Kulturë
Nijazi Ramadani: Krijimtaria letrare e Biser Mehmetit
E premte, 22.02.2013, 08:23 PM
Këndveshtrime: Persiatje letrar dhe jashta(letrar)
Profili krijues dhe krijimtaria letrare e Biser Mehmetit
Shkruan: Nijazi RAMADANI
Çdo vjet,
nga disa shtëpi botuese te ne, dalin nga disa vepra poetike edhe aso joletrare
që pretendojnë të thirren si letrare që në total na dalin disa dhjetëra libra
për një vit. Dhe, po të duam tash, me analogji, të shohim sa libra joletrarë
botohen në vit, ose të marrin dhe periudhë më të gjatë se një vit, numri i
veprave publicistike që merren me fenomene të realitetit shoqëror, e jo vetëm
me reflektimin e realitetit nga këndi i imagjinatës, do të na dilte numri fare
modest!
Pikërisht
këtu dua ta ndërlidh vështrimin tim përse është me rëndësi të madhe kjo vepër e
autorit Biser Mehmeti. Sikur në të mos kishte asgjë tjetër me rëndësi, do të
mjaftonte fakti që ai merret me atë që ne si autorë shpalosim profilin letrar,
por merremi me qasjen analitike të një
vepre prozaike letrare.
Sot ka
shumë vepra që pretendojnë të quhen “vepra letrare” po realisht pak ka vepra të
mirëfillta letrare. Mundësia për botim
është e madhe, por krijimtaria e mirëfilltë letrare do të mbijetoi vetëm
si vlerë. Pikërisht sot kur kritika e mirëfilltë letrare, fatkeqësisht, po
mungon. Është thënë edhe nga të tjerët se tashmë kritika letrare është “kritikë
e miqve”, prandaj edhe ajo nuk mund të jetë reale. Nëse sot e bën një kritikë
reale për një krijues ai mund të krijojë bindje se ti je kundër tij e jo kundër
krijimtarisë së tij.
Pra, dhe
përskaj të potencialit intelektual që nuk duhet të vëmë në dyshim, ne nuk kemi
vepra të mjaftueshme që do të kishin bërë analizë më të thella të zhvillimit të
tyre.
Ne si bie fjala, nuk kemi vepra që do të trajtonin një segment tepër të rëndësishëm të aspekteve teorike,.kur kemi në shtyp hiperproduksion të vlerësimeve nga publicistë, analistë dhe intelektualë të tjerë, por nuk kemi analizë libreske.
Profilizim letrar i autorit Biser Mehmeti
Biser sot
shkruan edhe atëherë kur nuk ka çka të shkruajë, ai ka botuar këto ditë një
roman për botim me titull “Jetë e mohuar” që shpresojmë se edhe veprat e tjera
i presin që të dalin nga shtypi.
Në kushtet kur ende nuk kemi arritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim përmbi të, dhe detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hap cilësor shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar…Këtu paraqitet një pjesë e vogël e trajtimeve, dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, a artikujve letrare dhe e materialeve të botuara në shtypin e shkruar dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme.
Profili krijues dhe krijimtaria letrare e tij
Biser
Mehmeti është në mesin e krijuesve që i janë përkushtuar me tërë qenien prozës,
i cili gjithnjë e më tepër po e dëshmon prirjen e tij në këtë zhanër të
letërsisë, i cili s’është aspak i lehtë. Edhe pse si shumë krijues të tjerë
hapat e parë në fushën e letërsisë i ka bërë në poezi, duke botuar një numër të
konsiderueshëm të krijimeve të tija në shtypin e kohës, ky krijues duket sikur
aftësitë e tija i shpreh më mirë në prozë, sidomos në roman.Bashkëpunimi me edicionet
botuese është në nivel të mirë. Një kontribut të madh në afrimin e krijuesve po
e jep edhe SHB "Rrjedha" nga Gjilani,*( ku ky autor i ka të botuara
dy veprat e fundit" Katër kalorsit e apokalipsit"(Tregime) dhe
romanin "Jetë e mohuar", SHB Rrjedha) pjesëmarrja në promocione
letrare dhe artistike, sikur edhe në manifestime të ndryshme jeta dhe
krijimtaria na bashkon të gjithë krijuesve.
Pas
botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të
përmbledhjeve me tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), në fund të
vitit të kaluar ky krijues që premton shumë u paraqit para lexuesve me romanin
e tij të dytë me titull mjaft figurativ: “ Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”).
Në letrat
shqipe prozator ka të botuar dy romane (
“Nata pa mëngjes”, "Jetë e mohuar", si dhe përmbledhjen me tregime
“Katër kalorësit e apokalipsit”, me çfarë tematika e përbashkët i shoqëron këto
dy libra. Zakonisht ky, krijues e ka të vështirë të fletë për krijimtarinë e
tij, sepse mund të jetë subjektiv. Megjithatë kritika i ka pritur mirë veprat e
mia të botuara. Tematika që trajtoi në krijimtarinë letrare kryesisht është bota psikologjike e
njeriut në botën ku ai jeton, pastaj preokupimet e tija me rrethin, me
njerëzit, po edhe me të gjitha ato që e rrethojnë. Pra, bota psikologjike e
njeriut është diçka e mistershme që e tërheq ta trajtoj në krijimtarinë e tij
letrare.
Hapat e
parë në krijimtarinë letrare i ka bërë në kohën e studimeve, atëherë kur pata
filluar t'i botoj edhe poezitë e para. Botimi i tyre në gazetat dhe revistat e
atëherëshme më ka dhënë kurajo për të vazhduar edhe më tutje me krijimtari
letrare. Natyrisht duke e marrë atë si diçka shumë serioze dhe duke krijuar me
përkushtim të madh.Po poezia që shkruani, Mehmeti është sikur e shumicës së
krijuesve që e fillojnë me poezi, por nuk ndalën dot për të përvijuar dhe
sprovuar vetën edhe në gjinit tjera. Ai, si studentë pata filluar të shkruaj
poezi. I ka të botuara në shtypin e Kosovës mbi 40 poezi. Mirëpo shkaku pse
deri më sot s'ka botuar ndonjë libër me poezi është fakti se sot poezia po
botohet pa kriter që nuk kanë stil, as formë dhe as përmbajtje letrare, andaj
pse është poezia. Kjo ishte edhe arsyeja që e largon “e braktisë” atë nga
poezinë dhe filloi t'i përkushtohet prozës respektivisht romanit.
Mehmeti
është i në fshatin Sefer, aty ku ka mbaruar dy klasët e para të shkollës
fillore. Natyrisht edhepse në moshë shumë të vogël ende i mban mend shumë gjëra nga vendlindja.
Sidomos s'mund të largojë kujtimet nga shkolla, atëherë kur në një dhomë një
mësues i mësonte nxënësit e katër klasëve. Biseri, poashtu nuk mund ta harroj
as pejsazhin e bukur që kishte vendlindja ime, kodrat e larta dhe fushat e
pakta. Vendlindja e tij, e reflektuar edhe në krijimtari është një fshat malor
ku as atëherë e as sot s'ka pasur rrugë të kalueshme. Pastaj për të vazhduar
shkollimin nga klasa e 5-të duhej udhëtuar në këmbë deri në
Biser
Mehmeti kishte një fëmijëri që s'dallohet shumë nga fëmijëritë e të tjerëve.
Atëherë kur kohën më të madhe e kalonte, duke luajtur lojra të ndryshme me
fëmijët e lagjës. Natyrisht që fëmijëria është periudha më e lumtur e jetës që
nuk mbetët pa u reflektuar edhe në krijimtarin letrare të tij.
Biseri është
i lindur në fshatin Sefer, kurse jeton në Ferizaj, ku të kryer shkollën fillore
dhe të mesme, kurse fakultetin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në Prishtinë.
Gjatë studimeve për botimin e shkrimeve të tij, Biseri ka bashkëpunuar sidomos
me revistën “Zëri i rinisë” dhe “Bota e re”, ku ka botuar një numër të madh të
shkrimeve gazetareske, po edhe letrare. Mirëpo, më vonë e braktisë gazetarinë
për t'u përkushtuar në krijimtari letrare.