keq dhe ndezin
urrejtje e shkaktojnë konflikte ,prandaj librat duhet lexuar por jo marrë si
udhëzues të luftrave apo urrejtjes së tjetrit por si libra që mësojnë njeriun
se si të jetoj një marrëdhënie me Zotin dhe me njeriun në harmoni me veten dhe
paqe e dashuri,sepse ekziston një Zot për të gjithë ashtu sikur është një diell
për gjithë tokën.
Është
e trupshme të digjen librat fetar që flasin për qiellin, natyrën ,Njeriun,
Zotin dhe krijimin etj etj. Djegia e librave ka ndodh vetëm në diktatura dhe
tirani,prandaj në një shoqëri të lirë, feja është një zgjedhje e lirë personale
e private e besimit dhe që duhet respektuar në kuadër të kushtetutës së
Republikës, gjë që nuk duhet të ndodh e as të mendohet për djegje librash si
ato fetar apo jo fetar.
Unë
për vete i dua librat aq fortë sa them shpesh se po të mos ishte shpikja e
Shtypshkronjës nga Gutenbergu, njerëzimi e bota do të ishte në një
analfabetizëm e injorancë të thellë, sepse vetëm libri si një dhurat e bekuar
na vendosi dhe ngriti në një shkall të tillë të humanitetit e qytetërimit duke
na ndarë nga bota e injorancës dhe errësirës, aty ku ka libra ka dritë ,ka
dije, ka porosi, ka shpikje, ka shkencë e art,ka kulturë, ka vlera të
pashlyeshme , ka humanizëm e fjalë hyjnore etj. Kur dëgjojë se sot në shekullin
XXI digjen libra më dhemb sepse çdo libër ka një vlerë për njeriun,individin,
për qytetërimin,për popuj, për kombe etj,prandaj djegja e një libër do të thotë
mallkim,për arsye se shpikja e shtypshkronjës ishte një bekim, djegja e librit
konsiderohet mallkim dhe rënie e njeriut në errësirë dhe humnerë.
Ndoshta
nuk e kanë lënë mendt ndonjë shqiptar në Kosovë apo kudo që të arrijë deri në
atë pikë të djallëzisë e errësimit të mendjes e shpirtit sa të djeg një libër
fetar qoftë Biblën apo Kuranin apo ndonjë libër të religjioneve tjera,sepse do
të ishte një çmenduri,marrëzi dhe akt demoniak. Nëse një akt i tillë ka ndodh
vërtetë, atëherë organet e ligjit dhe të rendit duhet të merren me të, ta
hetojnë atë dhe kushdo që e ka bërë atë akt të dënohet ashtu sikur thonë Ligjet
dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Shqiptarët
e Kosovë dhe kudo në trojet tona duhet të jetojnë si një pa dallim feje, ata
duhet ta kuptojnë se feja është besim personal ndërsa gjaku iliro-arbëror nëse
ka mbetë pak në venat tonë, pastaj kombi arbëror, pra idenetiteti kombëtar
arbëror- dardan europian, gjuha dhe kultura burimore etj janë të përbashkëta.
Larg
imitimeve djallëzore të djegjeve të librave nga të tjerët ,shqiptarët e Kosovës
duhet të jetojnë të lidhur njëri me tjetrin nëse duan të kenë të ardhme të
përbashkët dhe të bashkuar si në kohën e të pavdekshmit kryeheroit tonë arbëror
Gjergj Kastriotit(Skënderbeut) i cili e donte unitetin arbëror,sepse e shihte
aty burimin e të mirës së përgjithshme të kombit, të fuqisë dhe të ardhmes së
sigurt të Arbërisë.
Po
e përmbyll këtë shkrim me fjalët e shkrimtarit e poetit të njohur gjerman
Heinrich Heine që thoshte se; "aty ku djegin libra, në fund do të djegin
edhe njerëz."









