Kulturë
Blerim Rrecaj: Për kë bien tupanat…
E shtune, 19.01.2013, 08:49 PM
Nëpër jetë ose për kë bien
tupanat…?
Nga Blerim Rrecaj
“Kërce
qysh të bie tupani” është njëra nga shprehjet që kaherë e kemi dëgjuar. Dhe kjo
fjalë “me rrotlla” është një lloj kritike me tone dashamirësie, (a çfarëdoqoftë)
që flet për përshtatjen, ambientimin, ecjen, përparimin, zhvillimin, dobinë për
të na kujtuar fjalën tjetër :“Qysh është vendi bëhet kuvendi”. Qysh jemi
kemi : (mbase po hy pak lakrave me përshkrim-përgjithësimin)jo vetëm
politikanët, por edhe akademikët, artistët, mjekët, sportistët, tregtarët,
gjyqtarët, gazetarët(e çka jo tjetër, ose kape njërin e mëshoj tjetrit, pasi që
ngat lisit të thatë digjet edhe i njomi, këtu nuk po flasim siç kemi dëgjuar
dikur për dallim gjeneratash, por për punëtorin dhe jo punëtorin, për të
ndershmin dhe të pandershmin, për…) ose fajet i hedhim te sistemi i mbrapshtë,
i kalbur, i…iiiiiii…
Luajmë
derën për të dëgjuar të paktën zhurmërimën a ciatjen e hapjes a mbylljes së saj
, ose luajmë gishtat për të dëgjuar trokëllimën që shkaktohet duke goditur tastaturën. Dhe dëgjojmë zëra,
zhurmë, rrapëllima që vijnë nga jashtë.
Dhe derisa fjala nxjerr (e më tej
(s’)pajtohet, (s’)kundërshtohet, (s’)keqkuptohet me) fjalën mund t’i afrohemi për pak çaste pasqyrës dhe
ta shohim veten dhe të mendojmë duke thënë diç në stilin “Për vete dhe për të
tjerët”, për të përsëritur: “Nga rrugëtimi
i kësaj jete ,erdhëm, mbërrijtëm deri këtu, ndonjëherë ndalem para
pasqyrës, ta shoh veten, të ju shoh ju”… Lexojmë ndonjë libër, e shfletojmë diç
nëpër faqet e ndonjë tjetri, a gazete e sytë hedhim edhe te ndonjëri prej
portaleve e sytë edhe te ndonjë prej librave elektronikë…
Dhe
përsëri valët e përsiatjeve na shpiejnë te një fjalë tjetër që e kemi parë e që
thonë se është franceze: “Goja flet e flet kur shpirti ka siklet”. Ndonëse
themi se ndonjëherë edhe heshtja flet. Dhe edhe sot pyesim siç pyetëm dikur: Si
të mësoj(më) gjuhën e heshtjes e të mos bëhem(i) qyqar(ë) të heshtur?
E pse të
mos e përmendim edhe thënien e Konicës që e pamë të ilustruar në internet të
paktën për të vazhduar edhe më tej : “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk
thonë se u vonuam-por-na iku!”. Ku desha të dal, ose me çka desha me lidhë siç
thotë drejtuesi i emisionit radiofonik “Metropol”. Dëgjojmë a lexojmë shumëçka
dhe pyetjet vazhdojnë si psh ato politike: “Pse kjo kthesë kaq e papritur e…”,
këtij apo atij ose “
Dhe mbase
s’e teproj nëse këtu vendos dhe këtë anekdotë:
“Dëgjon mbreti për një lavdaq dhe e thërret e i thotë:
-A ti po
lavdërohesh se je shumë i pasur. A mund të ma mbash një ditë qytetin me bukë?
-Jo,- ia
ktheu ai.
-Ke thënë
se je edhe trim?
-A mund
të luftosh me një çetë ushtarësh?
-Jo, o
mbret i nderuar.
-Ke thënë
se je shhumë i ditur, a din kur do të vdesësh?
-Jo, o
mbret.
-Atëherë
shko në shtëpi e mos fol më se të shkon koka.”
Dhe shumë
gjëra por edhe tri poezi flasin për këtë temën që “e prekëm”, si Xhezamin
Vest me “Kënga e mërgimtarëve” ; Xhoziah
G. Holland: “O Zot, na fal burra” dhe
Xhejms Rasell Llouvell “Të parët tanë luftuan për liri”nga e cila po
shkëpusim këtë strofë: “A jemi të
lirë të flasim, të mendojmë,/Të jemi të lumtur, apo të varfër/Të lirë të hyjmë
nga Porta e Parajsës,/Të jetojmë e të punojmë?”
Dhe
vazhdojnë të bëhen promovime librash për masakrat e krimet shumta të serbëve
ndaj shqiptarëve, me autorë të ndryshëm. Duke mos u larguar nga plagët e
dhimbshme të kombit lexoj një intervistë në email me titull: “88-vjeçarja Dako:
Tapitë e shtëpive tona, frika më e madhe e Greqisë” ku në një vend dëshmitarja
e gjallë çame Hysnije Dako shprehet në intervistë: “Kam tapitë e tokave,
shtëpisë që kemi patur në Margëlliç, kam tapitë e ‘13’-ës që babai im mi la
amanet mua si të vetmet dëshmi që vërtetojnë të drejtat që na takojnë. Ja pse
nuk i shet greku pasuritë tona, sepse s’ka tapitë. Pra pse nuk shkojnë
investitorët e huaj atje, Çamëria është një perlë, por ata nuk mund ta blejnë
sepse tapitë origjinale i kemi ne, i ka populli. Ndaj greku nuk na lë të
kthehemi.” Një përshypje për këtë shkrim
ka shprehur Selman Hoxha nga Besiana e ja një pjesë e shënimit të tij: “Çam dhe
muhaxher të tillë sot jetojnë dhe punojnë gjithandej Shqipërisë dhe Kosovës. Në
këtë çast dhe rast po përmendi vetëm Nusret Pllanen dhe Rona Nishliun....! E
emra të tillë, të cilët e duan kombin dhe atdheun e që nuk rreshtin të punojnë
dhe rrojnë për Shqiprinë,fatbardhsisht po ka gjithnjë e më shumë. Nënloken Hysnije e përshëndes dhe ndaj mallin
me të, e përkdhelë dhe përqafoj me dashuri! Edhe gazetaren Elona Muzhaqin e
përshëndes dhe përgëzoj shumë. Tek ne në Llap mbiemrin Muz(h)aqi e kanë sjellur
familje nga Toplica!”
Lexoj diç
me titull “Shqiptarët e Medvegjës ndërmjet dhimbjes dhe shpresës” shoh
plakun me plis Adem Rama që për nja
dhjetë vjet ka jetuar në Fushë Kosovë dhe bënte punën e rojtarit. Ai është
rikthyer dhe jeton në Medvegjë, me djalin,
të renë, nipat e mbesat. Për të na u kujtuar edhe familje tjera të
ardhura nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë që u patën strehuar gjatë luftës
në ato troje. Ose edhe depërtimin tonë jo shumë kohë para tyre…
Dhe mbasi
koha është e vranët me shi që herë bie e herë ndalet po e mbaroj me një shënim
që e paskësha lënë dikur: