E marte, 06.05.2025, 01:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E shtune, 19.01.2013, 08:53 PM


Poeti dhe prozatori  Ukshin Hasan Morina ka lindur në  lagjen Mariç të fshatit Pogaj me 20 Tetor 1970. Në vitin 2007 u diplomua në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dega Ghuhë – Letërsi. Në vitin 2012 ka mbaruar Mastërin në Universitetin e Tiranës në degen e gjuhësisë drejtimi Redaktori. Nga viti 2007 – 2009 punoi si gazetar korrespodent në televizionin e Kukësit dhe  në Ora News. Që i ri në mosh filloj të merrej me poezi  e proze. Krijimtaria e tij në përgjithësi është mjaftë kritike ndaj qeverisë së kohës. Ka qënë disa herë fitues i disa konkurseve letrare në Shqipëri e Kosovë. Në zgjedhjet e vitit 2009 ishte kandidat për deputet në rrethin e Hasit. Në vitin 2003 botoi vëllimin poetik “Vatra e Shpirtit” Në 2005 mblodhi dhe përgatiti një studim me lirikat e popullit të Hasit. Po në 2005 botoi librin me novela “Yll i Perënduar” Në vitin 2007 botoi librin me tregime “Varrimi i Hirit”. Në 2012 botoi poezi në një antologji ku u përfshinë poetët më të përzgjedhur nga Kosova e Shqipëria “Pesë deg trungun thërrasin”. Në proces botimi ka romanin “liridoniada”. Aktualisht punon si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Rrethin e Hasit.

TY GRUA

Në ermimin e frymës tënde të gjeta zhveshur,
me ngjyrën e vet jetës ty grua
me formën më të bukur të trupit
Ëmbëlsia e buzëqeshjes dhe puthjet e tua,
mbetën në sytë e mi
Dhe tash në fytyrën e sosur nga vitet,
me dritën sulfurore mbush ditën dhe jam sërisht me ty
Si një luan i plakur në qafën tënde varur
Si jehona e këngës sate,
në udhën ku shtrihet hija ime e fjetur
Si kandili i një llampe mbi rrasën e një shkëmbi,
ndrisë në bebzat e të përgjumurta sy

***

Në shkretin e shpirtit,
dërmuar nga udhët e vramendjes shkova pranë vendit
ku lash gjysmëhijen e mbrëmjes
S’të pashë ty kokëdhembje,
pas reve ikur kishe me imazhin e vetmisë sime fshehur
Për ku vallë sonte,
ç’rrugë do shkeli këmba jote në terrin e natës?
Në ç’harresë të kohës ngriu buzëqeshja e lumit tënd?
E trishtë rrjedha e përmotshme në venat e mbyllura
në murin që ngrita mes teje!
Por dije tash, nuk jam më ai që bri teje ecja dhe sa gëzoheshe
në të kaltrën e larë me dritëhënë
Jo unë s’do të jem më ai që do ndjek gjysmëhijen e mbrëmjes
në perendim të diellit
Por përtej ëndrrës rroj,
nga mund të shoh të shkuarën të më tërheqi zvarrë
Dëgjoj hapat e lodhjes të më davaritën në dritëhije
dhe regëtimet e zemrës nën heshtjen e natës së bardhë

S’MUNDËM PA TY KURBET

I tretur si gjeth i vjeshtës, mbështjell me lëkurën tënde
në erë. S’mundet askush të më ndalojë,
në fluturimin tim, as rrebeshi i shiut e as murlani i ngrirë.
Askush s’do të mund të më gjej në murinë e kujtesës.
Askush s’mund ta shuaj dashurin e lumit për shtratin e tij,
e bukurin e hënës nga qielli i kaltër
S’mund të shkitëm nga qerrja e hequr zvarrë,
baltovinave të lashta
Nuk mundëm tani, e as më vonë ta bëj këtë.
E si mund të bëj pa ty gurbet i marrë,
pa hijen e frikshme të rrugës tënde?
Me ty s’mundëm mik, por pa ty ç’mund të jem?
Ç’më mbetet kur mendja s’më hiqet nga hijëzimi i ëndrrës tënde?
Eh ti gurbet në të tashmën time, hijerënd mbeti fytyra jote
Nuk e di ç’mund të bëj në mbretërin tënde
rrethuar me kangjella prej gjëmbi,
ndoshta një strehëz më gur prej hëne.
Sa vështirë e kam të mbetem nën çatin tënde prej reje,
dhe pse për mua mbetesh shkretia ime më e dashur
S’mundem pa ty kurbet,
rruga jote, si vorbull më tërheq zvarrë
Askush me mua s’mbetet, veç erës tënde kurbet
I huaj mes ishullit, si mjergulla mbi shkëmbin e detit
në fushën magnetike që nga e kahershmja baladë
mbeta udhë e rrahur nga xhindja
Askush s’më ndalon mua, as ty shtegtar i legjendës
ndër vitet e mbetura,
në fluturimin e historis sime.

VRASËSI

Unë pashë ndërsa ti me qëllove për vdekje,
me shikove duke u ngardheshur me vetën
dhe heshte nën hijen e natës kur unë u rrëzova
Unë përpëlitësha mbi pluhurin e shtegut,
ku ti me vrave dhe sa hoqa të më dilte shpirti
Nuk e di në thash dot një fajlë a pëshpërimë lëshova,
kur sytë e mi u shuan në bebëzat e tua prej vrasësi
Vdekja ma zhberi fytyrën,
ndërsa gjaku me vlontë nga plaga e pushkës tënde
Të shquajta ndërsa kërkoja dritën,
që më fikej në sy dhe ti vrapoje në terr
Me hijen e kufomës sime pushove në qetësin tënde
Sa i heshtur rrije, paqesore dukej fytyra pa kaq
sa dhe une viktima jote në anë të shtegut i ngrirë.

VETËM ME TY

Ndodh edhe të humbas,
pas perendimit të diellit në natën e yjëzuar,
kur ti flen mbi degëzën e një krahu të mprehtë
mbi heshtjen e një tingulli prej akulli
Mundesh të kërkosh aty,
të vetmen që mbeti,
buzëqeshjen në dritëhënë dhe qurkun e ujit si pikë loti
por jo mua në tëndin shtrat
Aty mund të gjesh,
rënkimin e heshtur dhe admirimin e shpirtit
me ngjyrë trëndafili të shkelur nga pakujdesia jote
Ndodh edhe të humbas, e ashtu më shpirt të sëmurë
të kthehem prej shumë larg,
si pranver e çmendur me ermimin e saj dehës
Por tani në përshtjellimin e syve tu,
e di s’beson tek vetja, kështu me the,
as puthjes, as timbrit a imazhit tim
E dua dhe s’mundëm pa qenien tënde,
pa sytë e tu të gjelbër, pa regëtimen e butë të zërit
U ktheva në tronditjen e vetmisë tënde,
dhe nëse ti don që e gjithë jeta ime të mbyllet në gjoksin tënd,
le të behët ashtu sikurse ti dëshiron,
derisa vitet e tua të humbin qetësin e shpirtit
dhe gjumi të pushojë si kjo natë e magjishme,
me frymën buitëse të saj
Unë jam aty në etjen tënde në formën e pëshpërimës
mbështjellë më të kuqin e buzëve,
ashtu i përfshirë në të gjithë poret e trupit,
i pavdekshëm në shtratin e yjeve.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx