Kulturë
Halil Haxhosaj: Vepër me intonime historike
E shtune, 19.01.2013, 08:38 PM
VEPËR ME INTONIME HISTORIKE DHE
AUTOBIOGRAFIKE
Nga Halil Haxhosaj
Besnik
Lajqi në veprën e tij “Tregimi” të botuar më 2012 nga “Amanda Edit” Bukuresht,
mëton që ta bëjë një qasje paksa ndryshe në këndvështrimin e historisë më të
re. Këtë ai e bën duke udhëtuar nëpër hallkat autobiografike, por që është edhe
drita dhe këndvështrimi më adekuat për pasqyrimin e këtij këndi të historisë
sonë më të re, para dhe pas luftës së fundit çlirimtare të Kosovës, të
udhëhequr nga ushtarët e UÇK-së, pjesëtar i të cilës ishte edhe vet. Duke qenë
përjetues, madje në shumë raste edhe përfaqësues i disa momenteve që lënë
gjurmë, Lajqi, ia arrin që ta shpërfaqë këtë aspekt, duke realizuar synimin e
tij prej krijuesi. Andaj kjo vepër e tij edhe pse ka titullin “Tregime”, më
tepër përkon me një vepër në prozë, e cila shkon kah memoriet, nëse kemi të
drejtë ta quajmë kështu, apo edhe një vepër thjesht autobiografike, se sa të
një vepre letrare me tregime.
Por edhe
ky trekëndësh që shihet dhe dominon nuk e zhvlerëson atë, por përkundrazi e
begaton, e strukturon dhe e ngjizë mirë veprën. E tillë mbetet ajo, duke anuar
më shumë kah realiteti historik, madje gjithsesi edhe real. Edhe personazhet që
defilojnë në faqet e këtij libri, janë figura të njohura që kanë bartur barrë
të rënda dhe tepër me peshë në periudhën që e trajton ai. Mbase për këto dhe të
tjera mendimtari, krijuesi dhe filozofi i njohur Niçe ka thënë: “Kemi artin për
të mos vdekur nga e vërteta”. Kësaj motoje të Niçes ia arrin me sukses dhe ia
Rrëfimtari,
i cili në të vërtetë është personazhi kryesor i veprës, pse jo edhe autori dhe
shkrimtari i saj, rrëfen të gjitha ato që do të shpërfaqen në vepër. Kjo
shpërfaqje nuk është e izoluar, as e ngurtë, por korrespondon me kohën,
hapësirën, personazhet e tjerë dhe me të gjitha ndodhitë e kohës dhe hapësirës
së trajtuar, në këtë rast. Andaj nuk është rastësi që në disa tregime, më mirë
të themi, proza rrëfimtare, hasen emra figurash të njohura historike, udhëheqëse
dhe reale të kohës për të cilën shkruan autori, Besnik Lajqi. Ndër figurat e
njohura janë: Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Agim Ramadani, Rrustem Berisha Xhaja,
Adem Demaçi, Sabri Novosella, Ramush Haradinaj, Zeka (Xhavit Haliti), Ibrahim
Kelmendi, Daja, e shumë të tjerë.
Këto
figura të njohura funksionojnë në momentet e duhura, por edhe të caktuara, më
mirë të themi të shpërfaqura nga momentet historike, sepse vetëm kështu ata
janë pasqyrim real i kësaj periudhe të ndritshme të historisë më të re të
Kosovës, pse jo edhe më gjerë. Rrëfimi i Rrëfimtarit, i cili është autori
shkrimtar, në vepër fillon paksa ndryshe, por duke përshkruar një moment paksa
tepër fisnik me rastin e ngritjes së Përmendores së shkronjave në parkun e
qytetit të Pejës, për t’u ndërtuar më pastaj në mënyrë retroaktive, e pse jo,
edhe perspektive e retrospektive. Të gjitha rrëfimet e trajtuara në kapitullin
apo pjesën e parë të librit janë një kolorit i të gjitha ngjyrimeve, peizazhit,
por edhe i një atmosfere të veçantë të jetës sonë.
Kjo vjen
gradualisht duke u lokalizuar në kuptim të zhvillimit të ngjarjes artistike,
por reale me të gjitha nyancat që rrëfehen si ndodhi në Pejë, Rugovë, shkollë,
fusha, e të tjera. Dhe kjo formë e vështrimit e begaton, e stolis artistikisht
dhe e struktuton veprën “Tregime” të Besnik Lajqit. Rrëfimi për jetën e tij në
ilegalitet, pastaj në pjesëmarrje ilegale për çlirimin e Kosovës nga falanga
serbe, premtimi për ndërtimin e rrugës për autobusë e kamionë për në Rugovë dhe
në fshatin e tij para babës dhe bashkëfshatarëve të tjerë, por edhe ndërtimi i
saj, janë dëshmi që ringjallin kujtime dhe e bëjnë rrëfimin paksa edhe intim me
elemente ndijesore, por edhe përjetuese. Forma e shprehjes dhe pasimit të tillë
në vepër e bën atë edhe më interesante, më të kapshme dhe më përjetuese. Andaj,
këto janë momentet që i shënojnë disa nga kulmimet e veprës “Tregime”.
Një pjesë
e këtij libri shënon disa ngjarje që nga vitit 1989- 1999 në Shqipëri. Forma e
rrëfimit të disa momenteve të pikasura është paksa tjetërfare, sepse autori
këtu në mënyrën e vet prej krijuesi, por edhe rrëfimtari, pasqyron Shqipërinë e
kohës së sundimit diktatoriale të komunizmit në Shqipërinë enveriste. Madje,
disa dromca nga këto rrëfime duken paksa jo reale, madje edhe të imagjinuara
nga shkrimtari, por në të vërtetë ky ishte realiteti i këtij sistemi shoqëror
të Shqipërisë komuniste: “Pse janë rrugët me kaq shumë kthesa pasi që kanë
mundur ta bëjnë një rrugë të drejtë, që do të ishte më mirë. Ai më tha se
rrugët janë bërë me projekt ushtarak. Ashtu!
Shkrimi i
mëtejmë nga pena e krijuesit Besnik Lajqi në këtë vepër depërton në relacionet
Shqipëri, Tiranë, Kosovë, gjegjësisht Shqipëri-Kosovë në vitet 1998-1999, kur
po zhvillohej luftë e ashpër në mes të forcave të UÇK-së dhe të ushtrisë,
policisë dhe paramilitarëve serbë. Hallkë e posaçme është edhe pasqyrimi i
zhvillimit të luftës, rrjedhës së saj e sidomos përndjekjet me dhunë dhe
shpërnguljet e familjeve shqiptare të Kosovës përtej kufirit për në Shqipëri.
Disa nga rrëfimet e përshkruara dhe të evidentuara nga pena e Besnik Lajqit,
janë aq specifike sa që duken më shumë artistike se sa përshkrim real e
historik i kësaj kohe dhe ngjarjeve të saj. Madje sakrifica, mundi, lufta dhe
të gjitha të tjerat janë aq të rëndësishme sa që përkujtojnë jetën si flluskë
sapuni për ta dhuruar për lirinë e atdheut. Andaj, duke i lexuar këto faqe me këtë
formë dhe shprehje përkojnë me thënie e Ovidit, i cili për sakrificën dhe
dhurimin e jetës për atdhe ndër të tjera thotë: “
Forma e shtrimit të lëndës dhe strukturimit të veprës “Tregime” të Besnik Lajqit janë specifikime që do ta tërheqin vëmendjen e lexuesit të të gjitha shtresave, moshave, por edhe të strukturave. Andaj, kjo vepër është një pasqyrim i llojit të vet të paraqitjes së kësaj periudhe me formë dhe shtrirje paksa tjetër, pse jo edhe të veçantë. Në vepër ka edhe veçanti, elemente dhe karakteristike të tjera, të cilat gradualisht do të finalizohen dhe do ta marrin rolin dhe rëndësinë e vet... Përfundimisht mund të themi se edhe ky libër rradhitet ndër ato vepra që në një formë apo tjetër e pasqyrojnë kohën e paraluftës, të luftës, por edhe të pasluftës në Kosovë. Jeta ishte një sentencë e posaçme në këtë kohë dhe në këtë hapësirë, që e ngjizë, e pasuron dhe e ngritë vlerën e kësaj vepre të Besnik Lajqit.