Kulturë
Ramiz Dërmaku: Neki Lulaj - Balada e Heshtjes
E diele, 10.02.2013, 06:00 PM
“Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e
të merrë trishtimi“.
Nga: Ramiz DËRMAKU
Po i
shkruaj disa fjalë për librin e intelektualit, veprimtarit, profesorit dhe
poetit Neki Lulaj , titulluar “Balada e Heshtjes“. Poeti i madh i Rilindjes
sonë Kombëtare, Millosh Gjergj Nikolla - MIGJENI, në vargjet e tij kushtuar skamjes-varfërisë
shkruante citoj; “Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mjerimi, kafshatë që
të mbetët në fytë , e të kap trishtimi“. Sinonim i këtyre do të ishte “
Kafshatë që s’kapërdihet është ore vëlla mërgimi, kafshat që të mbetet në fyt e
të merrë trishtimi“. Kjo është moto e librit të poetit të njohur z. Neki Lulaj.
Po e filloj me këtë konstatim timin pasi disa herë e kamë lexuar këtë libër dhe
poezit që ndodhen në te. Në vargjet e poezisë së poetit të madhë z. Neki Lulajt
shihet qartë malli e dhembja që poeti ndien për atdheun dhe popullin të cilit i
takon , e më së tepërmi vendlindjes së tij Bërliq të Pejës. Bërliqi i Pejës
është një fasht i cil
i gjatë
të gjitha kohërave nga gjiri i vetë nxorri koka të afta intelektuale, ( dha
shumë atdhetarë, e disa prej tyre flijuan edhe jetën ; siq ishte Komandanti e
dëshmori i kombit z. Salih Çeku), poet, poete, arsimtarë, profesor, doktor
shkencash, juristë, ekonomistë, inxhinierë, muzicientë, këngëtarë, sportistë.
Libri i poetit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare z. Neki Lulaj “Balada e
Heshtjes“ është një përmbledhje poetike me vargje që burojnë nga thellësia e
shpirtit , ku zoti Neki Lulaj , e shpreh përmes vargjeve rimave të përshtatura
në formë artistike, duke gërshetuar me kujdesë stilizimin artistik pa i
hipërbollizuar. Prandaj poezit e poetit dhe intelektualit të pa lodhur z. Neki
Lulaj, në librin “Balada e heshtjes“ janë megjepse për lexuesin, ca të bëjnë
edhe kurreshtar , cilëndo nga poezit e tij kur i lexon, kërkon me padurim ta
lexosh tjetrën. Gjatë leximit të librit të poetit Neki Lulaj,“Balada e
Heshtjes“
lexuesi vëren një laramani shumë dimenzionale të poezive.
Një
dhembje të madhe ndien edhe poeti Neki Lulaj, po të njejtin fatë e përjetuan
edhe poezitë e tij .Poeti Neki Lulaj, thotë; Atdhedashuria kërkon
sakrifica,heronj,trima,dëshmorë, luftëtarë dhe strategë . Për të gjitha këto,
pena e poetit Neki Lulaj ngjyroset shpeshë edhe me gjakun dhe veprën e tyre të
pa harruar kurrë. Poeti Neki Lulaj , shkruan me një stil të lartë dhe fjalë
kuptimplote , vargje edhe për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Hasan
Prishtinën, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, dhe me mjeftë pedfantëri i rradhit
sukseset dhe sakrificat e tyre. Ja se si na e përshkruan përmes vargjeve
sukseset dhe aktivitetin kombëtarë :
Me fanatizëm
e ruajtëm
Testamentin
e fshehur
Formulën
e Pagëzimit
Mesharin
e Buzukut
Mendimin
e Barletit
Filozofinë
e Bogdanit
Fjalorin
e Bardhit
Mençurinë
e Nobelit
Veprat e
Kadaresë
Me vlera
mondiale
z.Neki
Lulaj qysh nga bankat e shkollës fillore filloi të shkruaj poezi, dhe shumë
shpeshë ato u botuan në gazetat tona ; ditore, javore, apo mujore. Libëri “
Balada e Heshjes“ i poetit Neki Lulaj, i përngjan një lapidari të ngritur për
kujtim të të gjithë atyre që ranë për një ideal, pra bashkimin e trojeve shqiptare
dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Poeti Neki Lulaj nuk harron ti përmend
edhe Rilindasit tanë; Oso Kuka, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Nënë Tereza, DR.
Ibrahim Rugova,Sali Çeku, Azem Shkreli, Teki Dervishi, Ali Podrimja.., etj. Në
mbrendin e këtij libri “Balada e Heshjtes“ lexuesi gjenë emra patriotësh, bij e
bija të një populli të shtypur , të varfur, të rrahur, të burgosur. Por në
zemrat e të cilëve qenë zgjuar idealet kombëtare të mbjella nga kohërat e
herëshme. Ky libër i sjell lexuesit shumë nga vlerat dhe aftësitë krijuese të
autorit. Pra libri me poezi të poetit Neki Lulaj e lexova me një kënaqësi
të madhe, sepse njëpjesë e madhe e poezive ia kishte kushtuar, mërgimit, jetës
së vështirë që zhvillohet në gyrbetë, mallit e dhembjes largë familjes,
shetitjeve nepër trotuare të qyteteve të mëdha..,Është shumë lehtë për ti
kuptuar poezit e poetit Neki Lalaj. Shtrohet pyetja? Sa e njohin poetët tanë
realitetin dhe shpirtin e shumë vuajtur te shqiptarët ; dëshirat, kërkesat,
veset, ambiciet, pasionet.., të gjitha këto dhe shumë tjera të pa shënuara i
gjejmë shumë bukur të radhitura tek poezit e Niki Lulajt. Përvoja jetësore,
intuita e trashiguar e mjedisit ku jetoi dhe u rritë (z.Neki Lulaj) preokupimin
i tij shumëvjeqar për çështjen kombëtare , mospajtimi konkret me robërinë
individuale dhe kolektive , pjesëmarrje e tij në rezistencën shqipëtare kundër
okupatorit dhe kolonizimit serb, si dhe së fundi përkrahje dhe ndihmimi i
UÇK-es dhe shumë e shumë tjera të pa shënuara janë një bagazh i pasur por edhe
i h
idhur , po aq edhe i ëmbël që autorit i kanë ndihmuar ti kapë fenomenët si esencë në rrënjë,duke i parë dhe goditur shumë devijime që po ndodhin në diasporën tonë por edhe në Kosovë.