Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Në venat e sulltanëve osmanë ka rrjedhur gjak serb
E shtune, 01.02.2020, 11:12 AM
Blerim Latifi:
Këtyre
adhuruesve të Perandorisë Osmane tek ne, hiç s’po ju pëlqen që në këtë filmin e
ri “Ngritja e Perandorisë : Osmanët”, krahas Sulltan Mehmetit II, po shfaqet
edhe gruaja e babës së tij, Sulltan Muratit II, sulltanesha Mara Brankoviq, e
cila ishte vajza e mbretit të fundit serb Gjuragj Brankoviqit. Që nga Beteja e
Kosovës e vitit 1389, kur Sulltan Bajaziti I u martua me Olivera Despinën,
vajzën e Car Llazarit, sundimtarit serb, për shekuj me rradhë, në venat e
sulltanëve osmanë ka rrjedhur gjak serb. Sulltan Mehmeti II, pushtuesi i
Konstandinopojës, e konsideronte veten trashëgimtar të Perandorisë Bizantine,
prandaj edhe i preferonte lidhjet martesore me sundimtarë ortodoksë, sllavë dhe
grekë. Pasuesit e tij ndoqën të njëjtën preferencë. Trupat e Brankoviqit ishin
të parat që u ngjitën në muret e Konstandinopojës (Stambollit) në ditën kur u
pushtua nga Sulltan Mehmeti II.