Kulturë
Gëzim Llojdia: Periudha e Neolitit në Kosovë
E shtune, 19.01.2013, 09:28 AM
GJURMËT E PERIUDHËS SË NEOLITIT NË
KOSOVË
NGA GËZIM LLOJDIA*
Kosova është një vend ku
potenciali arkeologjik
Kosova
është një vend ku potenciali arkeologjik është i pambarimtë. Dhjetra lokalitet
arkeologjike nga rreth 400 gjithsej të
evidentuara në territorin e Kosovës deri më tani dhe të regjistruara në Listën
e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme të Republikës së
Kosovës janë të fokusuara në një guit të Kosovës cila tregon edhe
seriozitetin e punës duke bërë jo vetëm
identifikimin por edhe përcaktimin e vendodhjes si dhe të dhëna të tjera
shkencore për zbulimet e territoreve arkeologjike që runa brendia dhe krejt
toka e Kosovës.
Edi
Shukriu duke folur në një intervistë për pasurit arkeologjike që ka Kosova ajo
shprehet se: Një varg i lokaliteteve dhe i objekteve arkeologjike e meritojnë
të përmenden me këtë rast, sepse Kosova ka thesar të vlefshëm arkeologjik dhe
mjaft atraktiv, madje edhe për syrin e një vizitori. Sot dimë për shumë qendra
dhe zona arkeologjike, peizazhe arkeologjike dhe monumente të luajtshme, për
disa prej të cilave duhen jo shumë investime për t’i bërë atraktive për
vizitorë. I tillë është kompleksi trashëgimor i Artanës,Novo Bërdës, Ulpianës,
Vendenisit te Gllamniku, Municipiumit DD te Soçanica, Gradina e Llapushnikut, e
Vlashnjës e shumë të tjera, përfshirë dhe komplekset e trashëgimisë ortodokse,
që sot, mjerisht, mbahen të izoluara dhe që, pos që janë trashëgimi
arkitektonike mesjetare, përmbajnë edhe trashëgimi arkeologjike. Nga objektet e
luajtshme arkeologjike që kanë vlera shumëdimensionale shkencore e kulturore do
të veçoja Monumentin epigrafik të Hyjneshës dardane nga Smira me labyrinthin
rrethor unik, pikturimin shkëmbor parahistorik të Vlashnjës me drerin dhe shumësinë
e spiraleve, hyjneshat neolitike që nga ato të Tjerrtores së Prishtinës,
Bardhoshit, Varoshit, Mitrovicës e të tjera, si dhe Monumentin mortor nga
Dardana/Kamenica, si monument guror unik dhe i rrallë, që i takon kohës së
ekzistimit të shtetit dardan dhe që përmban tradita etnologjike para pushtimeve
romake.
Dr. Jusuf
Osmani shkruan:”Gjurmët e para të banimit në Kosovë datojnë nga neoliti i
hershëm (6000 vjet para e.r.). Këto gjurmë janë verifikuar dhe dokumentuar me
gjetje nga hulumtimet sistematike arkeologjike. Rezultatet e fituara dëshmojnë
për një civilizim të lartë të periudhës së neolitit.
Koha e
neolitit sipas studiuesve të kësaj kohe: përfaqëson etapën e fundit dhe
njëkohësisht më të zhvilluarën të epokës së gurit. Ai përfshin një kohë që fillon
nga mijëvjeçari i shtatë dhe mbaron nga fundi i mijëvjeçarit të katërt
p.e.sonë. Arkeologjikisht neoliti ndahet në tri periudha të mëdha: e hershme, e
mesme dhe e vonë.
Popullimi i territorit të sotëm të
Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike
Trualli i
banuar sot nga shqiptarët, ku bën pjesë edhe territori i sotëm i Kosovës,
shkruan guida turistike , filloi të popullohej shumë herët, që në epokën e
paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100 000 vjet më parë. Janë të njohura një
numër i madh vendbanimesh të tilla në territorin e sotëm të Kosovës, siç janë
shpellat e Radacit dhe Karamakazit, si dhe shpella të tjera më të vogla.
Popullimi
i territorit të sotëm të Kosovës u rrit shumë në periudhën neolitike. Njerëzit
filluan të braktisin shpellat dhe të përqendroheshin në vende të hapura.
Banorët neolitike pëlqenin më shumë të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe
në tarraca lumore qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
Piktura shkëmbore e Vlashnjes
Duke
analizuar gjetjet dhe vendet arkeologjike të kësaj periudhe të rëndësishme
thuhet se Territori i Vlashnjes gjendet në sipërfaqen e sheshtë të një tarrace
shkëmbore (335 metra lartësi mbidetare) në krahun e djathtë të rrugës
Prizren-Zhur, rreth
Prof Dr
Muzafer Korkuti :Piktura shkëmbore e Vlashnjes, Në kuadrin e projektit të
përbashkët midis Institutit Arkeologjik Tiranë e Institutit Arkeologjik
Prishtinë, gjatë tri viteve të fundit po bëhen gërmime me karakter shpëtimi në
vendbanimin prehistorik të Vlashnjës, që ndodhet
me një
spirale dyshe që nga përmasat është më e madhja, me diametër
maksimal
78cm dhe diametër minimal 38cm.Trashësia e vijave të spirales
është
2,5-3cm.Piktura e Vlashnjës ka në qendër simbolin e spirales të bërë në tërë
sipërfaqen e përshtatshme për pikturim, e të përsëritur në 12 raste. Spiralet
janë teke dhe në dy raste janë spirale të tipit gjyslykore.. Në pikturën e
Vlashnjës kemi të realizuar edhe figurën e një dreri, kulti i të cilit është i
pranishëm edhe në pikturën e Trenit (Korçë) dhe në pikturën e Zhlijebit
(Bosnjë).Piktura e Vlashnjës është vepër e banorëve prehistorikë të këtij
vendbanimi.
Disa lokalitete nolitike
Për
Guvën e Mrrizit me simbolin e pikturuar
të spirales thuhet se: paraqet një vepër të botës artistike shpirtërore të
banorëve prehistorikë të këtij lokaliteti (vend kulti). Guva shkëmbore e këtij
pikturimi ndodhet rreth
Nga shumë
gjetje të periudhave të ndryshme historike zbuluar në Vlashnje, spikat një
monedhë argjendi e emetuar në vitin 55 p.e.s. Monedha ka një peshë prej 3.72
gramë dhe ishte vënë në qarkullim për nder të edilit të Kretës, Gnaeus
Plancius.
Lokaliteti neolitik i Runikut
Lokaliteti
neolitik i Runikut ndodhet në komunën e Skenderajt, në fshatin Runik, e
pozicionuar në pllajën e Drenicës, rreth
Lokaliteti neolitik i identifikuar
i Varoshit
Lokaliteti
neolitik i identifikuar i Varoshit ndodhet në komunën e Ferizajt, gjegjësisht
vetëm
Lokaliteti neolitik i Barilevës gjendet në fshatin me po të njëjtin emër, e pozicionuar në arealin e njohur si Arat Kovaçe, tokë punuese e cilësisë së lartë.Bardhoshi gjendet në veri, në dalje të Prishtinës, në krahun e majtë të rrugës për Podujevë. Lokaliteti neolitik (Koha e Vinçës) i Bardhoshit është identifikuar rastësisht në vitin 2002, me rastin e hapjes së themeleve për ndërtimin e një shtëpie banimi dhe anekseve shoqëruese. Lokaliteti neolitik i njohur me emrin Tjerrtorja është zbuluar rastësisht, me rastin e ndërtimit të fabrikës së përpunimit dhe të produkteve tekstile TJERRTORJA,gjatë viteve ’50, andaj dhe është emërtuar me këtë emërtim, pra në bazë të vendgjetjes.Ky lokalitet gjendet brenda arealit të qytetit të Prishtinës, në lagjen Kalabria (Emshir). Gjurmët e vendbanimit neolitik të evidentuar këtu, materiali i pasur dhe i shumëllojtë neolitik si dhe duke u bazuar nga disa nga gjetjet e figurinave,statujave dhe kokave antropomorfe të terrakotave (të punuara nga argjila e pjekur), të zbuluar në këtë areal të Prishtinës, e që i takojnë periudhës së neolitit të vonë gjegjësisht kultura e Vinçës, prezantojnë dy tipare të mrekullueshme: atë të artit dhe simbolizmit parahistorik. Lokaliteti arkeologjik i njohur me emrin Fafos gjendet në periferi të Mitrovicës, në arealin e fabrikës së dikurshme të fosfateve. Lokaliteti i identifikuar neolitik i Surkishit gjendet e pozicionuar vetëm pak kilometra në jug-jugperëndim të qytezës së Podujevës(Besianës), në fshatin me po të njëjtin emër, në parcelën e njohur me toponimin Gumurishtë.I gjithë ky potencial arkeologjik gjendet në tokën e Kosovës duke sjell dëshmi nga kohët e largëta dhe të humbura të njerëzimit është një dëshmi konkrete për ekzistencën e banorëve autoktonë por edhe për shkallën e kulturës. Piktura e Vlashnjës shquhet për një vazhdimësi të gjatë banimi, që fillon nga neoliti i hershëm deri në periudhën e vonë antike dhe atë te hershme mesjetare cituan burimet nga autorët e gërmimit në prill të 2007 në vendbanimin prehistorik të Vlashnjes. Vlashnja ndodhet buze autostradës ne ndërtim Durrës-Prishtine. Ajo plotëson kompleksin arkeologjik te qytetit te Prizrenit dhe harmonizohet me monumentet e tjera te këtij qyteti, si kalanë e tij, hamamin, kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.