E marte, 06.05.2025, 12:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Çkishërimi

E shtune, 19.01.2013, 05:23 PM


Përparim Hysi

Çkishërimi

Jam me ty Monsinjor Rrok Mirëdita
Çkishërimi s'i ndal ca mëndje të mpita.
Hakmarrja nuk ka ngjyrë fetare
Hakmarrje bëjnë ca mëndje barbare.

Kundër hakmarrjes i prerë të jetë ligji
(jo nga dera ligji,nga dritarja Maliqi !!! )
Kush vret për hakmarrje,me burgim të përjetëshëm
Burgim i përjetshëm dhe i paapelshëm.

.................
Vetëm kështu hakmarrja minimizohet ndjeshëm.


" Vrasja" e Onufrit

Kishën e Valshit me këta sy e kam parë
Sado  në Shpat,po brënda kish thesar.
Ashtu si ferra e vogël,fsheh lepur të madh
Në Kishën e Valshit,kishim një Rembrand !

E kishim,s'e kemi (po kush e ka fajin )
Duke larë duarët,bëni Ponc Pilatin.
Ajo kishë e "humbur" ku meshë bëhej rrallë
U la në mëshirë të fatit(u sulmua nga kusarë )

Mjerisht që "Rembrandin" tonë e  vranë
Për turpin tonë,xhelatët mesnesh janë.
Nuk ia dimë vlerën pa tharë burimit
Fajin në derë vemë ia lëmë "priftit".

Pa u skuqur faqja,del jep intervistë
Ç'na gjeti,Ç'na gjeti (ku ruhet një kishë?!!!)
Ta dinit mirë se ç'vlerë ka Onufri
Në media e  ekrane s'do dilnit nga turpi.

Ç'u prish,nuk ndreqet. Po nxirni mësim
Ruani monumentet që mos kenë dëmtim
Ndryshe hiqni atë pllakën "Monument Kulture"
Ju të lirë në miell,të shtrenjtë në krunde.

Poeti në librari

S'ndiej gaz më të madh se në librari
Si në një pavion lodrash kur hyn një fëmi.
Dua sikur  gjithë librat që janë aty
Të tëra t'i ble e t'i çoj në shtëpi.

Hyj me gëzim,por dalë si i çartur
Kot s'ka dalë shprehja:si pulë e lagur!
Për fat të keq,s'ble dot qoft një libër
Se jam xhepshpuar;në xhepa kam dimër.

Librat në rafte sikur ma bëjnë me sy
Unë duartë në xhepa(qorr jam tani)
"Molla të ndalueme" për mua,o libra !
Se çmimet e librave janë vërtet të "kripura"

Tiranë , 15 janar  2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx