E merkure, 01.05.2024, 01:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E marte, 19.02.2013, 07:52 PM


UKSHIN MORINA

 

ME BESO O ZOT!

 

Nga kaq larg më ktheve në aromën e frymës tënde,

pranë këtij qielli dimrorë kur rrugën humbasin zogjtë

Heshtja dhe trishtimi yt, me beso, gjithher mbetet pjesë e imja.

S’mund të bëj ndryshe siç me ty o zot!

Si një shpend i egër humbur të kam,

e tash me diellin e hënën vetmitar në udhët ku përthyet

drita mbi ujë të kisha,

jo s’mond të vdisja i vetëm

Më thuaj tash o ZOT, ç’mund tjetër të bëj, që ti të lumturohesh!?

Mos ndoshta mburojë kur heshta e përflakur të ndaloj në mua

Unë e di e mbase s’gaboj të them,

se je i vetmi identitet i fshehur në zemrën e një graniti të humbur!?

Veten vështroj i heshtur, njëherësh edhe dhembjen time

Më beso o Zot,

se në këtë natë të përgjumur qielli qenka pa yje sonte.

 

E NDERSHME JAM

 

Në udhën e gjymtyrve të mia gjeta plumbin

që dikur me qëllove,

ishte arma jote e ndyrë e vetmja shenjë që identifikon krimin

Ishte më keq se vrasje në perendim të diellit,

sapo shpinën ktheva nga retina e horizontit blu ndërsa

duart laje nga gjurmët e gjakur

U trembe nga britmat

që në kujtesë breronte otorima e vetmisë së madhe

dhe sa e përgatitur ishe për skena të tilla turpi

Këtë e ndesha në ditën

që se pashë njollosjen e mpiksur të fytyrës tënde,

ndërsa ecja i vetëm bregut të detit

Ishe vegël bodrumesh, sallonesh, baresh e ndyrë deri në tradhëti,

pa rrugdalje e rrahur keq nga nata

E di s’ke si thua ndryshe,

e ndershme jam ndërsa lexon historin e krimit

Askush se di këtë që bëj,

i thua pasqyrës,

ndërkohë me pudër mbulon gjurmët e një kurthe tjetër.

 

PËR PAK LAVDI

 

Në heshtjen e këtij pejsazhi,

veç qenve askush s’ndjehet përtej murëve të mia

Të fjetur kanë mbetur në gjumin e vdekur,

ëndrrat në shtratin e natës me dritëhënë

Nuk e di,

ç’kërkon prejsëlargu më zërin e ngjirur të më kërkosh mua???

Nuk jam ai që ti i gëzoheshe çastit,

kur zemra të dridhej nën shtërngatën e dallgës dhe

sa qesh me vete kur ti gjen prehje tek shëmbëlltyra jote

E shoh, lakmuese mbetesh në sytë e një qeni të rrahur nga vitet,

miop që pret rastin

të jargavitet mbi trupin që shite për lavdi

E maviosur ende plaga dhe brenga,

lemerisej nga mynxyra psiqike kafshuese e ngjashme

me gramin e hidren,

ashtu si kofomë murgu Atësia që i vure vetës

Dhe ti kaktus i prishur që përmend vargun e titullit tim,

del si krimbi nga kafka e një kërme,

si një demon i qartën larvash fshehur pas gjyslikësh i gjymtuar

Sa qetësi në pejsazhin rrethues,

veç qenve që trazojnë

ajrin mes britmash në koshat e plehrave.

 

TI ISHE MAGJIA IME

 

Nëse unë heshtë,

ti mos u habit o mbretëresha e magjisë sime,

lutëm të mbetesh e ndritshme në natën tënde si një feniks

Unë Zizifi në rrugë drithërohem

nga shkreptima e zotave me gurin e varrit mbi shpinë,

I dënuar me dhembjet e mia,

pa shërim ndërsa vetvetn humbas nga pika e nisjes

në thellësinë e dritës së agimit

Të lutem ti mos qaj,

dhe pse jeta ime humbet nëpër natën e hijëzuar

Më kot puth buzët e vdekura,

kur drita e hënës shtrohet mbi trazimin e lotit tënd

Ti ikë, por eshtrat nga trupi mos mi ndaj,

më lër nën hijën e trishtimit tim dhe shko pa qarë

Dëgjo zemrën brenda teje

dhe ndrydhe gjoksin që preka nën britmat e tua

Troku ritmik i saj,

i vetmi që mban të gjallë diellin e udhës sime

Mos u tremb,

është e vetmja kënga që këndova

nën kadencën e violës pranë shtratit tënd dikur

Dëgjoi pra këto tinguj, që edhe pas kaq shumë vitesh,

mund ti rrokësh vetëm ti

Është pikërisht ajo muzika e ëmbël,

që dallëndyshet e sjellin çdo pranverë në strehzën tënde.

 

MUNDESH NË GJENDJE TË JESH VALLË?

 

Si vërshimë lumi koha në ikje,

pa shpjegime, e dehur në shtratin e mykut të saj

Kafshuese mbetet dhembja në gojën e milingonave,

e padurueshme lëkura dhe vallëzimi i tyre

S’mund të harroj aromën

e hënxës në udhën e pyllit të vdekur,

kur nata shtrihet mbi pejsazhin e argjendë të saj

Vetmitar pa një forcë në vete kujtoj hijen

që zgjatet para meje me trupin tim të lidhur...

Isha një pemë e palëvizur në mes djerrinës,

që digjesha nga hënxa,

ndërkohë që ti nga nata mbive në mua

Më kot përpushë hirin në vatër, prushi ka vdekur

Si, ti se dëgjove britmin e fundit?

Mos gabo, ti s’mund ti kërkosh zërat në kopsht,

të vdekurit kanë shumë mallë për njerzit që qajnë

ndaj lëreni në ato vende të mërzitshme!

Shpirti që poshtë i rënë nga qielli,

frymon në më të madhën dhembje

kur dielli zgjatë hijet e mbrëmjes

Dhe ti muzikë e kobshme,

sa kohë të duhet të më harrosh mua!?

Më thuaj kur tingujt të ngrijnë mbi kitarë,

mundesh në gjëndje të jesh vallë,

pa zërin tim të këndosh...!?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora