Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Për kë bien tupanat…

| E shtune, 19.01.2013, 08:49 PM |


Nëpër jetë ose për kë bien tupanat…?

Nga Blerim Rrecaj

“Kërce qysh të bie tupani” është njëra nga shprehjet që kaherë e kemi dëgjuar. Dhe kjo fjalë “me rrotlla” është një lloj kritike me tone dashamirësie, (a çfarëdoqoftë) që flet për përshtatjen, ambientimin, ecjen, përparimin, zhvillimin, dobinë për të na kujtuar fjalën tjetër :“Qysh është vendi bëhet kuvendi”.  Qysh jemi  kemi : (mbase po hy pak lakrave me përshkrim-përgjithësimin)jo vetëm politikanët, por edhe akademikët, artistët, mjekët, sportistët, tregtarët, gjyqtarët, gazetarët(e çka jo tjetër, ose kape njërin e mëshoj tjetrit, pasi që ngat lisit të thatë digjet edhe i njomi, këtu nuk po flasim siç kemi dëgjuar dikur për dallim gjeneratash, por për punëtorin dhe jo punëtorin, për të ndershmin dhe të pandershmin, për…) ose fajet i hedhim te sistemi i mbrapshtë, i kalbur, i…iiiiiii…

Luajmë derën për të dëgjuar të paktën zhurmërimën a ciatjen e hapjes a mbylljes së saj , ose luajmë gishtat për të dëgjuar trokëllimën që shkaktohet duke  goditur tastaturën. Dhe dëgjojmë zëra, zhurmë, rrapëllima që vijnë nga jashtë.  Dhe derisa fjala nxjerr (e më tej  (s’)pajtohet, (s’)kundërshtohet, (s’)keqkuptohet me) fjalën  mund t’i afrohemi për pak çaste pasqyrës dhe ta shohim veten dhe të mendojmë duke thënë diç në stilin “Për vete dhe për të tjerët”, për të përsëritur: “Nga rrugëtimi  i kësaj jete ,erdhëm, mbërrijtëm deri këtu, ndonjëherë ndalem para pasqyrës, ta shoh veten, të ju shoh ju”… Lexojmë ndonjë libër, e shfletojmë diç nëpër faqet e ndonjë tjetri, a gazete e sytë hedhim edhe te ndonjëri prej portaleve e sytë edhe te ndonjë prej librave elektronikë…

Dhe përsëri valët e përsiatjeve na shpiejnë te një fjalë tjetër që e kemi parë e që thonë se është franceze: “Goja flet e flet kur shpirti ka siklet”. Ndonëse themi se ndonjëherë edhe heshtja flet. Dhe edhe sot pyesim siç pyetëm dikur: Si të mësoj(më) gjuhën e heshtjes e të mos bëhem(i) qyqar(ë) të heshtur?

E pse të mos e përmendim edhe thënien e Konicës që e pamë të ilustruar në internet të paktën për të vazhduar edhe më tej : “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë se u vonuam-por-na iku!”. Ku desha të dal, ose me çka desha me lidhë siç thotë drejtuesi i emisionit radiofonik “Metropol”. Dëgjojmë a lexojmë shumëçka dhe pyetjet vazhdojnë si psh ato politike: “Pse kjo kthesë kaq e papritur e…”, këtij  apo atij ose “Kush e  ku (e më kë) po kalon, e do kalojë, ku do të transefohet e ku do të transformohet. Kush po shkel mbi të drejta e parime në këtë kohë me kaq pështjellime. Me deklarata të matura e bombastike me rryma (jashtë)institucionale. Me luaj, lepuj e kameleonë.

Dhe mbase s’e teproj nëse këtu vendos dhe këtë anekdotë:  “Dëgjon mbreti për një lavdaq dhe e thërret e i thotë:

-A ti po lavdërohesh se je shumë i pasur. A mund të ma mbash një ditë qytetin me bukë?

-Jo,- ia ktheu ai.

-Ke thënë se je edhe trim?

-A mund të luftosh me një çetë ushtarësh?

-Jo, o mbret i nderuar.

-Ke thënë se je shhumë i ditur, a din kur do të vdesësh?

-Jo, o mbret.

-Atëherë shko në shtëpi e mos fol më se të shkon koka.”

Dhe shumë gjëra por edhe tri poezi flasin për këtë temën që “e prekëm”, si Xhezamin Vest  me “Kënga e mërgimtarëve” ; Xhoziah G. Holland: “O Zot, na fal burra” dhe  Xhejms Rasell Llouvell “Të parët tanë luftuan për liri”nga e cila po shkëpusim këtë strofë:     “A jemi të lirë të flasim, të mendojmë,/Të jemi të lumtur, apo të varfër/Të lirë të hyjmë nga Porta e Parajsës,/Të jetojmë e të punojmë?”

Dhe vazhdojnë të bëhen promovime librash për masakrat e krimet shumta të serbëve ndaj shqiptarëve, me autorë të ndryshëm. Duke mos u larguar nga plagët e dhimbshme të kombit lexoj një intervistë në email me titull: “88-vjeçarja Dako: Tapitë e shtëpive tona, frika më e madhe e Greqisë” ku në një vend dëshmitarja e gjallë çame Hysnije Dako shprehet në intervistë: “Kam tapitë e tokave, shtëpisë që kemi patur në Margëlliç, kam tapitë e ‘13’-ës që babai im mi la amanet mua si të vetmet dëshmi që vërtetojnë të drejtat që na takojnë. Ja pse nuk i shet greku pasuritë tona, sepse s’ka tapitë. Pra pse nuk shkojnë investitorët e huaj atje, Çamëria është një perlë, por ata nuk mund ta blejnë sepse tapitë origjinale i kemi ne, i ka populli. Ndaj greku nuk na lë të kthehemi.”  Një përshypje për këtë shkrim ka shprehur Selman Hoxha nga Besiana e ja një pjesë e shënimit të tij: “Çam dhe muhaxher të tillë sot jetojnë dhe punojnë gjithandej Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë çast dhe rast po përmendi vetëm Nusret Pllanen dhe Rona Nishliun....! E emra të tillë, të cilët e duan kombin dhe atdheun e që nuk rreshtin të punojnë dhe rrojnë për Shqiprinë,fatbardhsisht po ka gjithnjë e më shumë.  Nënloken Hysnije e përshëndes dhe ndaj mallin me të, e përkdhelë dhe përqafoj me dashuri! Edhe gazetaren Elona Muzhaqin e përshëndes dhe përgëzoj shumë. Tek ne në Llap mbiemrin Muz(h)aqi e kanë sjellur familje nga Toplica!”

Lexoj diç me titull “Shqiptarët e Medvegjës ndërmjet dhimbjes dhe shpresës” shoh plakun  me plis Adem Rama që për nja dhjetë vjet ka jetuar në Fushë Kosovë dhe bënte punën e rojtarit. Ai është rikthyer dhe jeton në Medvegjë, me djalin,  të renë, nipat e mbesat. Për të na u kujtuar edhe familje tjera të ardhura nga fshatrat shqiptare të Maqedonisë që u patën strehuar gjatë luftës në ato troje. Ose edhe depërtimin tonë jo shumë kohë para tyre…

Dhe mbasi koha është e vranët me shi që herë bie e herë ndalet po e mbaroj me një shënim që e paskësha lënë dikur: