Kulturë
Murat Gecaj: Bisedë me poeten Makfire Canolli
E shtune, 02.02.2013, 10:18 AM
PËRHERË,
ME SHPIRTIN E GJALLË TË SHQIPTARISË…
-Bisedë e poetes atdhetare Makfire Canolli, banuese në Nju Jork, me prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë –
1.-Megjithëse e di që të sjell dhimbje në shpirt, e nderuara Maki, lutem, më trego shkurtimisht, se kur dhe si je larguar nga vendlindja? Cilët ishin prindërit tu?
- Jam
larguar nga Kosova në një kohë, kur populli shqiptar, me anë të protestave
përpiqej me çdo kusht të mbronte atë pak autonomi, që e kishte dhe e cila na u
muar me dhunë. Pra, ishte viti 1991, kur lashë Kosovën për herë të parë dhe
mora një rrugë të panjohur, shkova drejt një bote tjetër, e cila quhet
Perëndimi. Prindërit e mi (tashmë të ndjerë) ishin babai, Nazifi dhe nëna,
Sabilja. Ishin një çift i mrekullueshëm, të cilët sollën në jetë 4 djem dhe 2
vajza. Unë jam fëmija më i vogël i tyre ose, siç e quajnë atje, “sugaresha”. Na
rritën me shumë mund e sakrifica dhe u përpoqën të na edukonin në mënyrën më të
mirë njerëzore e, mbi të gjitha, në frymën atdhetare.
Të parët
e babait tim kanë jetuar në fshatin Maqedonc, në rrethinat e Sanxhakut. Por ata
u detyruan t’i lëshonin me dhunë vatrat e tyre, sikurse qindra e mijëra
shqiptarë të tjerë te asaj kohe. Pra, lanë shtëpi e katandi dhe ikën nga
mundën, për t'i mbijetuar gjenocidit serbosllav të asaj kohe. Ata morën me vete
vetëm emrin shqiptar ose, siç bëri gjyshi ynë i ndjerë, që na e la trashëgim
për mbiemër, të cilin e kemi edhe sot, me qëllimin që kurrë të mos harrohen ato
toka amtare shqiptare! Duke mos dashur të shkojë në Anadoll, siç vepruan mijëra
shqiptarë të tjerë, ai vendosi të ndalet në pjesën verilindore të Kosovës,
pikërisht në Malësinë e Gollakut, atje ku lindi babai im. Gjyshi kishte
ndërruar jetë, kur babai ynë ishte 7 vjeç. Pra, jeta e tij kishte qenë shumë e
rëndë dhe në moshën 13-vjeçare, bashkë me nënën e tij, u detyrua të niset drejt
Prishtinës, ku aty u vendosën që të jetonin përgjithmonë. Babai ynë ka qenë njeri me karakter burrëror
e atdhetar, si dhe mik i ngushtë, bashkëpunëtor dhe përkrahës i vendosur i Adem
Demaçit dhe shumë trimave të tjerë e luftëtarë të asaj kohe.
Në pranverën e vitit 1982, familja jonë ishte në shënjestër të UDB-së jugosllave.U zbulua edhe veprimtaria ilegale e 3 vëllezërve të mi, të cilët u burgosën, bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tjerë dhe kaluan vite të tëra nëpër burgjet e rënda serbosllave. Nëna jonë u paralizua, një vit pas burgosjes së djemëve të saj dhe në vitin 1984, u nda përgjithnjë nga jeta në moshën 49-vjeçare. Ndërsa babai edhe pse pati shumë dhimbje, të paktën, zemra e tij duroi më gjatë. Ai u nda nga jeta në moshën 77- vjeçare, në fund të vitit 1997, kur lufta për çlirimin në Kosovë vetëm sa kishte filluar. Largimi im nga vendlindja ndodhi pikërisht 21 vite të shkuara. Por nuk filloi së pari me mua, se shpërngulja jonë familjare na kishte ndjekur ndër breza dhe ajo e ka zanafillën pikërisht atje, te Molla e Kuqe!
2.-Ku ke jetuar gjatë këtyre viteve, sa ju ka ndryshuar kjo shkëputje nga vendlindja dhe me çfarë veprimtarishë kryesore je marrë?
-Fillimisht,
ishim vetëm unë dhe bashkeshorti im, kur e morëm rrugën e mërgimit dhe u nisëm
për në Gjermani.Më pas, krijuam çerdhen tonë familjare, me ardhjen në jetë të
dy vajzave tona të dashura, Donjetës dhe Dalinës. Atje jetuam gjerë në fillim
të vitit 1998 dhe pala gjermane na ktheu në Kosovë, sepse ne nuk kishim leje
qëndrimi të përhershme dhe me arsyetimin, se “në Jugosllavi është gjithçka në
rregull!” E vërteta ishte, se në Kosovë lufta për çlirim kishte filluar. Pas dy
ditësh, kur ne u kthyem në shkurtin e atij viti, ndodhi masakra e parë në zonën
e Drenicës. Pastaj, ne qëndruam gjatë tërë luftës në Kosovë, pikërisht në vendlindjen tonë, Prishtinë. Më
pas u detyruam që, si mijëra kosovarë, t'i lëshojmë vatrat tona dhe të
largohemi nga toka amtare!
Më në
fund, pas gjithë atyre vuajtjeve, kaluam në Maqedoni, ku qëndruam disa javë, te vëllezërit tanë
matanë kufirit. Ata na pritën në vatrat e tyre aq ngrohtësisht dhe, pas disa
javësh, na humbën shpresat se do të ktheheshim shpejt në Kosovë. Prandaj
vendosëm të paraqiteshim në kampin e Stankovecit. Aty i mbushëm ca formularë
dhe, mbas dy ditësh, ishte Amerika e para ajo, që e mori përsipër shpëtimin dhe
strehimin tonë.
Nuk mund të them se, të qenit “e degdisur”, më ka ndryshuar. Por, më saktë, më ka vrarë thellë në shpirt. Kjo, për vetë faktin, se jeta në mërgim, larg atdheut, është sikur jeta e fëmijës, që rritet larg nënës së vet.
3.-Dëshiroj të di diçka më tepër për familjen tuaj…
- Kam
burrin, Sejdiun, i cili jo vetëm që është një bashkeshort dhe baba shembullor,
por është një mik dhe shok i ngushtë i imi, pra “krahu im i djathtë”. Pa
përkahjen e tij, nuk do të isha kjo që jam.
4.-Cilat
janë lidhjet tua me Bashkësinë Shqiptare, në qytetin ku jeton?
-Fatkeqësisht,
në qytezën, ku jetojmë ne, nuk kemi shqiptarë. Më së afërti, i kemi disa miq,
45 milje larg. Ndërsa ata, me të cilët kam lidhje familjare, jetojnë
5.-Çfarë
të ka sjellë ose ke fituar nga emigracioni?
-Përfitimi
i parë dhe më i madh, që na ka sjellë emigracioni, është shkollimi i vajzave
tona dhe sukseset e tyre, që kanë siguruar gjerë më tani. Por shpresoj dhe
besoj që ende kanë për të arritur në jetën në vazhdimësi.
Ndërsa,
kam humbur çastet më të bukura familjare, që kanë ndodhur në Kosovën time ose
edhe ato të hidherimit, siç ishte rasti, kur u nda përgjithnjë nga jeta babai,
në vitin 1997. Në atë kohë isha në Gjemrani dhe nuk kisha asnjë mundësi të
shkoja ta takoja dhe as të marrë pjesë në lamtumirën e fundit!
6.-Si i mban lidhjet me vendlindjen dhe me të afërmit, atje?
-Tashmë,
është më lehtë, se sa para 20 viteve. Mbaj mend se, në atë kohë në Gjermani
edhe pse ishim më afër, ku na ndanin nga vendlindja as dy orë të plota me
aeroplan, kontaktet ishin shumë më të vështira. Qëndronim me orë të tëra për të
telefonuar në familjet tona dhe, sapo e mirrnim linjen, ajo na shkëputej, sepse
rrjeti ka qenë i dobët dhe, ndoshta, ishte pala serbe ajo, që i pengonte këto
lidhje tonat. Gjatë asaj kohe, kemi pasur vetëm një emision në radio, në orën
7.-Siç e kam vëne re, sidomos nga publikimet në Internet, një lehtësim shpirtëror për ty ka qenë poezia…Kur ke nisur të shkruash dhe cilët janë librat tu të publikuar? Përshkruaji ata, sugurisht shkurt…
-Me poezi kam filluar që nga fëmijëria, pra, qysh në klasën e dytë fillore. Vërtet më ngjan, se kam filluar të bëlbëzoj poetikisht. Poezia ime e parë titullohej "Gjeli im plak", të cilën fatkeqësisht nuk e kam, ashtu si shumë poezi të asaj kohe. Me rastin e bastisjes së shtepisë sonë nga punëtorët e sigurimit serbë të asaj kohe, kur vëllezërit e mi u burgosën dhe unë isha në moshën 11-vjeçare, fletoren time ata e morën, bashkë me shumë gjera dhe libra të tjerë. Në atë kohë, mësuese e imja ishte znj. Zejnije Syla, e cila jo vetëm që e zbuloi talentin tim, por më dha mbështetje morale dhe shpirtërore. Kështu, poezitë e mija i dërgonte për botim në gazetën "Rilindja" të asaj kohe, e cila dilte çdo ditë dhe çdo të martë e kishte shtojcën për fëmijë. Gjatë asaj kohe, poezitë e mia u vlerësuan shumë herë dhe kam marrë shpërblime nga vetë "Rilindja". Por poezia ime nuk ka të ndalur as sot, ku tashmë ajo ka filluar edhe të “përqafohet” me tingujt e muzikës dhe të shëndrrohet në këngë. Kam shkruar tekstin e këngës "Th'rret Presheva" dhe "Jo, s'ka vdekë Bardhyl Osmani" (deshmor nga Presheva, komandant "Delta"), të cilat i interpreton shkëlqyeshëm këngëtari preshevar, Bashkim Halimi. Një këngë për Mitrovicën ia kam bërë dhuratë mikes sime të mirë, këngëtares Sebahate Berlajolli, e cila jeton ne Nju Jeresy dhe mori pjesë me të në Festivalin XXI të këngëve dhe valleve shqiptare, në Nju Jork. Ishte kënaqësi e veçantë për mua se, në vitin 2010, kam botuar dy libra me poezi. Njëri ishte për të rritur, me titullin “Gjurmë nëpër flakë”, të cilin ia kam kushtuar nënës sime të ndjerë. Por aty ka poezi edhe për luftëtarë e dëshmoraë të UÇK-së dhe poezi të tjera. Libri tjetër është për fëmijë, me titullin “I shes diellit akullore”. Po kështu, jam pjesëmarrëse edhe te dy libra të përbashkët, përgatitur nga Iliriana Sulkuqi, në atë me poezi, “Karvan dashurie”(kushtuar nënave) dhe në tjetrin në prozë, me titull “Në sytë e nënave”, me në krye znj. Vitore Stefa Leka.
8.-Çfarë planesh ke për të ardhmen, në fushën e krijimtarisë?
-Kam ca tregime reale dhe shpresoj që, në një të ardhme të afërt, ta botoj librin tjetër në prozë. Jam në kontakt me shumë krijues dhe miq, të cilat kane shprehur dëshirën dhe gadishmërinë të më ndihmojnë. Ndër ta, është edhe nipi i babait tim, shkrimtari i mirënjohur, Rushit Ramabaja. Po ashtu, kam nipin tjetër të babait, shkrimtarin dhe poetin Arif Demolli. Ata ishin idhujt e mi, që nga fëmijëria. Ndoshta, ajo dashuri dhe simpati ndaj tyre, kanë bërë që të përpiqem të jem në gjurmët e tyre. Pra, shpresoj të sjell poezi, tregime, libra dhe këngë të reja.
9.-Në fund të bisedës sonë, duke të falanderuar dhe uruar nga zemra çdo të mirë, vetjake e familjare, Maki, a dëshiron të shtosh ndonjë gjë tjetër?
-Nëse më
lejohet, do të “flisja” pak me vargjet e një poezie time. Ndërsa juve, profesor
i nderuar Murat, ju falënderoj për kohën dhe vëmendjen, që ma kushtuat.
Gjithashtu, u jam mirenjohëse për përkrahjen dhe mbeshtetjen morale, që më keni
dhënë e më jepni, çdo herë!
JAM
SHQIPTARE
Mua më
quajnë kosovare,
por edhe
unë jam shqiptare,
Kosova
është vendlindja ime,
Shqipëria
është Nëna ime.
Mërgimtare,
më quajnë mua,
pse jetoj
në dhe të huaj,
zemra ime
dot s’e pranon,
shqiptare,
thotë, jam me komb.
Pse jetoj
larg Shqipërisë,
gjuhë e
kulturë s'i kam braktisë.
Shqipëri
e kam bërë shtëpinë,
aty kam
Flamurin dhe çiftelinë.
Me mua
është Gjergj Kastrioti,
Nënë
Tereza e Isa Boletini,
Ismail
Qemaili dhe Rugova,
Pajaziti
e në mes shqiponja.
Ngado, që
unë shkoj e vij,
marr me
vete Shqipërinë,
s’e
braktisi sa të jem gjallë,
se unë jam bija e sajë!