E hene, 28.11.2022, 01:59 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Gabimet e diplomacisë kosovare

E marte, 03.03.2020, 07:37 PM


Blerim Latifi:

Shteti ynë ka bërë një gabim të madh strategjik duke e orientuar politikën e njohjeve drejt shteteve të vogla. Kemi menduar se duke e rritur numrin formal të njohjeve, vetvetiu do të përmirësohet edhe statusi ynë në bashkësinë ndërkombëtare të shteteve. Nuk është dashur shumë mend për të kuptuar naivitetin e këtij mendimi, sepse dihet fare qartë se edhe nëse do të na njihnin të gjitha shtetet e vogla në Afrikë, Azi, e Amerikë Latine, gjëndja jonë nuk do të ndryshonte për të mirë. Barrierat tona qëndrojnë diku tjetër : tek fuqitë e mëdha, si Rusia, Kina, India, Brazili dhe pesë shtetet e Bashkimit Europian të cilat vazhdojnë të këmbëngulin në mosnjohjen e Kosovës. Prandaj, është dashur qëmoti të hiqnim dorë nga vetmashtrimi me njohjet e vogla, të cilat, për më tepër, na janë kthyer bumerang nga interferimi diplomatik i Serbisë. Çnjohja nga Sierra Leone është më e fundit në këtë histori të gabimeve trashanike të diplomacisë kosovare.

_______

Në vitin 1913 Fishta i përshkruante kafehanet e Shkodrës, si vende ku mblidheshin llojlloj njerëzish, pjesa dërmuese e tyre analfabetë, dhe diskutonin për problemet e mëdha politike botërore. “Pa ditë asnji gja nga politika, çdo kopuk do më dalë Bismark ; pa kuptue asnji gja nga arti i luftës, flasin si me qenë Velington a Napoleon”, shkruante Fishta. Kjo pjesë nga publicistika e Fishtës mu kujtua dje, derisa në rrjetet sociale kishin vërshuar komentet mbi politikën amerikane dhe mbi atë se kush çfarë është e çfarë përfaqëson brenda saj, si dhe mbi ndikimin e Rusisë në proceset e vendimmarrjes në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongres. Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë, ka thënë njëherë kryeministri britanik Churchill. Mbase është koha ta themi në një formë tjetër këtë mendim : Ballkani prodhon më shumë budallak sesa mund të konsumojë!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora