| E premte, 15.02.2013, 08:44 PM |
Kritikë
Prushi i zemrës,- tek ty Çamëria ime
(Vështrim rreth poezive të poetit Shahin Ibrahimi)
Nga Xhevahir Cirongu, Agim Bajrami
Poezia
është si një tështimë ka thënë dikush, po të erdhi ke nevojë ta nxjerrësh
patjetër. Edhe pse bie dakort
gjer në një farë mase me këtë thënje, më duhet të shtoj edhe një fakt tjetër:
Poezia është edhe një dritare shpirtërore dhe një lloj fryme e shenjtë për ta
parë botën tonë më të bukur, për t’u ndjerë me atë më i afërtë me trup e
shpirt. Prandaj i japim të drejtë mikut dhe patriotit tonë Shahin Ibrahimi, kur ulet çdo ditë në atë
këndin e qetë të tij të punës për të hedhur në kompjuter copëza gëzimesh dhe
brengash të marra nga jeta e përditshme.E thënë më qartë Shahini tenton ti japë
jetës së tij edhe një përmasë tjetër për ta bërë atë sa më të përgjegjshme e më
të tejdukshme, të njëjtën me qiejtë e bukur të prillit mbas shirave.Duke qënë
dëshmitar okular i ajrit të ndënjur të, një realitet absurd mbushur me krisma
hakmarrjesh vrastare, zhgënjimesh e peripecish të pa numërta. Mendimi i parë që
i lind një individi nga e ashtuquajtura ‘’Demokraci shqiptare’’, është se si të
mbrohet prej falsitetit të saj, prej demagogjisë pa cipë, cinizmit të
papërgjegjshmërisë e shëmtisë së saj patologjike, e aftë të trubullojë edhe
pasqyrën dhe mbrojtje më të bukur , se sa ta sulmoshë të keqen në thelbin e saj
me shtiza vergjesh e mesazhe zgjuarsie, nuk besoj se do të ketë.Autori e
përjeton këtë realitet, jo si një njeri i zakonshë dhe i rëndomtë, por me
shqisat e një poeti dhe një qytetari militant. Ai preket dhe revoltohet për
shokët e tij e dikurshëm që me të veshur kostumin e pushtetit dhe të parasë,
harrojnë se janë krijesa njerëzore dhe kthehen në shëmbëllime hijenash e ujqësh
me kollare. Nuk ka gjë më të rëndë dhe vrastare në një shoqëri kur në krye të
saj vendosen pushtetarë të pa përgjegjshëm që tentojnë ta mjelin Atdheun e tyre
sikur të ishte një lopë. Qielli i poezive me temë shoqërore të Shahinit janë të
mëvrenjtura e plotë të papritura. Në çdo hap që hedh poeti, i duket se shkel
mbi kurthe e gracka mashtrimi, po kështu edhe gjithë njerëzit e thjeshtë si ai.
Ngado korrupsion, babëzi dhe vakum intelektual. Poeti ndjen dëshirën të klithë
dhe të bërtasë, pse jo edhe të përleshet trup me trup me këtë vakum, por në pa
mundësi për ta bërë këtë. Ai vizaton me
dorë të dridhur portrete buzëqeshjesh, dashuri e ‘’ këngë të pa këndume ‘’,
sepse të keqes duhet ti vëmë përballë
energjitë tona për ta ndalur.
Eshtë ky
lajtmotij i tij i shpallur. Ka shumë poezi të tilla me këtë temë, si ajo ‘’
Kush je e do mbetesh’’, ‘’ Buzë varrit, brezave që vinë’’, ‘’Për mëshirë’’,
‘’S’bëj për çadër’’etj. Por, ajo që e veçon nga të tjerët këtë libër, janë
poezitë me temën e Çamërisë. Poezia e tij është vënë me kohë në fuksion të
evendimentit dhe nxjerrjes në dritë të kontureve të Atdheut të tij të ç’prishur
dhe gjysmë të harruar nga barbarët dhe pesëdhjetë viteve të
diktaturës.Shfletimi i librit të këtij autori, shpesh herë është i barazvleshëm
me fëshfërimën e sinqertë të ullinjëve shekullorë të vendëlindjes së të parëve
të tij dhe kumbimin e lotëve transparentë të Çamërisë. Ka shumë mall për të, sa poezia e tij shpesh
ai sikur përmbytet bashkë me atë në copëza valësh e vezullime dijesh të mohuara.
Në përpjekje për ta përmbajtur veten para tyre, shpirti i poetit thërmon veten
sinqerisht. Ka dhe të tjerë që i kanë kënduar me forcë atdheut të tyre të
mohuar, por jo me këtë pathos e dilërsi. Duke u bërë dëshmitar i këtij zëri,
mua s’di pse më vjen pa pritur në vesh vargu i pa vdekshëm Naimian, shkruar mbi
njëqind vjet më parë kushtuar mallit të tij për Atdheun.
“Kur
ndëgjon zërin e s`ëmës
Qysh e lë
qëngji kopenë,
Blegërinë
dy a tri herë
Dhe ikën
e merr dhenë….”
Qënkësh
shkrur që njerëz të ndryshëm në kohëra të ndryshme të përjetojnë të njëjtat
situata e thirrje shpirtërore indetike si të Shahinit dhe të bashkëpatriotëve
të tij. Por ç’të bësh!? Qënkemi të dënuar
që ne të na ndjekë përjetësisht malli I dheut të mohuar e të rrëmbyer
nga më të mëdhenjtë dhe dinakë , sepse fqinjët tanë edhe mirëmëngjesin na i
kanë patur me hile.Çamëria është dhe mbetet një mall i madh,siç thotë autori,
që vazhdon të na plasë buzët nga ora në orë.
‘’Ne, populli muhexhir ecim në shi’’- ka thënë i madhi Bilal Xhaferri dikur
nga fundi i viteve 60-të në kohën e diktaturës moniste.Në atë kohë kur emri i
vendlindjes sonë nuk lejohej as ta zije me gojë , lere më të mendoje diçka më
tepër. Emri Çamëri u shua në faqet e çdo teksti dhe u tentua paturpësisht ta
mbysnin në puset e harresës.Ndonëse për një kohë të gjatë,diktatura ja arriti
ta bëj këtë. Zemra dhe kujtesa e një kombi të tërë ja doli ta ringjallte nga
hiri i saj, ashtu si zogu Feniks në mitet dhe legjendat e antikitetit. Çdo
popull ka një kujtesë që ja kalon edhe atyre më mitike. Shahin Ibrahimi dhe
burrat e tjerë të ngjashëm me të, janë pjesë e krahëvë mitik të këtij zogu që
ulet çdo buzë mbrëmjeje në tokën e tij të bekuar, ku kulti i Dodonës dhe i
krenarisë Epiriote këmbejnë pafundësisht mesazhe drite dhe krenarie me njëri
tjetrin, dhe nuk pranojnë asnjëherë ti thonë lamtumirë atdheut të tyre të
shënjtë.Poezia e këtij poeti është më teper se mall, një kumt i baladave të
reja dhe të vjetra, mish dhe gjak ribërje, këngë dhe elegji njëherësh. Kam parë
shumë nga të dashurit e mi të zemrës, gjysh, gjyshe, xhaxha dhe kushërinj, që
në shtratin e vdekjes ti ngrenin sytë dhe ti drejtonin,nga fushat dhe bogazet e
harruara të vendlindjes së tyre Çamërisë,duke ja falur asaj fjalët e fundit të
jetës së tyre. Dashuria për Çamërinë është një amanet që do të trashëgohet brez
pas brezi nga të vdekurit tek të gjallët, është një plagë që s`mund të mbyllet
kurrë dhe dhëmb pa fundësisht në trupin e Atdheut. Këtë gjë merr përsipër edhe
vargu poetik i Shahinit,të prek dhe të çojë në viset e ëndërrës amanetin dhe
fjalët e tyre. Ata që arrijnë të depërtojnë mbrënda strukturës së këtyre
vargjeve, krahas kënaqësisë artistike që e metojnë ata, do të marrin me vetë
edhe shumë ç’ka nga pesha e lotit dhe pengut të tij ende të pa plotësuar, për
të folur edhe një herë goja gojës me ullinjt dhe gurët e rëndë të Çamërisë
martire. Tingulli emocional dhe ndejsor i këtij autori, është i aftë të të
kaplojë çdo çast të leximit tënd.Kjo gjë vihet re që nga vjersha e parë deri
tek a fundit.Poeti lutet me vargun e tij ashtu siç di të lutet një besimtar
përballë një shënjtoreje, ti hapet asaj me një xhest qytetarie dhe
sinqeriteti.Tërësia e këngëve ngrihet e tëra mbi shtratin e dhimbjes dhe
mallit, por pa u bërë pre e sajë, ajo e lufton dëshpërimin dhe dobësinë e lotit
sepse si qëllim të saj të parë ka fluturimin. Duke u bërë edhe ne pjesë e këtij
fluturimi. Do ti uroja autorit krahë më të fortë artistikë, metafora dhe tinguj
mëkumbues identik me shpirtin e tij të pa matë. Megjithëse shkruan thjesht, pa
pretendime të dukshme artistike, tematika e vargjeve të tij duke u prirur nga
thellësia dhe e veçanta të josh e të bën për vete; edhe për faktin se autori ka ditur të gjëjë ura dhe kode
komunikimi.Patriot i çështjes Çame, por dhe një zë shoqëror i sinqertë, ky
libër arrin të pikturojë para nesh qiej të bukur, por dhe dete të sinqertë
ndjesish njerëzore.