Mendime
Nue Oroshi: Mjaft është mjaft
E diele, 15.02.2026, 06:56 PM

Mjaft është mjaft
Nga Nue Oroshi
Debatet e mirëfillta ndershqiptare që shkruhen, e flasin
haptas ato asnjëherë nuk e kanë dëmtuar çështjen e shenjët kombëtare.Meqenëse
ka 36 vite që mirrem me shkrime historike, letrare, analiza politike dhe botime
të shumë veprave shkencore kam ardhë në përfundim se shumica e shqiptarëve që
janë pjesë e politikës kanë dëshirë që ti bëjnë padrejtësitë, kanë dëshirë që
të jenë tregtarë flamujsh siç e thoshte Ernest Koliqi ynë i madh por asesi nuk
kanë dëshirë që ato padrejtësi, ato turpësi politike të ju bëhen publike. E në
momentin që bëhen publike ata i angazhojnë përkrahesit e vet që në të shumtën e
rasteve janë përfituesit politik dhe financiar të qeverive te tyre. Ata
përkrahës të tyre futën në veprim se kështu iu thotë shefi i tyre.Kritikat për
humbjen e orientimit politik nuk po i bëj vetëm tash për Albin Kurtin por i kam
bërë edhe për të tjerët që kanë qenë pjesë e politikës kur e kanë drejtuar
Liburnien e politikës shqiptare në drejtimin e gabuar. E këtë do të vazhdoj ta
bëj edhe për të tjerët që do të vijnë në pushtet edhe pasi Albin Kurti nuk do
të jetë më pjesë e politikës. Mirpo shtrohet pyetja: Se pse janë kaq të vrazhdë
përkrahësit e Albin Kurtit? Ata si duket kanë mentalitet komunist të përzier me
ngjyrat e islamit politik. Në shkrimin tim të mëhershëm Albin Kurti përjashton
shqiptarët e besimit katolik nga qeveria e tij kam pasur vetëm dëshirën t´iu
bëj me dije drejtuesve të sotëm politik se nuk është në rregull diskriminimi
racial ndaj vëllëzërve të gjuhës, gjakut dhe të flamurit. Por fatkeqësisht në
vend që ta kuptonin si këshillë vëllazërore qeveritarët e sotëm të rinj dhe të
vjetër u vërsulen në sulm kundër Nue Oroshit.
E them të rinj dhe të vjetër se për faktin partia e majtë
politike VV, është parti e themeluar nga grupet e majta që rrjedhin nga
familjet titiste dhe enveriste, familje këto që e lanë Kosovën nën Serbi në
vitin 1945 në Kuvendin e Prizrenit, me ndonjë përjashtim të vogël kemi edhe
ndonjë familje nacionaliste që kanë hyrë aty për përfitime financiare dhe
politike. Meqenëse koncepti i VV është koncept i majtë politik ata mendojnë se
i arrijnë qëllimet e tyre duke u munduar ti ndërsejnë përkahesit e tyre. Nëse
deri tash jam ruajtur dhe nuk kam shkruar haptas për shkeljën e të drejtave të
shqiptarëve katolik në këto vite jo vetëm në vitët e qeverisjes se VV por edhe
shumë vite më herët do ti bëj publike disa padrejtësi por të cilat janë kryer
në heshtje dhe pa u bërë publike.
1.Shqiptarët e besimit katolik prej vdekjes se Presidentit
Historik dr.Ibrahim Rugova në vitin 2006 tash e 20 vjet me radhë janë
konsideruar qytetar të rendit të dytë, me ndonjë përjashtim të vogël.
2.Shqiptarëve katolik të Kosovës nuk ju është mundësuar e
drejta e punësimit nëper institucionet shtetërore,kulturore,shkencore të
Republikës se Kosovës, me ndonjë përjashtim te vogël.Madje edhe në përfaqësimet
diplomatike në Evropë dhe Amerikë ata nuk janë përfaqësuar, dhe nuk
përfaqësohen as sot.Kanë qenë katër ambasador dhe njërin pas tjetrit i ka
përjashtuar islami politik në mënyrën me brutale dhe kurrë nuk janë zëvënsuar
nga ambasadorë të tjerë të besimit katolik shqiptar.
3.Kundër shqiptarëve katolik në Kosovë është zhvilluar një
shtypje e fsheftë.Vetëm në fshatrat e Prizrenit për vite të tëra ju është bërë
një grabitje sistematike e bagëtive.Ato grabitje nuk janë bërë rastësisht por
në mënyrë të organizuar.Në këto grabitje të bagtive kanë marrë pjesë në mes të
natës persona të armatosur herë -herë deri në 10 persona të armatosur me
kallashnikova dhe lloje të ndryshme të armatimit të gjatë. Për të gjitha këto
dame asnjëherë as policia e Rajonit të Prizrenit e as Prokuroria dhe as AKI nuk
kanë dashur të merrën më këto çështje.Nuk është zbuluar asnjë rastë dhe nuk
është burgosur asnjë person.Nuk është kryer asnjë kompenzim nga shteti për të
dëmtuarit.Nga ky presion shqiptarëve katolik të Prizrenit ju kanë mbetur dy
rrugë: të mërgojnë ose të kapin armët dhe çdo mbremje të mbrojnë bagëtitë e
tyre nga të cilat jetojnë për faktin se shteti i Republikës së Kosovës nuk ju
jep punë në administratën shtetërore.
4.Presioni që ju bëhet shqiptarëve të besimit katolik për
t´iu blerë shtëpitë me dhunë.Madje ka raste kur ata janë kërcnuar edhe me
likuidim fizikë nëse ata nuk i shesin shtëpitë që ju konvendojnë islamit
politik për të bërë ndërtime të larta.Madje ka raste edhe kur ju është
përvetësuar toka komplet dhe iu është marrë me dhunë të paparë.
5.Edhe pse janë shumë pak shqiptarë të besimit katolik që
janë në krye të OJQ por ata nuk janë përkrahur asnjëherë financiarisht nga
institucionet e Republikes së Kosovës. Po e jap vetëm një rastë. Shoqata
"Trojet e Arbrit" që është aktive tash e 22 vite ku ka mbajtur 22 sesione
shkencore të rregullta, 12 sesione shkencore të veçanta dhe ka botuar 32 libra
shkencore iu është refuzuar kërkesa nga ish-ministrja e Arsimit, znj.Arbërie
Nagavci për përkrahje financiare të dy librave: "Masakrat serbe, malazeze
dhe të tjerëve në trojet shqiptare "me 1300 faqe, me 86 autor që të
përkthehën në gjuhën angleze dhe të botohën më qëllim që t´iu bëhen me dije
shtetëve evropiane dhe amerikane për masakrat shekullore që ka kryer Serbia.
Kjo përkrahje nuk është bërë se në krye të kësaj OJQ qenka një shqiptarë i
besimit katolik me emrin Nue Oroshi.
6.Skandaloze dhe e pafalshme që qdo shqiptarë duhet ta dënoj është Refuzimi i
Muranës së Gjergj Kastriotit në qytetin e Prizrenit. Ky refuzim është bërë nga
ish-ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve z.Hajrullah Çeku. Në këtë rast
ministri i Albin Kurtit, Hajrullah Çeku i zbatoj urdhërat e politikës se
Erdoganit në Kosovë. Në vend që ta largoj nga postet ministrore Hajrullah Çekun
, Albin Kurti e ngriti edhe më shumë duke ia besuar për të qeverisur Ministrinë
e Arsimit . Kjo nuk është bërë rastësisht. Kjo është kryer që në këtë periudhë
kohore të ndrrohën tekstet shkollore dhe fëmijët tanë nëpër shkolla të mësojnë
se Perandoria Osmane që ka masakruar e vrarë 500 vjet shqiptarë nuk na paska
qenë pushtuese por një çliruese e trojeve shqiptare.
7.Mbajtja pengë e kërkesës së dytë të Shoqatës "Trojet
e Arbrit" nga ana e Ministrisë se Kulturës dhe Komunës se Prizrenit. Ka
një vit që Shoqata "Trojet e Arbrit" ka dërguar kërkesën e dytë të
kompletuar me dhjetra faqe dhe jemi lanë pezull. As nuk kemi marrë përgjigje
pozitive dhe as nuk kemi marrë përgjigje negative nga Minsitria e Kultures dhe
Komuna e Prizrenit. E në një takim të rastësishëm me kryetarin e Komunës se
Prizrenit z.Shaqir Totaj i them se pse nuk po e aprovoni kërkesën e Shoqatës
"Trojet e Arbrit" për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren ai me
përgjigjet shkurt: Jam shumë dakord me e ba por qysh me ba!? Vetë fjala kam
dëshirë me ba tregon qartë se ai si shqiptarë ka dëshirë ta bëj një hap të tillë
për kryeheroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, por qysh me ba, kjo na tregon
qartë se ai ka presion të paparë nga politika turke, dhe ende nuk e ka guximin
me e kryer një veprim të tillë.
8.Sulmi kundër monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren ka
kohë që elementët e islamit politik kanë sulmuar monumentin e Gjergj Kastriotit
në Prizren. Edhe pse ka pasur reagime të forta qytetare sot e atë ditë policia
dhe prokuroria e Prizrenit nuk e ka bërë publik emrin e përsonit që e ka kryer
atë akt të shëmtuarë. Edhe pse i kam kërkuar zyrtarisht më, 4 nëntor 2025 Kryetarit te Prizrenit me e kryer riparimimin
edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë reagim lidhur me kërkesën e Shoqatës
"Trojet e Arbrit".
Këto pika që u cekën më lartë janë vetëm disa raste nga
mijëra raste që po iu ndodhin shqiptarëve katolik në Republikën e Kosovës e që
i kanë kaluar dhe po i kalojnë në heshtje kinse ta ruajmë një harmoni
fetare.Për tu ruajtur harmonia fetare duhët të jetë dakordim i dyanshëm dhe jo
vetëm e njerës anë.Përkundër gjithë këtyre padrejtësive që i përmenda dhe
mijëra të tjera që i kemi të evidencuara dhe do të jenë pjesë e një Prememorje
që do t´iu dërgohen Brukselit,Berlinit e Washingtonit asesi nuk mundëm pa i përmendur vëllëzërit e
mi të gjuhës,gjakut dhe flamurit, shqiptaret atdhetar të besimit islam.Ata
bashkarisht me vëllëzërit e tyre po i dalin në pritë dhe po luftojnë kundër
islamit politik që Republika e Kosovës ta ketë orientimin Evropian.Cila nga
këto dy orientime do të ngadhnjej ajo Evropiano-Amerikane apo ajo e ideologjisë
se islamit politikë qe i ka rrënjët në Beograd, Stamboll e Moskë do të shihet
se shpejti.
Deri atëherë ne atdhetarët shqiptarë pa dallim krahine, feje
apo ideje do ta kryejmë punën tonë ashtu
si do ta kryejnë edhe tregtarët e flamujve që po punojnë ta dëmtojnë deri në
fund palcën ashtnore të kombit shqiptar.









