Kulturë
Gëzim Llojdia: 5 vjetori i pavarësisë së Kosovës
E shtune, 09.02.2013, 09:08 AM
5 VJETORI
I PAVARËSISË -MUZEU I KOSOVËS PREZANTON NË VLORË:” 100 VJETORI I PUSHTIMIT
SERBO-MALAZEZ TË VILAJETIT TË KOSOVËS”
NGA GËZIM LLOJDIA*
Muzeu
i Republikës së Kosovës prezantoi në
qytetin e Flamurit ekspozitën historike
“100 vjetori i pushtimit serbo-malazez të vilajetit të Kosovës”.Ekspozita tematike muzeore e përgatitur nga Mehmet
Gjoshaj me fakte dhe dokumente historike
u hap në muzeun historik arkeologjik të qytetit të Vlorës. Drejtori i këtij
muzeu Skënder Spahiu tha se lufta çlirimtare e Kosovës ndër shekuj është e
gjallë në memorien e kombit tonë.
Ekspozita është përgatiture e realizuar
nga Drejtor: Dr. Shafi Gashi Autor: Mr. Mehmet Gjoshaj Lektor: Prof. dr. Mehmet
Halimi Dizajnues: Prof. Shyqri Nimani
.Skenimi i materialeve: Fahrije Luma. Mundësuan realizimin kësaj ekspozite
tematike muzeore, ne radhe te pare: Ministrinë për Kulture, Rini dhe Sporte ne
Qeverinë e Kosovës, -Arkivin Kosovës, Prishtine,Muzeun Historik Kombëtar,
Ç’fare
përmbante ne thelb ekspozita?
Lufta e
popullit shqiptar për çlirim nga pushtimi osman dhe për bashkim kombëtar, zë
fill qysh herët. Ndërsa ne gjysmën e dyte te shekullit XIX dhe ne fillimin e
shekullit XX, aktivitetet, veprimtaritë dhe lufta e armatosur e popullit
shqiptar për çlirim dhe për bashkim kombëtar, marrin hov dhe përmasa kombëtare.
Dy nga pikat me kulmore te përpjekjeve dhe luftës se popullit tone gjate
periudhës ne fjale, ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 1878, dhe kryengritjet
e armatosura te viteve 1908-1912, veçanërisht Kryengritja e Përgjithshme e
vitit 1912, e cila mori përmasa mbarëkombëtare. Duke ndriçuar dhe afirmuar ne
veprat e tyre prejardhjen ilir-pellazge te shqiptareve dhe periudhën e
Skënderbeut, rilindësit tanë, duke filluar qe nga De Rada, Naum Veqilharxhi,
Konstantin Kristoforidhi, Jani Vreto, Hasan Tahsini, Naim Frasheri, Sami
Frasheri, Koto Hoxhi, Vaso Pashe Shkodrani, Nikolla Naco, Ibrahim Temo, Pandeli
Sotiri, Zija Prishtina etj, ndikuan fuqishëm ne ndezjen e zjarrit atdhetar tek
populli ynë për lufte çlirimtare. Rol të rëndësishëm ne këtë drejtim luajtën
klubet, komitetet dhe shoqëritë shqiptare, qe vepruan brenda dhe jashtë
Shqipërisë. Roli i veprimtareve atdhedashës, intelektualeve, krerëve dhe
oficereve shqiptare, por edhe i vete popullit tone, ne Revolucionin Xhonturk,
ishte mjaft i madh, veçanërisht roli i Dr. Ibrahim Temos, themeluesit te
Komitetit "Bashkim e Përparim". Megjithëkëtë, si shoviniste dhe
antishqiptare qe u treguan, turqit e rinj, pushkën e pare e zbrazen kundër
shqiptareve, fillimisht ne Shkup e me pastaj ne Boletin, ku ne vjeshtën e vitit
1908, rreth 1.500 ushtare' osmane, te armatosur edhe me artileri, e sulmuan
Kullën e Isa Boletinit, me ç’rast u vranë 3 shqiptare dhe mbi 30 ushtare osmane.
Mirëpo, përkundër disponimit dhe ngarkesës antishqiptare te turqve te rinj,
Revolucioni Xhonturk hapi rruge për zhvillime te rëndësishme ne viset e
pushtuara shqiptare, siç ishte Kongresi i Manastirit, mbajtur me 14-22 Nëntor
te vitit 1908, ku u be unifikimi i alfabetit te gjuhës shqipe, pastaj themelimi
i Shkollës Normale te Elbasanit, aktivizimi i komiteteve, i klubeve dhe i
shoqërive shqiptare etj, ngjarje këto, qe ndikuan ne forcimin e mëtejshëm te
vetëdijes kombëtare dhe shtimin e përpjekjeve, veprimtarive dhe luftës se
armatosur për çlirim dhe për bashkim kombëtar. Kryengritjes se Përgjithshme i
paraprinë një mori përleshjesh dhe kryengritjesh lokale te armatosura
shqiptaro-osmane, duke filluar qe nga viti 1908 e kedej. Përleshjet dhe
kryengritje lokale ishin pasoje e dhunës se ushtruar nga ana e pushtuesve
osmane, siç ishte ekspedita e Xhavit Pashes, me 1909, ekspedita e Shefqet
Turgut Pashës, me 1910 etj, por edhe pjese e luftës çlirimtare te popullit shqiptar. Me 24 prill
1910, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Isa Boletinit dhe Idriz
Seferit, ia prenë" rrugën ushtrisë osmane ne Gryken e Kaçanikut. Me 24
mars 1911, rreth 3.000 kryengritës shqiptare te Kelmendit, Hotit, Grudës dhe
Kastratit, nen udhëheqjen e Dede Gjo Lulit, rrethuan ushtrinë turke ne Tuz dhe
çliruan Rapshin e Traboinin. Ndërkohë, ne majën e malit Decic, u ngrit flamuri
kombëtar shqiptar. Kryengritjet lokale te vitit 1911, bene qe te vendosen
lidhje midis Veriut dhe Jugut, por nuk u arrit qe te krijohej një udhëheqje e vetme
e lëvizjes kombëtare, e cila do t'i koordinonte veprimet kryengritëse ne mbare
Shqipërinë. Me 23 qershoret vitit 1911, nen përkujdesjen e Ismail Qemalit,
Luigj Gurakuqit etj, ne Podgorice u mbajt Kuvendi i Përgjithshëm i Krerëve
Shqiptare, apo Kuvendi i Gerces, ku u formuluan 12 kërkesa te paraqitura ne
memorandumin e njohur si "Libri i Kuq".Midis udhëheqësve te
kryengritjeve te armatosura shqiptare, kundër sundimit osman, dallohen Dede Gjo
Luli, Mihait Grameno, Cerciz Topulli, Isa Boletini, Bajram Curri, Hasan
Prishtina, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Ismail Qemali, Spiro Bellkameni,
Themistokli Germenji, Mehmet Pashe Deralla, Idriz Seferi, Bajram Daklani, Hasan
Ferri, Hasan Hysen Budakova,Shaban Binaku, Mehmet Shpendi, AbdiToptanietj.
Me 21-25
maj te vitit 1912, ne Junik u mbajt Kuvendi i Junikut, ku morën pjese rreth 250
veprimtare, organizatore dhe udhëheqës te kryengritjeve shqiptare. Ne këtë
Kuvend u morën vendimet rëndësishme për luftën e mëtejshme çlirimtare. Pas
çlirimit te Pejës, Gjakovës, Tregut te Ri, Sjenices, Mitrovicës etj,
kryengritësit e udhëhequr nga Bajram Curri e Hasan Prishtina ne jug, ndërsa nga
Isa Boletini etj, ne veri, marshuan drejte Prishtinës. Për shkak te mossuksesit
ne bisedimet shqiptaro-osmane, kryengritësit shqiptare, nen udhëheqjen e Bajram
Daklanit, Bajram Currit dhe Isa Boletinit, marshuan drejte Ferizajt dhe
Kacanikut, ndërsa me 13 gusht 1912, hyne ne Shkup. Ndërkohë u çlirua Kumanova,
Presheva, Tetova, Velesi etj. Ne korrik-gusht 1912, u zhvilluan luftime kunder
foreave pushtuese osmane ne Tirane, Shijak, Kruje, Kurvelesh, Durrës, Fier,
Permet, Leskovik, Konice dhe ne krahina tjera. Nga fillimi i gushtit, 1912,
Hasan Prishtina e mori mandatin e përfaqësimit te Shqipërisë se Mesme dhe te
Jugut. Kjo, ne fakt, ishte krijimi i një udhëheqje te përbashkët e te gjitha
forcave kryengritëse ne mbare Shqipërinë.
Me 18
gusht 1912, qeveria turke i pranoi 12 pika, nga 14 sosh sa kishin kërkuar
kryengritësit. Me marrjen e këtij lajmi, kryengritja pushoi, duke e tronditur
nga themelet sundimin osman ne Shqipëri. Kur shqiptaret po korrnin fitore ndaj
forcave pushtuese osmane, shtetet ballkanike, si Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe
Bullgaria, formuan aleancën e tyre kundër Turqisë. Ne realitet, qëllimi kryesor
i kësaj aleance ishte pushtimi i tokave shqiptare. Kjo u pa në tetor te vitit
1912 e këndej, kur forca pushtuese malazeze, serbe dhe greke marshuan drejte
viseve shqiptare. Serbia pushtoi dy vilajete, Vilajetin e Kosovës dhe atë te
Manastirit. Me 14 tetor, ne Shkup u themelua Komiteti "Shpëtimi", te
cilin e përbenin Hasan Prishtina, Bajram Curri, Salih Gjuka, Bedri Pejani.
Veprimtarinë dhe luftën e popullit shqiptar gjate viteve 1908-1912, e përcollën
me interesim te veçante jo, vetëm qarqet diplomatike te shteteve ekspansioniste
fqinje, siç ishte Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, por edhe qarqet diplomatike te
fuqive te mëdha, veçanërisht qarqet diplomatike ruse, te cilat kishin interesa
ne viset shqiptare. Luftën e drejte te popullit shqiptare ndihmoi kryesisht
Austro-Hungaria. Pas shume përpjekjeve, luftimeve te përgjakshme dhe peripecive
te renda, me 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i mbledhur ne Vlore, nen
udhëheqjen e Ismail Qemalit, e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e cila u njoh
ne Konferencën e Londrës, me 1913. Konferenca e Londrës, e pranoi pushtimin dhe
aneksimin e trojeve etnike shqiptare nga shtetet ekspansioniste fqinje, duke
lënë padrejtësisht jashtë shtetit të porsaformuar shqiptar me shume se gjysmën
e viseve etnike shqiptare. Pushtuesit e rinj të shume viseve shqiptare, vendosen
robëri edhe me te egër se ne kohen e pushtimit osman. Me metoda gjenocidale dhe
etnocidale, pushtuesit e rinj kishin për qellim shkombëtarizimin dhe dëbimin e
popullsisë shqiptare, spastrimin etnik te viseve të pushtuara dhe kolonizimin e
këtyre pjesëve te arealit shqiptar. Fatkeqësisht, në disa vise edhe ia arritën
qëllimit.
Çfarë
mund të korrigjohej nga mbishkrimet e fotografive të ekspozitës per të qene më
autentike?
Në
stendën e cila paraqet fotografin me tre
persona dhe ku shkruhet Ismail Qemali,Hasan
Prishtina dhe Luigj Gurakuqi .Në këtë fotografi janë: Ismail
Qemali,Hasan Prishtina dhe
Qazim bej
Vlora,personi qe i ngjanë Luigj Gurakuqit është Qazim bej Vlora . Lindi në
Stamboll më 1893. Qazim bej Vlora e shoqëronte Ismail beun kudo.
Fotografia
e dytë paraqet selinë e qeverisë së Vlorës
të viti 1913. Në këtë fotografi është shkruar “Akti i shpalljes së
Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Në fakt kjo ka qenë fotografia zyrtare
që ka dominuar për 50 vjet kur flitej ose shkruhej për pavarësinë tonë. Kjo
fotografi është bërë nga Petro fotografi ,pra P.Dhimitri. Viti ka qene 1913 ne
përvjetorin e pare te pavarësisë. Godina muzeu kombëtar i pavarësisë.
Fotografi e tretë që i përket Vlorës është ajo e muzeut historik arkeologjik të Vlorës e cila ka qenë bashkia e Vlorës .Kjo foto është emërtuar kështu:Ndërtesa historike në Vlorë ,ku më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Në fakt ky është muzeu i sotëm historik i qytetit dhe kjo godinë nuk ka ekzistuar fare në ato vite kur është shpallur pavarësia .Është godina e Bashkisë së parë të Vlorës,ku ka qenë edhe kryebashkiak, poeti Ali Asllani. Kuptohet që mbishkrimet janë trajtuar të tilla edhe për efekt të mos njohjes sepse fotografit u përkisnin qytetit të Vlorës. Së bashku me S. Spahiun, Drejtor i këtij muzeu,Dr.Prof B,Gace këto sugjerime ia kaluan grupit organizator të Kosovës,Mehmet Gjoshi që do të kryente ndryshimet përkatëse. Ekspozita ka pasur çdo ditë vizitorë vlonjate të interesuar.