Mendime
Vladimir Shyti: Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi
E enjte, 05.02.2026, 06:55 PM
Politikantët shqiptarë dalin nga hiçi
Përshkrim
Nga
Vladimir Shyti
Me
lirinë e fituar pas komuniste, njerzit e shkolluar e kuptuan menjëherë pafuqinë
e gjeniut të politikës. Dashakeqët, keqbërësit e mosmirënjohësit iu turrën të
pambrojturit dhe misionarëve që kryen me shumë plasaritje e midis kaosit
ardhjen e kapitalizmit në Shqipëri. Dhe aty mbi lartësitë e politikës, figura
të gjujëzuara ngrihen nga hiçi dhe, mendojnë se do të rilindin vendin me idetë
e tyre të “vyera”. Por, jo zotërinjë “I jepni vendit tënd para se të
marrësh!”Nuk mjafton hidhërimi juaj të shndërrohet në njohje të personalitetit
dhe nevoja të mirëkuptimit të hareshëm, duke shkuar përtej lirisë më të lartë,
rikthimin në Tërësi nga dëshirat tuaja të çmendura lakmintare.
Hyni
në parlament gjithë zhurmë. Dikush sjellë një shalqi, me gjasme po jep ndihmën
e tij në drejtim të bujkut shqiptarë. Të tjerët tallen, e qeshura përhapet në
sallën e kuvendit dhe, tulatet në një kënd të errët e kthehet në kumtin e
harrimit. Një tjetër deputete heq këpucën e qëllon fluturimthi drejtë nga
drejtuesi i seancës kuvendore. Më pas kalojnë në përplasje grushtash mbi
tryezat e punës dhe karrike që hidhen vend e pavend. Dhe, së fundmi kopshti
zoologjik bie në qetësi me mbylljen e rendit të ditës.
Gazetari
sado i fisnikruar, që asnjëherë nuk i mungojnë ndjenjat, aroma e kohës të
peridhës së tij, nuk merr atë frutë të shëndetshëm, por shijen e njelmët të
fatit shqiptarë. Ndërhyn midis deputetëve, ata harlisen si të lojtur. Njeri
shprehet; se jam misionar. Një tjetër përplas kokrrën e shalqirit në dalje të
sallës dhe thotë;se nuk i dëgjuan kërkesat e tij. Dhe kështu me radhë, tërë
ankesa e ankime shpërndahen nëpër kafenetë aty pari.
Pra,
ju zhvisheni nga personaliteti në mënyrë të vetëdishme, elementi individual në
disa raste i kundërvihet njeriut të dlirë që ka synime. Ju s’e filloni
politikën duke dhënë nga vetja, por duke u mbështetur vetëm te vrulli si mjete
fluturuese: përherë sikur ka ndjesinë e diçkaje engjëllore, të një sendi të
dlirë, qëndrim pezull në ajër, të tejdukshëm, luftarak pa armën e zgjedhur
mirë. Kaloni si ëndërr përmbi tokë, dukeni si të lumtur nga mungesa e peshës,
por fort mirë e di se sa vuani, ose jo. Shkriheni në melodinë e vetvetes e,
kërkoni vëmendje, por tejkaloni fushën e rëndesës si tretjen e shprehjes në
tinguj, rikthimin e elemrntin e paqëndrueshëm. Respekti për politikanin e
moshuar duket se varet nga fakti që nderi u jepet të rinjëve, ku është
vërtetuar se ata diçka kanë dhënë gjatë jetës së tyre në rrjedhjen e jetës
politike, që ka të bëj pikërisht me besueshmërin. Ndërsa të vjetrit i është vërtetuar
veprimtaria politike, ndaj u duhet të largohen dhe të respektohen, jo të
vlerësohen, sepse vlerësimin e kanë marrë gjatë punës së tyre.
Politikanët
e rinjë ende të papregatitur mirë kërkojnë lavdinë e mjëhershme. Por, përballë
lavdisë ka një karakter pozitiv, ku
nderi në një fare mënyre ka një karakter të pastër negative. Ai nuk është
vlerësim i cilësive të veçanta, por vlerësimi i cilësive të përbashkëta. Kush e
dhunon mirëbesimin e të tjerëve, e humbet përgjithmonë, çfarëdo që të bëjë dhe
kushdo që të jetë dhe, s’do vonojë të shijojë frutat e hidhura që sjellë një
humbje e tillë.









