E marte, 06.05.2025, 08:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jam stërnip i Kurt Kolmekshit

E shtune, 26.01.2013, 10:53 AM


Demir KRASNIQI:

JAM STËRNIP I KURT KOLMEKSHIT

Jam një   djalë – bir i Tugjecit ,
Jam stërnip i Kurt Kolmekshit .
Jam krenar me fis Krasniqe ,
Jam bujar me derë fisnike .

Le e rritë në atë familje ,
Derë e njohur për mikpritje ,
Me traditë që nderon mikun ,
Që urren me shpirt armikun !

Nuk mund t’ rri i qetë prej epshit –
Pa i këndua Kurt Kolmekshit !
Do t’ia marr mjaltin prej hojes –
Fjalët ma t’ ëmbla t’i  nxjerr prej gojës !

Për atë  burrë t’ rrethit t’ Tropojës ,
Që prej zorit dhe nevojës ,
Nga Malësia e Gjakovës –
Ia mësyu maleve të  Kosovës ...

Me familje e mësyu Gollakun –
Në Tugjec ngriti konakun .
Ndërtoi shtëpi, ngriti oxhakun ,
Me punë truallit ia dha hakun .

Krahas punës kurrë pa ndalë ,
Tre djem , Zoti ia kishte falë :
Aliu, Hasani e Mehmeti –
Shtohej rrita e bereqeti .

Me punë krahu e djersë hallall –
Prej tij u banë një mëhallë .
Linden t’ reja e shumë të rinj ,
Jo me qindra , po me mijë ...

N’ atë kodrinë ku shkreptinë rrezja –
Deri sot u bënë  tetë breza .
N’ shenjë nderimi ndaj të urtit –
Sot i thonë :“Mahalla e Kurtit”.

Shumë kanë vdekë , me mall kanë shkua –
Në Kolmeksh njëherë me shkua !
Ato vende  me i vizitua  –
T’ parët e tyre , ku kanë jetua !

Shumë kanë marrë botën në sy –
N’ atë Malësi , ma nuk janë kthy’!
Sot , janë mbet veç dy – tri shpi ,
S’ ke ku t’ shkosh as ujë me pi !



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx