Kulturë
Demir Krasniqi: Amanetet e babait tim
E marte, 12.02.2013, 07:34 PM
Demir KRASNIQI:
AMANETET E BABAIT TIM
Kur fillova të këndoj ,
Babai im, mirë më këshilloj –
Biri im, mbasi po këndon ,
Dëgjo babën, çka t’ këshillon !
Po ti la tri amanete ,
Nëse i mbanë – fiton për vete !
Po nuk deshe t’ më dëgjosh –
Dije mirë, se do t’ gabosh !
N’ daç me u nda gjithmonë me t’ mirë –
Mos shko n’ dasma kurrë , pa t’ thirr !
N’ dasmë pa thirr – nuk ke ven ,
Nuk ke nderë, as sa një qen !
N’ daç me t’ pas fytyra hijeshi –
Mos flejë kurrë nëpër kojshi !
Se n’ kojshi me fjet , me u ndalë –
T’ dalin mbrapa njëmijë fjalë !...
Kur je n’ rreth me burra t’ ligj –
Kurrë pa t’ thirr – mos u përgjigj !
Se do t’ gjuajnë me mesele –
Kërcen si mazi para pele !
Qesh i ri dhe u moshova –
Fjalët e babës i dëgjova !
N’ muhabete radhë e radhë –
Gjithmonë dola faqebardhë !
N’ rrugë të jetës gjithkah vajta –
Amanetet – babës ia mbajta !
N’ barriera , ndër krajata –
Gjithmonë këndova – kurrë nuk qajta !