E marte, 06.05.2025, 01:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Shyta: Pojanaku, një çmim ndryshe

E shtune, 19.01.2013, 08:18 PM


POJANAKU, NJË  ÇMIM NDRYSHE

Nga Ilir Shyta - Doktorant në letërsi

Bënte ftohtë, frynte një erë që të thante, por rrugët dhe sheshet zjenin, pothuaj kishte dalë gjithë qyteti sepse, me verë dhe pak zjarr, qyteti nuk kishte më të ftohtë. Gjikthkush mburrte verën e tij, pavarësisht që pak me tutje do të ndaheheshin çmimet e verës dhe ata nuk ishin konkurrues. Liqeni ishte bërë si det jo nga e ftohta, por nga inati, nga mërzia që nuk mund t`i bashkohej kësaj feste kaq të madhe dhe të futej përtej qelqit të dritares, ku do të niste magjia e fjalës...

Pak histori dhe traditë

Është fakt historik që mbretit Bardhyl të Enkelejve i kërkuan dorën e vajzës së tij, Lydiananës për Tindaurin, djalin e një mbreti helen, miqësi që ai e pranoi. Nga kjo lidhje në kurorë ata sollën në jetë katër fëmijë: dy djem, Kostandinin, Polidefin dhe dy vajza Klimnestrën dhe Helenën e bukur, të cilat u bënë më pas pjesë e trashëgimisë të antikitetit. Thuhet se mbreti Bardhyl i Enkelejve i dha në prikë vajzës së tij edhe një sasi “kalemash hardhi rrushi”, të cilat në kushtet e atij vendi me klimë mesdhetare u mbollën e u shumuan në qindra hektarë vreshtari, dhuratë e çmuar dhe shumë bujare e bërë nga ilirët për miqtë grekë të vjetër. Kështu prej qindra vitesh është kultivuar hardhia... Deri në vitin 1967, të gjitha familjet pogradecare kishin vreshta. I punonin e prodhonin rrush, të gjithë kishin bute, ku shtinin rrush e prodhonin në mënyrë artizanale verë. Të gjithë ishin e janë përdorues të verës e rakisë, sa sot është aksiomë, gjithandej thonë se pogradecarët nga të qenët pijetarë janë të dallueshëm nga të gjithë të tjerët! Me nderim e respekt duhen kujtuar disa prej vreshtarëve e vertarëve pogradecarë pionierë të traditës, prodhues e tregëtues të mesëm, dje e sot. Kujtoj Vasil Cokun, Fani Naçon, Tushi Llakmanin, Zisi i Kuzit, Vasil Shuken, Spiro e Jovanin e Bendos, Ademin e Lakes, Haki Haxhillarin, Asimin e Velës, Rako Çomon, Tomi Naçon, Roza dhe Nuni Paskon, Artur Blacërin, Musa Abrashin... Deri në vitin 1990 Pogradeci kishte kantinën dhe fabrikën e verës a pijeve të tjera, ku përpunoheshin me mijëra tonelata rrush, kryesisht i prodhuar nga NB-të e kooperativat bujqësore të rrethit, ku vera Pamid, Gemsi, Rakia Perlë e Muskat ishin me famë.

Poezia brenda festës

Nata poetike me poezi kushtutar verës, rrushit, pjergulles, butit e gjithçkaje që lidhet me verën, mbeten gjetja më e bukur e festës në Pogradec dhe sivjet ishte edicioni i VI-të.

Kumbari i aktivitetit, poeti pogradecar dhe jo vetëm i Shqipërisë, Dhimitër Pojanaku, pohon se i lindi papritur ideja që brenda festës së verës të ketë edhe një natë idilike kushtuar poezisë për verën pije, ku te ndaheshin madje edhe shumë çmime. Ide qe u perkrah pernjehere nga miku i artisteve ,kryetari i Bashkise Pogradec ,zoti Artan Shkembi. Garimi filloi vetëm me poetë pogradecarë dhe me tej u zgjerua në të gjithë vendin e diasporë. Kunkursi i poezisë u mirëpozicionua ngadalë si një gur në themel. Në fillim poezitë u recituan në hollin e bashkisë..., më pas nisi një mbrëmje e veçantë, që vitet e fundit u kthye në gala artistike.

Kam mësuar se për gjashtë vjet në radhë, Pojanaku organizon skenarin dhe drejtimin e saj. Edhe sivjet ishte një natë e paharruar çmimesh. Shkelqim i dha zëri magjik i Xhoi Bejkos me këngët e saj që i këndoi në kor salla, balerina Xhulia Kolkollari me pjesën e baletit "Diana", kërcimet latine, këngëtarja e re Elda Eshi, grupi "Nostalgjia, mall për këngën poradecare"... Edicioni i gjashtë poetik u drejtua sërish nga poeti i njohur Dhimitër Pojanaku, të cilit Bashkia Pogradec  i akordoi një çmim special për mençurinë dhe sharmin që ai di t’i falë këtij aktiviteti të veçantë në të gjithë rajonin tonë, një çmim nën okelion “ per idenë, skenarin dhe prezantimin e natës poetike për verën (pijen)”.

Pojanaku dhe çmimi

Bashkia Pogradec kishte menduar të surprizonte edhe njeriun pa të cilin aktiviteti poetik nuk do të ishte më i tillë në qytetin liqenor. Poetët kanë një kod të çuditshëm, seç bëjnë një pakt me "djallin", thuhet në shkrimet e lashta, ndaj edhe Pojanaku, poeti magjik i ditëve tona e zotëron këtë art prangues, që sigurisht e çoi drejt suksesit të gjashtë...

"Eshtë një çmim tepër mbresëlënës!-pohon Pojanaku.

Isha mësuar me çmimet poetike brenda e jashtë vendit dhe nuk më kishte shkuar mendja që Bashkia Pogradec do të më bënte një surprizë të tillë, një suprizë që po  m’i mrekullon dit’netet dhe po me rindez ethshem magjine e krijimit!

Zakonisht kam dëgjuar se çmime të tilla u jepen showmen-ëve,ata që triumfojnë në  ekrane, ndaj ky çmim mbetet për mua një vlerësim i veçantë , të cilin do e mbaj gjatë në kujtesë... ".

Edhe nëse një ditë  mund të ndodhem larg Pogradecit ( pasi ju e dini që dua fort detin) nata poetike e verës do më krijojë flatra dhe do të kthehem sa hap e mbyll sytë, do të kthehem  për këtë ngjarje kaq të beftë, kaq të ndjerë dhe të  padëgjuar !

Mbrëmja gala u bë edhe më magjike prej fjalës poetike, kur aktorët interpretuan poezitë e poetëve konkurrues Lulezim Vogli (Tropojë), Marash Mirashi (Tiranë), Nesti Maçolli (Pogradec), Arjan Kallço  (Korçë), Xheladin Mjeku (Prishtinë) Bianka Karamiço, Pogradec Enea Ruci,Pogradec, Kalosh Çeliku, nga Shkupi i Maqedonisë.

Me të vërtetë poezia e tyre ishin per veren  poradecare, verë e cila ia vlen të të dehë "bukur" një çast të jetës tënde...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx