Kulturë
Poezi nga Ilir Muharremi
E shtune, 19.01.2013, 09:26 AM
Ilir Muharremi
Asaj
Shkundem nga ethet
Dridhem dhe përpëlitem
Mendimet e tua enigmatik
Koha çoroditë gëzimin
Ajo shkencë e humbur
Nuk dua të flas
Shiu i mallkimit vrullshëm mbi kokë
E pandryshueshme egërsia e saj
Bebëza e syve çrregullohet nga padituria
Ajo qan dhe vetëm qan
Teatër kukullash dhe hijesh
Unë buzëqesh mundimshëm
Esëll i mjegulluar ndaj perceptimit
Poezitë e thella nuk shkruhen kështu
Për ty
Një të diel
Do kthehem
Për ty
Loti pikon
Më merr malli
Përherë digjem
Në zjarrin që nuk
Shihet
Pres
Errësirë brenda
Errësirë jashtë
Në qiell lagën ëndrrat
Pres brymë
Retë janë të
Shqetësuara
Buzët janë etje
Përjashta lagështi e
Egër
Pres të bëhet ferk
Borë e zezë
Mos më shkruaj
Të gjitha i kam harruar
Zemra për ty është ndalë
As ditën as natën Semafori nuk punon
Errësirën me vete e mbaj
Si medaljon
Koha ka ikur nuk e shoh
Hija ndjek
Ëndrrat djeg
Borë e zezë
Gjeografinë e shpirtit e mbulon
Rrufeja e akullt lexon shqetësimet
Thonë jeta rrjedh
Ankthi jeton brenda meje
Nuk është yll çdo gjë që digjet