E hene, 29.04.2024, 08:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Cirongu, Bajrami: Prushi i zemrës

E premte, 15.02.2013, 08:44 PM


Kritikë

Prushi i zemrës,- tek ty Çamëria ime

(Vështrim rreth poezive të poetit Shahin Ibrahimi)

Nga Xhevahir Cirongu, Agim Bajrami

Poezia është si një tështimë ka thënë dikush, po të erdhi ke nevojë ta nxjerrësh patjetër.          Edhe pse bie dakort gjer në një farë mase me këtë thënje, më duhet të shtoj edhe një fakt tjetër: Poezia është edhe një dritare shpirtërore dhe një lloj fryme e shenjtë për ta parë botën tonë më të bukur, për t’u ndjerë me atë më i afërtë me trup e shpirt. Prandaj i japim të drejtë mikut dhe patriotit tonë  Shahin Ibrahimi, kur ulet çdo ditë në atë këndin e qetë të tij të punës për të hedhur në kompjuter copëza gëzimesh dhe brengash të marra nga jeta e përditshme.E thënë më qartë Shahini tenton ti japë jetës së tij edhe një përmasë tjetër për ta bërë atë sa më të përgjegjshme e më të tejdukshme, të njëjtën me qiejtë e bukur të prillit mbas shirave.Duke qënë dëshmitar okular i ajrit të ndënjur të, një realitet absurd mbushur me krisma hakmarrjesh vrastare, zhgënjimesh e peripecish të pa numërta. Mendimi i parë që i lind një individi nga e ashtuquajtura ‘’Demokraci shqiptare’’, është se si të mbrohet prej falsitetit të saj, prej demagogjisë pa cipë, cinizmit të papërgjegjshmërisë e shëmtisë së saj patologjike, e aftë të trubullojë edhe pasqyrën dhe mbrojtje më të bukur , se sa ta sulmoshë të keqen në thelbin e saj me shtiza vergjesh e mesazhe zgjuarsie, nuk besoj se do të ketë.Autori e përjeton këtë realitet, jo si një njeri i zakonshë dhe i rëndomtë, por me shqisat e një poeti dhe një qytetari militant. Ai preket dhe revoltohet për shokët e tij e dikurshëm që me të veshur kostumin e pushtetit dhe të parasë, harrojnë se janë krijesa njerëzore dhe kthehen në shëmbëllime hijenash e ujqësh me kollare. Nuk ka gjë më të rëndë dhe vrastare në një shoqëri kur në krye të saj vendosen pushtetarë të pa përgjegjshëm që tentojnë ta mjelin Atdheun e tyre sikur të ishte një lopë. Qielli i poezive me temë shoqërore të Shahinit janë të mëvrenjtura e plotë të papritura. Në çdo hap që hedh poeti, i duket se shkel mbi kurthe e gracka mashtrimi, po kështu edhe gjithë njerëzit e thjeshtë si ai. Ngado korrupsion, babëzi dhe vakum intelektual. Poeti ndjen dëshirën të klithë dhe të bërtasë, pse jo edhe të përleshet trup me trup me këtë vakum, por në pa mundësi për ta bërë këtë.  Ai vizaton me dorë të dridhur portrete buzëqeshjesh, dashuri e ‘’ këngë të pa këndume ‘’, sepse të keqes duhet  ti vëmë përballë energjitë tona për ta ndalur.

Eshtë ky lajtmotij i tij i shpallur. Ka shumë poezi të tilla me këtë temë, si ajo ‘’ Kush je e do mbetesh’’, ‘’ Buzë varrit, brezave që vinë’’, ‘’Për mëshirë’’, ‘’S’bëj për çadër’’etj. Por, ajo që e veçon nga të tjerët këtë libër, janë poezitë me temën e Çamërisë. Poezia e tij është vënë me kohë në fuksion të evendimentit dhe nxjerrjes në dritë të kontureve të Atdheut të tij të ç’prishur dhe gjysmë të harruar nga barbarët dhe pesëdhjetë viteve të diktaturës.Shfletimi i librit të këtij autori, shpesh herë është i barazvleshëm me fëshfërimën e sinqertë të ullinjëve shekullorë të vendëlindjes së të parëve të tij dhe kumbimin e lotëve transparentë të Çamërisë.  Ka shumë mall për të, sa poezia e tij shpesh ai sikur përmbytet bashkë me atë në copëza valësh e vezullime dijesh të mohuara. Në përpjekje për ta përmbajtur veten para tyre, shpirti i poetit thërmon veten sinqerisht. Ka dhe të tjerë që i kanë kënduar me forcë atdheut të tyre të mohuar, por jo me këtë pathos e dilërsi. Duke u bërë dëshmitar i këtij zëri, mua s’di pse më vjen pa pritur në vesh vargu i pa vdekshëm Naimian, shkruar mbi njëqind vjet më parë kushtuar mallit të tij për Atdheun.

“Kur ndëgjon zërin e s`ëmës

Qysh e lë qëngji kopenë,

Blegërinë dy a tri herë

Dhe ikën e merr dhenë….”

Qënkësh shkrur që njerëz të ndryshëm në kohëra të ndryshme të përjetojnë të njëjtat situata e thirrje shpirtërore indetike si të Shahinit dhe të bashkëpatriotëve të tij. Por ç’të bësh!? Qënkemi të dënuar  që ne të na ndjekë përjetësisht malli I dheut të mohuar e të rrëmbyer nga më të mëdhenjtë dhe dinakë , sepse fqinjët tanë edhe mirëmëngjesin na i kanë patur me hile.Çamëria është dhe mbetet një mall i madh,siç thotë autori, që vazhdon të na plasë buzët nga ora në orë.  ‘’Ne, populli muhexhir ecim në shi’’- ka thënë i madhi Bilal Xhaferri dikur nga fundi i viteve 60-të në kohën e diktaturës moniste.Në atë kohë kur emri i vendlindjes sonë nuk lejohej as ta zije me gojë , lere më të mendoje diçka më tepër. Emri Çamëri u shua në faqet e çdo teksti dhe u tentua paturpësisht ta mbysnin në puset e harresës.Ndonëse për një kohë të gjatë,diktatura ja arriti ta bëj këtë. Zemra dhe kujtesa e një kombi të tërë ja doli ta ringjallte nga hiri i saj, ashtu si zogu Feniks në mitet dhe legjendat e antikitetit. Çdo popull ka një kujtesë që ja kalon edhe atyre më mitike. Shahin Ibrahimi dhe burrat e tjerë të ngjashëm me të, janë pjesë e krahëvë mitik të këtij zogu që ulet çdo buzë mbrëmjeje në tokën e tij të bekuar, ku kulti i Dodonës dhe i krenarisë Epiriote këmbejnë pafundësisht mesazhe drite dhe krenarie me njëri tjetrin, dhe nuk pranojnë asnjëherë ti thonë lamtumirë atdheut të tyre të shënjtë.Poezia e këtij poeti është më teper se mall, një kumt i baladave të reja dhe të vjetra, mish dhe gjak ribërje, këngë dhe elegji njëherësh. Kam parë shumë nga të dashurit e mi të zemrës, gjysh, gjyshe, xhaxha dhe kushërinj, që në shtratin e vdekjes ti ngrenin sytë dhe ti drejtonin,nga fushat dhe bogazet e harruara të vendlindjes së tyre Çamërisë,duke ja falur asaj fjalët e fundit të jetës së tyre. Dashuria për Çamërinë është një amanet që do të trashëgohet brez pas brezi nga të vdekurit tek të gjallët, është një plagë që s`mund të mbyllet kurrë dhe dhëmb pa fundësisht në trupin e Atdheut. Këtë gjë merr përsipër edhe vargu poetik i Shahinit,të prek dhe të çojë në viset e ëndërrës amanetin dhe fjalët e tyre. Ata që arrijnë të depërtojnë mbrënda strukturës së këtyre vargjeve, krahas kënaqësisë artistike që e metojnë ata, do të marrin me vetë edhe shumë ç’ka nga pesha e lotit dhe pengut të tij ende të pa plotësuar, për të folur edhe një herë goja gojës me ullinjt dhe gurët e rëndë të Çamërisë martire. Tingulli emocional dhe ndejsor i këtij autori, është i aftë të të kaplojë çdo çast të leximit tënd.Kjo gjë vihet re që nga vjersha e parë deri tek a fundit.Poeti lutet me vargun e tij ashtu siç di të lutet një besimtar përballë një shënjtoreje, ti hapet asaj me një xhest qytetarie dhe sinqeriteti.Tërësia e këngëve ngrihet e tëra mbi shtratin e dhimbjes dhe mallit, por pa u bërë pre e sajë, ajo e lufton dëshpërimin dhe dobësinë e lotit sepse si qëllim të saj të parë ka fluturimin. Duke u bërë edhe ne pjesë e këtij fluturimi. Do ti uroja autorit krahë më të fortë artistikë, metafora dhe tinguj mëkumbues identik me shpirtin e tij të pa matë. Megjithëse shkruan thjesht, pa pretendime të dukshme artistike, tematika e vargjeve të tij duke u prirur nga thellësia dhe e veçanta të josh e të bën për vete; edhe për faktin se  autori ka ditur të gjëjë ura dhe kode komunikimi.Patriot i çështjes Çame, por dhe një zë shoqëror i sinqertë, ky libër arrin të pikturojë para nesh qiej të bukur, por dhe dete të sinqertë ndjesish njerëzore.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora