Kulturë
Blerim Rrecaj: Ditë diellore ose mjegulla që (s’)po shitet
E shtune, 02.02.2013, 08:58 PM
Ditë
diellore ose mjegulla që (s’)po shitet?
Nga Blerim Rrecaj
Njëri nga
mëngjeset agoi me qiell të vranët në të errtë e me shi. Dhe pas jo shumë kohësh
qielli hapet, dielli pa dhëmbë shfaqet duke ia lëshuar rrugën kaltërsisë.
Rrezet ndritin, dukshmëria e lartë. Kjo dukshmëri të kthjellon edhe mendjen. Sa
për të kujtuar dike që duke iu drejtuar shtatores së Nënës Terezë në qendrën e
qytetit: “Fol, a është në rregull Nëna Terezë, fol, fol pse gjithë kjo varfëri
e ky mjerim, fol, fol…”Derisa sheh këtë person të emocionuar e me bërtima të
tilla e duke lëvizur duart nga karrika ulur në kafenenë “Syri i kaltër”,
vemevete thua se athua e pat përnjëmend ose është ndonjë artist që është duke
përgatitur ndonjë skeç për shfaqje a për ndonjë spot. Dhe mendja të vete te
gjendja, shpresa, potenciali, kapacitetet. Mendja të shkon te varfëria e te
fjala e Nënës Terezë që e ke parë diku: “Varfëria nuk u krijua nga Zoti. E kemi
provokuar ne, unë dhe ti, egoizmi ynë!” Dhe vërtit mendimet te politika,
ekonomia, sociologjia, bujqësia…Kujton ndonjërën nga bisedat jashtë mureve të strehës e brenda mureve të një tjetër srehe dhe
përmendjen e një mori ngjarjesh a personalitetesh e emra të mëdhenj si Muhamed
Ali a Bill Gejts…Mund të të vijnë edhe mysafirë dhe shumica prej tyre që pijnë
duhan shfrytëzojnë ballkonin për të ndezur e pirë cigaren. Dhe flasim dhe themi
si është e mundur që në gjysmën e lokalit, por pirja e duhanit te një tavolinë
lejohet e te tjetra jo. Ku e patëm fjalën, po te ditët me diell. Dhe dikur pasdite në internet sheh
kronikën: “Koha e mirë nxjerr përplot njerëz në shëtitore”. Bëhet fjalë për
Strugën e Ohrin dhe fotot paraqesin një shëtitore pranë liqenit dhe një tjetër
brenda qytetit. Dhe pasi hedh vështrimin përtej dritareve e ballkonit, dal pasi
shoh qiellin kristal të larë e me forma e me kope resh, këtu, aty, atje, andej.
Dhe vërtet dita është e bukur e këndshme, një ditë dimri e fundjanarit por që
anon nga një ditë pranvere. Me re të bardha, të hirta, diku këto dy ngjyra janë
kombinuar, diku re të murrme e diku një kuqëlim resh hy diku në mes resh tjera
e andej kah përëndon dielli një e artë e hijshme e ndritshme. Bredh duke
shijuar këtë mozaik resh në qiellin e pastër. S’ lë anash as vështrimet tokës,
rrugës, lëndinave, maleve…Bie muzgu, erret e erret dhe terri të gjen brenda e
pranë kompjuterit me freski të “grabitur” përjashta… Në facebook fotografi Naim
Shala ka publikuar një foto me një pamje të reve me këtë shënim: “Ka brushë
piktori që di t’i imitojë këto ngjyra të mahnitshme të perëndimit të diellit në
Prishtinë? Kjo ndodhi vetëm para disa minutash!” dhe më pas ai merr komente e falënderime që këtë pamje ka
shpër-ndarë edhe për të tjerët. Dhe terri ecën për t’i lënë vendit agut,
dritës,ditës që fillon e vazhdon. Edhe sot diell e rreze simpatike. Lëvizjet
vazhdojnë. Qielli është i këndshëm, me re hirtësi, kaltërsi, kristale,
stalagmite, stalagtite,e shenja të
ngjashme krahasimtare-artistike. “Like” e kanë, që do të thotë i pëlqejmë.Turma
sorrash si copëza thëngjinjsh të zinj vazhdojnë rrugëtimin. Lehin qentë ndoku.
Karvani ecën. Sidoqoftë tash muzg.
Erret. Qielli tash duket si një pllakë mermeri e murrmë. Në perëndim kuqëlim i
horizontit… Qielli tashmë është ndarë në dy pjesë. Kufiri fillon prej ballkonit
ku vështrojmë e në drejtim të kryeqytetit ai është i errët që ka përpirë retë e pjesa tjetër ende me një
kaltërsi kristali të murrme dhe forma resh që duken qartë por ngadalë ngadalë
errësira i mbulon dhe me to tregohet më e mëshirshme…Mbase edhe sonte do ketë
hënë dhe yje.Dhe tash kujton atë qe pe mbrëmë: Dëgjohen të lehura të thekshme
dhe nga ballkoni sheh dy të rinj që ikin nga një qen jo trupmadh. Dhe derisa
kalojnë rrugën dhe qeni më nuk vazhdon me ndjekjen e tyre e nuk rrezikon të
godas ndonjë automjet ,ata të dy kthehen edhe disa herë duke e nxitur e duke e
ndërsyer qenin për t’i ndjekur. Kështu u pëlqen dhe ikin me të qeshura të
thekshme. Një hënë , që anon prej së plotës, diku mund të themi rreth 70%
e saj
që i ngjanë një pogaçeje të ndarë ndriçon fuqishëm dhe përreth nëpër
qiell ka yje të shndritshëm. Kur kthehesh ku ishe dëgjohet zëri i folësit nga
valët e radios që vijnë nga telefoni: “
Tash po
kujtoj ca shkrime që lexova disa nga pishtarët e analizës vendorë dhe ndonjë
ndërkombëtari.
“Nexh e
di që të duhen paratë po mjegulla më nuk po shitet”, i drejtohej në qytetar
njërit prej kombistëve kosovar në komentet që bëjnë lexuesit përfundi shkrimeve
që shfaqen portaleve.
Edhe sot
pasuan shkrime për të cilat u derdh djersë e mund për t’i bërë ato sa më të
sofistikuara e njëri nga ta ishte ai i Jens Oliver Shmitt-it me titull: “Një
vetbesim i ri i shqiptarëve në Ballkan”. Ja një pjesë e shkrimit të tij, i cili
nuk tregon ku i ka marrë të dhënat, por thotë se numri që kanë vizituar armët e
Skënderbeut (të ardhura nga Vjena për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
ka qenë i falsifikuar), përmend tortën gjatë festimeve të Pavarësisë dhe na
mëson ne shqiptarëve se më mirë është të jemi të mirë se të mëdhenj duke
akuzuar shqiptarët se “ vështrojnë edhe
dobësitë e vendeve që tradicionalisht i kanë parë si kundërshtarë, Serbia, e
shkatërruar nga luftrat e humbura, dhe Greqia, e cila deri para pak kohësh
kishte një influencë të madhe në vend”.( Për librit e tij të fundit pat disa
reagime si p.sh ai i Fahri Xharrës: Thëngjilli nuk bëhet ar, zotëri Oliver Jens
Shmit, duke I cilësuar gjykimet e tij fort të cekëta…). Hajde Schmitt,
hajde,(na kujtove diellin dhe shoshën) edhe anëtar i ASHAK-ut, ia ke mësyrë për
t’u bërë. Për të vazhduar.
“Intelektuali
kritik më i rëndësishëm i Shqipërisë, Fatos Lubonja, flet për
“nacional-europianizmin”. Ai nënkupton me këtë, atë që elitat shqiptare, të
dala prej kuadrove komuniste, nacionalizmin e tyre e qëndisën me retorikë
europianizmi, ashtu siç dikur kishin përdorur si mbulesë marksizmin. Dhe në
fakt, një analizë e retorikës nacionaliste tregon se modelet e mendimit janë po
ato të vjetrat. Koncepti hapësinor i Berishës i korrespondon idesë së një
Shqipërie me katër vilajete, pra me provincën e madhe të Shkodrës Osmane të
deri 1912-ës, Kosovën (me kryeqytet Shkupin), Bitolën dhe Janinën”. Por ja dhe
një koment i një lexuesi për shkrimin:
“E lexova
shkrimin shkarazi,me qëllim për ta lexuar edhe një herë më vonë më mirë. Ajo që
më neveriti është se në vete tekstin e “huazuar nga MAPO” është përvjedhur një
gabim jo edhe i vogël në vend të Manastir, është shënuar
Dhe s’di
a është rastësi por edhe mjaft shkrime të kombistëve të rinj u vargisën sot pas
atij të Shmittit. Por një intervistë e Dr. Alexandre Lambert që e kam parë në
internet (e sipas Eshref Ymerit është bllokuar e nuk është publikuar në shumë
medie të ashtuquajtura shqiptare) i kundërvihet shpifjeve e padrejtësive ndaj
kombit shqiptar. Ja se çfarë thotë Lambert në një vend:
“Përballë
tendencës së përgjithshme të shtypit dhe mediave të tjera ndërkombëtare,
pjesërisht të ndikuara nga propaganda serbe dhe greke, si dhe nga gjithë ata që
i mbështesin, duke folur keq për shqiptarët - dhe duke qenë se bashkësia
ndërkombëtare bën pyetjen për të ardhmen e këtij populli në Evropën Juglindore,
unë mendoj se është koha që të paraqitet ky popull në një mënyrë objektive,
konstruktive, dhe pse jo edhe të drejtë. Më lejoni të ju them që në fillim se
unë nuk mendoj se shqiptarët janë engjëj dhe popuj të tjerë duke përfshirë edhe
serbët të jenë të tillë. Unë do të ju flas për faktin se me përhapjen e
klisheve, këtyre ideve të rreme shumë herë të përsëritura me fyerje kundër
shqiptarëve, askush nuk do mund t'u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin
e tyre të shquar, as edhe për identitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata
kanë të drejtë të jenë krenar. Me fjalë të tjera, të flasësh qëllimisht keq për
dikë dhe pa argumente tregon se kemi të bëjmë me një vogëlsi shpirtërore që
mbulon me turp atë që shpif, sidomos kur nuk ia njeh, por edhe më keq kur ia
mohon vlerat një populli. “
Dhe nuk
është çudi se shpifje dhe mohim i vlerave po vazhdon e do të vazhdoj. Një gjë
të tillë e bëri edhe njëri nga neonzistët e “Agimit të Artë” në një intervistë
për Artur Zhejin. Ai i shprazi të gjithë fishekët e çmendurisë propagandistike
duke thënë se e tërë Shqipëria është provincë e Greqisë. Derisa gjithë këto
sulme, them se s’duhet t’i kemi edhe aq punët keq, veçse të mos flemë gjumë po
të ecim përpara me punë, e me gjithë mangësitë që kemi duhet t’u japim
përgjigje manipulimeve, shpifjeve, dredhive, dinakërive, krimeve, përçarjeve,
synimeve për të na goditur, mposhtur, dobësuar, zhbërë…