E diele, 28.04.2024, 04:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Demir Lena - nderi i kombit

E premte, 01.02.2013, 07:17 PM


Në Jubileun e 100 – vjetorit të Shtetit Shqiptar:

DEMIR LENA – NDERI I KOMBIT
Teksti dhe muzika: Demir Krasniqi

N’ atë familje atdhetare ,
Me tradita kombëtare ,
N’ Ladorishtë – në rreth të Strugës ,
U lind djalë që i del zot pushkës !

Që  mbron trojet e Shqipërisë ,
Idealet e pavarësisë !...
Si kalaja me bedena –
Shkëmb qëndrese –  Demir Lena  !

I pa epur n’ ballë të luftës ,
N’ mbrojtje t’ Dibrës dhe të Strugës ,
Kundër forcave të Serbisë ,
Që i copëtonin trojet Shqipërisë !

Në Betejën e Petrinjës ,
N’ Qafë t’ Bukovës – kundër shtrigës ;
Zuri  pikat  strategjike –
Kundër bandave serbo –  çetnike !

Luftoi çeta e Demir Lenës –
Si Aliu i Tepelenës !
N’ këtë Betejë, ku mali soset –
Demir Lena , rëndë plagoset !

Luftëtari i Atdheut –
Shkoi n’ familje të Jashar Beut ;
Plot pesë muaj ku u  mjekua ,
Luftën prapë për ta vazhdua !

Kryengritësit e Greqisë –
Sulmuan  jugun e Shqipërisë !
Luftë e ashpër është zhvillua –
Korçën tonë kishin pushtua !

Patriotët nuk bënin pritje –
Për t’ marrë pjesë në  kryengritje !
Gjithë çka patën dhanë e shkrinë –
Për ta mbrojtur Shqipërinë !

Demir Lena ishte nisë –
Nga Pogradeci – n’ Ladorishtë !
Dyzet trima  luftëtarë ,
Ai me veti i kishte marrë !

Dhe u nisën për Shqipëri –
Zemrat mbushë me trimëri !
Në Bërzesht t’ Librazhdit kanë shkua –
Shaban Blloshmi i ka  strehua !

Nëpër male ec , e ec –
Prej aty shkuan n’ Pogradec !
Ku po bënin përgatitje –
Për t’ luftua në kryengritje !

Luftë pas lufte ndër bedena –
Komandonte  Demir Lena !
N’ Ladorishtë “Taborri i Strugës” –
Nuk i trembej aspak luftës !

Dyzet trima luftëtarë ,
Bashkë me 50 vullnetarë ,
N’ shkallë të parë t’ gatishmërisë –
Për t’i dalë Zot, Shqipërisë !

Demir Lena , ai trim drangua –
Me shumë çeta ishte bashkua !
Me çetën e Jashar Be Starovës –
Do t’ luftojnë si n’ Fushë t’ Kosovës !

Me çetën e Gani Butkës –
Porsi trimat e Oso Kukës !
Me çetën e Hysen Nikolicës –
Bash si trimat e Azem Galicës !

Me çetën e Shaban Blloshmit –
T’ gjithë armiqtë  do t’i  mposhtin !
Zalo Prodani e Kajo Babjeni –
Trima t’ njohur të këtij vendi !

Prilli i vitit katërmbëdhjetë –
Nuk harrohet kurrë për jetë !
Dridhen malet e Gjalicës –
Nga  beteja  e Nikolicës !

Luftuan  trimat  n’ Nikolicë ,
N’ Januvenë e në Sinicë ,
Luftuan n’ Korçë  edhe  në Dardhë –
Kudo dolën faqebardhë !

Në betejën e Nikolicës –
Ranë  dëshmorë dy t’ Ladorishtës  !
Këta dy trima  nga “Taborri i Strugës” –
S’ tremb topi , as plumbi i pushkës !

Demish Hoxha e Bajram Coma –
Ranë dëshmorë për trojet tona !
Ranë n’ altarin e lirisë ,
Hynë n’ analet e  pavdekësisë !

Demir Lena , ai luftëtar –
N’ vija t’ frontit  kudo i parë !
N’ mbrojtje t’ shtetit amë shqiptar –
Luftoi armiq , luftoi  tradhtarë !...

Deri n’ vitin dyzet e katër –
Luftë pas lufte shkoi me hatër !
Më njëzet e tetë tetor –
Demir Lena , ra dëshmorë !

N’ 100 vjet të Pavarësisë –
Shfletojmë faqet e historisë ,
Kujtojmë bijtë e Shqipërisë ,
Që iu bënë kurban lirisë !

Atdhetarët nuk harrohen –
Nëpër shekuj do t’ nderohen !
Me dekretin e Bamir Topit –
Iu dha Urdhri :”Nderi i Kombit”!

 



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora