Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Rexhep Qosja rrugës për në Sham
E merkure, 08.10.2014, 07:38 PM
Intervistë | Blerim Latifi: Rexhep Qosja rrugës për në Sham
Të krahasosh investigimet e sotme të Policisë së Kosovës rreth grupeve të dyshimta që derdhin në Kosovë financat e rrjeteve terroriste, me persekutimet e shqiptarëve nga policia sekrete e Rankoviqit është njëkohësisht huqje intelektuale dhe pandershmëri morale. Është marrëzi. Pikërisht këtë po e bën akademiku Rexhep Qosja. Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, flet për Express.
Express:
B. Latifi: I kam lexuar këto opinione dhe ajo që më ka lënë përshtypje mes tjerash është paqartësia në operimin me konceptet që përdor Qosja, gjë që nuk i falet një akademiku që gjithë jetën e ka kaluar në botën e teksteve të dijeve humane. Paqartësia themelore është se Qosja ngatërron konceptin e deliktit verbal të kodit penal të ish Jugosllavisë komuniste me konceptin e kushtetutave liberale për kufizimet e lirisë së shprehjes. Konceptin e deliktit verbal e kanë shpikur regjimet komuniste për të mbrojtur ideologjinë dhe pushtetin e tyre nga mendimi kritik, ndërsa koncepti liberal i kufizimeve të lirisë së shprehjes përshkruan situatën kur liria e shprehjes nuk guxon të shndërrohet në liri abuzive, sidomos në rastet kur brenda shoqërive plurale përdoret për të nxitur urrejtje dhe mosdurim mes grupeve sociale. Kjo vjen nga fakti se vendet me kushtetutë liberale tanimë e dinë faktin se vlerat e tyre rrezikojnë të përdoren si instrumente nga grupe që promovojnë ideologji anti-liberale dhe anti-demokratike. Gjë që është duke ndodhur tek ne sot nga shumë imamë të cilët abuzojnë me lirinë e shprehjes për të përhapur në Kosovë doktrinat salafiste, të cilat në thelbin e tyre janë totalitare dhe mosduruese ndaj botëkuptimeve dhe religjioneve të tjera. Unë konsideroj se problem i Qosjes me këtë paqartësi koncepuale ka dy shkaqe kryesore. Shkaku i parë është teorik. Nga një numër tekstesh të Qosjes që kam lexuar, kam parë një deficit serioz të kulturës filozofike në këto tekste, njohuri sipërfaqësore të filozofisë politike dhe terminologjisë filozofike në përgjithësi. Kjo është fatale. Ashtu si në matematikë që e huq fare po nuk dite të operosh me raportet e numrave, edhe në filozofi, po nuk dite të operosh kujdesshëm me konceptet, bie në lajthitje komplete. Është një fakt i njohur se kritikët e mirë letrarë karrierën e tyre e përfundojnë si mendimtarë e filozofë, por tek Qosja ku proces intelektual ka dështuar. Qosja ka dështuar të bëhet mendimtar.
Express: Cili është shkaku i dytë?
B.
Latifi: E kam thënë edhe njëherë tjetër: Qosja vazhdon ta bindë veten se ka
hesape për të qëruar me dy njerëz, Ibrahim Rugovën dhe Ismail Kadarenë. Me të
parin e lidh mosdurimi politik dhe me të dytin zilia e famës mes shkrimtarësh.
Megjithë defektet e tij politike, Rugova ka një vend të rëndësishëm në
historinë politike të Kosovës dhe Qosja si duket nuk po gjen qetësi pa e thyer
ikonën e tij, ndërsa inati me Kadarenë vjen nga një fakt i thjeshtë: derisa
Kadareja sot gëzon famën e një shkrimtari botëror, Qosja përgjithësisht gëzon
famën e një shkrimtari lokal. Dhe meqë të dy armiqtë e tij privat kanë pasur
qëndrime jo
Express: Z.Latifi ju po e përdorni shumë këtë termin “salafizëm”. Lexuesit do të mund të pyesin se ku qëndron thelbi i tij?
B. Latifi: Salafizmi është interpretimi fundamentalist i islamit. Fjala “salaf” iu referohet paraardhësve, që në islam do të thotë gjeneratave të para të islamit, myslimanëve të parë. Salafistët konsiderojnë se islami autentik, islami i vërtetë është ai i cili është praktikuar nga tri gjeneratat e para të islamit, që janë gjeneratat e kalifëve të parë pas profetit Muhamet dhe në këtë kontekst, sipas tyre, të jesh mysliman i vërtetë, autentik, do të thotë të sillesh si ata, të lutesh dhe adhurosh si ata, e madje edhe të vrasësh si ata, p.sh. me heqje kokash. Pikërisht këtë po e bën sot ISIS-i. Kalifati i tij është imitim fanatik i tyre.
Express: Cila është ideologjia e këtij Kalifati?
B.
Latifi: Është ideologjia e salafizmi literal politik. Tiparet e tij janë pak a
shumë këto: ky salafizëm është anti-modern, ngase procesin e modernitetit e
sheh si proces degjenerimi dhe largimi nga jeta ideale e salafëve; është
anti-perëndimor, ngase perëndimi shikohet se shkaktari kryesor i këtij degjenerimi;
është anti-demokratik, ngase për të sovran është Zoti dhe jo populli;është
reaksionar ngase synon të kthejë historinë e njerëzimit pas, në një moment të
largët të rrjedhës kohore të saj; është intolerant, ngase duke insistuar mbi
vlefshmërinë absolute të islamit fillestar, të gjitha format tjera të besimit
dhe adhurimit i konsideron të gabueshme dhe të palejueshme; gjithashtu është
maniheist, në kuptimin se e ndan botën në të mirë dhe të këqij dhe
universalist, ngase pretendon se duke poseduar të vërtetën absolute dhe
përfundimtare mbi botën dhe jetën njerëzore janë të obliguar edhe ta përhapin
atë në të gjithë njerëzimin, qoftë edhe përmes përdorimit të forcës. Është e
qartë se lëvizje të tilla si
Express: A mund të konsiderojmë luftën e terroristëve të ISIS-it si xhihad?
B.
Latifi: Konsideroj se po. Ka disa kritere të cilat e përcaktojnë konceptin e
xhihadit apo luftës së shenjtë. Lufta e ISIS-it i përmbush disa prej tyre.
Xhihadi apo lufta e shenjtë është atëherë kur zhvillohet me qëllim që të vendoset
një rend social e politik që bazohet mbi një kod apo tekst hyjnor, që në rastin
konkret është vendosja me dhunë e një rendi social të bazuar në tërësi mbi
sheriatin që mendohet se shpreh vullnetin e Zotit. Kemi situatë të xhihadit
edhe në ato raste kur dhuna përdoret kundër atyre që mendohet se kanë devijuar
nga besimet dhe dogmat e drejta të islamit dhe qëllimi i xhihadit në këtë rast
është të rivendoset sundimi i këtyre dogmave. Sot luftëtarëve të
Express: Në cilin kuptim?
B. Latifi: Kurdët janë një prej popujve më fatkeq në histori. Me një popullatë prej shumë milionësh ata janë të shpërndarë në disa shtete të cilat i diskriminojnë dhe shkaku i këtyre shteteve nuk kanë arritur të ndërtojnë një shtet-komb të tyre. Një popull me kulturë të lashtë, me një kulturë të moderuar të praktikimit të religjionit, ata sot përballen në një luftë për jetë a vdekje me xhihadin gjenocidal të ISIS-it. Përjashto SHBA-të, bota sot rri dhe sheh me duar në xhepa këtë tragjedi, njësoj sikur Srebrenicën dikur. E di që është joreale, por ata djem kosovarë që për turp sot luftojnë në brigadat e ISIS-it po të ndjenin veten vetëm pak shqiptar do të dilnin në anën e kurdëve, sepse të ndihesh shqiptar do të thotë të solidarizohesh me vuajtjet e popullit kurd, vuajtje që janë të ngjashme me vuajtjet tona në histori.