Kulturë
Poezi nga Qendresa Halili
E hene, 28.01.2013, 08:22 PM
Qendresa Halili, nje talent qe me shperthimet e saj sa poetike aq dhe prozaike me te drejte eshe quajtur e ardhmja e letersise sone. Shkruan, thjesht, bukur, qarte dhe percjell mesazhe me shume vlere edukative cdo krijim i saj. I lexon dhe te bejne per vete, ndjen kenaqesi se ke cfare meson prej tyre. E lindur ne vitin 1990, ne Gjilan, qysh femije premtonte se do behej dikushi me ato poezi te thjeshta e te bukura qe i krijonte e i recitonte.
Ka mbaruar Universitetin e Prishtines me 2012 dhe tani studjion per Master. Ka shkruar e botuar ne Gazeta e Revista te ndryshme si dhe ka botuar librat"KUR TE VIJE FUNDI" 2008, "GEZUAR LIRINE VENDI IM"2009. Ne vazhdim ne vitin 2010, boton pjesen e pare te librit"JETA E NJE FEMRE", 2011, pjesen e dyte po te ketij libri, ndersa ne vitin 2012, ka sjelle nje botim perle te vertet me fjale te urta"NJE THENIE NJE SHPETIM", i cili ka rreth 900 thenie xhevair ...
Ka ne proces drejt perfundimit nje liber tjeter, qe do befasoje gjithe lerxuesit dhe admiruesit e saj te shumte. Po percjellim ketu pjese nga krijimtaria e saj me shprese se do pelqehet dhe nga lexuesit e shumte te gazetes.
Vendi
O Vend i bekuar,
i rrethuar me male,
kodrat ,luadhet
aq të gjera mi ke.
Burimi atje sipër ju qëndron
i ushqen të mirat që çdokush i don,
zogjët të përcjellin me këgën e tyre
të thurur në vargje
si poetja në faqe.
Lumi pershkon aty vendin pran
gurgulllima e tij punën e letëson,
e përveq tjerash bukurit ja shton.
Vajzat shëtitin nëpër rrugët e vjetra
të ndërtuara me mjeshtëri
dikur nga baballarët ,edi!
Nënat me nder e dashuri
bëjnë punët që vetëm ato dine.
Zëri I fëmijëve dëgjohet kaher
nëpër parqet e gjelbëruara e
me lulu të zbukuruara.
Bagëtia e bujqësia jo s`mungon
me mund e djersë toka punohet
nga burrat e fshatit që shumë çmohen.
Bukurit e tua kush si ka
ty çdo kush të ka lakmi.
Ah vendi im vërtetë je vendi im më
i miri, andaj me mallë e lot shkruajë.
Për ty, për ty…
ah vendi im dritë e syve të mi
në errësirën e heshtur…!
Pjesë e Librit "Gëzuar, lirinë Vendi im"
Ferizaj 2009!
Koha
Ah moj kohë sa e shpejtë që je,
më je si lum që lundron me të shpejtë,
më je si dallgë e Drinit të bardhë,
je si era që ikën vrap po ikën shpejtë si një…
Sot fëmijën djalë të ri,djalin nesër punëtor të
mirë, të djeshmën jo pa e harruar vjen e ardhmja
duke shpresuar.
Koha ikën s`ka të ndalur
merr me vete pjesët jetës
të hidhura të ëmbla si veqon
veq të gjitha I pranon.
Kujtimet të gjitha veq ti i din,
ti i din fshetësit e mia,
din çdo gjë për jetën tonë,
edhe pse kurrë s`na tregon.
Sikur t ndaleshe veq një çast,
asgjë tjetër nuk do të doja,
veq ty kohë të ndaloja,
të mos ikje si era pa fjalë
por të shkoje më ngadalë.
Libri
Fjalë e mirë, fjalë e dëlirë
na mëson çdo të mirë,
na jep këshilla për jetë,
na udhëzon në udhë të drejtë.
Na mëson për botën mbarë
për gëzimet e hidhërimet
për histori e tregime
për shumë ëndërra e rrëfime.
Në çdo cast është me ne
na rrëfen për çdo të re,
çdo dhimbje më shëron
çdo punë me letëson.
Lumturinë që më sjellë ky shok
se ndërroj me asgjë në botë,
e ruaj me dashurinë time
ardhmërinë e jetës time.
Pjesë e librit tim të parë "Kur të vie fundi"
Ferizaj 2008!
Vetmia, Mbretëria ime
-Errëira mbuloi qytetin,zogjët për
mua më s`këndojnë... mezi pres të agoi
mëgjesi e kur ai vie se dëshirojë dot.
-Në shtëpi si një njeri i huaj, nëpër
dasma musafir i paftuar e nga bota
i harruar.
-A thua pse jetoj kur për të tjerët
s`egzistoj?
-Nga njerëzit këkoj shpëtimin e te ta
gjejë veq ngushllimin.
-E këkoj një sy të më vështroj,
e një krah të më ndihmoj,por e gjej vetëm
një shikim verbues e një krah
nënqmues.
-Këkoj nga jeta pak mëshirë, por ajo
më sjellë veq tërbim që s`ka shërim.
-Kërkojë nga bota pak miqësi,por
ajo më sjellë veq vetminë.
-I ngjajë kësaj nate që tash më
shoqëron ,por që kurrë hëna se
ndriqon.
-Vuaj për dritë e dashuri, për jetë e
lumturi.
-Cdo gjë që ka vlerë të më vijë në
zemrën time e të troket njëherë, dhe
të më sjellë freski çdoherë.
-Ah vetmi, mbretëria ime…