Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Tito, Vuçiçi dhe Ne
E diele, 27.10.2019, 01:39 PM
Tito, Vuçiçi dhe Ne
Nga
Blerim Latifi
Dikur
Tito, duke luajtur me dinakëri lojën “edhe me Lindjen, edhe me Perëndimin”, ia
kishte dalë ta bëjë Jugosllavinë një faktor të respektuar në gjeopolitikën e
Luftës së Ftohtë. Sot, presidenti serb Aleksandër Vuçiç po synon ta bëjë të
njëjtën gjë me Serbinë. Dhe, deri me tani, duket se i ka punët mire në këtë
drejtim, meqenëse ka arritur ta marrë statusin e të përgedhelurit nga Perëndimi
dhe Lindja. Beogradi ka filluar përsëri të vizitohet nga presidentët më të
rëndësishëm të botës, përjashto presidentin amerikan, dhe bota ka filluar ta
harrojë epokën e Milosheviqit. Ndërkaq ne, në Prishtinë e Tiranë, njësoj si
paraardhësit tanë, vazhdojmë të merremi, në shumicën e kohës, me akuza kundër
njëri tjetrit, dhe me përdorimin e shtetit për ruajtjen e pushteteve partiake.
Politika shqiptare vazhdon të popullohet me egokratë të pandreqshëm, që nuk
shohin përtej egos së tyre.
_______________
Stinët
ia lënë vendin njëra tjetrës,
dhe
gjeneratat njerëzore poashtu.
E
përjetshme mbetet veç natyra,
dhe
kujtimi për ata që përnjëmend e kishin luftën për liri.
Mashtruesit
dhe profiterët e saj kanë për tu harru, njësoj si gjethet e vyshkura të kësaj
vjeshte.
Në
foto është lagjja Jashari, nga perspektiva e lagjes time, në Prekaz.