E premte, 25.07.2025, 09:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Azizi: Çështja shqiptare në diplomacinë britanike

E shtune, 19.01.2013, 09:08 AM


U promovua libri Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877 – 1880

Sot në bibliotekën kombëtare dhe universitare në Prishtinë u promovua libri  Çështja shqiptare në diplomacinë britanike 1877 – 1880 i autorit Daut Dauti.

Nga Ismet Azizi

Haqif  Mulliqi, në fjalën hyrëse foli për rëndësinë e librit dhe punën e çmuar të autorit. Gjatë fjalimit të tij, Mulliqi theksoi rëndësinë e hulumtimeve të autorit në arkivat britanike, sidomos në atë të Foreign Office-it. Ai shtoi se Daut Dauti me punën e tij të vyeshme ka vazhduar që nga vitet e 90-ta hulumtimet, të cilat duke sjellur fakte të reja, janë kurorëzuar me rezultate që janë reflektuar në dobi të ndriqimit të momenteve të historisë sonë.

Nga një fjalim analitk për  librin e dhanë edhe Dr. Blerim Reka dhe Dr. Muhamet Hamiti. Recenzenti i librit Dr. Blerim Reka, pro-rektor për shkencë dhe mardhënie ndërkombatëre në Universitetin e Evropës Jug – Lindore dhe ish ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bruksel, e çmoi lart punën hulumtuese dhe profesionale të Daut Dautit. Ai bëri me dije se libri është i bazuar në korrespondencën diplomatike e konsullore e cila gjendet në dokumetet e arkivit të Foreign Office-it, Parlamentit Britanik dhe Bibliotekës Britanike. Duke folur për rëndësinë e librit në aspektin historik dhe diplomatik, Dr. Blerim Reka theksoi se vepra në fjalë ndriqon momente të rëndësishme të periudhës së Kongresit Berlinit e cila gjë ndikoi që kufijt që atëherë u vendosën në mënyrë jo të drejtë për shqiptarët pasi që tokat shqiptare u okupuan nga shtetet fqinje të cilat dolën sis shtete të njohura nga procesi i Kongresi i Berlinit. Kjo bëri që shqiptarët të kufizoheshin me shqiptarë. Një veprim i këtillë, sipas profesorit Reka, ndikoi në mënyrë të dëmshme dhe komplikoi situatën në Ballkan e cila që nga atëherë ricikloi kriza ndërkombëtare. Dr. Blerim Reka poashtu theksoi se angazhimi hulumtues shkencor i autorit ka bërë që kjo situatë në kohën e tashme të kuptohet më lehtë.

Librin në fjalë e çmoi lart edhe Dr. Muhamet Hamiti ish ambasador i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe. Ai theksoi se kjo vepër është e mbushur plot me detaje të rëndësishme historike dhe diplomatike të cilat sot i shohim si të rëndësishme. Dr. Hamiti posaqërisht përqëndroi vemëndjen në pjesën e librit ku flitet për vendosjen e atëhershme të kufirit në mes Serbisë dhe Perandorisë Otomane i cili kufi sot shënon edhe kufirin e Kosovës me Serbinë. Ai këtë fakt e ilustroi me shembullin e Prepolacit që ishte një nga problemet e mëdha për caktimin e kufirit. Dr. Hamiti poashtu theksoi se diplomacia e atëhershme britanike nuk ishte shumë e interesuar në çështjet e Ballkanit por luante rolin kryesor pasi që ishte superfuqia e kohës. Më në fund ai bëri me dije se një vepër e këtillë, qfarë ishte libri i autorit Dauti që u promovua sot është i një rëndësie të madhe pasi që shpjegon shumë gjëra të cilat në një masë kanë qenë të panjohura.

Autori duke i falënderuar të pranishmit foli për disa detaje interesante që përmbanë libri. Ai vuri në pah organizimin madhështor që kishin bërë shqiptarët gjatë asaj periudhe (1877-1880) në angazhim të mbrojtjes së tokave të tyre. Daut Daut shkurtimisht bëri me dije edhe për situata tjera shumë të rëndësishme që përmban libri i tij Çështja Shqiptare në Diplomacinë Britanike 1877-1880. Ai gjithashtu paralajmëroi vazhdimin e tij në hulumtimin e periudhës që pason nga koha që shpjegohet në këtë periudhë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx