E hene, 05.05.2025, 01:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Kuartet dashurie ''4 L''

E merkure, 13.02.2013, 08:49 PM


Gëzuar Shen Valentinin

KUARTET DASHURIE  “4 L”

(Tiranë-Pejë- Elbasan-Tropojë)

Dashuria ime

Nga Albana M. Lifschin

Një gjethe e varur nga vjeshta kishte mbetur,
e vetme në trupin e dimrit të lagësht e të bardhë,
sot kallkan u këput e ra mbi pezulin e dritares sime.
Ndoshta kështu do kisha rënë edhe unë atëherë
e mbetura pezull mes jetës edhe vdekjes,
sikur të mos më kishte mbajtur ti Dashuria ime!

Që atëhere mësova të dua jetën mbi gjithshka,
të kuptoj atë që të tjerët s'e kuptojnë,
të falë dashuri dhe aty ku mirënjohje s'ka,
të fal edhe miqtë që në të nxituar gabojnë...
Të fal edhe atë që kupën e helmit mbushur ka,
e mbi tavolinë për darkë si verë kërkon ta pijë,
që edhe fjalën e mirë  nga e keqja s'e ndan ,
jetën vetes i nxin më shumë se ç'e ka nxirë...
-----------

ME BARDHEN E SEREMBES

Nga: Neki Lulaj

Në gjumin e parë
Me erdhi me endërren
E bukura
Bardha e Serembes jam
Qeshte me gojë e zemër
E unë qaja si qilimi

I përqafuam zjarrët
Nga dashuria Platonike
Jeta është ecje
E ne ecim
As një fjalë,asnjë përkdhelje
Ngjitemi bjeshkës
Së pa pushtuar
Plotë ujëvare e katarakte
Lum këta sy çka kanë parë
E veshët çka kanë dëgjuar.

Me dukej vetja Si Princi i Arberit
Herë si Nikë Peta
E herë si Palë Golemi
Edhe si Lekë Dukagjini
E..........
Nga hingëllima e kalit
Të Skënderbeut
Ma shkundi vesën e zemrës

Një kanarinë e verdhë
Me zgjoi nga gjumi
Më shpetoi pa berë
Asnjë përkdhelje
Me shpetoi nga mëkati
Për nderë.
---------

UNË DHE DIELLI

Nga Drita Lushi

Një ditë dielli,
si një djalë,
më shkeli syrin
e tij të bukur,
e unë
i fala buzëqeshjen.

Kaluan vite
e me diellin
në dashuri rashë,
me shkelje sysh
e buzëqeshje t’arta.

Porsa vinte nata,
ma merrte dashurinë,
e unë mëngjesin prisja,
diellin tim të kisha.

Histori e hershme
kjo e jona;
e lashtë sa vitet e mia.
Unë per diellin do jem
tokësorja,
ai për mua do t’jetë
gjithësia.
----------

PENGJET E MIA

- Ndjesë, ndaj vajzave dhe lirisë –

Nga: Zeqir Lushaj

Kush lëvroi kaq thellë,
kush drumiti pa limit,
nëpër shpirtin tim
si vajzat e bukura,
…dhe Liria?

Kërkush si Ato,
ishin dhe mbetën:
PENGJET e mia!

Tash 60 vjetë,
(si "pronar" mikroborgjez),
i pata dhe, (shpesh),
nuk i gëzova!

I papërgatitur,
për gjëra të bukura!
(primitivisht, jo rrallë),
i shpërdorova!!
…!
Ja nisi Qiellit këtë Ndjesë,
(ndaj vajzave dhe Lirisë),
binomit energjitik,
të jetës njerëzore.

–Lutëm për Ju, që kurr…,
kurr mos ngelëshi,
PENG!

Tek Unë,
nuk do të shuheni,
bashkë me frymën!
– do t'ju dua,
…PRORE!
./.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx