Kulturë
Hosaflook: Ja pse e përktheva “Rrethimi i Shkodrës”
E merkure, 23.01.2013, 07:35 PM
Flet amerikani David Hosaflook,
përkthyesi i veprës së Barletit “Rrethimi i Shkodrës”
Ja pse e përktheva
“Rrethimi i Shkodrës” së Marin Barletit
Nga Albert ZHOLI
“Rrethimi
i Shkodrës” i humanistit të shquar Marin Barleti tashmë vjen dhe në anglisht.
Ky përkthim i parë në anglisht dhe ribotim në shqip, vjen nga përkthyesi David
Hosaflook. Në takimin promovues, që u zhvillua para ca ditësh në Muzeun
Historik Kombëtar ku merrnin pjesë shkrimtarë, gazetarë, studiues, përkthyes,
politikanë u theksua se përkthimi i
librit nga shqipja, për herë të parë në anglisht, tregon se ky libër rrezaton
vlera kulture, që i ka veç një popull, me histori të lashtë. Sipas botuesit
Bujar Hudhri “Rrethimi i Shkodrës” është
në një hap me pararojën e rilindjes europiane.
-A e njihnit sadopak Shqipërinë
përpara se të vinit si pastor?
ASPAK!
Për fat të keq.
-Kur u njohët çfarë mendimi patët
për të?
E pashë
një Shqipëri në vuajtje nga vitet e komunizmit dhe më erdhi keq. Por shpresa ishte
gjithkund.
-Kur erdhët për herë të parë në
Shqipëri?
Në verë
të vitit 1992.
-Si e gjetët Shqipërinë, a ishte
ajo sikundër e parafytyronit?
Vendimi
im për të ardhur erdhi kaq shpejt saqë nuk kisha kohe të mësoja ose të
imagjinoja si do të ishte. Isha 21 vjeç dhe nuk kisha një koncept të zhvilluar
për boten, aq me pak për Shqipërinë.
-Kë takuat për herë të parë në
Shqipëri dhe çfarë menduat për shqiptarët?
Fëmijët
dhe stafi i Shtëpisë së Fëmijës "Zyber Hallulli" në Tiranë. Ishin
shumë të dashur, shumë mikpritës, me humor dhe mirëdashje.
-Shqiptarët në regjimin komunist
të detyruar kundër fesë. A e besonit ju këtë?
E besova,
por nuk mund të them se kuptoj. Është gjë e rëndë kjo dhe kishte pasoja.
-A ishit në Shqipëri në ngjarjet e
vitit 1997 dhe çfarë menduat për to?
Në janar
të vitit 1997 u fejova me një amerikane dhe u largova në SHBA për dasmën. Kur
erdhi marsi, mbeta i shtangur dhe zemra ime u trondit. Jam kthyer në korrik dhe
situata ishte shumë e rëndë, por e di që më e rënda kishte kaluar tashmë. Mendova,
"Nëse është aq keq TANI, si duhet të ishte në fillim!?"
-A u larguat nga Shqipëria në ato
vite, pra 1997-‘98?
U ktheva
në korrik të 1997-s. Ishte shumë e vështirë siç e dini, por sidomos për një
çift i sapomartuar. Njerëzit akoma nuk dinë të shpjegojnë ngjarjet e ‘97-së,
por kam një mendim ... mendoj (për humor) se shqiptarët po festonin dasmën tonë
në mënyrën e tyre tipike (me pushka) për 18 muaj rresht!
-Si dhe kur filluat mësimin e
gjuhës shqipe. A ju duk e vështirë ajo?
Fillova
ne ditën e ardhjes sime, si një fëmijë, duke belbëzuar.
-Kur ka qenë dita juaj më e vështirë
në Shqipëri dhe pse?
Besoj se
ishte 11 shtator 2001 për arsyet që dihen. Por shqiptarët më dhanë zemër dhe u
jam mirënjohës atyre.
-
Kam shumë
miq – është pyetja e vështirë. Por nuk diskutohet që anëtarët e kishave tona
janë miqtë e mi më të mirë, meqë kemi kaluar kaq shume kohë së bashku.
-Ju keni përkthyer në anglisht
veprën më të mirë “Rrethimi i Shkodrës”, përse zgjodhët këtë libër kaq të
vështirë?
Më dha
profesori i gjuhës një detyre ta përktheja letërsi shqiptare në anglisht. Kot e
zbulova Rrethimin e Shkodrës në trotuar dhe pamja e kopertinës — kalaja e
Shkodrës — më tërhoqi. Kaq. Pastaj kuptova se ç'thesar ishte ky libër.
-Cilat ishin pengesat më të mëdha
në përkthimin e kësaj vepre?
Duke
gjetur kohë për ta përfunduar.
-Kur e keni vizituar për herë të
parë Shkodrën dhe çfarë keni ndjerë në këtë vizitë?
Në vitin
1992 kam vizituar Velipojën por në 1993 kam vizituar Shkodrën. Kalaja me
mahniti dhe thashë, "Çfarë paska ndodhur në gjithë këtë kala!" Por
s'kishte burime.
-Cilat vepra të tjera keni lexuar
në shqip që morët këtë nismë kaq të madhe?
Rrethimi
ishte vepra e parë që kam lexuar ... por pastaj kam lexuar të tjerë, më shumë
vepra shkencore në përgatitjen e përkthimit. Kam lexuar për qejf edhe Kadaren,
Visar Zhiti etj..
-Si ishte bashkëpunimi juaj me
shtëpinë botuese Onufri dhe si u ndjetë nga ky bashkëpunim?
I
mrekullueshëm. Nuk mund te imagjinoj një bashkëpunim më të këndshëm.
-A jeni ndjerë i realizuar në përkthimin
e kësaj vepre?
Jam i
kënaqur që shqiptarët po kënaqen dhe po rizbulojnë këtë pjese emocionuese të
historisë së tyre.
-A është bërë publike në SHBA
përkthimi i kësaj vepre? Si është mirëpritur ajo?
-Pse zgjodhët pikërisht një vepër
historike për përkthimin në anglisht, apo ju ka pëlqyer autori?
Siç
shpjegova më parë ... ishte kopertina dhe zhvilloi hap pas hapi.
- Keni menduar ndonjëherë largimin
nga Shqipëria?
-Çfarë kanë të përbashkëta populli
amerikan me atë shqiptar?
Janë
këmbëngulës dhe liridashës.
-Si pastor, cila ishte mesha e
parë që keni dhënë me shqiptarët dhe a u ndjetë mirë?
Nuk jap
meshë, por kam dhënë predikime rreth Biblës qysh në fillim, me përkthyes deri
më 1994, pastaj në shqip.