Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Paaftësia gati tridhjetë vjeçare e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem demokratik të drejtësisë
E diele, 29.12.2019, 02:33 PM
Blerim Latifi:
Nuk
është tronditës lajmi që regjimi komunist i Shqipërisë ka dënuar me motive
politike një fëmi 16 vjeçar, sepse regjimet staliniste të tilla kanë qenë,
terroriste në thelb, të pamëshirshme kundër secilit që u ka dalë pengesë, qoftë
ai edhe fëmi. Tronditës është fakti se njeriu që ka marrë vendimin për këtë
dënim, edhe pas rënies së komunizmit, ka vazhduar të jetë pjesë e
institucioneve demokratike, me dekada të tëra. Madje edhe tani që po i
shkruajmë këto fjali. Fjala është për Spartak Brahon. Kjo tregon se paaftësia
gati tridhjetë vjeçare e Shqipërisë për të ndërtuar një sistem demokratik të
drejtësisë, nuk ka të bëj vetëm me korrupsionin e tranzicionit, por edhe me
mungesën e pastrimit të institucioneve nga ish funksionarët e regjimit
komunist. Sigurisht, edhe në Kosovë nuk qëndrojmë hiç më mirë!