E diele, 28.04.2024, 06:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Frrok Vukaj: Mikpritja juaj nuk harrohet

E shtune, 16.02.2013, 06:00 PM


 

Frrok Vukaj, 2013
Frrok Vukaj, 2013

MIKPRITJA JUAJ NUK MUND TE HARROHET

-Leter nga bashkpunetori ynë në Tiranë Frrok Vukaj, drejtuar redaksisë së ZSh-së dhe redaktorit tonë të Kulturës Zeqir Lushaj -

Nga Frrok Vukaj

Redaksi e nderuar e ZSh-së,

Të dashur lexues,

I nderuar miku im Zeqir,

Po ju them me shume siqeritet se kur i shkrova ato 4-5 rreshta per nenen tuaj shume te respektuar,Shkurten e vellain tuaj te urte e te kulturuar,Uken, per viziten e rastesishme tek varrezat e tyre, nuk kisha asnje ide per t'a bere publik kete veprim kaq të thjeshte. Thashe pak, thjeshte per informim e nderlidhje miqsore, por mendja e zemra ime ndjenë shumë…

…!

Ishim femije atehere, par plot 50 vjetesh kur vinim nga Pedagogjikja e flinim në shtepine tuaj shume bujare tu Blini i Grisë. Ajo, nëna Shkurte,  më respektonte shume e me sherbente sa ty,madje edhe më me kujdes e dhemshuri, sepse e kisha shtepine edhe 3-4 orë larg. Zemra e saje kish dhemshuri sa e nënës Terezë, por hapesirat  e mundesite ishin më të vogla.

Mos kujto se po flas mirë se te kam shok të kahershem. Absolutisht jo! Po qe se keto pak fjale qe po them do të çalonin nga vertetesia, as do t'i permendja.

Genjeshtra eshte nder cilesite negative te njeriut,por mosmirenjohja eshte akoma me e keqe...Gjithe Nikaj-Merturi,Shala e Shoshi e Malesia e Gjakoves u jane mirenjohes shtepise suaj,babait tuaj shume te nderuar,Sadik Selmani,per ate mikepritje te degjuar rralle.

Vete me ke thene qysh ne pedagogjike se habiteshit e merziteshit kur ndodhte ndonje nate pa mysafir.Nuk po kam ndonje pretendim per te shkruar bukur,se po punoj direkt ne kompjuter qe nuk e zoteroj edhe aq mire.Ne kete rast ka rendesi kryesore ideja ime e mesazhi qe dua te jap.Ajo mikepritja juaj ishte madheshtore,sepse ishte shume humane e pa asnje interes,nderkohe qe shumekush atyre hallexhinjeve ua mbyllte deren. Duhet te jemi realiste, kushtet e mundesite i kishin te veshtira,per te prite e percjelle mysafire ,aq te shpeshte. Por as ju nuk i kishit mundesite me te medha,por bete te pamunduren,bete te jashtezakonshmen. Ketu qendron edhe merita juaj.Nuk duhet harruar ndoshta ajo me kryesorja.Kurre nuk u veteburret ,as e permendet kete,por qendronit shume modest.Nuk e mohoj se mikepritja eshte cilesi e shqiptarit e krahina ime eshte shume e permendur.Kur e degjoja kete ne gojen e babait tuaj,une sikur rritesha."Mos ma rrit nderen o djali i Merturit,vetem se po laje borxhet.Me ate pritje qe me ka ba Nikaj-Merturi une po baj pak. (Furnizonte ne ate kohe me mushke dyqanet e tregetise).

-Po more Sadik Selmani ti je nje shtepi,e na kemi qene 600 shpi,a mundesh me ja dalë.

-  Sa te mundem,deri sa te vdes.Ai fizikisht ka vdeke ,por emri i tij do te jetoje gjate,sepse e pati shkruar ne dere te shtepise qyshe atehere"Mirese te vini",nderkohe qe shume bashki a komuna nuk e shkruajne dot ne hyrje te tyre.Ajo qe beri Ai e familja juaj mos kujto se eshte harruar.Sot,pasdit,mbi 2 ore eshte fole ne nje rreth shoqeror,per familjen tuaj.Une e di se me beson per cfare po them,por as ti i dashur lexues mos dysho.Po tregohem konkret.U mblodhem ne familjen e Dede Kadri Ceces,si i  thone fjales per kokerr te qefit,une ,Frrok Vukaj,Nikolle Martin Sadria nga Curraj, Lush Kola nga Bugjoni i Pukes. Une u lexova edhe nje poezi te Gjon Ndue Markokajt me titull "Bisede me Sadik Selmanin", ku spikat mencuria e filozofia e thelle.

Keto qe po them une, jane shume me pak nga ato qe u thane aty.

Shtëpia në koder, tu Blini i Grisë
Shtëpia në koder, tu Blini i Grisë

 

Buka e mirë nuk harrohet. Në ato vite të veshtira te tranzicionit,nje djale disi i ri,ka bere nje xhest per nje kusheririn tuaj qe flet shume. Po ta kishte bere nje i rritur nuk do te kishte edhe aq vlere sa per t'u permendur. I riu eshte si veriu, sepse eshte mosha e atille, por kjo tregon sesa emer te nderuar keni lene pas. Edhe dicka tjeter qe me ka bere pershtypje. Kur punonte fatorino me anijen e liqenit te Komanit ,ne mes bisedash qe benim ,vellai juaj Uka me tha: -Per kete lidhje e miqesi qe kemi me Nikaj -Mertur, une s'kam c'te bej tjeter, vec të lë ne cdo stacion nje njeri pa bilete. Per ate kohe kjo ishte shume. domethenese, por edhe e rrezikshme. Mund edhe te largohej nga puna per kete "shperdorim".

Babi juaj Sadiku ishte një shkolle e madhe, bile ishte nje institucion me shume vlere, por edhe perballja me te ishte e veshtire, mund edhe"te linte ne klase". Do ta them nje here tjeter se une kalova, bile ndjeva me kenaqesi se ne cdo provim qe kam marre (jo te gjitha se bashku). Mos harro se ajo nena juaj ,qe i shkova tek varri, rrinte duke sherbyer deri ne te gdhire e perseri ngrihej me e para. Nuk e degjova kurre te ankohej, jo vetem ate por, as nusen tuaj Sabrijen, bile as timbrin e zerit nuk ua kujtoj dot.

 

Frrok Vukaj (majtas) dhe Zeqir Lushaj, para 50 vjetesh, Shkoder 1963
Frrok Vukaj (majtas) dhe Zeqir Lushaj, para 50 vjetesh, Shkoder 1963

 

I dashur lexues,

Shpreha shkurt disa ide e perjetime te miat, por atë që ka bere kjo shtepi mikepritese, kjo nuk do te harrohet kurre e do te permendet gjate, nder breza. Edhe me mbresat e vetem nikaj-merturasve per mikpritjen e kesaj familje ne ato kohe teper të veshtira, do të dilte nje liber shume interesant.

Shenim: I dashur Zeqir:

-Asnjehere nuk të kam kerkuar të më publikosh ndonje shkrim kete po ta kerkoj sot per kete shenim të thjeshte. E falenderoj revisten si dhe komentatoret e kesaj korespondence me Zeqirin tone, te nderuaren Drita, te nderuarit Dedë dhe Selim Nengurra.

Zoti i nderofte  e jau shperblefte me të mira.

Me respekt ,

Frrok Vukaj,

Tiranë, me 28 Janar, 2013



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora