Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ernest Koliqi mori vendimin e madh
E enjte, 16.01.2020, 09:45 PM
Blerim Latifi:
Si
sot, 45 vite më parë, vdiq Ernest Koliqi, shkrimtari i njohur shkodran. Në
vitin 1941, Koliqi si ministër arsimi në qeverinë shqiptare të mbështetur nga
italianët, mori vendimin e madh për dërgimin e mbi 200 mësuesve në Kosovë për
të hapur shkollat shqipe dhe për t’i dhënë fund analfabetizmit total, në të
cilin ndodheshin shqiptarët e Kosovës, për shkak të sundimeve brutale osmane
dhe serbe. Me mijëra tekste në gjuhën shqipe u ngarkuan në kamionë dhe u nisën
në drejtim të Kosovës. Brenda një viti u hapën 173 shkolla fillore, 3 shkolla
të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Për herë të parë në histori fëmijët e
Kosovës morrën në duart e tyre librin e abetares. Shqipja e shkruar dhe e
lexuar, pas shekujve të ndalimit me dekrete shtetërore, kishte mbijetuar edhe
në Kosovë. Edhe diçka: nga ajo kohë kanë kaluar 79 vjet, por asnjëherë, as në
Tiranë, e as në Prishtinë, nuk kemi pasur një ministër arsimi që i përafrohet
nivelit intelektual e kulturor të cilin e kishte Ernest Koliqi.