E shtune, 26.07.2025, 03:21 AM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: Dënimi i diktatorëve, një mundësi për të hapur një faqe të re

E hene, 04.06.2012, 11:05 PM


Dënimi i diktatorëve, një mundësi për të hapur një faqe të re

Nga Lavdrim Lita

Epilogu i pranverës arabe mbërriti me dënimin me burgim të përjetshëm të  84 vjeçarit Hosni Mubarak, ish-president dhe diktatori i Egjiptit. Me burgim të përjetshëm është dënuar  dhe Habib el-Adly, ministri i fundit i Brendshëm, i diktaturës së Mubarak. Dy dënimet janë dhënë pasi u gjykuan fajtorë për më shumë se 800 viktima të revolucionit të 2011, manifestues të vrarë nga forcat e sigurisë që për 18 ditë kishin tentuar të shtypnin protestën e asaj që quhet “pranvera Arabe”. Ndërsa dy djemtë e Mubarakut dhe këshilltarë të ministrit të Brendshëm janë liruar nga akuzat. Jashtë dyerve të Gjykatës pati përleshje midis njerëzve “pro” e “kundër” Mubarakut. Ky i fundit pasi mori vesh vendimin e sentencës pesoi një atak kardiak dhe u transportua për në spital.

Tre minuta që shkruan një faqe të re të historisë së vendit më të rëndësishëm të Afrikës së veriut, qendër e proceseve të luftës dhe paqes në Lindjen e Mesme, një nga pilastrat e islamit në botë, atdhe i organizatës së “vëllezërve myslimanë” dhe për 30 vite nën dorën e hekurt të Faranonit, garant i ekuilibrit të brishtë arabo-izraelit dhe stabilitetit gjeo-politik të zonës. Me burg të përjetshëm, pra, për Hosni Mubarak. Një vendim që shkaktoi mllefin e shprehur nga një pankartë që kërkonte dënim me vdekje. Sigurisht, pankarta u sekuestrua. E  lehtë për t’u kujtuar nga të gjithë se ato gjykatës kanë qenë gjyqtarë dhe nën regjimin e Mubarak.

Egjipti, një vend i sunduar me dorë të fortë, në vazhdimësi me regjimin e mëparshëm të Asar Al Sadat, i vdekur nga një atentat (Mubarak i ka shpëtuar 8 atentateve), është normale që nomenklatura të jetë e njëjtë. Dhe që drejtësia është (dhe shihet) si një dhomë kompensimi i tensioneve strukturale. Në sallë ishte dhe një fytyrë, midis shumë fytyrave, që nuk kishte emocione: Faranoni Mubarak, një fytyrë e ngurtë, si një shkëmb. Me syze të zeza, me nofulla të kontraktura dhe buzë të mbylluara priti verdiktin e "Popullit". E priti me një frymëmarrje të rënduar nga një sëmundje që e përndjek që përpara rrëzimit nga pushteti.

Egjipti, ndryshon faqen, edhe pse është e paqartë  të mendohet se çfarë do të shkruhet më pas. Sidozot korrupsioni, varfëria e përhapur, klientalizmi familjar dhe indiferencë për mizerjen e të gjithëve të tjerëve çuan në rënien e regjimit jo demokratik. Kasta ushtarake egjiptine deri më sot ka siguruar një post-regjim jo shkatërrues. Por revolucionet janë si tërmetet, nuk janë sheshuar akoma trondtitjet, prandaj dhe e ardhmja e vendit është e zhvendosur në një konfrontim tjetër për marrjen e pushtetit.

Sidoqoftë deri këtu është epilogu i një regjimi shtypës ndaj popullit të tij. Më pas vjen reflektimi për ngjarjet e pazakonta të dy dekadave më parë në Shqipëri, kur u rrëzua regjimin i fundit stalinist në botë, regjim i Enver Hoxhës, ose më saktë regjimi i shtojcës komuniste të sunduar nga Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha. Alia dhe Nexhmija u dënuan me burg pas përmbysjes së regjimit, por jo me burg të përjetshëm. Përkundrazi, akuzat ishin në përpjesëtim të zhdrejtë me të zezat e tyre. Ndërsa, regjimi i ri demokratik instalohej me vështirësi të kuptueshme njerëz të nomenklaturës së vjetër rilidhin fijet e pandërprera, sipas doktrinës së Antonio Gramshit, “kapjen e qendrave të pushtetit” në një regjim demokratik, që janë sigurisht Media, sistemi i Drejtësisë dhe e ashtuquajtura “shoqëri civile”. Aktivizimi i këtyre lidhjeve në regjimin e ri demokratik u pa në rebelimin komunisto-anarkist të 1997, që jo vetëm liroi nga akuzat të gjithë nomenklaturën e lartë komuniste, por dhe bijtë e tyre i instaloi më fort brenda sistemin demokratik, në mënyrë që të kontrollonin sërish frenat e pushtetit. Mjafton të shikoni sot politikën, median dhe shoqërinë civile për të parë portrete të reja të nomenklaturës së vjetër. Ju mjafton te shikoni ministrin e fundit te regjimit komunist teksa flet per "proces", per demokracine liberale e parlamentare  dhe te kuptoni se perse eshte  e veshtire perparimi  ne kete vend ku nomenklaturat nuk jane denuar per krimi kunder njerezimit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx