E marte, 06.05.2025, 12:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Nijazi Ramadani: “Ushtima e maleve”

E diele, 20.01.2013, 04:38 PM


Në 33 vjetori i botimit të gazetës ilegale “Ushtima e maleve”

(Kokaj, 15 janr 1980 /(33 vjetori  i Fletushkës "Ushtima e maleve" 1980 / 2013)

Nga Nijazi Ramadani

Fletushka ("Ushtima e maleve") 33 vjetë më parë ishte një kontributi i dhënë në Lëvizjen atdhetare për çlirim kombëtar 1979-1980/81/2009 / Gazeta "Ushtima e maleve", edicioni i parë, fillimisht rezu-ltoi si nevojë e kohës rrjedhë nisma për bërjen e një fletu-shke (reviste), ku fillet e saj  datojnë në ngjarjet madhore të kombit më 10-13 qershor 1979-15 janar 1980, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit.

Fletushka "Ushtima e Maleve", e cila botimin e saj e konkretizoi më 4 qershor 1980 / 15 janar 1981, e redaktuar nga redaksia e parë në përbërje të Nexhat Rrustemi- "Shpëtimi", Nijazi Ramadani-"Komiti",  Naim Kurteshi- "Kuq e ziu", Nevzad Isufi "Furtuna",  etj. e ndaluar nga pushtuesi si " veprimtari armiqësore nacionaliste-irredentiste".

Grupi ilegal dhe Fletushka ("Ushtima e maleve")  - Pas një konsultimi të vazhdueshëm mes periudhës 1979/80, fillimisht si nevojë e kohës rrjedhë nisma për bërjen e një fletushke(reviste), ku fillet e saj  datojnë në ngjarjet madh-ore të kombit më 10-13 qershor 1979, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit prej një grupi të gjimnazistëve të Gjilanit. Sidomos pas kontakteve që po viheshin me Isa (Kokaj) e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi) dhe Kemajl (Mali) e Naim Kurteshit (Kuqeziu) përmes Nevzad (Furtuna) e Abd-urrahim Isufit (Sokrati), të cilat më vonë iu shtuan radhëve tona edhe Ismajl Berisha (Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rrufeja", Nijazi Ramadani "Komiti", ballinen e "Ushtimës maleve" dhe ilustrimet i bëri "Guri". Nga takimi i parë konstituiv i Grupi ilegal të 3/4 qershorit 1980, Kokaj, në të cilin takim ishin të pranishëm: Isa (Kok-aj) e Nexhat Rrustemi (Shpëtimi)dhe Kemajl (Mali) e Naim Kurteshit (Kuqeziu) pëmes Nevzad (Furtuna) e Abdurrahim Isufit (Sokrati), Nijazi Ramadani "Komiti",  Ismajl Berisha (Vlora), Munafer Ahmeti (Munoja) dhe Musa Haliti "Rruf-eja". Pas një darke që shtroi familja e Isah Rrustemit në Kokaj, shtruam nevojën e një organizimi më të koordinuar për të pasur një bashkërenditje e përgjegjësi në bashkëvepri-mtari ilegale të organizimit në grupe 3 apo 10 anëtarësh me një program e statut gjithëpërfshirës dhe të integruar në Lëvizjen kombëtare ilegale të atyre viteve. Materialet e dërguar për numrin e parë nga "Shpëtimi", "Ko-miti",  "Kuqeziu", "Furtuna", i korrektoi dhe daktilografoi Shpëtimi me makinën e tij, të sjellë nga babai i tij, i cili pun-onte përkohësisht në Gjermani dhe nga "Komiti" me mak-inën e shkrimit të Musa Halitit, i cili kishte siguruar se mak-inën e kishte sjellë babai i tij (Musës) nga Gjermania ( nga një takim pune në lokalet e Shkollës Fillore "Liria" në Kokaj nga Nexhati. Musai, Nijaziu dhe Isa. Veprimtaria ilegale fokusohet në vetëdijesimin dhe ngritjen e nivelit dhe ndërgj-egjjes kombëtare si përmes literaturës historike, letrare dhe artistike me efekte publicistike, si gazeta "Liria", "Zëri i Kosovës", Ushtima e maleve"( si organ i yni), botimet: " Me pushkë e pend për lri e pavarësi"," Shota dhe Azem Galica" ( autorit Haxhiu), romani "Mic Sokol"  S. Godos, "Këngët e lirisë",  grup autorësh, gazeta "Shqipëria e re", e tjerë. Përm-bajtja e Ushtimës maleve, numri i parë kishte të përfshirë në ballinën e saj, një gravura të punuar me temë “Qëndresa” nga "Guri", pasonte me poezi si himni "Kosova" të Asdrenit, poemën e Mitrush Kutelit, "Kosova", trajtesat historike "Me pushkë e penë për liri dhe pavarësi, Lidhja shqiptare e Prizr-enit, Lufta për autonomi dhe pavarësi kombëtare 1910-12, Luftat Ballkanike, Konferenca e Londrës, Parisit dhe Versa-jit ( Komiti, Shpëtimi, "Furtuna", "Kokaj") . Cikël me kriji-me letrare nga "Kuqeziu", "Komiti", "Shpëtimi", e tjerë. Edhe një takim përmbyllës me rastin e promovimit të numrit të parë dhe përgatitjes së numrit të dytë të mbajtur në Livoç të Ultë,me 15 janar 1980, rezultoi me shpërndarjen e redaksisë dhe udhëheqjes së grupit për të punuar pavarësisht dhe me struktura të riper-tërira apo me shuarjen e tyre, për shkak të konspiracionit me një vendim unanim të pranishmëve. Arrestimet, bastisjet, burgosjes dhe procesi gjyqësor ndaj "Ushtima e Maleve".

Revista "Ushtima e maleve" si medium i shkruar i Kosovës lindore

"Ushtima e maleve", si medium i shkruar e përkohshmja "Ushtima e maleve", ku përveç editimeve informative, aktualiteteve, art-kulturore, historike, enigmatike, fejtoni, ku u boton artikuj të ndrysh-ëm dhe shkrim letrare dhe publicistike. Aty botohen shkrime nga më të ndryshme të redaktuar nga Nijazi Ramadani, reda-ktor përgjegjës, menaxher: Fatmir Arifi, përgatitja teknike, Arbëresh Dalipi , kontribuon që shkrimet aktuale t'u ofrohen para lexuesve edhe në vijat e frontit të rezistencës së armato-sur të UÇPMB-së dhe UÇK-së të botuar në përkohshmja mujore "Ushtima e Maleve" në vitin 2001/2002, Nr. 03, 04, 05, 06( dy numrat e parë ishin botuar me 4 qershor 1980 / 15 janar 1981), ku e ka pasqyruar edhe zhvillimet aktuale, poli-tike, kulturore, historike, letrare të atyre viteve të cilat patën përfshirë rajonin si Kosovën dhe ish Jugosllavinë Jugore, të viseve shqiptare të aneksuar pas Kongresit të Berlinit, Konf-erencës së Shën Stefanit, Lidhjes Sh. të Prizrenit, Luftërave Ballanike, Jugosllavisë së Versajit 1919, si dhe të ripushtu-ara edhe pas Luftës Dytë Botërore. Në këtë gazetë është botuar gjithçka drejt për së drejti dhe nga dorëshkrime. Kjo gazetë është mbajtur me punë, perk-ushtim dhe seriozitet. Dalja e kësaj të përkohshme ka pasur misionin e shtypit të lirë dhe të pavarur para lexuesve të shtresave të ndryshme. Nexhat Rrustem (Kokaj),  i arrestuar dhe i burgosur me këtë rast, i akuzuar si një nga organizatorët kryesor i liruar në mungesë të fakteve. Nijazi Ramadani(Kokaj), i arrestuar më 24 korrik 1981,i akuzuar si një nga organizatorët kryesor dhe i torturua sikur shumica e anëtarëve të grupit dhe, i dënuar me burgim më 1 gusht 1981, në procesin gjyqësor ndaj grupit ilegal dhe "Ushtimës maleve", pas mbajtjes në procesin hetues ndaj grupit dhe "Ushtimës maleve", detyrohet që vitin e tretë t'i nënshtrohet provimeve të klasës për shkak se procedurat hetuese nuk e lejuan të ketë qasje në shkollim të rregullt, më në fund shpallët i pa fajshëm në mungesë provave. Musa Haliti (Kokaj) i arrestuar, bastiset shtëpia dhe i akuzuar pë veprimtari të organizuar në grupin ilegal dhe gazetën. Liro-het të gjithë sikur edhe shumica e të rinjve  të trajtuar të tje-rët në mungesë të dëshmive mbi të cilat akuzohen, nuk arri-tën ta "kapin" as një fletë, as ekzemplarë të gazetës të cilat janë mbledhur pas leximit nga Nexhati, Nijazi, Isa dhe Mus-ai. Kemajl Kurteshi, i arrestuar dhe i burgosur, lirohet si i dyshuar për veprimtari  të organizuar i akuzuar si një nga organizatorët kryesor.. Abdurrahim Isufi(Gjyrishecë) i arre-stuar dhe i trajtuar nga sigurimicat, lirohet si i dyshuar për veprimtari  të organizuar. Ismajl Berisha (Svircë) i ndaluar nga policia ushtarake sa ishte ushtar në marinën ushtarake dhe më vonë i liruar, sikur edhe Naim Sahiti (Budrikë), i cili ishte i vetmi nga të gjithë grupi që arratiset jashtë.

Gazetë e pavarur e Kosovës lindore, "Ushtima e Maleve", Nr. 3, 4, 5,.. Kokaj, Gjilan, 1998~2001,

Akti i rifillimit me botimet e shkrimeve enciklopedike të qershorit të vitit 1998, pas daljes në skenë të UÇK-së dhe aleatëve perëndimor, duke sjellë botimin e veçantë ” Kosova

dhe vetëvendosja”, "Ushtima e maleve", Tiranë, 1998, pas-taj rifillimin në vitin 2000, kur është "datëlindja e saj e dytë" apo “ringjallja e saj" e rifillimit të punës së saj, publicistikë, "Golgota e fundit", botim special nga "Ushtima e maleve".

"Ushtima e maleve", edicioni i tretë nga janar-prill 2001, me botimet e veta ka sjellë materiale ekskluzive: Informacione, lajme, aktualitete nga zhvillimet në Kosovën juglindore

(Lugina e Preshevës dhe Maqedonia perëndimore), duke sjellë krijime dhe shkrime publicistike dhe të huazuara apo të përkthyera nga mediumet më të ndryshme të botës si dhe ka për qëllim krijimin e një transversale për qasjen dhe integrimin e shqiptarëve dhe të tjerëve ne sferat e zhvillimeve shkencore historike-aktuale me dëshmitë, faktet dhe zhvillimet më të rëndësishme globale dhe mbarë shqiptare me të gjitha zhanret e shkrimeve gazetareske, duke përfshirë editorialin, komentin, replikën, reportazhin, përshkrimin, skicën, fejtonin etj. Gjatë veprimtarisë së saj, si një nga mediumet e vetme të shkruara nga ky rajon i trazuar nga konfliktet e armatosura të shkaktuar nga pushteti okupues.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx