E merkure, 01.05.2024, 01:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Kristo Çipa: Pse buron nga dheu im

E marte, 19.02.2013, 08:42 PM


Pse buron nga dheu im, është kryevepër e njerëzimit

(esse për këngën iso-polifonike)

Nga Kristo Çipa

E ardhur nga kushedi se sa mijera e miliona vjet, e transmetuar ne zinxhirin e jetes, si ne ate ADN- se, e pa perseritshme per nga forma dhe madheshtia nga asnji lloj tjeter vlerë e kultures popullore, e pa aritshme si ylberi, e virgjer si cipa e agimi,t e perkryer si vete perendite, e pa kapshme si drita, e pa dukshme si era, e shendritshme si ylli, e embel si balta,shëruese si ilaci,sëmurëse si magjia , rrobëruese si dashuria,kënga jonë e vendit, iso polifonia, do të turbullonte miliona dëgjues ndër shekuj për shkak të mosperceptimit të saj si harmoni e përkryer zërash, pa instrument e dirigjent. Ata që e krijuan dhe ne që e trashëgojmë jemi me tepër se krenërë për këtë vlerë, qe e kemi si produkt të shpirtit tonë këngëtar. E them me bindje se as një lloj pasurie  tjetër nuk do ta zvëndësonte vlerën e këtij xhevahiri që gjëndet rrallë ,shumë rrallë, në jugun e vendit që ka emrin SHQIPËRI. Studjues,folklorist, hulumtues,historianë e shkencetarë as nuk e dinë se kur lindi dhe se si lindi. Hipotezat e hedhura për gjenezën e iso polifonisë të ngjajnë me ato të lindjes së jetës dhe njeriut në Tokë.Një krijues e bartës gjenial i kësaj kënge shpesh i thotë asaj "kënga e perëndive".Edhe duke e kundërshtuar edhe duke e pohuar, ky epitet mosshpjegues është më i sakti.Dhe ashtu, mistike, e pa kapëshme e pa shpjegueshme , shtatorja jonë e kulturës kombëtare qëndron në UNESKO,në këtë kryeqendër botërore të kulturës mbarë planetare, ku vlerat janë të vendosura si në mozaikun parajsor. E quajtur kryevepër gojore e njerëzimit, ajo është atje, sa e përjetëshme, aqë dhe e përkohshme.E përjetëshme sepse është e pa përsëritshme. E përkohëshme sepse ajo nuk është e ngurtësuar që të konservohe,t por e trasmetuar nga goja në gojë dhe vetë interpretuesit e saj, janë të përkohshem , të vdekshëm.Përkohshmëria deri tani ka qënë përjetësi ,shpresojmë që edhe në të ardhmen ta kemi ashtu .

Në shtatoret e lirisë gjithmon ka një ushtar të pa njohur. Ai nderohet në cdo përvjetor e kremtim, por emri i tij është përjetësisht anonim .Kështu janë edhe ata që përgatitën dosjen diamant të iso polifonisë sonë për në UNESKO . Ata punuan ditë e natë nën bekimin hyjnor të kësaj kënge të dheut tim, që njerzit e këtij gurri ja morën në lashtësi perëndive, ndoshta edhe më parë se zjarrin. E nxorën në dritë atë qe jep dritë .Dritë paçin nga dritësimi i saj!. Hyjnorja shkoi atje ku e ka vendin, por ne tokësoret ,njerëzit sepse kemi dëshirë të luajm pak me madhështinë e saj, apo ndoshta  nga që jemi familiarizuar me të .Tabore me emër dhe pa emër, me tribuna e qoshe të vetvendosura, bëjnë pelegrinazhe promemoriosh si 'kofini pas të vjeli'.Nuk mendoj se diskutimet, kundërshtimet , intepretimet janë të tepërta dhe aq më shumë për këtë kryevepër, që sa më shumë ta prekësh aq më shumë ndricon JO! Përkundrazi! Konferencat shkencore, simpoziumet, studimet, evitentimet e nderimet duhet të bëhen sa më të shumta. Por fatin e kalasë së ROZAFËS ,ne nuk mund tja pegatisim asaj me dëshirën dhe duart tona. Ne sot e kemi atje ku asaj i takon vendi , atje ku mundishëm mezi  u vendos. U vendos mezi,  jo për “vlerat e diskutueshme të saj” por për neglizhencat tona historike.

Në një diskutim të bërë para disa kohësh në  MTKRS (pasi nji grup folkloristësh kishin bërë një farë  promemoriumi), pasi dëgjova disa diskutime, m’u kujtua legjenda jonë tragjikomike për "mustaqet e Çelos. Ndërhyra në diskutim, pasi thelbi ishte në se duhejt të quhej iso-polifoni apo polifoni:

-"Ne- u thashe,"Çelon" e keni atje, në UNESKO. "Mustaqet"janë me ngjyrën që nuk e do njëra palë . Dakort! E nderojmë ngjyrën e mustaqeve, por me nge e me një ngjyrë që kurrë më mos tja ndryshojmë.Shpesh herë ne histori praneë madhështive mbretërore,r ri gaztori, si për ta bërë më tokësore  atë,qielloren. Pula-vezën a veza-pulën? Iso polifoni apo polifoni? E para, në një bazament e mbi të shumë zëra . E dyta, shumë zëra pa vendosie. Por ajo ka shkuar me bazament atje, në bazamentin e vlerave botërore. Prej andej, ajo, kënga e dheut tim nuk do te zbresë më kurrë .Sa më madhështor pallati, aqë më shumë andralla ka brenda . Ne krijuesti, interpretuesit,trasmetuesit, lëvruesit duam që me këngëdashësit të qajmë e të shpërndajmë  hallet që kjo këngë mbart e ka sot.  Ndryshimet demografike që sollën lëvizjet njerëzore të viteve nëntëdhjete të shekullit që lamë pas, hemoragjia kombëtare dhe dalja nga izolimi,bënë që burimi jetësor i kësaj kënge të pësojë shkarje, të “humbasë ujë” . Realitetet e reja kërkojnë veprime të reja. Dhe kjo nga institucionet UNESKO-s, MTKRS-se, MASH-së,shoqatave polifonike e të tjera dhe nga ju të nderuar lexues të këtij shkrimi. Unë kam dalë me propozimin bërë  MTKRS-së, MASH-se, Kryeministrit, që në shkollat nëntëvjecare në orën e muzikës të kryhet mësimi i folklorit, si praktik dhe teori, pra ne  trevat ku këndohet iso polifoni të mësohet ajo dhe kështu me radhë, sipas trevave , kjo të kryhet nga bartës të iso polifonisë që sot janë të gjallë. Hallka e trasmetimit kombëtar është dobësuar.  Kurrë nuk duhet ta lëmë të këputet. Uji, kur shteron burimi, vlerësohet më shumë, por atëherë është von .Ashtu dhe iso polifonia nuk duhet lënë të shuhet, siç  kombi ynë nuk humbi gjuhën, që edhe pse nuk shkruhej në shekuj ,  ashtu s’kemi pse ta lëmë iso polifoninë të shuhet . Ne kërkojmë të integrohemi duke përqafuar vlera që nuk i kemi ende , por margaritarin tonë, që    Europë , Botë dhe UNESKO  na e pëlqejnë të tjerët dhe  bna e kanë zili, si mund ta lëmë pas, në harresë. E adhuron bota, madje  e  quan hyjnore,ashtu siç është në fakt . E quajnë të pa mundëshme për tu aritur, aqë lart qëndron . E dëgjonë  dhe e çmojnë bota e qyutetëraur. Po ne, ç’ duhet të bëjmë?

-Ne duhet të gjykojmë ftohte e me dashuri. Sot, kur bota e komunikimit ka bërë mrekullira në përhapjen e lajmit dhe vlerave,  është mëkat ndërshekullor në se  kënga e dheut tim të mos dëgjohet e kënduar nga djali , nipi, stërnipi . Ësht faj të lëmë të shuhet ajo që mahniti natyrën  dhe n jeriun.Unë jam i bindur se kjo kurrë nuk do të ndodhë ,  se po e lame ne,  ajo nuk do të humbasë, por do të na e rimarrin perënditë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora