Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Jusuf Gërvalla - Dhimbja për kthimin e pamundur në shtëpi
E premte, 17.01.2020, 10:12 PM
Jusuf Gërvalla: Dhimbja për kthimin e pamundur në shtëpi
Nga
Blerim Latifi
Poezia
“Do të kthehem nënë” e Jusuf Gërvallës ka të njëjtën fuqi të shprehjes
emocionale me poezinë e famshme “Letër Nënës” të Jesninit. Vrasja e Jusuf
Gërvallës nuk ishte vetëm vrasja e një aktivisti shqiptar që përpiqej për
lirinë e popullit të tij, por edhe një poeti, që kishte të gjithë potencialin
për t’u zhvilluar në një poet të përmasave europiane. Jesnini nuk u kthye kurrë
në fshatin e tij të lindjes për t’u çmallur me nënën e tij, sepse bëri
vetëvrasje në klimën depresive, në të cilën e kishte zhytur Rusinë diktatura
totalitare komuniste, e nuk u kthye as Jusufi për t’u çmallur me nënën, në
Dubovikun e tij, aty rrëzë Bjeshkëve të Namuna, sepse UDB-ja e Jugosllavisë
komuniste e përndiqte këmba këmbës, derisa ia mori jetën. Poezia “Do të kthehem
nënë” e paralajmëron fundin tragjik të poetit dhe përfundon me shpresën se e
keqja nuk do të mundet të na çrrënjos nga atdheu. Kjo poezi më përkujton
thelbin filozofik i cili qëndron brenda fjalës së vjetër greke “nostalgji”.
Nostos algos do të thotë dhimbje për kthimin e pamundur në shtëpi.
Poezia
Do
të kthehem nanë
Sa
fort më mundon
Vetmia,
o nanë
E
votrën braktisa një ditë
N’vendlindje
ështe vjeshtë
Tani
është vonë
Më
presin të korrat e brengat
N’mendime
më ke tretur
Tani,
o nanë
Për
birin që të la në vetmi
Shikimi
përhera kah dera përgjon
Trokitje
të lehta dëshiron.
Kthehu
shpejt më ke pas thënë
Se
brengat më kanë molisur
Të
presin shokët një varr nën bli
Porositë
e babës tënd
Kaluan
pranvera e vjeshta o nanë
Që
kur ti e ndjell veç një kthim
Nëse
vetë nuk do të mundem
Do
i them birit tim
Në
vendlindje le të shtrojë çdo gëzim
Të
lutem jeto me shpresa o nanë
Se
dikush një ditë do të trokllojë
Në
atë vatër ku së pari zëri im jehoi
Andej
nipat do të ngrejnë shtëpinë.