E enjte, 05.02.2026, 10:21 PM (GMT)

Mendime

Kristaq Turtulli: Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama

E enjte, 05.02.2026, 06:54 PM


Letër e hapur për Kryeministrin Edi Rama

Nga Kristaq Turtulli

Eh o zoti kryeminister Edi Rama.

Mirë o Kryeministër Edi Rama që më në fund u bë diçka SI (ARRITJE TË MADHE) me godinën madhështore që u dergj në indiferencë të plotë dhe u shkatërrua në 80 e ca vitesh të ndërtuar nga bamirësi i pavdekshëm më o madhi bamirës Ballkanik THOMA TURTULLI me paratë e tij dhe ja dhuroi qytetit të Korçës për shendetin e popullit.

Sa ka bere familja dhe fisi TURTULLI,  o zoti kryeministër rralle mund te kete bere ndonje familje apo fis ne shekuj, në vendin tonë të shumë vuajtur; si per në shkencën e albanologjisë me stergjyshin tim Galantion Turtulli.  I cili jetoi dhe studioi gjuhen

shqipe ne malin e Shenjte, dhe ai ishte nder te paret qe nxori lashtesine e gjuhes Shqipe, shume fjale te latinishtes e kane prejardhjen nga shqipja.

Vazhdoj me  stergjyshin tim intelektualin dhe patriotin e madh Mihal Turtulli dr, prof, Minster ne qeverine e Sulejman Delvines. Ndër katë rregjentet e qeverisë. Perfaqesues I paqes ne Bruksel.

i Pavdekshmi, Thoma Turtulli  Bamiresi me I madh i bamirës dhe burrë i shquar ballkanik,, Ai ndertoi me paratë e tij të fituar me mund dhe djersë: Pra o zoti Kryeministër Thomai ndërtoi dhe I dhuroi Korces, Biblioteken, Spitalin, Librarine, katedralen, Senatoriumin,

Shtepine e jetimores  Ai i dha Korçës si rrrallë qytet në Shqipëri, fytyrë Evropiane, prandaj u quajt PARISI I VOGËL. etj.

Gjyshja ime Dhoksi Turtulli të cilës kur i erdhi në shtëpi natën vonë Themistokli Germenji; dhe i tha: Mamë e nderuar, me dhimbje të them, mu vra një trim: Gjyshja ime e drithëruar i tha. O Misto, I ëmbël qoftë dheu për atë trim. që dha jetën për atdhe.

O Misto djali, ja ku e ke trimin tjetër , tim bir, vendi i trimit në çetë nuk duhet të mbetet bosh. Pra gjyshja ime e zevendesoi ne ceten e Themistokli Germenjit me babane tim që ishte vetëm 15 vjecar. Im atë luftoi krah Themistokliut të madh.

Gjyshja ime Dhoksi Turtulli shkoi ne kishen e Shen Gjergjit ne 1920 me kobure ne brez dhe I tha priftit: Une vij ne emer te grave dhe nenave korcare. Ritet fetare duhet te behen ne gjuhen Shqipe, ketu I thone Korce, Shqiperi, ndryshe të pret kjo kobure. Ose

thyej qafën, ne kemi plot djem të mënçur që e dinë bukur gjuhën e ëmbël shqipre Ne si familje e ndihmuam Fan Noli kur doli deputet i Korçës me miqesi dhe flori. ( Për këtë e kam pasqyruar në romanin tim Misteret e parisit të vogël

Xhaxhai  im Llambi Turtulli është dhe mbetet nje nga tenorët me te mëdhenj,  ai studjoi ne Bukuresht dhe Milano, dha concerte në Korçë dhe Shqipëri në vitet 30 me Tefta Tashko Koço, dhe Jorgjije Trujën gjithashtu dhe koncerte në Milajo, La Skalën e famshme

dhe Francë Gjermani Amerikë e kudo ne bote .

Por sec dihet familjen tonë komunizmi pa marrë parasysh rolin e madh patriotik dhe bamirës, si rrallë të tjerrë, na luftuan me zjarr dhe me hekur per 50 vjet . Thomait ja shaktëroin varrin monumental e lanë pa varr. Ky mohin dhe injorim vazhdon e sot e kesaj

dite. Pronën tonë tokat në kodër të qytetit akoma nuk na i ka dhenë, bashkia e cila me dashakeqësi, e qëllimish, i ktheu pronat tona nga zonë të verdhë, në zonë të gjelbër. pa një të drejtë, kur rreth tokave tona bëhen ndërtime. Qëllimet e nëndheshme dihet

ku fshihen të mashtruesve dhe mafiozëve që sot janë me shumicë në Shqipërinë tonë të shumëvuajtur.

Siç e sheh o Zoti Kryeministër. Familja jonë i dha Korçës krenarinë e dinjitetin dhe në vitet 1930 e më vonë, Por mediokrët dhe aparaçikët Korçarët gjithçka na i kanë mohuar me qëllim dhe sot e kesaj dite familja jone nuk ka marre vëmendjen dhe vendin e merituar,

as e Nje permendore per kete Bamiresi te pavdekshme do te kishte per nder cdo qytet ne bote.

Për mua nuk ka rëndësi mbasi kam afro 30 vjet që jetoj larg. Por mua më shkund e më thërret zëri i të parëve të mi, TURTULLI, që të vihet në vend nderi dhe dinjiteti i kësaj familje madhe e të rrallë në historinë Shqiptare.

Ndërkohë e për fat te keq tek ne vazhdojnë të ngrihen buste dhe permendore per turkoshake, spiune, renegate, komuniste, ultra komunistë sepse inferioriteti, burokratizmi, oligarkët e rinj që vetëm po e vjedhin dhe nuk kanë bërë asnjë çezmë apo shkollë, për

këtë popull, po ja mer frymën këtij vendi. Sepse kanë alegji apologjike për per madhështinë e familje te shquara, patriote, Bamirese, Shqiptare, si familja TURTULLI.

Me respekt

Kristaq Turtulli

Ambasador i Kombit

Shkrimtar, Toronto,  Kanada

Nese doni te mesoni per personim tim

Mund te klikoni ne google



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (4) Kalosh Çeliku: Hajdutët e shtetit “të përbashkët” Idriz Zeqiraj: Shpifjet denigruese ndaj Presidentes Vjosa, normë e opozitës çoroditëse Asllan Dibrani (Luani): Përçarja e kombit po shkatërron gjithçka - Dorëheqja e Naim Tërnavës dhe Bashkësisë Islame te Kosovës është urgjente Kalosh Çeliku: Im atë ishte burrë i natës, jo i ditës së sotme Florim Zeqa: Fitoi 'minihamburgeri' antirugovist në LDK! Sadbere Emshiu: Zinxhiri i dritës profetike dhe devijimet e tij moderne Lëvizja për Rikthim: Gënjeshtra islamike si projekt i trysnisë fetare dhe politike Florim Zeqa: Vazhdimi i klaneve, kulmi i katandisjes së LDK-së! Idriz Zeqiraj: Kuvendi i Punës, parapërgatitje për Kuvendin Zgjedhor Lazim Miftari: Termi "Perandoria Turke" Nue Oroshi: Shumica nuk është gjithmonë e vërtetë por e vërtetë është se shumica vendos Ndue Dedaj: “Puna e mbarë!” – atyre që punojnë Isuf B. Bajrami: Në Kosovë, duhet mbisundimi i ligjit si mbizotërim i normës juridike mbi arbitraritetin dhe presionin jashtëinstitucional Shefqet Dibrani: Doktrina e titizmit jugosllav ndaj shqiptarëve dje dhe sot Lëvizja për Rikthim: Ideologjia islamike dhe policia e moralit Albert Zholi: Prof. Dr. Enriko Ceko - Ekonomia shqiptare ka krizë pasi ka marrë tiparin e një ekonomie konsumi, me pothuajse aspak tipare prodhimi Fritz Radovani: 115 vjet, O Ded Gjo’ Luli (3) Rejhane Rexhepi: Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë – Ura e kujtesës, kulturës dhe identitetit kombëtar në Sarajevë Asllan Dibrani – Luani: Bota përgatitet për banim në Hënë, hoxhë efendi – “akademik” Feti Mehdiu mbetet bredharak nëpër xhami

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx