E enjte, 09.05.2024, 09:34 PM (GMT+1)

Editorial

Elvi Sidheri: A i meritojmë ne shqiptarët heronjtë që kemi?

Dikujt kjo ndoshta do t’i dukej një pyetje në mos retorike, deri diku edhe provokuese.Qartësisht dhe pa qoftë edhe një fije dyshimi, ky nuk është qëllimi as për së largu.Heronjtë tanë, tashmë prej vitesh, shekujsh e kush e di edhe mijëvjeçarësh, kanë kohë të mjaftueshme që përbalten me përpikmëri të “admirueshme”.Ky nuk është qëllimi im kurrësesi...

Frank Shkreli: Mark Gjonaj mësynë Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut

Ky vit zgjedhjesh në Shtetet e Bashkuara është gjithashtu edhe viti që disa shqiptaro-amerikanë kanë vendosur t'i futen politikës amerikane duke shpallur kandidaturat e tyre për zyra në nivel të pushtetit vendor dhe shtetëror. Njëri nga këta është Mark Gjonaj i cili ka shpallur kandidaturën për anëtar të Asamblesë së shtetit të Nju Jorkut, dhe pak kohë më parë unë ...

Frank Shkreli: Amerika kujton Viktimat e Komunizmit Botëror

Javën që kaloi Fondacioni për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit me qëndër në Washington zhvilloi një ceremoni me rastin e 5-vjetorit të ndërtimit të monumentit kushtuar viktimave të komunizmit anë e mbanë botës, e që është një kopje prej bronzi e statujës që studentët kinezë ngritën në Sheshin Tiananmen, pranverën e vitit 1989. Fondacioni i ka venë vetes ...

Bedri Blloshmi: Sundimtarët e sotëm nuk dalin kundër baballarëve kriminelë

Mbas shumë viteve kërkimesh të familjarëve të të pushkatuarve të revoltës të Qaf-Barit, dhe më vonë gati 3 vjet unë bashkë me familjarët gjetëm gropën e fshehtë. Një ditë të nxehtë maji kova e fadromës që gërmonte në thellësinë gati 2 metra nxorri një kafkë më pas u zbulua e gjithë gropa në sheshin e antenës në Kuc të Shkodrës. U zbuluan të dy skeletet, atje ku ishte koka e Sokolit ishin këmbët e Tomës. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për ...

Frank Shkreli: Punë të mbarë z. President

Shqipëria ka një president të ri në përsonin e Bujar Nishanit, Ministrit të Mbrendshëm të deritanishëm, i cili u zgjodh në votimin e raundit të katërt të Kuvendit të Shqipërisë me 73 vota, duke i dhënë kështu fund maratonës presidenciale, që kërcënoi të ndërlikonte edhe më tepër politikën shqiptare dhe si rrjedhim mund të dëmtonte seriozisht aspiratat e Shqipërisë për...

Frank Shkreli: Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë

Kur Zoti Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 1981, qindëra miliona njerëz nga perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat përpiqeshin ...

Elvi Sidheri: Pak histori dhe meditim!

Ne shqiptarët kemi “fatin” që të ndajmë hapësirën tonë jetësore (Ballkanin), me shumë popuj të tjerë.Sepse ky gadishulli ynë është i tejmbushur me rraca e gjuhë, kultura e tradita të ndryshme.Kemi rreth nesh sllavë të çdo lloji, feje e gjuhe.Kemi grekë e helenofonë, ashtu siç edhe kemi rumunë e turq, turkofonë e hungarezër Serbie e Rumanie.Kemi pra afër nesh, barbarë të ndryshëm, njerëz në origjinë gjakatarë e ...

Frank Shkreli: 50-vjetori i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane

Të dashur e të nderuar klerikë, Shkelqësi Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkëv i Tiranë-Durrësit Dom Pjetër, Dom Viktor, Dom Marjan... të nderuar zonja e zotëri, anëtarë të vjetër e të ri të famullisë Zoja e Shkodrës, miqë e dashamirë. Si njëri që ka shërbyer si Sekretar i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane (LKSHA) dhe si anëtar i Këshillit Redaktues të organit të LKSHA në fillim të 1970-ave, e ndjejë veten të nderuar me ftesën për të ...

Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë

Nacionalisti ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për ...

Lavdrim Lita: Dënimi i diktatorëve, një mundësi për të hapur një faqe të re

Epilogu i pranverës arabe mbërriti me dënimin me burgim të përjetshëm të 84 vjeçarit Hosni Mubarak, ish-president dhe diktatori i Egjiptit. Me burgim të përjetshëm është dënuar dhe Habib el-Adly, ministri i fundit i Brendshëm, i diktaturës së Mubarak. Dy dënimet janë dhënë pasi u gjykuan fajtorë për më shumë se 800 viktima të revolucionit të 2011, manifestues të vrarë nga forcat e sigurisë që për 18 ditë kishin tentuar të shtypnin protestën e asaj që quhet “pranvera Arabe”. Ndërsa dy djemtë e Mubarakut...

Elvi Sidheri: XhonTurqit dikur dhe Neo-Otomanët sot!

Në vazhdë të disa shkrimeve të tjera, po merrem edhe kësaj rradhe me turqit dhe bëmat e tyre.Pse m’u kujtuan pikërisht XhonTurqit dhe jo lëvizje të tjera turke apo me një frymëzim otoman?Ndoshta për shkak të kushteve historike, ose më tepër sepse ideja e sotme Neo Otomane...

Frank Shkreli: Rrofte toleranca politike amerikane

Të marten që kaloi, ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni e siguroi emërimin e Partisë Republikane për president pas fitores në zgjedhjet paraprake të kësaj partie në Teksas. Nga 150 delegatët e këtij shteti, Mit Romni fitoi votat e 88 prej tyre, duke e çuar numrin e delegatëve të siguruar prej tij në më tepër se numri i nevojshëm prej 1 mijë e 144 delegatësh për t’u bërë kandidati formal presidencial i republikanëve.  ...

Frank Shkreli: Nevoja për një politikë të qytetëruar

Ndërkohë që këtu në Shtetet e Bashkuara po zhvillohet një fushatë e nxehtë elektorale për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor midis dy kundërshtarëve kryesorë politikë, kandidatit të Partisë Demokrate, Presidentit Barak Obama dhe kandidatit të Partisë Republikane ish-governatorit Mit Ramni -- kanë filluar të trashen fjalët, dhe të ashpërsohen akuzat dhe kundër akuzat, jo vetem midis dy kandidatëve por edhe midis bashkpuntorëve dhe përkrahësve të tyre politikë si dhe grupeve të ...

Ramiz Selimi: A jemi një popull eksperimental, apo na mungon dituria?

Të rrojnë sunduesit dhe shërbëtoret e tyre! Vdekje atyre që luftuan kundër sunduesve, ata janë tradhtar! Çmenduri të them kështu apo? E po kështu po thonë shumica e shqiptarëve!Jemi populli me i prapambetur në regjion ekonomikisht dhe politikisht, vonë se do të dalim nga këto kurtha, është më se e sigurt. Problemet politike assesi nuk guxojnë të jenë arsyetim për gjendjen e tanishme ekonomike. Kush na ndaloi të hapim Minierat, Fabrikat, Uzinat...

Elvi Sidheri: Sërish për gjakun tonë dhe atë turk!

Ndodh rëndom që edhe kur duam t’i largohemi një teme dhe t’a lemë mundësisht jo në harresë, por sidoqoftë të mos merremi me të për ca kohë, ajo prapë na del para syve.Ku na u shfaq herën e fundit, do thote dikush?Po ja, pati këto javët e fundit edhe një tjetër vizitë “vëllazërore” turqish, në zyrat e institucioneve shqiptare.Udhëtime e vizita reciproke diplomatike do të ketë gjithmonë mes shtetit tonë dhe vendeve të tjera, s’ka asnjeri gjënë më të vogël kundër kësaj.Por kur këto shkëmbime bilaterale hyjnë në një fenomen më të gjërë, në të ...

Gani Mehmetaj: Në tokën që kërkon drejtësi!

“Në tokën e gjakut e të mjaltit’ është film i zymtë, i rëndë, i tmerrshëm, gati i papërballueshëm, që të rrëqeth nga kuadri i parë deri të ai i fundit. Rrëfimi dinamik, dendësia e ngjarjeve, zymtësia e atmosferës, egërsia e pashpjegueshme e ushtrisë serbe të paraqitur në ekran, të mbanë pezull. Pas disa dhjetëra minutash hamendesh të rrish në sallë apo ta braktisësh sallën, sepse ky film nuk është për të gjithë, nuk është për ata që nuk e ...

Frank Shkreli: Amnesty International - Gjëndja e të drejtave të njeriut në botë

Organizata e të drejtave të njeriut, Amnesty International botoi me 24 Maj raportin e sajë vjetor mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës. Raporti vjetor për 2012, prej 400-faqesh jep hollësi mbi gjëndjen e të drejtave të njeriut në 155 vende të botës. Raporti i sivjetëm përqendrohet kryesisht mbi efektet që kanë patur protestat anë e mbanë botës gjatë vitit që kaloi, si edhe ndryshimet që kanë ndodhur si rezultat i këtyre protestave...

Frank Shkreli: A është Amerika në rënje?

Fund javën që kaloi, udhëheqës botërorë shtetesh dhe qeverishë si dhe organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian e tjera, mësynë Shtetet e Bashkuara për takimin G-8 të përfaqsuesve të vendeve më të industrializuara të botës që u mbajtë në Kemp Dejvid afër Uashingtonit dhe për të marrë pjesë në samitin e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO në Çikago. Në të dy këto takime të nivelit të lartë u bisedua ...

Lavdrim Lita: Humnera e trishtimit

Gjithë Shqipëria mbajti frymën pasditen e djeshme. Një tragjedi e tmerrshme, për aq sa dihet, e pashpjegueshme. Një zbraztësirë në viset e relievit malor jugor mori në një aksident jetë njerëzish. Një autobus i nisur nga Elbasani për në Sarandë humbi kontrollin pranë qafës së Vishës duke rënë kështu në humnerën e thellë. Numri i vdekurve mbi dhjetë dhe i të plagosurve sa vjen e shtohet. Janë studentë të universitetit të ...

Elvi Sidheri: Dick M, ky zvicerian shumë i uritur për “veshka serbësh” dhe insititucionet europiane që i shkojnë pas

Ç’ne ky titull do vetëpyetej dikush?Po arsyet për këtë gjë janë nga më të ndryshmet dhe rrjedhimisht edhe nga më të mirëargumentuarat.Kryesisht ideja lindi spontane, nga kalimi lehtësisht në parlamentin shqiptar, i një ligji i cili autorizonte “pa ja bërë syri tërrt” siç thotë edhe populli, lejonte pra EULEKS & Kompaninë e lumtur të ndërkombëtarëve, që të vijnë në vendin tonë për të “hetuar”...akuzat drithëruese të zvicerianit...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora